Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit El-Mutekeb-bir (Krenari)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit El-Mutekeb-bir (Krenari)

El-Mutekeb-bir (Krenari)

Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit El-Mutekeb-bir (Krenari)

هُوَ اللَّـهُ الَّذِي لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّـهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)![1]

Sipas leksikut të famshëm arab el-Mu’xhemul Vesit, emri el-Mutekeb-bir الْمُتَكَبِّرُ do të thotë “madhështi” dhe “krenari”. Ky emër gjithashtu tregon që atributet e Allahut janë më madhështore dhe më të plota se sa shfaqja e tyre te njerëzit.

Nëse përdoret në kontekstin e njeriut, Kibri (mendjemadhësia) i referohet asaj gjendje, kur njeriu ka vetëpëlqim dhe e shikon veten më lartë se të tjerët. Shkalla më e lartë e mendjemadhësisë është ajo, në të cilën ai mohon të vërtetën nuk pranon të adhurojë Zotin. Dy rrugë e çojnë njeriun në mendjemadhësi:

  1. Kur ai synon të arrijë një pozitë të lartë dhe bën gjithçka për ta arritur atë. Nëse synimi është i drejtë dhe pozita e tij është e denjë për t’u krenuar, krenaria e tij bëhet e lavdishme për të.
  2. Por, nëse njeriu krenohet pa të drejtë dhe lëvdohet për vetitë që nuk i zotëron, sjellja e tij bëhet e pahijshme dhe e turpshme. Kurani e qorton këtë sjellje dhe thotë:

أَبَىٰ وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ

Ai e refuzoi, u mburr dhe ishte ndër mohuesit.[2]

Populli i Musait a.s. u tregua shpërfillës ndaj thirrjes së tij dhe krimet e tyre i shtyjnë ata drejt arrogancës, vetëpëlqimit dhe kokëfortësisë:

فَاسْتَكْبَرُوا وَكَانُوا قَوْمًا مُّجْرِمِينَ

Prapë ata u treguan mendjemëdhenj dhe qenë fajtorë.[3]

Imam Ragibi ka shkruar që krenaria shfaqet në dy mënyra. Ajo tregohet në mënyrë të drejtë, kur dikush me të vërtetë e meriton atë përmes vetive dhe veprave të tij, që e dallojnë atë nga të tjerët. Në këtë aspekt, krenaria dhe madhështia i përshtaten vetëm Allahut të Madhërishëm, siç e përshkruan Kurani: الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori.[4]

Por, nëse dikush mbahet më të madhe dhe krekoset e shet mend gjithmonë, krenaria e tij nuk është veçse shtirje e mashtrim. Krenaria dhe mendjemadhësia e njeriut vlerësohen pikërisht në këtë aspekt:

فَبِئْسَ مَثْوَى الْمُتَكَبِّرِينَ

Sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjtë![5] Pra, krenaria i përshtatet Zotit të Madhërishëm, siç thotë Allahu në Kuran:

وَلَهُ الْكِبْرِيَاءُ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ  

Vetëm Atij i përket e gjithë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.[6]

Një thënie e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. gjithashtu e shtjellon këtë kuptim. Në Sunen ibn Maxha e gjejmë këtë hadith:

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ‏ “‏ يَقُولُ اللَّهُ سُبْحَانَهُ الْكِبْرِيَاءُ رِدَائِي وَالْعَظَمَةُ إِزَارِي فَمَنْ نَازَعَنِي وَاحِدًا مِنْهُمَا أَلْقَيْتُهُ فِي النَّارِ ‏”

Hazret Ibn Abasi përcjell se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Krenaria është manteli im dhe madhështia është pelerina ime. Kushdo që dëshiron të krahasohet me mua në njërën prej tyre, Unë do ta hedh në skëterrë.[7]

Hazret Ebu Se’id El-Hudriur.a. gjithashtu ka transmetuar një hadith të ngjashëm:

أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ مَنْ تَوَاضَعَ لِلَّهِ دَرَجَةً رَفَعَهُ اللَّهُ دَرَجَةً حَتَّى يَجْعَلَهُ فِي عِلِّيِّينَ وَمَنْ تَكَبَّرَ عَلَى اللَّهِ دَرَجَةً وَضَعَهُ اللَّهُ دَرَجَةً حَتَّى يَجْعَلَهُ فِي أَسْفَلِ السَّافِلِينَ

I Dërguar i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Nëse njeriu tregon përulësinë për hir të Allahut, Ai e ngre atë një shkallë më lartë, derisa e bën ndër Il-lijūn. Ndërsa, ai që shfaq një shkallë krenarie para Zotit, Ai do ta ulë atë një shkallë më poshtë derisa do të bëjë që ai të bjerë në gjendjen më të ulët”.[8]

عَنْ جَابِرٍ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم قَالَ ‏”‏ إِنَّ مِنْ أَحَبِّكُمْ إِلَىَّ وَأَقْرَبِكُمْ مِنِّي مَجْلِسًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَحَاسِنَكُمْ أَخْلاَقًا وَإِنَّ أَبْغَضَكُمْ إِلَىَّ وَأَبْعَدَكُمْ مِنِّي مَجْلِسًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ الثَّرْثَارُونَ وَالْمُتَشَدِّقُونَ وَالْمُتَفَيْهِقُونَ ‏”‏ ‏.‏ قَالُوا يَا رَسُولَ اللَّهِ قَدْ عَلِمْنَا الثَّرْثَارُونَ وَالْمُتَشَدِّقُونَ فَمَا الْمُتَفَيْهِقُونَ قَالَ ‏”‏ الْمُتَكَبِّرُونَ ‏”

Xhabiri r.a. përcjell se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Në Ditën e Gjykimit, njerëzit më të dashur për mua e që do të ulen më pranë meje, janë ata që kanë moral më të shkëlqyer ndër ju. Ndërsa njerëzit më të urryer për mua, të cilët do të qëndrojnë më larg meje në ditën e Gjykimit do të jenë ata që lëvdohen e krenohen me të madhe, të cilët flasin me mendjemadhësi e shesin dije për t’u hequr si të ditur, dhe ata që janë الْمُتَفَيْهِقُونَ  el-Mutefejhikun. Sahabët e pyetën: O i Dërguar i Allahut! Çfarë do të thotë el-Mutefejhikun? Ai u përgjigj: “Mendjemëdhenj”.[9]

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka thënë:

“ألكِبْرُ الَّذِى هُوَ رَأسُ السَّيِّئَاتِ وَالضَّلَالِ الَّذِىْ يُبْعِدُ عَنْ طُرُقِ السَّعَادَاتِ

Krenaria është koka e së keqes dhe injorancës, e cila largon (njeriun) nga begatia dhe fatbardhësia.[10]

Ai gjithashtu shkruan:

“Njeriu nuk mund të fitojë dashurinë dhe kënaqësinë e Zotit, derisa nuk ka arritur të kultivojë dy cilësi në veten e tij. Së pari, të mposhtë mendjemadhësinë. Pra, njësoj sikur mali i lartë, maja e të cilit ngrihet pingul përpjetë, bie përmbys dhe bëhet rrafsh me tokën, edhe njeriu duhet t’i heqë të gjitha mendimet e arrogancës dhe krenarisë dhe në vend të tyre, t’i përmbahet përulësisë dhe modestisë. Së dyti, të prishë të gjitha lidhjet e tij të mëparshme. Pra, sikur pas përmbysjes mali bëhet i rrafshët dhe i shtypen plisat, njeriu duhet të ndërpresë të gjitha lidhjet që më përpara e nxisnin drejt së keqes dhe i shkaktonin Zotit pakënaqësi dhe tashmë takimet e miqësitë, dashuritë dhe armiqësitë e tij të mbeten vetëm për Allahun e Madhërishëm”.[11]

Lexoni:

Shënime

[1] Kurani Famëlartë 59:24.
[2] Kurani Famëlartë 2:35.
[3] Kurani Famëlartë 7:134.
[4] Kurani Famëlartë 59:24.
[5] Kurani Famëlartë 39:73
[6] Kurani Famëlartë 45:38.
[7] Ahmad ibn Hanbel, Sunen Ibn Maxha, Libri: ez-Zuhd, Bab: el-Bera’atu minel-kiberi vet-tevadu’i, vëll: 37, hadith nr. 4175.
[8] Ahmad ibn Hanbel, Musnedul Imam Ahmad, vëllimi III, Botues: Dar Ih’jaut-turath el-Arabije, Bejrut, 1414 h./1993, f. 76, hadithi nr. 27324.
[9] Xhami’ et-Tirmidhiu, hadith numër 2018.
[10] Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s., Keramatus-Sadikajn, Ruhani Khezain, vëll. 7, f. 146
[11] Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s., Melfuzat, vëll. I, f. 510, 511.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp