Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit el-Mu’min (Paqedhënësi)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit el-Mu’min (Paqedhënësi)

Emrat e Allahut - Emrat e Zotit el-Mu’min

El-Mu’min (Paqedhënësi)

Emrat e Allahut - Emrat e Zotit el-Mu’min

هُوَ اللَّـهُ الَّذِي لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّـهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Ai është Allahu, përveç të cilit nuk ka të adhurueshëm tjetër. Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)![1]

Atributi i Zotit الْمُؤْمِنُ El-Mu’min rrjedh nga rrënja الأَمنُ (el-emnu) që përshkruan gjendjen e paqes, dhe të sigurisë që është e kundërta e frikës. Sipas fjalorit “Lisanul-‘Arab” kuptimi tjetër i fjalës el-Mu’min është el-Musad-dik المُصَدِّقُ d.m.th. Ai që përmbush premtimet që i ka bërë krijesës së Tij.[2]

Në lidhje me këtë atribut, gjejmë një thënie profetike:

حَدَّثَنَا مُعَاوِيَةُ بْنُ عَمْرٍو، حَدَّثَنَا رِشْدِينُ، قَالَ: حَدَّثَنِي مُعَاوِيَةُ بْنُ سَعِيدٍ التُّجِيبِيُّ، عَمَّنْ حَدَّثَهُ عَنْ فَضَالَةَ بْنِ عُبَيْدٍ، عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنَّهُ قَالَ: “ الْعَبْدُ آمِنٌ مِنْ عَذَابِ اللهِ عز وجل، مَا اسْتَغْفَرَ اللهَ عز وجل “

Hazret Fadala ibn Ubejdi r.a. transmeton nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se ai ka thënë: “Derisa robi vijon t’i kërkojë falje Allahut të Plotfuqishëm, Ai i jep atij mbrojtje nga ndëshkimi i Tij”.[3]

El-Mu’min – Kështjella e pamposhtur e paqes

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. shkruan:

“Nuk je e sigurt, oj Europë, as ti, oj Azi. O banorët e ishujve, asnjë perëndi e krijuar nga ju nuk do të jetë e aftë t’ju ndihmojë. Unë shikoj qytete që shemben dhe banime në rrënoja. Ai Zot i Vetëm heshti për një periudhë të gjatë. Vepra të këqija u bënë përpara syve të Tij dhe Ai u tregua i duruar. Por tani Ai do të shfaqet në një formë të tmerrshme. Ai që ka veshë le të dëgjojë se koha nuk është e largët. Unë jam përpjekur t’i mbledh të gjithë nën sigurinë e Zotit, por edhe dekretet hyjnore duhet të plotësoheshin. Sinqerisht ju them të vërtetën, që po i afrohet radha edhe këtij kombi. Ju do të jeni dëshmitarë të kohës së Nuhit (Noas) dhe sytë tuaj do të shikojnë atë që ndodhi në tokën e Lutit (Lotit). Por Zoti është i ngadaltë në zemërimin e Tij. Pendohuni që t’u tregohet mëshirë. Ai që braktis Zotin është një insekt dhe jo njeri, dhe ai që nuk i frikësohet Atij është i vdekur dhe jo i gjallë”.[4]

Lexoni:


SHËNIME

[1]. Kurani Famëlartë 59:24.
[2]. Muhammed ibn Mendhur, Lisanul-‘Arab, vëllimi XIII, zëri Elif-Mīm-Nūn (أمن), Botues: Neshru Edeb el-Hauzeh, Kum, Iran, 1985, f. 21.
[3]. Ahmad ibn Hanbel, Musned, vëllimi XXXIX, Botues: Muesseretur-Risale, Bejrut, 1421 h./2001, f. 376, hadithi nr. 23953.
[4]. Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s., Hakikatul Vahi, Ruhani Khazain, vëll. 22, f. 267-269.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp