Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit el-Muhejmin (Strehuesi)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit el-Muhejmin (Strehuesi)

Emrat e Allahut - Emrat e Zotit el-Muhejmin

El-Muhejmin (Strehuesi)

Emrat e Allahut - Emrat e Zotit el-Muhejmin

هُوَ اللَّـهُ الَّذِي لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّـهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Ai është Allahu, përveç të cilit nuk ka të adhurueshëm tjetër. Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)![1]

Atributi el-Muhejmin الْمُهَيْمِنُ është një prej emrave të Allahut të Madhërishëm që do të thotë qenie që sjell paqe e siguri dhe që është mbikëqyrës. Zoti i mbikëqyr veprimet e njerëzve si dhe i furnizon dhe mbështet ata.

“سمِعْتُ رسولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عليه وسلَّمَ وهو على المِنْبرِ، يقولُ: يأخُذُ الجَبَّارُ”، أي: اللهُ عَزَّ وجَلَّ، والجبَّارُ اسمٌ من أسمائِه سُبحانه وتَعالى، “سمواتِه وأرضيه بيَدِه- وقبَضَ بيَدِه، فجعَلَ يقبِضُها، ويبسُطُها-”، أي: وجعَلَ النَّبيُّ صَلَّى اللهُ عليه وسلَّمَ يقبِضُ يَدَهُ ويبسُطُها، وهذا يُوافِقُ قولَ اللهِ عَزَّ وجَلَّ: {وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّمَوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُون} [الزمر: 67]؛ فالسَّمواتُ والأرضُ في يَدِ اللهِ سُبحانَه وفي قَبْضتِه، لا يفوتُه منها شَيءٌ، ولا يَخْفى عن علْمِه منها شَيءٌ، ولا يَعزُبُ عن قُدرتِه منها قليلٌ ولا كثيرٌ،

Hazret Abdullah ibn Omerir.a. transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. kur ai ishte në minber dhe po na përcillte fjalët e Allahut. Ai tha:“Në Ditën e Gjykimit, Allahu i Madhërishëm do të shtrëngojë qiejt dhe tokën e Tij”. Pastaj i Dërguari i Allahut s.a.v.s. (e përshkroi këtë duke) shtrënguar dhe liruar grushtin e tij. Kjo i përgjigjet fjalës së Allahut: “Ata nuk e kanë vlerësuar Allahun siç duhej. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë nën sundimin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën dorën e Tij të djathtë. I Shenjtë është Ai dhe është shumë i lartë nga ajo që ata shoqërojnë me Të në adhurim!”[2]

Qiejt dhe Toka janë në duart e Zotit, pra ato i nënshtrohen Atij. Allahut nuk i mungon asgjë nga sundimi i tyre dhe nuk i fshihet asgjë nga dija. Asgjë sado e vogël apo e madhe nuk bën përjashtim nga fuqia e Tij. Pastaj, Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Unë jam i Gjithëmëshirshmi, Sunduesi, i Shenjti, Paqja, Paqedhënësi, Strehuesi, Triumfuesi, Ndreqësi, Krenari, Mbrojtësi, jam Unë që krijova botën, kur ajo nuk ishte asgjë dhe jam Unë që do ta kthej atë (në gjendjen e saj origjinale). Ku janë ata që krenohen?! Ku janë ata që mbretërojnë në tokë?!”[3]

El-Muhejmin – Sundimi i Zotit

وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ
(Besimtarët) janë ata që u përmbahen amaneteve dhe zotimeve të tyre.[4]

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. shkruan:

“Domethënë ata nuk bëjnë aspak lëshim në druajtje e vëmendje për sa i përket plotësimit të amaneteve dhe përmbushjes së zotimeve. Kjo tregon që njeriu dhe të gjitha fuqitë e tij p.sh. shqisa e të parit, të dëgjuarit, të folurit dhe fuqia e gjymtyrëve si duart dhe këmbët janë amanete prej Zotit të Madhërishëm. Ai na ka dhuruar këto amanete, dhe kur të dëshirojë, mund të na i marrë ato. Të qenë i kujdesshëm ndaj këtyre amaneteve, do të thotë, t’i përkushtohesh Zotit, duke ia nënshtruar shpirtin me të gjitha aftësitë e tua dhe trupin me të gjitha fuqitë dhe gjymtyrët e tua. Robi duhet t’u përgjigjet kushteve sado të vogla të druajtjes, sikur fuqitë e tij nuk i përkasin atij, por Zotit, si dhe lëvizja dhe pushimi i çdo fuqie dhe çdo gjymtyre nuk varet nga dëshira e tij por nga vullneti i Zotit. Në këtë gradë të besimit duhet të pushojë së ekzistuari dëshira e tij individuale, dhe le të veprojë vetëm vullneti i Zotit përmes fuqive dhe gjymtyrëve të tij. Qenia e tij në dorën e Zotit, duhet të jetë sikur një trup i pajetë në duart e të gjallit. Ai duhet të dorëhiqet nga vullneti i tij dhe qenia e tij t’i dorëzohet tërësisht sundimit të plotë të Zotit të Madhërishëm, aq shumë, saqë të shikojë përmes Tij, të dëgjojë përmes Tij, të flasë përmes Tij dhe të lëvizë apo të ndalet përmes Tij. Ai duhet t’i heqë ndyrësitë më të imëta të vetvetes që nuk vërehen as me mikroskop, dhe atij të mbetet vetëm shpirti i pastruar”.[5]

Lexoni:


SHËNIME

[1]. Kurani Famëlartë 59:24.
[2]. Kurani Famëlartë 39:68.
[3]. Ibn Tejmije, Mexhmua Fetaua, Vëllimi 6, f. 560, 561, Botues: Ministria e Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit e Arabisë Saudite, Medinë, 2004.
[4]. Kurani Famëlartë 23:9; 70:33.
[5]. Hazrat Mirza Ghulam Ahmed a.s., Berahine Ahmedia, Vëll. 5, Ruhani Khazain, Vëll. 21, f. 239-241.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp