Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit el-Kuddūs (i Shenjti)

el-Kuddūs (i Shenjti)
Fjala el-Kuddūs الْقُدُّوسُ është një prej atributeve të Zotit të Madhërishëm, që i referohet asaj qenieje, që është e pastër nga çdolloj mangësie a dobësie. Fjala el-Kuddūs rrjedh nga rrënja Ka-du-se قَدُسَ që do të thotë “u pastrua”, “u bekua”. Kur përdoret shprehja قَدَّسَهُ اللّهُ për dikë, ajo nënkupton që Allahu e ka dëlirësuar dhe e ka bekuar Atë.[1]
Në një hadith të Xhami’atut-Tirmidhi, përmendet:
عَنِ الزُّبَيْرِ بْنِ الْعَوَّامِ، قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم “ مَا مِنْ صَبَاحٍ يُصْبِحُ الْعِبَادُ فِيهِ إِلاَّ وَمُنَادٍ يُنَادِي سَبِّحُوا الْمَلِكَ الْقُدُّوسَ ”
Hazret Zubejr ibn Avami r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Çdo mëngjes që zë robin e Allahut, vjen me një thirrës që thërret: “Lavdëro Sunduesin e Shenjtë (Sebbihul Melikel-Kuddūs)”.[2]
El-Kuddūs – të cilin e lavdëron çdogjë në qiej e në tokë
Hazret Mesihu i Premtuar a.s. shkruan:
“(Kurani Famëlartë) provon me anë të ligjit të natyrës se Zoti është i pastër nga çdo mangësi dhe dobësi, dhe thotë:
تُسَبِّحُ لَهُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ ٱلسَّبْعُ وَٱلْأَرْضُ وَمَن فِيهِنَّ
“Atë e përlëvdojnë shtatë qiej dhe toka dhe bashkë me çdo gjë që gjendet në to”.[3]
Nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, mirëpo ju nuk mund të kuptoni lavdërimin e tyre. Kjo do të thotë se të pasqyruarit në krijimin e qiejve e të tokës dëshmon se Zoti ësthë i Përsosur dhe i Shenjtë. Ai është i Pastër nga nevoja për të pasur bij e bashkëpunëtorë. Por, këtë e zbulojnë vetëm ata që dinë të arsyetojnë”.[4]
Ai gjithashtu ka thënë:
“الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ
Dihet që mbretërit tokësorë nuk janë pa dobësi. Për shembull, nëse i gjithë populli mërgon dhe shkon në një shtet tjetër, mbi kë do të mbretërojë mbreti? Nëse vendin e pushton thatësira, mbretëria nga do t’i ketë të ardhurat? Nëse populli rebelohet dhe i kërkon të provojë epërsinë mbi ta, çfarë aftësie të veçantë do t’u tregojë mbreti?[5]
Lexoni:
SHËNIME
[1]. Sa‘id El-Khuri Esh-Shertuni, Akrebul Mevarid fi Fusahil ‘Arabijjeti vesh-Shevarid, vëllimi i dytë, zëri: Kāf-Dāl-Sīn (قدس).
[2]. Xhami‘u et-Tirmidhi, Kitab: Ed-Da’vat, hadith inr. 3569.
[3]. Kurani Famëlartë 17:45.
[4]. Brahin-e-Ahmadia, vëll. IV, Ruhani Khezain, vëll. 1, f. 519, 520.
[5]. Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s., Filozofia e mësimeve të Islamit, f. 115, Tiranë, 2019.