Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit el-Azīz (Triumfuesi)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit el-Azīz (Triumfuesi)

El-Azīz (Triumfuesi)

Emrat e Allahut - Emrat e Zotit el-Azīz

هُوَ اللَّـهُ الَّذِي لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّـهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Ai është Allahu, përveç të cilit nuk ka të adhurueshëm tjetër. Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)![1]

El-Azīz الْعَزِيزُ është një prej atributeve të Allahut. Sipas gramatikanit arab ez-Zexhaxh (Ebū Is’hāk Ibrāhīm ibn Muhammad ibn al-Sarī al-Zajjāj) fjala el-Azīz i referohet qenies që nuk mund të nënshtrohet apo të mbizotërohet prej dikujt. El-Azīz shënjon gjithashtu qenien që është unike dhe e pakrahasueshme. Në lidhje me këtë emër të Allahut, ne gjejmë një lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:

عَنْ بُرَيْدَةَ الْأَسْلَمِيِّ قَالَ : قَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَآلِهِ وَسَلَّمَ : “ قُلِ اللَّهُمَّ إِنِّي ضَعِيفٌ فَقَوِّ فِي رِضَاكَ ضَعْفِي ، وَخُذْ لِيَ الْخَيْرَ بِنَاصِيَتِي ، وَاجْعَلِ الْإِسْلَامَ مُنْتَهَى رِضَائِي ، اللَّهُمَّ إِنِّي ضَعِيفٌ فَقَوِّنِي ، وَإِنِّي ذَلِيلٌ فَأَعِزَّنِي ، وَإِنِّي فَقِيرٌ فَارْزُقْنِي

“Hazret Burejda el-Eslemiu transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka thënë: “Thuaj: O Allah! Unë jam i pafuqishëm, prandaj më dhuro fuqi në pëlqimin Tënd dhe më ço drejt mirësisë duke më kapur për ballukesh. Më bëjë Islamin kulmin e kënaqësisë. O Allah! Jam i dobët, më jep fuqi. Jam njeri i pavlerë, më jep nder. Jam i varfër, më furnizo”.[2]

El-Azīz: Dhuruesi i nderit

Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.

Kjo thënie, d.m.th. fjala e Allahut: عَزِيزًا حَكِيمًا aludon për faktin se Allahu e lartëson kë të dojë dhe u mbron nderin robërve të Tij të zgjedhur, me anë të urtësisë së Tij të plotë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Asnjëra nga planet e keqdashësve nuk mund të dëmtojë robërit e zgjedhur të Zotit, siç dështoi plani i hebrenjve kundër Jezusit a.s., madje Allahu i dha nder Jezusit dhe e lartësoi në pozitë dhe shkatërroi kurthin e komplotuesve”.[3]

Lexoni:


SHËNIME

[1]. Kurani Famëlartë 59:24.
[2]. Hakim al-Nishapuri, El-Mustedrek ales-Sahihajn, Kitab: Ed-Du’a vet-Tekbir vet-Tehlil vet-Tesbih vedh-Dhikr, numri i hadithit 1974.
[3]. Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s., Hamamatul Bushra, Ruhani Khaza’in, Vëll.7, f. 257-258, fusnotë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp