Ndal Luftën e Tretë Botërore!
Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.)
Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimishtDownloads and Formats
Përshkrim i librit
AMBASADORI GLOBAL I PAQES
KALIFI, MIRZA MASROOR AHMAD
UDHËHEQËSI I XHEMATIT MUSLIMAN AHMEDIA
PËR MË SHUMË SE NJË DEKADË KA PARALAJMËRUAR PËR LUFTË BOTËRORE
DISCOVER HOW TO #STOPWW3
MBËSHTETENI MESAZHIN E TIJ
stopWW3.co.uk
XHEMATI MUSLIMAN AHMEDIA
Në qershor të vitit 2020, SHENJTËRIA E TIJ, HAZRET MIRZA MASROOR AHMAD, KALIFI I XHEMATIT MUSLIMAN AHMEDIA, U SHKROI KËTË UDHËHEQËSVE BOTËRORË, DUKE PARALAJMËRUAR PËR LUFTËN E TRETË BOTËRORE:
“Nuk mund të supozohet se, sapo të kalojë pandemia COVID-19, gjithçka do të zgjidhet papritmas. Përkundrazi, në horizont shoh se po afrohen shqetësime dhe trazira të tjera, për shkak të barrës së paprecedentë financiare dhe ekonomike që ky virus ka vendosur mbi shtetet dhe popujt e botës. Si pasojë, konflikte dhe përçarje të mëtejshme, si brenda vendeve ashtu edhe ndërmjet kombeve, janë qartazi të mundshme. Prandaj kam frikë se në muajt dhe vitet që vijnë do të shfaqen çarje gjithnjë e më të thella në paqen dhe stabilitetin e botës…
Përdorni të gjitha mjetet dhe ndikimin tuaj për t’i udhëzuar udhëheqësit dhe popujt e botës drejt nevojës urgjente dhe parësore për të njohur Krijuesin e tyre dhe për të përmbushur të drejtat e njëri-tjetrit, në mënyrë që njerëzimi të shpëtojë nga pasojat e dëmshme të kësaj pandemie dhe nga shkatërrimi e rrënimi që padyshim do të shkaktonte një Luftë e Tretë Botërore.”
Fushata #STOPWW3
Në vitin 1905, Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia paralajmëroi botën për një luftë të tmerrshme globale, e cila do të përmbyste Carin e Rusisë dhe do të sillte një rend të ri shoqëror. Fjalët e tij profetike u përmbushën në Luftën e Parë Botërore 1914–1918. Emri i tij ishte Hazret Mirza Ghulam Ahmad a.s., dhe ai ishte Mesihu i Premtuar, i pritur nga të gjitha fetë e botës.
Për më shumë se një dekadë, Kalifi i tij i pestë, Hazret Mirza Masroor Ahmad, ka paralajmëruar botën për drejtimin e saj katastrofik drejt Luftës së Tretë Botërore.
Ai ka dhënë paralajmërime në Capitol Hill dhe në Parlamentin e BE-së në vitin 2012, si edhe në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2013, dhe për disa vite u ka shkruar letra të shumta udhëheqësve botërorë.
Përmes këtyre, ai ka bërë thirrje që politikat ndërkombëtare dhe të brendshme të orientohen drejt paqes, të ndërtuar mbi themelet e drejtësisë absolute.
Siç ka thënë Kalifi:
“Paqja nuk mund të vendoset pa drejtësi. Dhe drejtësia nuk mund të vendoset pa krijuar një marrëdhënie me Qenien Supreme. Marrëdhënia me Krijuesin e kësaj bote është parakusht për drejtësinë.”
Ne i bëjmë thirrje botës që t’u kushtojë vëmendje fjalëve të Kalifit: të njohë Krijuesin, duke përmbushur njëkohësisht të drejtat e krijesave të Tij. Kjo është e vetmja rrugë drejt paqes.
Regjistrohuni në fushatën tonë për paqe në:
stopww3.co.uk
GJITHÇKA QË SHOH ËSHTË NJË BREZ FËMIJËSH QË PO SHTYHEN NË KRAHËT E ATYRE QË KËRKOJNË TË SHKATËRROJNË PAQEN E BOTËS.
— Kalifi, Mirza Masroor Ahmad
RETË E STUHISË QË PARALAJMËROJNË NJË LUFTË TË TRETË BOTËRORE PO RËNDOHEN DITË PAS DITE.
— Kalifi, Mirza Masroor Ahmad
Rruga drejt Paqes
“Paqja nuk mund të vendoset pa drejtësi. Dhe drejtësia nuk mund të vendoset pa krijuar një marrëdhënie me Qenien Supreme. Marrëdhënia me Krijuesin e kësaj bote është parakusht për drejtësinë.”
Shenjtëria e Tij, Hazret Mirza Masroor Ahmad, Simpoziumi i Paqes, Mbretëria e Bashkuar, 2011
Vizitoni www.stopww3.co.uk për të mbështetur nismën Rruga drejt Paqes.
- TË NJOHIM KRIJUESINTë pranojmë se besimi në llogaridhënien përpara Krijuesit tonë të përbashkët mund të jetë themeli i vetëm i vërtetë për vendosjen e drejtësisë absolute.
- TË VENDOSIM DREJTËSINË ABSOLUTETë veprojmë me drejtësi në të gjitha fushat e jetës, duke hequr dorë nga interesat vetjake dhe duke punuar gjithmonë për atë që është e drejtë.
- TË NXISIM BASHKIMIN GLOBALTë vendosim barazinë e të gjitha kombeve në strukturat ndërkombëtare, si Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe Banka Botërore.
- TË KËRKOJMË ÇARMATIMIN BËRTHAMORTë punojmë për çarmatimin e shpejtë të armëve bërthamore, përdorimi i të cilave do të sillte vuajtje të patregueshme për njerëzimin dhe për mbarë planetin.
- TË ELIMINOJMË PËRFITIMIN NGA ARMËTTë vendosim njerëzit mbi fitimin, duke rregulluar tregtinë globale të papërgjegjshme të armëve.
- TË KRIJOJMË BARAZI EKONOMIKE DHE TË ÇRRËNJOSIM VARFËRINËT’i jepet fund skllavërisë së borxhit në çdo nivel dhe të vendoset e drejta sovrane e çdo populli për të pasur pjesë në pasurinë e burimeve të vendit të tij.
- TË PUNOHET PËR TË MIRËN E VENDITTë punohet me frymë sakrifice vetëmohuese dhe dashamirësie për vendin ku njeriu banon, qoftë vendas apo jo.
- TË HEDHIM POSHTË EKSTREMIZMINSipas Islamit, asnjë fe nuk e miraton dhunën dhe gjakderdhjen, sepse të gjitha fetë kanë ardhur nga Zoti, i Cili i dërgoi profetët e Tij për të vendosur paqen.
- TË NGULITIM SHËRBIMIN NDAJ NJERËZIMITTë nxitet dashuria e ndërsjellë dhe shërbimi për mbarë njerëzimin, pa dallim klase, ngjyre apo besimi.
Mesihu i Premtuar a.s. dhe Kalifi i tij
Shenjtëria e Tij, Hazret Mirza Ghulam Ahmed, Mesihu i Premtuar a.s., lindi në një familje fisnike në Kadijan të Indisë, në vitin 1835.
Si musliman, ai besonte me vendosmëri se të gjitha fetë ishin të vërteta në zanafillën e tyre, por se Islami përfaqëson kulmin e përsosmërisë fetare, të mbështetur nga Zoti përmes shenjave të gjalla.
Mbrojtja e tij e sinqertë ndaj besimit u bekua përfundimisht dhe ai u caktua nga Zoti si Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar, i pritur nga të gjitha fetë. Misioni i tij ishte ta afronte njerëzimin me Krijuesin e tyre dhe t’i kujtonte njerëzimit përmbushjen e detyrimeve që ka ndaj njëri-tjetrit.
Në vitin 1889, nën udhëzimin hyjnor, ai themeloi Xhematin Musliman Ahmedia. Ky Xhemat përfaqëson ringjalljen e Islamit, duke përhapur mesazhin origjinal dhe paqësor të këtij besimi.
Reformimi për të cilin ngarkohet një profet nuk mund të arrihet brenda jetës së tij, por kërkon përpjekjen e pandërprerë të ndjekësve të tij.
Kalifati është sistemi i pasueshmërisë shpirtërore, përmes të cilit misioni i profetit vazhdohet dhe përmbushet.
Xhemati Musliman Ahmedia është përmbushja e gjallë e profecisë së Profetit të Shenjtë Muhammed s.a.v.s., se në Ditët e Mëvonshme Kalifati do të rivendosej.
Sot jetojmë në epokën e Kalifit të Pestë, Hazret Mirza Masroor Ahmad. I njohur në mbarë botën si ambasador i paqes, ai ka kaluar vite duke këshilluar udhëheqësit botërorë se, nëse drejtësia nuk zbatohet në nivel ndërkombëtar, bota po shkon drejt Luftës së Tretë Botërore.
PDF