Lutje për të pasur fëmijët të edukuar, adhurues dhe shërbëtorë të Zotit

Fëmijët e mi të jenë pemë dashurie, frutat e të cilave të jenë krejtësisht të pastra nga mëria e xhelozia; të jenë si ai burim i rrugës që është i rrethuar me pemë hijegjera, ku çdo udhëtar i këputur, qoftë i njohur apo i panjohur, qëndron për të pushuar, uji i të cilit i shuan etjen çdo të eturi dhe hija e gjerë e pemëve të të cilit, merr në strehim çdo strehimkërkues.