Lutje për të shpëtuar nga lufta
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lufta lutja ndeshkimi

Në predikimin e së premtes, të mbajtur më 4 mars 2022, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, duke komentuar situatën e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, tha:

xhemati ahmedia“Situata e luftës në botë në këtë kohë po përshkallëzohet dita ditës. Lutuni shumë gjatë këtyre ditëve. Tani kanë filluar të jepen kërcënime edhe për një luftë bërthamore, gjë që, siç ju kam thënë shumë herë edhe më përpara, nëse ndodh, do të shkaktojë pasoja të tmerrshme, që edhe brezave të ardhshëm do t’u duhet t’i përballojnë. Vetëm Zoti i Madhërishëm mund t’ua japë mend këtyre politikanëve. Gjatë këtyre ditëve dërgojini sa më shumë salavatet të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe kërkojini shumë falje Zotit. Allahu na i faltë gjynahet dhe gjithashtu u dhëntë mend edhe liderëve të botës!

Në një kohë të vështirë Hazret Mesihu i Premtuar a.s. i kishte porositur anëtarët e Xhematit të bënin lutjen:

Rabbenā ātinā fid-dunjā haseneten ve fil-ākhireti haseneten ve kinā ‘adhāben-nār.

“O Zoti ynë! Na jep të mirën në këtë botë, të mirën në ahiret dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit!” [Kurani i Shenjtë 2:202]

Ai tha: Gjatë namazit, pasi të çoheni nga pozicioni i rukusë, pra, duke qëndruar në këmbë, bëjeni këtë lutje.

Edhe ne pikërisht këtë lutje duhet ta bëjmë sa më shumë gjatë këtyre ditëve. Allahu të gjithëve u dhëntë edhe të mirat, dhe i ruajtë edhe nga ndëshkimi i zjarrit!”

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp