
Arka e Nuhut (Arka e Noes)
Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s.
Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s.Downloads and Formats
Përshkrim i librit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit
Atë e lavdërojmë dhe i dërgojmë salavate të Dërguarit të Tij fisnik
Parathënie
Për vërtetësinë e Hazret Mirza Ghulam Ahmedit të Kadijanit si Mesih të Premtuar, Imam Mehdi dhe Themelues të Xhematit Musliman Ahmedia, Allahu i Madhërishëm shfaqi shenja të panumërta. Njëra prej tyre është mbrojtja Hyjnore e anëtarëve të Xhematit të tij që e ndiqnin me sinqeritet dhe besnikëri, në kohën kur murtaja kishte shpërthyer fuqishëm në Indi. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:
“…shumë kohë më parë, Ai Zot që është Zoti i tokës dhe i qiellit, nga dija dhe kontrolli i të cilit asgjë nuk mbetet jashtë, Vetë më zbriti shpallje duke thënë se Ai do të shpëtojë nga vdekja prej murtajës çdokënd që jeton brenda mureve të kësaj shtëpie, me kusht që të hyjë në zinxhirin e Bej’atit duke qenë tërësisht i sinqertë, i bindur dhe i përulur dhe duke hequr dorë nga të gjitha mendimet kundërshtuese. Gjithashtu, nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë mendjemadh, rebel, shpërfillës, kokëfortë dhe vetëpëlqyes përpara porosive të Zotit dhe përpara të Caktuarit të Zotit, dhe të jetojë në përputhje me mësimet e tij. Zoti, duke m’u drejtuar gjithashtu tha:
Në Kadijan në përgjithësi murtaja nuk do të jetë aq shkatërrimtare, sa njerëzit të vdesin si kafshë e të vuajnë nga dhimbjet; dhe, në përgjithësi, të gjithë njerëzit e këtij Xhemati, sado qofshin ata, në krahasim me kundërshtarët, do të jenë të mbrojtur nga murtaja. Por murtaja mund të prekë ata që nuk janë plotësisht të qëndrueshëm në besëlidhjen e tyre ose ata, për të cilët ka një arsye të fshehtë që vetëm Zoti është në dijeni. Përfundimisht njerëzit do të shohin me habi duke krahasuar të tjerët, se ndihma e Zotit është me këta njerëz dhe Ai i ka mbrojtur me mëshirën e Tij të veçantë në mënyrë të pashembullt.”
(“Arka e Nuhut”, f. 20)
Hazret Mesihu i Premtuar a.s. në këtë libër, gjithashtu tregoi mësimin e tij që është si Arka e Nuhut, për të shpëtuar nga fatkeqësia. Ngaqë bota edhe një herë gjendet në prag të shkatërrimeve dhe kjo arka e Nuhut siç qe e nevojshme atëherë, është e nevojshme edhe sot, andaj, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalif i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, porositi anëtarët e Xhematit ta lexojnë vazhdimisht këtë libër dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të tij.
Libri “Kashti-e-Nuh” (Arka e Nuhut) është në vëllimin e 19-të Ruhani Khazain (Përmbledhje e veprave të Hazret Mirza Ghulam Ahmedit, Mesih i Premtuar dhe Imam Mehdi a.s.). Në këtë parathënie, ju sjellim edhe parathënien e botuesit që gjendet në Ruhani Khazain në vëllimin përkatës, parathënie e cila ishte shkruar nga Hazret Mevlana Xhelaluddin Shems r.a.. Allahu i Madhërishëm na ruajttë gjithmonë dhe na mundësoftë të ndjekim rrugët e imëta të druajtjes ndaj Tij! Amin!
Përkthimi i këtij libri në shqip është bërë nga Z. Samad Ahmed Ghori, kurse redaktimin gjuhësor e bëri Znj. Ina Komino. Allahu i shpërbleftë!
Ves-selam
Munir-ud-Din Shams
Add. Vakilut-Tasnif
(Drejtor i botimeve të Xhematit Musliman Ahmedia)
Shtator 2020