Profecia madhështore e Kuranit rreth fitores së Perandorisë Bizantine
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Profecia madhështore e Kuranit rreth fitores së Perandorisë Bizantine

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Para pak kohësh, kisha rrëfyer disa ngjarje nga jeta e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në lidhje me luftën e Bedrit. Sot gjithashtu do të ndaj me ju disa ngjarje dhe fakte interesante nga kjo luftë, të cilat gjenden në librat e historisë dhe kemi nevojë t’i njohim.

Në hutbet e mëparshme mbi këtë temë, kisha treguar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte bujtur tri netë në fushën e Bedrit dhe ditën e tretë ai urdhëroi për t’i shtrënguar samarët e kafshëve. Ai gjithashtu nisi Hazret Abdullah ibn Revahen dhe Hazret Zejd ibn Harithen drejt Medinës me sihariqin e fitores së Muslimanëve në Bedr. Pastaj, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. nisi rrugën e kthimit drejt Medinës. Kjo kolonë triumfuese shoqërohej me 70 robër lufte nga kurejshët e Mekës.

Një vështrim kritik mbi ngjarjen e dy vrasjeve

Sipas librave të historisë, gjatë rrugës së kthimit, dy prej robërve të luftës ishin ekzekutuar për shkak të krimeve të tyre të luftës, sipas normave të përgjithshme të asaj kohe. Këta të ekzekutuarit ishin Neder ibn Harithi dhe ‘Ukaba ibn Ebi Mu’iti. Megjithatë, historianët nuk janë në ujdi në lidhje me këtë ngjarje.

Rasti i Neder ibn Harithit

Alama Ibn Is’haku thotë se Hazret Aliu kishte ekzekutuar Neder ibn Harithin gjatë kthimit të muslimanëve nga Bedri, kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. mbërriti në Sufra. Në Siret Halbija gjejmë të shkruar që Neder ibn Harithi, i cili ishte zënë si rob lufte, foli me shokun e tij dhe i tha: “Pasha Allahun! Muhammedi do të më vrasë, sepse e kam parë, dhe në sytë e tij kam parë vdekje”. Shoku i tij i tha: “Pasha Allahun! Kjo nuk është veçse ndikimi dhe frika e tij”. Nederi i tha Mus’ab ibn Umejrit: O Musab! Ti ke lidhje më të ngushta farefisnore me mua. Të lutem, bisedo me shokun tënd, që të më kalojnë në rob lufte. Pasha Allahun! Ai ka për të më vrarë”. Musabi i tha: “Ti ke thënë kështu e kështu rreth librit të Allahut, ke folur kështu rreth të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe ti i ke shkaktuar Profetit s.a.v.s. dhe shokëve të tij vuajtje dhe sfitlitje të rënda. Pra, nëse do të ekzekutohesh, ndoshta ky mund të jetë pasoja e këtyre veprimeve që ke bërë përpara”.

Sipas një rrëfimi, motra e Neder ibn Harithit, Kutejla bint Harithi kishte thurur disa vargje mbi vdekjen e vëllait të saj. Sipas disa rrëfimeve, ato vargje janë shkruar nga vajza e tij, e cila më vonë kishte pranuar Islamin. Kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. mësoi rreth këtyre vargjeve, ai u emocionua dhe i erdhi për të qarë, derisa mjekra iu lag nga lotët. Pastaj, ai tha “Po të kisha dëgjuar këto vargje, para se të ekzekutohej Neder ibn Harithi, unë do ta kisha falur atë në shenjë mirësie”. Ka edhe disa historianë, të cilët përjashtojnë kategorikisht ekzistencën e vargjeve të tilla apo ngjarjen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte qarë. Allahu e di më së miri se çfarë është e vërtetë.

Nëse, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. me të vërtetë ishte prekur nga ato vargje, për shkak të natyrës së tij të dhembshur e të mëshirshme, ky rast nuk mund të përjashtohet. Po ashtu, sipas një rrëfimi tjetër, Neder ibn Harithi nuk ishte vrarë, madje ka jetuar dhe kishte marrë pjesë në luftën e Hunejnit, dhe që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i kishte dhuruar 100 deve si shpërblim.

Rasti i Ukbe ibn Ebu Meujtit

Personi i dytë, i cili sipas historisë, ishte ekzekutuar gjatë kthimit të ushtrisë muslimane në Medinë, quhej Ukba ibn Ebi Muejt dhe ai ishte vrarë në vendin Irkud Dhebiha, që ndodhej në rrugën që shkonte në Medinë. Në përgjithësi besohet se Hazret Asim ibn Thabit el-Ensariu kishte ekzekutuar atë, ndërsa sipas një rrëfimi tjetër ai ishte vrarë nga Hazret Aliu. Një shkrimtar shkruan që Neder ibn Harithi dhe Ukba ibn Ebi Muejt, të dy kishin nxitur luftën kundër muslimanëve dhe udhëhiqnin dhunën, përndjekjen dhe persekutimin e muslimanëve, prandaj ishin dënuar me vdekje.

Megjithatë, mund të përmbledhim çështjen e ekzekutimit të këtyre dy personave, duke thënë se nuk mund të themi bindshëm që a me të vërtetë ata ishin ekzekutuar gjatë rrugës së kthimit? Pasi, ka rrëfime të tjera, të cilat flasin qartësisht se Ukba ibn Ebi Muejti ishte vrarë në fushën e Bedrit. Për sa i përket Neder ibn Harithit, kemi rrëfime që mbështetsin të dyja mendimet, pra disa thonë se ai qe ekzekutuar, kurse të tjerat tregojnë se ai kishte jetuar edhe më vonë, pasi kishte pranuar Islamin në luftën e Hunejnit, ndonëse transmetime për këtë të fundit, konsiderohen të dobëta.

Hazret Mirza Bashir Ahmedi r.a. ka trajtuar çështjen e vrasjes së robëve të luftës nga Bedri në veprën e tij të njohur “Siret Khatemun Nebijjin”. Ai shkruan:

“Disa historianë kanë përmendur emrin e Ukba ibn Ebi Muejtit ndër krerët e zënë robë dhe kanë shkruar që ai ishte ekzekutuar në këtë gjendje sipas urdhrit të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., megjithatë ky nuk është e vërtetë. Kemi prova të pamohueshme në hadith dhe histori, që tregojnë se Ukba ibn Ebi Muejti ishte vrarë në fushë betejë, dhe nuk ishte zënë si rob lufte. Ai ishte një prej krerëve mekasë, kufomat e të cilëve ishin varrosur në një gropë. Megjithatë, shumica e transmetimeve flasin për vrasjen e Neder ibn Harithit në gjendjen e arrestimit. Arsyeja pse u ekzekutua ai, ka qenë autorësia e tij në vrasjen e atyre muslimanëve të pafajshëm, të cilët ishin vrarë nga mosbesimtarët në Mekë. Ka më shumë gjasa se Neder ibn Harithi ishte një ndër autorët e vrasjes së Harith ibn Ebi Halës, thjeshtrit të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., i cili u vra mizorisht para syve të tij, në fillim të Islamit.

Megjithatë, është e sigurtë që përveç Nederit, nuk ishte dënuar me vdekje, asnjëri nga robërit e luftës. Përveç kësaj, Islami nuk lejon në asnjë mënyrë që robërit e luftës të ekzekutohen për arsyen e vetme se janë armiq apo kanë marrë pjesë në luftën kundër muslimanëve, madje ishte zbritur një urdhër i posaçëm në lidhje me trajtimin e robërve të luftës.

Duhet të kemi parasysh edhe faktin se ndonëse një mori transmetimesh flasin për vrasjen e Neder ibn Harithit, ka edhe rrëfime të cilat tregojnë se ai nuk ishte vrarë, madje kishte jetuar shumë kohë pas luftës së Bedrit, dhe përfundimisht përqafoi Islamin në kohën e luftës së Hunejnit dhe u bashkua në grupin e besnikëve të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Megjithatë, në krahasim me rrëfimet e mëparshme, këto të fundit në përgjithësi konsiderohen të dobëta. Allahu e di më së miri.

Sidoqoftë, nëse dikush nga robërit e luftës ishte dënuar me vdekje, është vetëm rasti i Neder ibn Harithit, i cili ishte dënuar me vdekje si hakmarrje. Por, kemi edhe transmetimin që tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dëgjoi vargjet plotë pikëllim e dhembje të thurura prej motrës së tij, pas vrasjes së vëllait të saj. Kur dëgjoi vargjet, në të cilat motra e tij i ishte lutur Profetit s.a.v.s. për falje e mëshirë, ai i tha: Po të kisha dëgjuar këto vargje pak më herët, unë do ta kisha falur Nederin. Megjithatë, përveç Nederit nuk njohim asnjë rast tjetër, kur të jetë dënuar me vdekje, ndonjëri nga robërit e luftës”.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga Mirza Bashir Ahmed sahibi, që bazohet në fakte historike.

Bilanci i humbjeve në ushtrinë mekase

Në luftën e Bedrit, mosbesimtarët e Mekës në ndeshje të ashpër kundër muslimanëve, kishin humbur 70 persona, prej të cilëve edhe disa nga krerët dhe luftëtarët më të shquar të Mekës. Përveç këtyre, numri i atyre të zënë si robër lufte ishte gjithashtu 70. Në disa hadithe numri i rënëve në palën e mosbesimtarëve është përmendur si 59, ndërsa numri i robërve të luftës është përmendur si 74, megjithatë mendimi më i përhapur dhe më i besueshëm është që 70 mosbesimtarë ishin vrarë dhe po aq ishin plagosur. Sipas një rrëfimi të Buhariut, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe shokët e tij u kishin shkaktuar mekasve një dëm prej 140 ushtarëve, domethënë me 70 të vrarë dhe 70 të zënë si robë.

Disa nga robërit e luftës përqafojnë Islamin

Ka edhe disa rrëfime që tregojnë se pas luftës së Bedrit, disa nga robërit e luftës, kishin pranuar Islamin. Sipas porosisë së Profetit s.a.v.s., sahabët ishin sjellë në mënyrë kaq të mirë e të njerëzishme, saqë disa prej tyre u impresionuan nga mësimet e Islamit dhe nga moralet e larta të sahabëve dhe vendosën të përqafojnë Islamin. Emrat e këtyre robërve të luftës janë si më poshtë:

  1. Abas ibn Mutelibi
  2. Vekil ibn Ebu Talibi
  3. Neufel ibn Harithi
  4. Ebul As ibn Rabi’u
  5. Ebu Azizi (Emri i tij i vërtetë ishte Darara ibn Umejr Abderi)
  6. Saib ibn Ebu Havejshi
  7. Halit ibn Hisham Mehzumiu
  8. Abdullah ibn Ebu Saibi
  9. Mutelib ibn Hentebi
  10. Ebu A’da Sehmiu
  11. Abdullah ibn Ebu bin Half Xhemhiu
  12. Vehb ibn Xhehmiu
  13. Suhejl ibn Amru
  14. Umri Abdullah Zam’a (ky ishte vëllai i Hazret Sauda ibn Zam’a r.a., bashkëshortja e të Dërguarit të Allahut a.v.s.)
  15. Kejs ibn Saibi
  16. Mistasi (Skallvi i Umeja ibn Halfit)
  17. Saib ibn Ubejdi

Këta të gjithë, kishin paguar shpagimin e tyre dhe kishin përqafuar Islamin që në ditën e Bedrit.

Lidhja e luftës së Bedrit me fitoren e bizantinëve

Lufta e Bedrit ka një lidhje të ngushtë me fitoren e perandorisë Bizantine. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte shpallur fitoren dhe meqë kjo lidhet me luftën e Bedrit, prandaj është e udhës të përmendim edhe rastin e kësaj lufte. Kurani ka përmendur profecinë rreth fitores së bizantinëve në suren er-Rum, e cila ishte shpallur në vitin 5 pas profetësisë. Kur u shpallën ajete të para të sures er-Rum, Hazret Ebu Bekri r.a. recitoi ato nëpër rrugicat e Mekës. Këto ajete janë si në vijim:

الم ‎﴿١﴾‏ غُلِبَتِ الرُّومُ ‎﴿٢﴾‏ فِي أَدْنَى الْأَرْضِ وَهُم مِّن بَعْدِ غَلَبِهِمْ سَيَغْلِبُونَ ‎﴿٣﴾‏ فِي بِضْعِ سِنِينَ ۗ

Elif. Lam. Mim. (Unë jam Allahu, më i Dijshmi.) U mundën romakët; në një tokë të afërt; dhe pas mundjes së tyre, ata patjetër do të triumfojnë; nga 3 deri në 9 vjet. (Kurani 30:2-5)

Në kohën kur zbritën këto vargje, idhujtarët e Mekës donin fitoren e persianëve kundër bizantinëve, pasi si mekasit, edhe persët i adhuronin idhujt dhe zjarrin. Ishte e natyrshme, që mosbesimtarët e Mekës të kishin simpati ndaj persianëve, ndërsa muslimanët ndaj romakëve, të cilët ata i quanin ehli-Kitab pra ithtarët e Librit. Mosbesimtarët e Mekës folën me Hazret Ebu Bekrin, ndërsa ky i fundit i përcolli të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. mendimin e mosbesimtarëve. Profeti s.a.v.s. i tha: “Bizantinët me siguri do të triumfojnë”. Këtë përgjigje Hazret Ebu Bekri u dha mosbesimtarëve, ata i thanë: “Le të vëmë bast e të vendosim një afat. Po triumfuan persianët, do të gëzojmë këto shpërblime, dhe po u triumfuan Bizantinët, ju premtojmë se do t’ju japim këto e këto”. Pastaj u pajtuan se ky afat duhet të jetë 5 vjet, ndërsa në një rrëfim, afat i pajtuar është përmendur si 6 vjet. Në tefsirin e Sunen Tirmidhiut “Tuhfetul-Ehvezi” është shkruar që muslimanët kishin mësuar për fitoren e romakëve kundër persianëve nga Hazret Xhibrili a.s. i cili u përcolli këtë lajm në ditën e Bedrit, dhe besimtarët shprehën gëzimin e tyre mbi këtë fitore. Kjo përbën gjithashtu hallkën që lidh luftën e Bedrit dhe fushatën e romakëve, pasi në ditën kur muslimanët shënuan fitore në Bedr, Bizantinët gjithashtu siguruan një fitore përfundimtare kundër persëve.

Profecia rreth fitores së Perandorisë Bizantine kundër asaj Persiane

Duke interpretuar një transmetim të Buhariut, Alama Bedruddin Ajni ka shkruar që kur zhvillohej fushata e aspër ushtarake midis romakëve dhe persianëve, muslimanët përkrahnin fitoren e romakëve, sepse ata ishin ithtarët e Librit, ndërsa kurejshët parapëlqenin fitoren e persëve paganë pasi ata vetë ishin idhujtarë. Hazret Ebu Bekri dhe Ebu Xhehli vunë bast mbi këtë çështje, por i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ia tërhoqi vëmendjen për fjalën بضع (bid’un) i cili në kontekst i referohej periudhës 7 apo 9 vjeçare, dhe ai e porositi për të shtuar afatin. Kështu veproi Hazret Ebu Bekri dhe rrethanat gjithashtu çuan në fitoren e romakëve.

Allahu thotë në Kuran:

الم ‎﴿١﴾‏ غُلِبَتِ الرُّومُ ‎﴿٢﴾‏ فِي أَدْنَى الْأَرْضِ وَهُم مِّن بَعْدِ غَلَبِهِمْ سَيَغْلِبُونَ ‎﴿٣﴾‏ فِي بِضْعِ سِنِينَ ۗ لِلَّهِ الْأَمْرُ مِن قَبْلُ وَمِن بَعْدُ ۚ وَيَوْمَئِذٍ يَفْرَحُ الْمُؤْمِنُونَ ‎﴿٤﴾‏ بِنَصْرِ اللَّهِ ۚ

Elif.Lam.Mim. (Unë jam Allahu, më i Dijshmi.) U mundën Bizantinët; në një tokë të afërt; dhe pas mundjes së tyre, ata patjetër do të triumfojnë; nga 3 deri në 9 vjet. Sundimi është i Allahut edhe më parë, edhe më pas. Atë ditë do të gëzohen edhe besimtarët (për shkak të fitores së tyre), me ndihmën e Allahut. (Kurani 30:2-5)

Sh’ubi thotë se vënia e bastit asokohe ishte e lejuar në Islam. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte parashikuar disa ngjarje, dhe një prej këtyre shpalljeve parashikonte qartësisht dhe shprehimisht fitoren madhështore të romakëve. Arabia ndodhej në mes të dy perandorive të mëdha, Bizantine dhe persiane. Në atë kohë Tehranin e sundonte Husro Pervejzi, ndërsa në Romë pushtonte Herakliusi dhe prej kohësh këto dy perandori ishin në konflikt dhe bënin sulm kundër njëra-tjetrës. Në vitin e 5-të, pas shpalljes nga Profeti Muhammedi s.a.v.s., ose 614 sipas erës sonë, këta dy fqinj nisën një luftë të ashpër. Ndonëse, asnjëra prej tyre nuk kishte pranuar thirrjen e Islamit, meqë bizantinët ndiqnin Isain a.s. dhe besonin në shkrime të shenjta, ndërkohë besimet e iranianëve përputheshin me besimet e idhujtarëve mekasë, ishte e natyrshme që muslimanët të kishin simpati ndaj të krishterëve romakë dhe mosbesimtarët të shprehnin përkrahjen e tyre për iranianët. Për këtë arsye, të dyja grupe po prisnin padurim për rezultatin përfundimtar të kësaj lufte. Kufijtë e këtyre perandorive takoheshin në brigjet e lumenjve Tigër dhe Eufrat. Perandoria Bizantine shtrihej në Lindje deri në Azinë e Vogël (Anodoli), Irak, Siri, Palestinë dhe Egjipt. Iranianët filluan fushatën me sulme të dyfishta. Në njërën anë, ata nisën të përparonin nga brigjet e Tigrit dhe Eufratit dhe hyrën në territorin e Sirisë, dhe në anën tjetër ata erdhën nga Azerbaixhani e Armenia dhe kaluan në Azinë e Vogël, derisa hyjnë në kufijtë e Anadolisë. Ata i zmbrapsën bizantinët deri në det. Në tokën e shenjtë të Sirisë, ata ua rrëmbyen romakëve një nga një çdo qytet. Në 614, iranianët pushtuan Palestinën dhe qytetin e saj të shenjtë Jeruzalem. Gjatë kësaj fushate, ata shkatërruan kishat, çnderuan simbolet fetare dhe kështjellën e Perandorit Pers, e zbukuruan me 30 mijë kafka. Në 616, vala e fitoreve iraniane mbyti gjithë luginën e Nilit d.m.th. Egjiptin e sotëm, dhe ajo u ndalua vetëm në bregun e Aleksandrisë. Në anën tjetër, ajo hodhi kthetrat e sundimit në Azinë e Vogël dhe këto dallgë të fuqishme u ndaluan vetëm në bregun e Bosforit, duke u përplasur me fortesat e Konstandinopojës. Ushtria triumfuese e Iranit fushoi pranë kryeqytetit të perandorit romak dhe tashmë në vend të romakëve, në tokën e gjerë të Irakut, Sirisë, Palestinës dhe Anodolisë, valëvitej flamuri i iranianëve. Në çdo vend ishin ngritur “Atashkade” d.m.th. faltoret ku ndizej zjarri, dhe në vend të Krishtit, ata predikonin me dhunë adhurimin e zjarrit dhe diellit. Duke parë këtë rënie të perandorisë Bizantine, nisën kryengritjet në të gjithë vendin. Ky pështjellim shkaktoi më shumë trazira dhe çoroditje në Afrikë madje, afër kryeqendrës perandorake në Konstandinopojë, disa popuj shpallën gjakderdhje kundër njëra-tjetrës. Shkurt, Perandoria Bizantine kishte nisur të dobësohej dhe të shpërbëhej. Kur ngjarjet morën këtë drejtim, muslimanët natyrisht kishin mbetur të pakënaqur dhe mosbesimtarët u gëzuan pamasë nga rezultati. Ata i përbuznin muslimanët dhe thanë, ashtu sikur vëllezërit tanë kanë triumfuar, nëse ju do të filloni luftë me ne, edhe ne do t’ju shtypnim dhe do t’ju mundnim njësoj si vëllezërit tanë.

Gjendja e romakëve në atëkohë ishte e mjerueshme, dhe ata kishin humbur gati çdo pëllëmbë të territorit të tyre në Lindje. Thesari ishte boshatisur, ushtria ishte hallakatur dhe në çdo cep të pushtetit dëgjoheshin thirrjet për kryengritje. Megjithatë, Perandori Romak Herakliusi vazhdon të merrej me dëfrime e ahengje. Si njeri i qejfit, ai ishte tepër përtac, i papërgjegjshëm, moskokëçarës dhe besëtytë. Ai nuk zotëronte asnjë zotësi apo meritë për të udhëhequr perandorinë, në atë kohë të brishtë e vendimtare.

Kushtet poshtëruese të vendosura nga persianët

Pikërisht në atë kohë, kryekomandanti triumfues i persëve mbërrin te porta e Konstandinopojës dhe u shtron romakëve kushte të mëposhtme për një marrëveshje:

  1. Bizantinët duhet të paguajnë dëmshpërblimin.
  2. Të dorëzojnë një mijë talent ari dhe po aq argjendi. (Talenti ishte njësia e matjes së peshë që përdorej në Greqinë e lashtë, dhe që është e barabartë me 23 kilogram)
  3. Të japin 1000 mijë rrotulla të mëndafshit
  4. Të japin 1000 kuaj
  5. Të dorëzojnë 1000 virgjëresha

Gjendja e romakëve ishte aq e mjerueshme, saqë ata pranuan edhe këto kushte turpëruese. Madje, kur korrieri zyrtar i perandorit romak mbërriti në oborrin mbretëror të persianëve me mesazhin për të bërë marrëveshjen e paqes, Husroi iu drejtua me arrogancë dhe tha: Në rregull nëse jeni pajtuar me kushtet tona, por dua që Herakliusi të paraqitet para meje, i lidhur në pranga, poshtë fronit tim. Por, nuk do të kënaqem as me këtë, derisa ai të heqë dorë nga zoti i tij i kryqëzuar dhe të përkulet para hyjit diell”.

Historianët kanë përshkruar kështu gjendjen e kështjellës së persianëve, ndërsa larg nga kjo fusha e betejës, në një vend të shkretë dhe shterpë, përbëri një mali të thatë lindi princi i paqes, i cili shpalli një profeci, që u kundërvihej zhvillime politike të asokohe. Unë dua të lexoj edhe njëherë këto ajete që përmbajnë këtë profeci madhështore.

الم ‎﴿﴾‏ غُلِبَتِ الرُّومُ ‎﴿﴾‏ فِي أَدْنَى الْأَرْضِ وَهُم مِّن بَعْدِ غَلَبِهِمْ سَيَغْلِبُونَ ‎﴿﴾‏ فِي بِضْعِ سِنِينَ ۗ لِلَّهِ الْأَمْرُ مِن قَبْلُ وَمِن بَعْدُ ۚ وَيَوْمَئِذٍ يَفْرَحُ الْمُؤْمِنُونَ ‎﴿﴾‏ بِنَصْرِ اللَّهِ ۚ يَنصُرُ مَن يَشَاءُ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ ‎﴿﴾‏ وَعْدَ اللَّهِ ۖ لَا يُخْلِفُ اللَّهُ وَعْدَهُ

Elif. Lam. Mim. (Unë jam Allahu, më i Dijshmi.) U mundën romakët; në një tokë të afërt; dhe pas mundjes së tyre, ata patjetër do të triumfojnë; nga 3 deri në 9 vjet. Sundimi është i Allahut edhe më parë, edhe më pas. Atë ditë do të gëzohen edhe besimtarët (për shkak të fitores së tyre), me ndihmën e Allahut. Ai ndihmon kë të dojë dhe Ai është Triumfuesi, Mëshirëbërësi. (Ky është) premtimi i Allahut. Allahu nuk e shkel premtimin e Tij . (Kurani 30:2-7)

Një citat nga Eduart Gibboni

Për sa i përket rrjedhës së ngjarjeve, kjo profeci duket aq e pabesueshme dhe e pavërtetë, saqë mosbesimtarët kishin vënë bastin me muslimanët për disa qindra deve. Pas vënies së bastit, muslimanët dhe mosbesimtarët të dy prisnin me padurim përfundimin e ngjarjeve. Por, vetëm pas pak vjetësh, konflikti mori një kthim të papritur. Shkrimtari i njohur Eduart Gibbon i veprës së njohur “Historia e rënies së Perandorisë Bizantine” përshkruan gjendjen e Herakliut me këto fjalë:

“Sundimtari në pjesën e parë dhe të fundit të jetës së tij, njihej si skllavi i dëfrimit, qejfit dhe besëtytnisë si dhe spektatori i paaftë i mjerimit të popullit. Ashtu sikur dielli e zhduk muzgun e mëngjeseve dhe të mbrëmjeve, po ashtu në 621 Arkadiusi i kështjellave u kthye në Jul Cezari të fushë betejës, dhe vetëm përmes 6 ekspeditave ushtarake, arriti të shpëtonte nderin dhe madhështinë e Romës dhe Herakliut”.

Flavius Arcadius ishte një perandor Romak nga 383 para në 408 p.e.s.., po ashtu Jul Cezari ishte një gjeneral ushtarak dhe udhëheqës i fortë i perandorisë Bizantine. Kur Herakliusi doli nga Konstandinopoja me ushtrinë e mbetur, njerëzit menduan se bota po dëshmonte uhstrinë e fundit e Romës së madhe, megjithatë fjalët e profetit analfabet arab u përmbushën germë për germë. Bizantinët shënuan një fitore madhështore ndaj kundërshtarëve të tyre iranianë, pikërisht në kohën kur muslimanët gjithashtu u kishin shkaktuar mekasve një humbje të thellë. Bizantinët morën sërish një nga një kontrollin e secilin prej vendbanimeve të pushtuara, dhe zmbrapsën iranianët nga brigjet e Bosforit e Nilit, dhe i shtyjnë ata sërish në kufijtë e mëparshëm pranë lumenjve Tigër dhe Eufrat. Përmbushja e jashtëzakonshme e fjalëve profetike, e habiti botën, dhe disa prej kurejshëve madje e përqafuan Islamin. Pothuaj 1200 vjet më vonë, duke u prekur dhe impresionuar nga kjo profeci, Eduart Giboni shkruan:

“Unë po lexoja me ëndje dhe kënaqësi përshkallëzimin e dy prej perandorive të mëdha të Lindjes, në përpjekjet e tyre për të shkatërruar tjetrën, dhe personalitetin e Muhammedit (s.a.v.s.) i cili gjendej në mesin e territoreve të tyre. Pikërisht në kohën kur iranianët shënonin fitoren pas fitore dhe kishin thyer çdo qëndresë së romakëve, Muhammedi (s.a.v.s.) shpall një profeci, e cila përmbante lajmin rreth disa ndodhive, të cilat mund të quheshin zhvillimet më të pabesueshme dhe larg çdo imagjinate njerëzore. Askush nuk mund të besonte fjalët e kësaj profecie, pasi sundimi 12-vjeçar i Herakliusit kishte treguar qartë se ajo perandori shumë shpesh do të shpërbëhej dhe shkatërrohej tërësisht. Historianët dhe studiuesit, të cilët janë marrë me shqyrtimin e aftësive të Herakliusit, zhvillimin e ngjarjeve të menjëhershme revolucionare si dhe në analizën e shkaqeve që sollën atë rezultate, për Perandorinë Bizantine, kanë shkruar lloj-lloj arsyetimesh. Por, ku të dinin ata, se shumë larg nga këto përleshje të përgjakshme, një dorë e fshehur profetike, ishte ngritur në mbështetje të Romakëve, dhe përbënte shkakun më të madh shpirtëror pas këtij revolucioni dhe ndryshimi rrënjësor.

Këtë ngjarje e kanë cituar Mustedriku dhe Xhami Tirmidhiu. Por Eduart Giboni edhe vetë e ka përmendur atë.

Kur plasi lufta midis Romës dhe Persisë, idhujtarët e Mekës, përkrahnin anën e persianëve, pasi ata vetë adhuronin idhujt ndërsa muslimanët mbështesnin anën e Romakëve, sepse i quanin ithtarët e Librit. Në kohën kur zbriti surja er-Rum, iranianët po dominonin në luftë dhe ata po i mbanin nën zgjedhë bizantinët. Hazret Ebu Bekri u tregoi mekasve me zë të lartë profecinë rreth fitores së Romakëve. Idhujtarët e Mekasit, kur dëgjuan këtë profeci të çuditshme, ata kërkuan edhe caktimin e një afati kohor, mbi të cilën Hazret Ebu Bekri caktoi një periudhë 5-vjeçare. Kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. mësoi këtë, ai porositi se derisa fjala بِضْعِ سِنِينَ mund t’i referohej një numri prej 3 deri në 9, prandaj afati duhet të jetë 10 vjet. Në përputhje me këtë interpretim, pikërisht në vitin e 9-të deklaratës së kësaj profecie, kjo profeci u përmbush në kohën e luftës së Bedrit, dhe Bizantinët shënuan një fitore vendimtare ndaj iranianëve.

Një këshillë për prindërit

Nganjëherë, disa të rinj, apo adoleshentë më pyesin përmes letrave dhe disa letra të tilla i kam marrë edhe gjatë kësaj jave. Ata pyesin se si mund të dinë se Islami është feja e vërtetë, dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. qenka një i dërguar i vërtetë prej Zotit. Mjedisi perëndimor ka nisur të ndikojë në mendjet e tyre dhe ata kanë filluar të dyshojnë rreth vërtetësisë së Islamit. Ata duhet të shtojnë bindjen duke mësuar rreth këtyre ngjarjeve historike dhe duke lexuar dëshmitë e jo-muslimanëve. Po ashtu, ata duhet të studiojnë profecitë e Kuranit Famëlartë për kohën e sotme. Prindërit duhet të lexojnë vetë Kuranin dhe t’ua tregojnë fëmijëve profeci të tilla, se si ato përbëjnë një argument të pathyeshëm për vërtetësinë e Islamit. Ndonëse, janë mijëra prova dhe dëshmitë që tregojnë se Islami është feja e vërtetë, prindërve dhe të rinjve u duhet të thellojnë dijen e tyre. Nuk mjafton vetëm të shtrosh pyetjen. Nëse vërtetë, duhet të shtrosh pyetjen, së pari ai duhet të kërkojë vetë informacionin. Po ashtu, edhe organizatat tona duhet të shpërndajnë informacionin rreth kësaj teme. Këtë pyetje, më kanë shtruar disa herë.

Unë kam përmendur këtë çështje, sepse ky sqarim ishte i nevojshëm.

Një përgjigje ndaj kritikës rreth kësaj profecie

Tani i kthehem sërish temës. Lufta e Bedrit ishte zhvilluar në vitin e parë pas hixhretit dhe 14 vjet pas shpalljes së profetësisë. Nëse zbresim 9 vjet nga lufta e Bedrit, kalojmë në vitin e 5-të pas deklaratës së të qenit profet. Pra, bazuar në këtë llogaritjeje mund të themi se koha kur ishte shpallur kjo profeci ishte viti i 5-të e profetësisë dhe koha kur u përmbush profecia ishte viti i 14-të pas ardhjes së Islamit apo viti i 1-rë pas hixhretit.

Disa njerëz kanë menduar se kjo profeci ishte përmbushur në periudhën kur kishte hyrë në fuqi marrëveshja e Hudejbijes, pra në vitin e 6-të pas hixhretit. Ky mendim është i gabuar. Ndoshta ky gabim buron nga një keqkuptim. Në disa libra të hadithit, p.sh në Buhari etj është shkruar që kur korrieri i Profetit kishte mbërritur në oborrin e Perandorit Herakliusi, ai në atë kohë, gjendej në Siri, për të festuar fitoren e tyre. Por, është një fakt i njohur historik se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte nisur korrierët drejt mbretërve të ndryshëm vetëm pas marrëveshjes së Hudejbijes. Disa njerëz kanë menduar se viti i 14-të qenka viti i fitores, por ky është një ngatërrim apo keqkuptim. Herakliusi nuk kishte ardhur në Siri për të luftuar, por vetëm për të festuar fitoren dhe për të falënderuar popullin e tij.

Këtë llogaritje, mund të bëjmë edhe duke lidhur datat me ngjarjet historike. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. deklaroi profetësisë e tij në vitin 609 (e.s.). Në 610 e.s. plasën përleshje midis Romës dhe Persisë. Në 613, u shpall lufta midis tyre. Në 614, nisi rënia dhe humbja e Perandorisë Bizantine dhe në vitin 616, Persianët kishin pushtuar territore të mëdha dhe e kishin shpallur fitore kundër Romakëve. Në 622, Bizantinët nisën kundërsulmet ndaj Persianëve dhe viti 623 shënoi fillimin e fitoreve dhe rikthimin e territorit të humbur. Në 625, Bizantinët triumfuan sërish dhe shënuan fitoren përfundimtare kundër persianëve, dhe fituan çdo cep të territorit, që ua kishin humbur atyre.

Nëse analizojmë me vëmendje kronologjinë e zhvillimeve, mund të nxjerrim edhe një fakt interesant. Nëse llogarisim fillimin e rënies së Romakëve e deri në fillimin e fitoreve të tyre, si përgjigjen e kemi 9 vite, dhe nëse shtojmë të gjitha vitet nga humbja e tyre përfundimtare deri në fillimin e fitoreve, prapë nxjerrim 9 vite.

Sa shënoi fitoren përfundimtare, Herakliusi u bë sërish ai sundimtar qejfli, përtac dhe plot epsh, siç ka qenë përpara konfliktit. Kjo tregon sikur fuqia e Zotit ia ngjallur mendjes, trupit dhe shpirtit një vrull dhe hov të ri, për aq vite, që duheshin për përmbushjen e profecisë. Pas përfundimit të profecisë, dëfrimi, përtacia dhe qejfi e kishin vënë sërish në një gjumë të thellë.

Këtë përshkrim e ka shkruar Alama Shibli Numani në historinë e tij.

Në lidhje me mosmarrëveshje mbi kohën e triumfit të Romakëve, Hazret Mirza Bashir Ahmedi r.a. ka dhënë një zgjidhje. Ai argumenton se në disa rrëfime është përcjellë se Bizantinët shënuan fitoren përfundimtare në kohën e marrëveshjes së Hudejbijes, por ky transmetim është kontradiktor me transmetimin në të cilin koha e fitores së Romakëve është përshkruar si lufta e Bedrit. Pra në fakt, koha e fitores së Romakëve është shtrirë nga lufta e Bedrit deri në marrëveshjen e Hudejbijes.

Hazret Kalifi II r.a. shkruan:

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ishte ende në Mekë, kur u përhap lajmi në Arabi se iranianët kanë mundur bizantinët. Mosbesimtarët mekasë shprehën gëzimin mbi këtë lajm, pasi ata dhe iranianët të dy ishin idhujtarë. Ata kujtuan se fitorja e iranianëve është një ogurmirë, dhe kjo tregon se edhe mekasit mund të mbizotërojnë Muhammedin s.a.v.s., por Zoti e njoftoi atë se:

الم ‎﴿﴾‏ غُلِبَتِ الرُّومُ ‎﴿﴾‏ فِي أَدْنَى الْأَرْضِ وَهُم مِّن بَعْدِ غَلَبِهِمْ سَيَغْلِبُونَ ‎﴿﴾‏ فِي بِضْعِ سِنِينَ

Elif. Lam. Mim. (Unë jam Allahu, më i Dijshmi.) U mundën romakët; në një tokë të afërt; dhe pas mundjes së tyre, ata patjetër do të triumfojnë; nga 3 deri në 9 vjet. (Kurani 30:2-5)

Mekasit e pritën këtë profeci me tallje e përbuzje, madje disa prej tyre pranuan të vinin bast për 100 deve nëse bizantinët pas gjithë asaj humbjeje e rënieje do të fuqizoheshin dhe do të triumfonin sërish, në të kundërt Hazret Ebu Bekri do t’u jepte atyre 100 deve. Kjo profeci, në rrethanat e asaj kohe, po dukej gjithnjë më e vështirë dhe çdo mundësi sado e vogël që mund të ngjallte ndonjë shpresë për përmbushjen e saj, tashmë ishte e shuar. Pas humbjes në Siri, ushtria Bizantine vijonte të tërhiqej, derisa ushtritë iraniane pushtuan tokën deri në detin Marmara. Kostandinopoja ishte tashmë plotësisht e shkëputur nga vendet aziatikë që ajo deri më tani sundonte, madje Perandoria e fuqishme Bizantine tashëm ishte zvogëluar në një principatë. Megjithatë, fjala e Zotit duhet të përmbushej dhe ashtu ndodhi.

Në kulmin e dëshpërimit, Sunduesi Romak bëri thirrje për një luftë përfundimtare dhe bashkë me ushtarët e tij, ai doli nga qyteti dhe fushuan në bregdetin aziatike për një ndeshje vendimtare. Në përputhje me fjalët e Kuranit, ndonëse Bizantinët ishin më pak në sasi dhe më të dobët në armatim, mbizotëruan iranianët në fushëbetejë. Ushtria iraniane u zmbraps dhe vazhdoi çuditërisht të tërhiqej derisa u kthye brenda kufijve të saj të mëparshme. Si rrjedhoja e kësaj fushate ushtarake, të gjitha vendet e pushtuara nga Bizantinët në Afrikë dhe Azi, kaluan sërish nën sundimin e tyre.

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:

“Kur Hazret Ebu Bekri r.a. vuri bastë me Ebu Xhehlin dhe u bazua në profecinë e përmendur në Kuranin Famëlartë që:

الم ‎﴿﴾‏ غُلِبَتِ الرُّومُ ‎﴿﴾‏ فِي أَدْنَى الْأَرْضِ وَهُم مِّن بَعْدِ غَلَبِهِمْ سَيَغْلِبُونَ ‎﴿﴾‏ فِي بِضْعِ سِنِينَ

[Elif. Lam. Mim. (Unë jam Allahu, më i Dijshmi.) U mundën romakët; në një tokë të afërt; dhe pas mundjes së tyre, ata patjetër do të triumfojnë; nga 3 deri në 9 vjet. (Kurani 30:2-5)]

Ishte caktuar një afat trevjeçar. Por duke kuptuar përshrikimin e profecisë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. menjëherë veproi me largpamësi dhe e porositi Ebu Bekrin es-Sidikun për të ndryshuar kushtet e basitit. Ai tha se fjalët بِضْعِ سِنِينَ përmbajnë kuptime të fshehura, dhe në përgjithësi nënkupton 9 vjet.”

Pastaj ai shkruan më tej:

“Në kohën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., iranianët në përgjithësi ishin idhujtarë, ndërsa Perandori Romak në atë kohë ishte monoteist, dhe kjo ishte një ndër arsyet përse ai u takua me muslimanët. Ai nuk besonte se Mesihu qenka i biri i Perëndisë. Kur u lexuan para tij vargjet kuranore në të cilat është përshkruar figura e Mesihut, ai u përgjigj se sipas tij, pozita e Jezusit nuk ishte as edhe një grimcë më shumë se sa ka përshkruar Kurani. Në hadithin e përmendur nga Imam Buhariu, gjejmë dëshminë e tij me këto fjalë: ‘Dëshmoj se kjo është e njëjta fjalë, siç e gjejmë në Teurat. Ai nuk gëzon ndonjë fuqi të veçantë përveç asaj se është i dërguari i Zotit’.

Pastaj, zbritën edhe këto ajete:

الم ‎﴿﴾‏ غُلِبَتِ الرُّومُ ‎﴿﴾‏ فِي أَدْنَى الْأَرْضِ وَهُم مِّن بَعْدِ غَلَبِهِمْ سَيَغْلِبُونَ ‎﴿﴾‏ فِي بِضْعِ سِنِينَ ۗ لِلَّهِ الْأَمْرُ مِن قَبْلُ وَمِن بَعْدُ ۚ وَيَوْمَئِذٍ يَفْرَحُ الْمُؤْمِنُونَ ‎﴿﴾‏

Elif.Lam.Mim. (Unë jam Allahu, më i Dijshmi.) U mundën romakët; në një tokë të afërt; dhe pas mundjes së tyre, ata patjetër do të triumfojnë; nga 3 deri në 9 vjet. Sundimi është i Allahut edhe më parë, edhe më pas. Atë ditë do të gëzohen edhe besimtarët (për shkak të fitores së tyre) … (Kurani 30:2-5)

Të krishterët thonë me ironi se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte llogaritur fuqinë e të dyja perandorive, dhe pastaj me zgjuarsi e trilloi këtë profeci. Ne u përgjigjemi se në të njëjtën mënyrë edhe Jezusi i shëronte të sëmurët, duke mjekuar vetëm ata, të cilët i shikonte se mund të përmirësoheshin”.

Këtu Hazret Mesihu i Premtuar a.s. po bën një krahasim dhe i jep përgjigje kritikës së tyre se nëse merret si parim, Jezusi duhet të privohet nga të gjitha mrekullitë e tij. وَيَوْمَئِذٍ يَفْرَحُ الْمُؤْمِنُونَ Atë ditë besimtarët do të ndiejnë dy gëzime, njëri nga fitorja e luftës së Bedrit dhe tjetri nga përmbushja e profecisë rreth romakëve.

Nëse kundërshtari akuzon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte parandierë rezultatin e luftës, ai prapë gabon, sepse as në kohën e Bedrit, rrethanat nuk favorizonin muslimanët. Megjithatë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. mori të dyja këto profeci në të njëjtën kohë”.

Pastaj ai thotë:

“Kurani është mbushur me një sërë profecish, siç është për shembull profecia madhështore rreth Persisë dhe Romës. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte shpallur këtë profeci në kohën kur perandoria zoroastre kishte shënuar fitore në një luftë kundër romakëve, dhe kishte gjithashtu pushtuar një pjesë të tokës së tyre. Idhujtarët e Mekës i panë këto zhvillime si ogurmirë dhe kishin nxjerrë përfundimin se meqë persianët ishin ortakët e tyre në idhujtari, andaj edhe ata do të mbizotërojnë dhe do të nënshtrojnë profetin e tyre, ligji i të cilit i ngjante atij të ithtarëve të Librit.

Në atë kohë, Zoti i Madhërishëm shpalli këtë profeci në Kuranin Famëlartë se Perandoria Bizantine do të triumfonte përfundimisht, dhe meqë kjo profeci fliste rreth romakëve, edhe surja në të cilën gjendej kjo sure u quajt sure er-Rum. Përpos kësaj, meqë idhujtarët arabë e merrnin epërsinë e Perandorisë Zoroastre si ogur për fitoren e tyre ndaj muslimanëve. Prandaj, Allahu i Madhërishëm shpalli një parashkim se ditën kur bizantinët do të shënonin fitore kundër persianëve, edhe muslimanët do të triumufojnë kundër idhujtarëve.

Pikërisht ashtu ndodhi, siç ëshët përhskuar në Kuran:

الم ‎﴿﴾‏ غُلِبَتِ الرُّومُ ‎﴿﴾‏ فِي أَدْنَى الْأَرْضِ وَهُم مِّن بَعْدِ غَلَبِهِمْ سَيَغْلِبُونَ ‎﴿﴾‏ فِي بِضْعِ سِنِينَ ۗ لِلَّهِ الْأَمْرُ مِن قَبْلُ وَمِن بَعْدُ ۚ وَيَوْمَئِذٍ يَفْرَحُ الْمُؤْمِنُونَ ‎﴿﴾‏

Elif.Lam.Mim. (Unë jam Allahu, më i Dijshmi.) U mundën romakët; në një tokë të afërt; dhe pas mundjes së tyre, ata patjetër do të triumfojnë; nga 3 deri në 9 vjet. Sundimi është i Allahut edhe më parë, edhe më pas. Atë ditë do të gëzohen edhe besimtarët (për shkak të fitores së tyre) … (Kurani 30:2-5)

Pikërisht në përputhje me këto fjalë hyjnore, brenda 9 viteve perandoria Bizantine mbizotëroi Perandorinë Irianiane, dhe në të njëjtën ditë edhe muslimanët shënuan fitore të thellë ndaj idhujtarëve. Ishte dita e luftës së Bedrit, në të cilën triumfuan muslimanët.

Shikoni me vëmendje se sa e fuqishme dhe jashtëzakonshme është kjo prfofeci. Kurani shpalli këtë profeci në një kohë, kur gjendja e muslimanëve ishte vetë e rrezikuar, dhe u mungonin mjete apo fuqi për të arritur një fitore të tillë. Duke parë gjendjen e tyre të mjerueshme, kundërshtarët thoshin se grupi i tyre do të shkatërrohej dhe do të zhdukej shumë shpejt. Allahu i Madhërishëm përmendi edhe afatin brenda të cilit do të përmbushej profecia. Përmes fjalëve,  ۚ وَيَوْمَئِذٍ يَفْرَحُ الْمُؤْمِنُونَ Zoti e ktheu këtë parashikim në një profeci të dyfishtë, d.m.th. ditën kur Bizantinët do të festojnë fitoren e tyre, muslimanët gjithashtu do të kremtojnë fitoren e tyre”

Kjo profeci u përmbush fjalë për fjalë në ditën e Bedrit. Nëse në njërën anë, Bizantinët shënuan fitore, në anën tjetër muslimanët gjithashtu u triumfuan.

Namazi i xhenazes

Në fund Huzuri përmendi shkurtimisht rreth jetës së të ndjerit Faras Abdul Vahid i cili ndërroi jetë kohët e fundit në moshën 47 vjeçare. Ina-lillahi ue Inna ilejhi raxhiun

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp