A lejohet depilimi dhe heqja ose shkulja e vetullave në fenë Islame?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

A lejohet depilimi dhe heqja e vetullave në fenë Islame?

heqja e vetullave depelimi a lejohet

Shpesh gratë bëjnë pyetjen: A lejohet depilimi dhe heqja e vetullave në fenë Islame?

Përgjigjja e shkurtër:

Po, lejohet depilimi dhe heqja e vetullave, por nuk lejohet për rituale idhujtarie,  me qëllim ndryshimin e krijimit të Allahut ose për tërheqjen e meshkujve të huaj.

Përgjigja e plotë

Një zonjë i shkroi Hazret Kalifit të Pestë të Xhematit Musliman Ahmedia, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, se një dijetar kishte argumentuar se heqja e vetullave ishte e palejueshme dhe ishte e barabartë me tradhtinë bashkëshortore. Ajo kërkoi udhëzime për këtë, si dhe vendimin islam për depilimin e trupit.

Kalifi i nderuar në letrën e tij të datës 16 janar 2021, dha udhëzimet e mëposhtme në lidhje me këtë temë:

Transmetohet në hadith se Allahu i Lartësuar i ka mallkuar ato gra që për qëllime kozmetike apo estetike praktikojnë tatuazhe tek të tjerët dhe ato që bëjnë tatuazhe në trup, ato që shkulin qimet e fytyrës dhe ato që artificialisht krijojnë një hapësirë ndërmjet pjesës së përparme te dhëmbët, dhe ata që praktikojnë zgjatjen artificiale të flokëve tek të tjerët, dhe ata që i zgjasin flokët artificialisht, të cilët e ndryshojnë krijimin e Allahut.

Urdhëresat islame gjithmonë kanë një ose disa arsye që qëndrojnë mbrapa tyre. Përveç kësaj, disa urdhëresa islame kanë ndonjë kontekst dhe bekgraund specifik, në të cilin ato janë lëshuar. Nëse e shpërfillim kontekstin apo bekgraundin, atyre do t’u humbë kuptimi.

Kur Profeti i Shenjtë ishte caktuar si Profet, nga njëra anë, “sëmundje” të shumta të idhujtarisë ishin përhapur kudo në botë dhe veçanërisht në Gadishullin Arabik, dhe nga ana tjetër, lloje të ndryshme sjelljesh të gabuara e kishin kapluar njerëzimin në kthetrat e tyre. Burrat dhe gratë ishin të përfshirë në llojë-llojë ritualesh idhujtarie dhe vesesh të ndyra shoqërore.

Hadithet që ndalojnë veprimet e lartpërmendura, përmendin veçanërisht dy motive që qëndrojnë prapa atyre veprimeve:

  1. ndryshimi i krijimit të Zotit,
  2. për t’u dukur më bukur.

Kur i shqyrtojmë me kujdes këto dy aspekte, vërejmë se aspekti i parë, domethënë “ndryshimi i krijimit të Zotit”, tregon për të këqijat shoqërore dhe gjithashtu pasqyron praktika idhujtarie.

Prandaj, veshja e gërshetave të gjata, mbështjellja e tyre në ‘çallma’ dhe më pas konsiderimi i tyre si një shenjë fisnikërie ose shenjtërie; veshja e gërshetave ose e nyjeve si një betim përkushtimi ndaj ndonjë shenjtori ose guruje; rruajtja e majës së kokës ndërsa rriten flokët rreth saj duke e konsideruar atë një bekim për fëmijët; të kesh imazhin e një perëndeshe, idhulli ose kafshe të tatuazhuar në trup, fytyrë, krahë etj. për të kërkuar bekime – të gjitha këto ishin praktika idhujtarie, të nxitura nga bestytnitë mitike të xhahilijetit” pra, në periudhën paraislame.

Aspekti i dytë, që është “për hir të bukurisë”, në disa raste, pasqyron sjellje të pahijshme shoqërore dhe të turpshme. Nuk është e ndaluar për një person që të përvetësojë ndonjë metodë legjitime për t’u kujdesur për bukurinë e tij duke qëndruar brenda kufijve të lejuar. Prandaj, në një hadith përmendet se një person i tha [Pejgamberit të Shenjtë s.a ] se një njeri nëse pëlqen të ketë veshje të bukura dhe një palë këpucë të bukura, a quhet mendjemadhësi? Profeti i Shenjtë s.a.v.s. u përgjigj se kjo nuk është mendjemadhësi. Mendjemadhësia është të mohosh të vërtetën dhe të përçmosh të tjerët. Ai vazhdoi duke thënë:

إِنَّ‭ ‬اللّٰهَ‭ ‬جَمِيلٌ‭ ‬يُحِبُّ‭ ‬الْجَمَالَ

Allahu është shumë i Bukur dhe e do të bukurën.

(Sahih Muslim, Kitab el-Iman, bab tahrimi l-kibri ue bejanih)

Për më tepër, është fakt i vërtetuar se edhe në ato ditë kur gratë martoheshin, edhe ato stoliseshin sipas metodave të asaj kohe.

Kështu që, arritja e “bukurisë” për të cilën Profeti i Shenjtë s.a.v.s. paralajmëroi për mallkimin e Zotit, sigurisht që do të thotë diçka tjetër. Prandaj, kur thellohemi në hadithe të tilla, shohim se Profeti i Shenjtë s.a.v.s., kur i ndaloi këto gjëra, shtoi se Bijtë e Izraelit degraduan kur gratë e tyre filluan veprime të tilla. (Sahih Buhari, Kitab el-Libas)

Pastaj, ne gjithashtu e dimë se në kohën e Profetit të Shenjtë, shthurja ishte e zakonshme tek judenjtë e asaj kohe dhe në Medinë kishte disa shtëpi publike të tyre, veçanërisht në zonën hebraike. Gratë që merreshin me këtë biznes i përdornin taktika të tilla zbukurimi për të mashtruar burrat. Prandaj, i Dërguari i Allahut ua ndaloi besimtareve që t’i përdorin ato mjete për shtimin e bukurisë që i përdornin femrat e imoralshme të asaj kohe.

Kështu, ndalimi i këtyre gjërave duket se buron nga urtësia që nëse ato rezultojnë në një ndryshim të atillë artificial në pamjen fizike të një individi, saqë dallimi midis burrit dhe gruas, që Zoti i Madhëruar e ka krijuar te qeniet njerëzore, zhduket, ose ekziston  frika se ky lloj veprimi mund të çojë në prirje drejt shirkut, i cili është mëkati më i rëndë; ose nëse këto gjëra kryhen për të mashtruar gjininë e kundërt në mënyrë të palejueshme, atëherë të gjitha këto veprime do të konsiderohen të ndaluara dhe të dënueshme nga Zoti.

Pikërisht në këtë kontekst të këtyre veseve, Profeti i Shenjtë s.a.v.s. ua ndaloi gjëra të tilla grave besimtare. Megjithatë, ai gjithashtu ua lejoi në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të vuajtjes ose sëmundjes së dikujt. Transmetohet nga Hazret Abdullah bin Mesudi r.a. se:

سَمِعْتُ‭ ‬رَسُولَ‭ ‬اللّٰهِ‭ ‬صَلَّى‭ ‬اللّٰهُ‭ ‬عَلَيْهِ‭ ‬وَسَلَّمَ‭ ‬نَهَى‭ ‬عَنْ‭ ‬النَّامِصَةِ‭ ‬وَالْوَاشِرَةِ‭ ‬وَالْوَاصِلَةِ‭ ‬وَالْوَاشِمَةِ‭ ‬إِلَّا‭ ‬مِنْ‭ ‬دَاءٍ

“Dëgjova të Dërguarin e Allahut që ndalonte shkuljen e flokëve, mprehjen e dhëmbëve, bërjen e flokëve artificiale dhe tatuazhet, përveçse për shkak të sëmundjes.”

Islami i gjykon veprimet në bazë të qëllimeve të tyre. Prandaj, në këtë epokë, nuk ka asgjë të keqe që një grua t’i përdorë këto gjëra në mënyra të lejuara dhe për një qëllim legjitim në aspektin fetar, për sa kohë ajo zbaton urdhrat islame në lidhje me hixhabin.

Megjithatë, nëse këto veprime çojnë në një prirje drejt veseve ose ato çojnë në një shprehje të ndonjë rituali politeist ose drejt mosbindjeje ndaj një urdhri të qartë të Islamit – për shembull, nëse gratë nuk kujdesen plotësisht për mbulesën e tyre dhe ekspozojnë pjesët e tyre intime përpara grave të tjera gjatë kryerjes së depilimit ose trajtimeve të tjera etj. – atëherë veprime të tilla do të llogariteshin ndër ato kundër të cilave ne jemi paralajmëruar nga Profeti i Shenjtë dhe ato do të ishin të paligjshme.

Veç kësaj, duhet mbajtur parasysh se Allahu i Lartësuar ka thënë se përçarja dhe çrregullimi janë mëkate më të mëdha se vrasja, dhe ka urdhëruar shfuqizimin e tyre. Ka pasur disa raste kur martesat janë zgjidhur ose divorcet kanë ndodhur mejëherë pas martesës sepse burri më vonë ka marrë vesh se gruaja kishte qime në fytyrë. Nëse nuk pastrohen apo shkulen, këto pak qime prishin më shumë familje dhe mund të fillojë një seri e gjatë problemesh të pakëndshme.

Sidoqfotë, nuk ishte aspak objektivi i Profetit të Shenjtë s.a.v.s. të krijohej një situatë në shoqëri që do të çonte në përçarjen e familjeve nëpër shtëpi. Urtësia pas shqiptimit të fjalëve të tilla të ashpra duket se është se meqenëse idhujtaria është mëkati më i rëndë dhe këto praktika janë përdorur për hir të hyjnive të ndryshme etj., ose meqenëse ato kanë qenë mjete për të nxitur paturpësinë, ai shprehu neverinë e tij për to në termat më të forta të mundshme, dhe kështu çrrënjosi zakonet politeiste dhe paturpësinë.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp