Lutje duke përmendur emrin më të bekuar të Zotit

Lutje duke përmendur emrin më të bekuar të Zotit të Madhërishëm
Hazret Ajshja r.a. ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke bërë këtë lutje:
All-llāhumme bi-ismike et-tāhirit-tajjibil-mubārekil-ehabbi ilejke el-ledhī idhā du‘īte bihī exhebte, ve idhā suilte bihī a’tajte, ve idhes-tuhrimte bihī rahimte, ve idhes-tufrixhte bihī fer-rexhte.
O Allah! Po të lutem në saje të emrit Tënd të pastër, të dëlirë, të bekuar, të dashur për Ty, me të cilin kur njeriu të lutet, i përgjigjesh; kur të kërkon diçka, ia jep; kur të kërkon mëshirë, e mëshiron; dhe kur të kërkon t’i plotësosh ndonjë nevojë, ia plotëson.[1]
Lutje ku janë mbledhur të gjitha lutjet
Hazret Ebu Umama r.a. thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. erdhi në takimin tonë. Ne u çuam për respekt ndaj tij dhe i kërkuam që të lutet për ne. Ai u lut. I kërkuam që të lutet edhe më shumë. Na tha që në këtë lutje ju janë mbledhur të gjitha lutjet:
All-llāhumme igfirlenā ver-hamnā verda ‘ānnā ve tekabbel minnā ve edkhilnel-xhennete ve nexh-xhinā minen-nāri ve aslih lenā she’nenā kul-lehu.
O Allah! Na fal! Na mëshiro! Ji i kënaqur me ne! Prano (lutjet dhe adhurimet) prej nesh! Na merr në xhenet! Na shpëto nga zjarri dhe na rregullo gjithë çështjen tonë![2]
Referencat
[1] Sunen Ibn Māxheh, kitāb: “Ed-Du‘ā”, bāb: “Ismil-lāhil-a’dham”, hadithi nr. 3859.
[2] Sunen Ibn Māxheh, kitāb: “Ed-Du‘ā”, bāb: “Du‘āi Resulull-llāhi s.a.v.s.”, hadithi nr. 3836.