Edhe gruaja e tij, si mbartëse e lëndës djegëse,
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
surja leheb tebet tefsiri ebu leheb jexhuxhët mexhuxhët dexhalli

وَامْرَأَتُهُ حَمَّالَةَ الْحَطَبِ
Edhe gruaja e tij, si mbartëse e lëndës djegëse,

Kuptime leksikore

Hatab حَطَبٌ

الْحَطَبُ مَا أُعِدَّ مِنَ الشَّجَرِ شَبُوبًا لِلنَّارِ “El-hatab” do të thotë: drutë e pemëve që përgatiten dhe thahen për t’u djegur në zjarr; pra, lëndë djegëse. Po ashtu, “el-hatab” ka edhe kuptimin: النَّمِيمَةُ d.m.th. përgojim, bartje fjalësh. (Akrab)

Prandaj, حَمَّالَةَ الْحَطَبِ “hammalete el-hatab” do të thotë:

(1) ajo që mbart lëndë djegëse (dru për zjarr)

(2) ajo që bart fjalë (përgojuese)

Tefsir

امْرَأَةٌ “Imre’eh” do të thotë grua. Por kjo fjalë përdoret edhe për ata që janë nën vartësinë e dikujt dhe kanë një rol të ndikuar (pra, ndikohen nga tjetri dhe e pasojnë atë). Siç thotë Allahu i Madhërishëm për Hazret Ademin a.s.: “uskun ente ue zeuxhuke el-xhennete”, ti dhe gruaja jote banoni në xhenet (El-Bekare 2:36). Në këtë ajet, fjala “zeuxh” nuk nënkupton vetëm bashkëshorten, por edhe ata që ishin pasues të Hazret Ademit a.s. dhe që i pranonin e i ndiqnin fjalët e tij.

Ajeti nënkupton mbështetësit e brendshëm të fuqive perëndimore

Pra, nga shprehja “Edhe gruaja e tij, si mbartëse e lëndës djegëse,” kuptohet se popujve që përfaqësohen me emrin “Ebu Leheb” jo vetëm që do t’u bashkohen edhe popuj të tjerë për përfitimet e tyre, duke u bërë si “duart” e tyre, por do të ketë edhe grupe brenda vetë këtyre vendeve që do t’i mbështesin. Këta do të jenë njerëz që do të nxisin qeveritë e tyre të ndërmarrin veprime kundër Islamit dhe kundër myslimanëve, me qëllim dobësimin dhe zhdukjen e Islamit. Do të angazhohen në prodhimin e literaturës kundër Islamit dhe do të nxisin luftë kundër tij. Pra, në një kuptim figurativ, ata do të sigurojnë “lëndën djegëse” dhe njëkohësisht do të përhapin përgojime e shpifje kundër Islamit, duke paraqitur gjëra të rreme dhe duke i nxitur njerëzit kundër tij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via