Kryetarja e Bashkisë së Mississaugasë (Kanada) vizitoi udhëheqësin e Xhematit Musliman Ahmedia

Kryetarja e Bashkisë Bonnie Crombie, gjatë një takimi në xhaminë Bejtul Islam, përgëzoi integrimin e muslimanëve ahmedianë në Kanada
Më 24 tetor 2016, udhëheqësin botëror të Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar, Hazret Mirza Masrur Ahmed, e vizitoi Kryetarja e Bashkisë së Mississaugasë, në xhaminë Bejtul Islam, Peace Village (Fshat i Paqes) të Kanadasë.
Gjatë takimit, Kryetarja e Bashkisë i bëri mirëseardhje Kalifit në Kanada dhe foli me admirim për integrimin e suksesshëm të muslimanëve ahmedianë në Kanada. Ajo gjithashtu e falënderoi Shenjtërinë e tij për angazhimet e vazhdueshme bamirëse të Xhematit Musliman Ahmedia në Kanada, duke përfshirë kontributet e tij të mëdha në bankat lokale të ushqimeve në Mississauga.
Shenjtëria e tij kur mësoi se niveli i papunësisë te të rinjtë në Mississauga është i lartë, tha se duhen hartuar plane që krijojnë mundësi punësimi te të rinjtë e shoqërisë.
Shenjtëria e tij tha se papunësia e të rinjve mund të kthehet në rrezik për çështjet e sigurisë, sepse vështirësitë ekonomike përbëjnë një shkak të rritjes së krimit dhe të radikalizmit.
Kryetarja e Bashkisë e pyeti Shenjtërinë e tij për vizitat e tij të fundit. Duke iu përgjigjur, ai e informoi se në tre muajt e fundit, ai mori pjesë në Xhelsa Salanën e Britanisë së Madhe, pastaj në atë të Gjermanisë dhe së fundmi, në Xhelsa Salanën e 40-të të Xhematit të Kanadasë.