"Nuk e ndihmoi dot aspak as pasuria e tij, e as ajo që ai ka fituar."
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
surja leheb tebet tefsiri ebu leheb jexhuxhët mexhuxhët dexhalli

“Nuk e ndihmoi dot aspak as pasuria e tij, e as ajo që ai ka fituar.”

Kuptime leksikore

Ma eghna مَا أَغْنَىٰ

مَا أَغْنَىٰ عَنْهُ “Ma eghna anhu”. أَغْنَىٰ عَنْهُ “Eghna anhu” do të thotë: نَابَ عَنْهُ “nabe anhu”, domethënë diçka u bë në vend të tij, e zëvendësoi atë. Kur thuhet مَا يُغْنِي عَنْكَ هٰذَا  “ma jughni anke hadha”, kuptimi është: أَيْ مَا يُجْدِي عَنْكَ “ej ma juxhdi anke”, d.m.th. kjo gjë nuk do të të bëjë dobi për të të shpëtuar nga dëmi.

Po ashtu, أَغْنَىٰ عَنْهُ كَذَا “eghna anhu kedha” ka kuptimin: نَحَّاهُ وَبَعَّدَهُ “nahhahu ue beadehu”, d.m.th. e largoi atë nga diçka. Kur thuhet مَا أَغْنَىٰ فُلَانٌ شَيْئًا “ma eghna fulan shej’en”, kuptimi është: لَمْ يَنْفَعْ فِي مُهِمٍّ وَلَمْ يَكْفِ مَؤُونَةً “lem jenfe’ fi muhimm ue lem jekfi me’uneten”, d.m.th. në kohë nevoje dhe vështirësie, ai nuk i hyri në punë fare dhe nuk mjaftoi për ta përballuar barrën. (Akrab)

Kesebe كَسَبَ

كَسَبَ الشَّيْءَ “Kesebe esh-shej’e” do të thotë: جَمَعَهُ “xhemeahu”, d.m.th. e mblodhi atë. Kur thuhet كَسَبَ مَالًا وَعِلْمًا “kesebe malen ue ilmen”, kuptimi është: طَلَبَهُ وَرَبِحَهُ “talabahu ue rebihahu”, d.m.th. e fitoi pasurinë dhe dijen dhe përfitoi prej tyre. Ndërsa كَسَبَ لِأَهْلِهِ “kesebe li-ehlihi” do të thotë: طَلَبَ الْمَعِيشَةَ “talab el-meishah”, d.m.th. u përpoq të sigurojë jetesën për familjen e tij. (Akrab)

الْكَسْبُ “El-kesb” do të thotë: مَا يَتَحَرَّاهُ الْإِنْسَانُ مِمَّا فِيهِ اجْتِلَابُ نَفْعٍ وَتَحْصِيلُ حَظٍّ كَكَسْبِ الْمَالِ “ma jetaharrahu el-insan mimma fihi ixhtilab nefi ue tahsil hazz, kekesbil-mal”, d.m.th. kërkimi i asaj gjëje në të cilën ka shpresë për përfitim dhe arritje dobie, si p.sh. kërkimi i pasurisë. (Mufredat)

Tefsir

Në fjalët “Ma eghna anhu” (Nuk e ndihmoi dot aspak), fjala “ma” këtu mund të jetë mohore (nafiije) ose pyetëse (istifhamije). Nëse merret si mohore, kuptimi është se pasuria e Ebu Lehebit nuk do t’i bëjë aspak dobi. Ndërsa nëse merret si pyetëse, kuptimi është: çfarë dobie do t’i sjellë pasuria e tij?, domethënë ajo nuk do ta shpëtojë nga shkatërrimi.

Mufessirët (komentuesit) kanë thënë se në shprehjen “ma kesebe” (as ajo që ai ka fituar.), fjala “ma” mund të jetë edhe lidhore (meusule) edhe buromore (masdarije). Nëse merret si lidhore, kuptimi është se edhe ato gjëra që ai i fitoi me mund nuk do t’i bëjnë dobi. Ndërsa nëse merret në kuptim burimor, kuptimi është se vetë fitimi i asaj pasurie nuk do t’i bëjë dobi.

Në ajetin e parë u përmend se popujt që do të sulmojnë Islamin do të shkatërrohen; dhe jo vetëm ata vetë, por edhe ata që u bashkohen me shpresë për përfitim do të shkatërrohen me zhgënjim dhe nuk do ta arrijnë qëllimin e tyre.

Në këtë ajet, Allahu i Madhërishëm thotë se këta popuj do të jenë shumë të pasur. Jo vetëm që do të krijojnë pasuri të madhe përmes shpikjeve dhe industrisë, por edhe duke investuar kapitalin e tyre në vende të tjera dhe duke i nënshtruar ato përmes tregtisë, do ta marrin në dorë edhe pasurinë e tyre. Në shprehjen “maluhu” (pasuria e tij), fjala “mal” është përdorur në trajtë të pashquar (nekire), dhe kjo në retorikë tregon madhështi dhe rëndësi të veçantë (ilmul-meani: tenkir). Kjo nënkupton se edhe pasuria e tij e madhe nuk do të mund ta shpëtojë nga shkatërrimi.

Pas fjalës “maluhu” (pasuria e tij) vijnë fjalët “ma kesebe” (ajo që ai ka fituar), që do të thotë “maksubuhu”, pra pasuria që ai e ka fituar. Kështu, pasuria e këtyre popujve ndahet në dy pjesë:

  1. pasuria që do ta krijojnë në vendet e tyre përmes industrisë dhe prodhimit;
  2. pasuria që do ta marrin nga vendet e tjera.

Është e qartë se ky ajet përputhet plotësisht me popujt perëndimorë, sepse nga njëra anë ata janë pasuruar përmes zhvillimit industrial, dhe nga ana tjetër jo vetëm që kanë investuar kapitalin e tyre në vende të tjera dhe kanë përfituar prej tyre, por edhe kanë marrë nën kontroll shumë vende përmes kësaj rruge.

Ky ajet është dëshmi se kjo sure nuk është shpallur për një person të vetëm

Edhe fjalët “ma eghna anhu maluhu ue ma kesebe” (Nuk e ndihmoi dot aspak as pasuria e tij, e as ajo që ai ka fituar) janë një dëshmi se ta kufizosh zbritjen e sures Leheb vetëm te Abdul-Uzza nuk është e saktë. Sepse shprehja “pasuria e tij, … ajo që ai ka fituar” tregon për një pasuri të madhe. Ndërkohë, Abdul-Uzza nuk kishte ndonjë pasuri të tillë për t’u përmendur, dhe as nuk konsiderohej i pasur në kohën e tij. Vetëm pasja e disa deveve nuk e bën një njeri të pasur.

Prandaj, shprehja “pasuria e tij, … ajo që ai ka fituar”, me gjithë domethënien e saj të plotë, përputhet me popujt perëndimorë. Sepse janë pikërisht këta popuj që konsiderohen ndër më të pasurit në botë.

Sipas mufessirëve (komentuesve), “ma kesebe” (ajo që ai ka fituar) mund të nënkuptojë edhe veprat, përpjekjet dhe madje edhe pasardhësit. Pra, sipas këtij kuptimi, del se këta popuj do të krenohen shumë me fuqinë e tyre kolektive, me pasuritë dhe me shpikjet e tyre. Por, në momentin e shkatërrimit, këto gjëra nuk do t’u hyjnë në punë; përkundrazi, pikërisht këto do të bëhen shkak i shkatërrimit të tyre.

VAZHDON …(Pjesët e tjera së shpejti këtu, inshaAllah! Kontrolloni herë pas here për përditësime.)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via