Parathënie nga Hazret Mevlana Xhelaluddin Shems
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Parathënie nga Hazret Mevlana Xhelaluddin Shems

arka e noes arka e nuhut

“Arka e Nuhut” u botua më 5 tetor të vitit 1902. Titulli i dytë i këtij libri është “Thirrje drejt besimit” dhe i treti, “Përforcimi i besimit”.

Gjithashut, në frontespic është shkruar:

“Traktati “Vaksina qiellore” i përgatitur  kundër murtajës për Xhematin tim.”

Vijojnë këto vargje në gjuhën perse:

جہاں را دل ازیں طاعون دو نیم است
نہ ایں طاعون کہ طوفانِ عظیم است
بیا بشتاب  سوئے  کشتئی  ما
کہ ایں کشتی ازاں ربّ علیم است

Murtaja i çau zemrën më dysh kësaj bote
Kjo s’është murtajë, por përmbytje e madhe
Eja shpejt drejt arkës sime
Se kjo arkë është prej Zotit, të Gjithëditurit

Arsyeja e veprës

Më 6 shkurt 1898, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. tha:

“Pashë në ëndërr disa engjëj të Zotit të Madhërishëm, të cilët po mbillnin disa bimë të zeza në pjesë të ndryshme të Panxhabit. Ato bimë ishin jashtëzakonisht të shëmtuara, të zeza dhe të frikshme. – “Çfarë bime janë këto?”, pyeta disa nga ata që mbillnin. – “Këto janë pemë të murtajës, e cila së shpejti do të përhapet në vend”, m’u përgjigjën ata. Nuk më është bërë e qartë nëse më thanë se murtaja do të përhapej këtë dimër apo në dimrin në vitin tjetër, por pamja që kisha parë ishte e llahtarshme.”

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. gjithashtu tha:

“Përpara kësaj, po në lidhje me murtajën, Zoti më dërgoi edhe një shpallje tjetër, e cila është:

arka e noes“Sigurisht, Allahu nuk ndryshon çfarë ka një popull, derisa ata nuk ndryshojnë çfarë kanë në veten e tyre. Sigurisht, Ai do të marrë në mbrojtje këtë fshat.”

(“Tedhkireh”, Pakistan, 2004, f. 261)

Në përputhje me këtë profeci, murtaja u përhap në Panxhab dhe në tetor të vitit 1902, kur ajo ishte në kulm, shteti ndërmori fushatën e vaksinimit kundër murtajës dhe nëpërmjet njoftimeve të ndryshme, propagandoi që çdo njeri duhet të merrte injeksionin e vaksinës. Por Hazret Mesihu i Premtuar a.s. refuzoi ta merrte dhe, më 5 tetor të vitit 1902, botoi librin “Arka e Nuhut”, në të cilin ai mbështeti angazhimet e shtetit për të siguruar vaksinën dhe tha:

“… këtë populli i mençur duhet ta mirëpresë dhe ta falënderojë.”

Dhe për sa i përket Xhematit të tij, tha:

“… ne do të ishim të parët për ta marrë vaksinën, nëse nuk do të kishim një ndalim qiellor. Ndalimi qiellor është që Zoti deshi t’u tregojë njerëzve në këtë kohë një shenjë të mëshirës qiellore. Kështu që, duke m’u drejtuar mua, Zoti tha: Do të shpëtojnë nga murtaja ti dhe ai që qëndron brenda mureve të shtëpisë sate …”

(“Arka e Nuhut”, f. 19)

Ai gjithashtu tha:

“Për këdo që ka interes të dijë se cili është ky mësim, më poshtë, do ta paraqes shkurtimisht atë, dhe nëse do të ndiqet plotësisht, mund të shpëtojë nga sulmi i murtajës.”

(“Arka e Nuhut”, f. 33)

Më pas, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. shkroi mësimin e tij që është kaq i pastër dhe i dobishëm, aq sa po të zbatohet ashtu siç duhet nga të gjithë anëtarët e Xhematit tonë, mund të kryejmë një revolucion të madh shpirtëror në botë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp