Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit es-Selam (Paqja)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit es-Selam (Paqja)

Emrat e Allahut - Emrat e Zotit Es-Selām

Es-Selām (Paqja)

Emrat e Allahut - Emrat e Zotit Es-Selām

هُوَ اللَّـهُ الَّذِي لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّـهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Ai është Allahu, përveç të cilit nuk ka të adhurueshëm tjetër. Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)![1]

Atributi i Allahut السَّلَامُ es-Selām rrjedh nga rrënja se-le-me سَلَمَ e arabishtes. Ky atribut tregon se Zoti i Plotfuqishëm është i pastër nga çdo e metë, mangësi a dobësi.[2]

Përveç kësaj, i Dërguari i Allahut ﷺ gjithashtu ka shtjelluar këtë atribut në një hadith, që e gjejmë në Xhami’ et-Tirmidhi:

حَدَّثَنِي ثَوْبَانُ، مَوْلَى رَسُولِ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم قَالَ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم إِذَا أَرَادَ أَنْ يَنْصَرِفَ مِنْ صَلاَتِهِ اسْتَغْفَرَ اللَّهَ ثَلاَثَ مَرَّاتٍ ثُمَّ قَالَ ‏ “‏ اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلاَمُ وَمِنْكَ السَّلاَمُ تَبَارَكْتَ يَا ذَا الْجَلاَلِ وَالإِكْرَامِ ‏”‏ ‏.‏

Transmetohet nga Thobani, skllav i liruar nga i Dërguari i Allahut ﷺ i cili ka thënë se kur i Dërguari i Allahut ﷺ kryente namazin, ai bënte tri herë istikfarin (lutjen për të kërkuar faljen e mëkateve) e pastaj thoshte: “O Allah! Ti je paqja dhe prej Teje vjen paqja! Je bekimplotë, o zotërues i madhështisë dhe i nderit”.[3]

“Princi i Paqes”

Një ndër emrat, me të cilët Allahu i Madhërishëm iu drejtua Mesihut të Premtuar a.s. qe “Princi i paqes”.[4]

Duke shpjeguar kuptimin që përmban emri “Es-Selām”, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. shkruan:

“السَّلَامُ Ai është es-Selām. Pra, Zoti jo vetëm që është i pastër nga çdo e metë dhe i lirë nga çdo vështirësi e vuajtje, por është edhe Siguridhënësi. Zoti duhet ta ketë edhe këtë veti, sepse nëse Ai Vetë hyn në vështirësi, vritet nga duart e njerëzve dhe dështon në planet e Tij, si mund të qetësohen zemrat e njerëzve duke parë shembullin e Tij të keq dhe si mund të besojnë me siguri se një Zot i tillë patjetër do t’i shpëtojë nga vështirësitë?!”[5]

Lexoni:


SHËNIME

[1]. Muhammed ibn Mendhur, Lisanul-‘Arab, vëllimi XII, zëri Sīn-Lām-Mīm (سلم), Botues: Neshru Edeb el-Hauzeh, Kum, Iran, 1985.
[2]. Kurani Famëlartë 59:24.
[3]. Xhami’ et-Tirmidhi, Kitab: es-Salat, Bab: Ma jekulu idha sel-leme mines-salati, haditi nr. 300.
[4]. Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s., “Tedhkireh”, f. 1061.
[5]. Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s., Filozofia e mësimeve të Islamit, f. 116, Tiranë, 2019.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp