Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Statusi i lartë i Profetit Muhammed s.a.s. në shkrimet e Hazret Mirza Ghulam Ahmedit a.s.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (aba)

Hazret Mirza Masrur Ahmed (aba)

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, kampion i paqes dhe lideri i grupit më të madh të muslimanëve në të gjithë botën që ndjekin një Imam.

Më shumë rreth autorit

Qysh prej kohës kur Mesihu i Premtuaras deklaroi se është Mesih dhe Imam Mehdiu i Premtuar, kundërshtarët dhe të ashtuquajturit dijetarë nisën një fushatë akuzash drejtuar atij, që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Sidoqoftë, ky është zakoni i tyre, nga i cili ata nuk mund të heqin dorë, dhe në këtë mënyrë ata po keqinformojnë muslimanët dhe po përpiqen t’i nxisin ata kundër xhematit.

Akuza e tyre më kryesore, të cilën ata e përdorin për t’i acaruar ndjenjat e muslimanëve është se meazallah Mesihu i Premtuaras ka konsideruar veten më të lartë se i Dërguari i Allahutsas Për t’i arritur qëllimet e tyre, këta dijetarë kanë rënë aq poshtë saqë kalojnë çdo kufi shpifjeje e gënjeshtre dhe pretendojnë se meazallah Mesihu i Premtuaras ka përdorur fjalë të pahijshme për të Dërguarin e Allahutsas, të cilat cenojnë statusin e tij madhështor. Fatkeqësisht, kjo akuzë e rëndë dhe e sajuar ngrihet edhe kundër nesh se meazallah, ne muslimanët ahmedianë besojmë se Mesihu i Premtuaras është më i madh se i Dërguari i Allahutsas. Njerëzit me ndërgjegje të pastër, të cilët lexojnë librat e Mesihut të Premtuaras, apo studiojnë literaturën e xhematit, ose dëgjojnë thëniet e tij, menjëherë e kuptojnë se këto janë gënjeshtra e shpifje të cilat i kanë ngritur këta të ashtuquajturit dijetarë, që në fakt janë sherrxhinj dhe ngatërrimtar.

Tani, do t’ju paraqes disa nga shkrimet e Mesihut të Premtuaras të cilat gjenden në libra të tij të ndryshëm. Ndonëse, është e pamundur të paraqiten të gjitha shkrimet për botëkuptimin e tij rreth statusit madhështor të të Dërguarit të Allahutsas, apo të paraqiten fragmente nga të gjithë librat e tij, megjithatë do t’ju parashtroj disa citate duke u nisur nga koha, kur ai shkroi librin “Brahini Ahmedia” e deri te libri i tij i fundit, të cilin ai e shkroi në fund të jetës së tij. Në këto shkrime hidhet dritë mbi gradën e lartë të të Dërguarit të Allahutsas. Ai shkruan:

“Nën kupën e qiellit, tashmë ekziston vetëm një profet dhe vetëm një libër, pra Muhammed Mustafaisas i cili është më i larti dhe më i miri ndër të gjithë profetët dhe është më i përkryeri dhe më i përsosuri ndër të gjithë të dërguarit e Zotit. Ai është Vula e profetëve dhe më i shkëlqyeri i njerëzimit, ndjekja e të cilit të lidh me Zotin, i zhduk perdet e errësirës dhe shfaq, po në këtë botë, shenjat e shpëtimit të vërtetë. Ndërsa Kurani Famëlartë bazohet në udhëzime të përkryera dhe ndikime të dëlira, dhe nëpërmjet tij përftohen dije dhe njohuri të vërteta. Ai i pastron zemrat nga ndyrësitë njerëzore dhe njeriu duke shpëtuar nga shtresat e injorancës, pakujdesisë dhe dyshimeve, fiton nivelin më të lartë të bindjes”.[1]

Pra, ai bindet plotësisht dhe u qëndron besnik plotfuqishmërisë së Zotit, statusit madhor të të Dërguarit të Allahutsas, njëshmërisë së Allahut dhe madhështisë së Kuranit Famëlartë si dhe faktit se ai është fjala absolute e Allahut të Lartësuar, e cila iu zbrit Profetit Muhammed sas. Pastaj Mesihu i Premtuaras shkruan po në librin Brahin-e-Ahmedia:

“Unë jam prej shërbëtorëve më të përulur të atij Profeti madhështor, i cili është prijësi i të gjithë të dërguarve dhe krenaria e tyre.”[2]

Në librin e tij “Surma’e Çashme Arije” të vitit 1886, duke përshkruar statusin e Profetitsas, ai shkruan:

“Me të vërtetë, shpallja hyjnore është ajo pasqyrë në të cilën shfaqet fytyra e atributeve të përsosura të Zotit të Lartësuar, në përputhje me dëlirësinë shpirtërore të profetit, të cilit i zbritet ajo”.

Domethënë atributet e Allahut shfaqen sipas nivelit të pastërtisë shpirtërore të atij profeti, të cilit i zbret ajo shpallje. Pastaj thotë:

“Meqë i Dërguari i Allahutsas për shkak të çiltërsisë së tij shpirtërore dhe dëlirësisë së brendshme, druajtjes dhe integritetit moral, vërtetësisë dhe sinqeritetit, mbështetjes, besnikërisë dhe dashurisë së tij ndaj Zotit me të gjitha dimensionet e saj, i tejkalonte të gjithë të dërguarit e tjerë të Zotit, dhe ishte më i shkëlqyeri, më i larti, më i përsosuri, më i ngrituri, më i kthjellëti dhe më i dëliri, andaj Zoti xh.sh. ia dhuroi aromën e cilësive më të veçanta. Zemra dhe shpirti i tij meqë ishin më të pastër, më të çiltër, më të sinqertë dhe më të ndritur sesa shpirtrat e të gjithë të parëve apo të mëvonshmëve, u bënë të denjë për zbritjen e asaj shpalljeje, e cila duke qenë më e fuqishme, më e përsosur, më e lartë dhe më e përkryer sesa shpalljet e të gjithë të tjerëve, u bë një pasqyrë e kthjellët dhe e gjerë për shfaqjen e atributeve hyjnore”.[3]

Ai në librin e tij “Todih Meram” (1891) duke trajtuar shkallën më të lartë të shpalljes hyjnore, shkruan:

“Këtë shkallë (pra të shfaqjes së shpalljes së përsosur) e ka arritur vetëm një njeri në botë, i cili është njeriu i përsosur. Tek ai njerëzia ka arritur nivelin më të lartë, dhe aftësitë njerëzore arrijnë përsosmërinë. Me të vërtetë ai është pika më e lartë e boshtit vertikal të zhvillimit shpirtëror, i cili përbën kufirin përfundimtar të të gjitha shkallëve të lartësisë. Dora e urtësisë hyjnore nisi dukurinë e krijimit përmes krijesës më të ulët dhe më të rëndomtë dhe pastaj e çoi atë te niveli i saj më epror, emri i të cilit është Muhammedsas që do të thotë më i lavdëruari, ose pasqyrim i virtyteve më të larta. Pra, ashtu siç ky Profet në aspektin njerëzor gëzonte statusin më epror dhe më madhështor, po ashtu edhe së jashtmi ai mori shpalljen e shkallës më të lartë dhe arriti nivelin më të ngritur të dashurisë. Ky nivel është aq i lartë saqë as unë dhe as Mesihu (Isai biri i Merjemes) nuk mund të arrijmë në atë shkallë”.[4]

Pastaj duke ilustruar nivelin e të Dërguarit të Allahutsas, Mesihu i Premtuaras shkruan në librin e tij “A’ine Kamalati Islam”:

“Ajo dritë e shkallës së lartë që iu dha njeriut, pra Njeriut të Përsosur, nuk ishte as në engjëjt, as në yjet, as në hënë e as në diell, ajo nuk ishte në thellësitë e oqeaneve dhe as në lumenjtë, as në rubin dhe as në smerald, as në safir e as në margaritar, me pak fjalë ajo nuk gjendej në asnjë gjë të Tokës e apo të qiellit. Por kjo dritë gjendej vetëm në Njeriun më të Përsosur, pra te shëmbëlltyra më e përkryer, më e përsosur, më e lartë dhe më e çmuar e njeriut, dhe ai ishte udhëheqësi ynë, padroni ynë, prijësi i të gjithë profetëve dhe lideri i të gjithë njerëzve Muhammed el-Mustafai sel-lAllahu alejhi uesel-lem. Pra, ajo dritë iu dhurua atij njeriu, dhe sipas gradave edhe atyre që i ngjajnë atij. Fjala amanet nënkupton të gjitha fuqitë, mençurinë, njohurinë, zemrën, shpirtin, vetëdijen, druajtjen, dashurinë, nderin, dhe madhështinë të atij njeriu të përsosur si dhe të gjitha dhuntitë shpirtërore dhe fizike që Zoti i Lartësuar ia dhuroi atij. Ndërsa Njeriu i Përsosur (d.m.th. i Dërguari i Allahutsas) në përputhje me ajetin

إِنَّ اللَّـهَ يَأْمُرُكُمْ أَن تُؤَدُّوا الْأَمَانَاتِ إِلَىٰ أَهْلِهَا

Ia kthen Zotit këtë amanet pra i përkushtohet Atij duke u sakrifikuar për të).[5]

Çfarë do të thotë t’i kthehen amanete Allahut? Pra, ajo nënkupton kur njeriu sakrifikon gjithçka për hir të Zotit, duke ia dedikuar gjithë jetën misionit të Zotit. Pra, të përkushtohet plotësisht në përhapjen e fesë, në adhurimin e Zotit dhe në përmbushjen e të drejtave të Tij sipas urdhrit të Tij. Pastaj thotë:

“Siç ne e kemi shtjelluar edhe në temën e vërtetësisë së Islamit se këto tipare në mënyrën më madhështore e më të përkryer përputheshin me karakterin e prijësit dhe mësuesit tonë të vërtetë Muhammed Mustafasë sas ashtu si edhe Kurani Famëlartë deklaron:

قُلْ إِنَّنِي هَدَانِي رَبِّي إِلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ دِينًا قِيَمًا مِّلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا ۚ وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ ﴿﴾ قُلْ إِنَّ صَلَاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّـهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ﴿﴾ لَا شَرِيكَ لَهُ ۖ وَبِذَٰلِكَ أُمِرْتُ وَأَنَا أَوَّلُ الْمُسْلِمِينَ ﴿﴾ (6:163-164) وَأَنَّ هَـٰذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ ۖ وَلَا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ۚ ذَٰلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ﴿﴾(6:154) قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّـهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّـهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَاللَّـهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ ﴿﴾ (3:32)  فَقُلْ أَسْلَمْتُ وَجْهِيَ لِلَّـهِ وَمَنِ اتَّبَعَنِ ۗ (3:21) وَأُمِرْتُ أَنْ أُسْلِمَ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ ﴿﴾ (40:67)

d.m.th. thuaju se falja ime, mundimet e mia në adhurim, sakrificat e mia, jeta ime dhe vdekja ime të gjitha janë për hir të Allahut, i Cili është Zoti i botëve dhe nuk ka partner. Unë jam urdhëruar për këtë dhe jam i pari prej atyre që nënshtrohen, pra qysh në krye të herës e deri në fund, askush nuk mund të më ngjajë mua në përkushtimin ndaj Zotit”.[6]

Në librin “Nurul Hak” të vitit 1894, ai shkruan:

“طُوْبیٰ لِلَّذِیْ قَامَ لِاِعْلَآئِ کَلِمَۃِ الدِّیْنِ وَنَھَضَ یَسْتَقْرِی طُرُقَ مَرْضَاۃِ اللّٰہِ النَّصِیْرِ الْمُعِیْن۔بِسْمِ اللّٰہِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِیْمِ۔ اَلْحَمْدُ لِلّٰہِ رَبِّ الْعَالَمِیْن۔ وَالصَّلوٰۃُ وَالسَّلَامُ عَلیٰ سَیِّدِ رُسُلِہٖ۔

Qoftë i bekuar ai që ngrihet në mbështetje të besimit duke kërkuar rrugët e pëlqimit hyjnor. Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Të gjitha lavdërimet janë të Allahut, i Cili është Zoti i të gjitha botëve dhe selavatet dhe paqja qofshin mbi prijësin e të dërguarve të Tij”.[7]

Pastaj në 1894, ai shkroi librin “Etmamul Huxh-xhah” në të cilin thotë:

“Ai njeri, i cili ishte më i përsosuri (…) dhe profeti i përsosur, që erdhi me bekime të plota dhe shkaktoi ripërtëritjen shpirtërore dhe kështu u shfaq kiameti i parë në botë, ardhja e të cilit ringjalli një botë të tërë të vdekur, ishte Profeti i bekuar, vula e të gjithë profetëve, prijësi i të dëlirëve, vula e të dërguarve, krenaria e të gjithë pejgamberëve Muhamed Mustafaisas. O i dashuri Zot! Dërgoji këtij profeti të dashur ato selavate dhe mëshirë, të cilat nuk ia ke dërguar askujt tjetër, qysh prej fillimit të kësaj dynjaje. Po të mos vinte ky Profet madhështor në botë, nuk do të kishim asnjë argument për vërtetësinë e profetëve të vegjël siç ishin Junusi, Ejubi, Isai biri i Merjemes, Malaki, Jahja, Zekeria etj. ndonëse që të gjithë ishin të dashurit e Zotit. Kjo është mirësia e këtij Profeti se edhe këta njerëz u konsideruan të vërtetë në botë.

اَللّٰھُمَّ صَلِّ وَسَلِّمْ وَ بَارِکْ عَلَیْہِ وَ اٰلِہٖ وَ اَصْحَابِہٖ اَجْمَعِیْنَ وَ اٰخِرُ دَعْوَانَا اَنِ الْحَمْدُ لِلّٰہِ رَبِّ الْعَلَمِیْنَ. [8]

Në vitin 1895 Mesihu i Premtuar a.s. botoi librin “Arija Darm” në të cilin shkroi:

“Kundërshtarët tanë në fe, duke u mbështetur në rrëfime të pabaza dhe tregime të pavërteta, të cilat nuk bazohen absolutisht në librat tonë të mirëfilltë dhe të njohur, përkundrazi janë shpifjet e hipokritëve, na lëndojnë zemrat, dhe tentojnë të çnderojnë prijësin dhe Profetin tonë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, madje duke përdorur edhe fjalë të pahijshme dhe duke u besuar atyre gjërave që nuk kanë asnjë gjurmë në librat tanë autentikë. Çfarë mund të jetë më prekëse për ndjenjat tona, sesa parashtrimi i disa gënjeshtrave dhe duke tentuar të njollosin prijësin madhor Muhammed Mustafainsas duke e akuzuar (meazallah) për imoralitet, edhe pse pas të gjitha hulumtimeve dhe studimeve të mia, e konsideroj të pastër nga të gjitha gënjeshtrat dhe e besoj si prijës të të dëlirëve, lindur nga barku i një gruaje. Ne e njohim si vulë e të gjithë të dërguarve, sepse të gjitha cilësitë e profetizmit dhe të gjitha dëlirësitë arrijnë përsosmërinë në qenien e tij”.[9]

Në librin e tij titulluar “Siraxhi Munir” të botuar në vitin 1897, ai përshkruan të Dërguarin e Allahut sas në këtë mënyrë:

“Kur shohim me paanshmëri dhe drejtësi vargun e gjatë të profetëve, gjejmë vetëm një burrë që gjendet në shkallën më të lartë, si profet i gjallë dhe i pëlqyeri i shkëlqyeshëm i Zotit, pra ai është prijësi i të gjithë të dërguarve, krenaria dhe kurora e të gjithë profetëve, emri i të cilit është Muhamed Mustafa dhe Ahmed Muxhtebasas, ndjekja e të cilit për dhjetë ditë dhuron atë dritë që nuk mund të përftohej edhe për një mijë vjet”.[10]

Pastaj në librin e tij “Kitabul Berijje” botuar në 1898, ai shkruan:

“Shenjat dhe mrekullitë e të Dërguarit të Allahutsas janë të dyllojta. Së pari janë ato që u shfaqën me anë të fjalës, veprës apo lutjes së tij, dhe shenjat e këtilla janë afërsisht tre mijë. Së dyti janë ato që manifestohen vazhdimisht përmes umetit të tij dhe mund të llogariten të jenë rreth qindra mijëra dhe nuk ka pasur asnjë shekull, në të cilin të mos jenë shfaqur ato mrekulli. Në këtë kohë Zoti i Lartësuar po manifeston këto shenja, që asnjëherë nuk janë ndërprerë, nëpërmjet meje. Ne dimë se Profeti më madhor dhe më i pëlqyer i Allahut është i dashuri ynë Muhammed Mustafaisas, sepse popujt e të dërguarve të tjerë gjenden në errësirë dhe ata nuk kanë asgjë përveç historive dhe tregimeve të së kaluarës, ndërsa ky umet gëzon gjithmonë shenja të freskëta prej Zotit të Lartësuar. Andaj, mjaft robër të këtij umeti kanë një besim aq të thellë te Zoti, sikur ata e shohin Atë, ndërsa te popujt e tjerë shkalla e bindjes ndaj Zotit nuk është aspak e tillë. Për këtë arsye, dëshmia që vetëm Islami është feja e vërtetë dhe e drejtë buron nga shpirti ynë. Nuk kemi parë asgjë nga Isaias dhe po të mos dëshmonte Kurani Famëlartë për vërtetësinë e tij, nuk do të na mbetej neve apo edhe ndonjë studiuesi tjetër asnjë mundësi që ta pranonim atë si një profet të vërtetë prej Zotit, sepse kur besimit nuk i mbetet asgjë përveç historive dhe tregimeve, atëherë nuk është e mundur të vërtetohet sinqeriteti i tyre vetëm në bazë të tyre. Arsyeja është se historitë qindravjeçare mbajnë edhe elementin e sajimit, madje dyshimi i trillimit të tyre është më i madh sepse bota ka më shumë shpifje e gënjeshtra, andaj si mund t’i besojmë këto histori me bindje të plotë, si ngjarje të vërteta. Ndërsa mrekullitë e Profetit tonësas nuk janë veç histori dhe tregime, madje edhe pasuesit e tij duke ndjekur gjurmët e këtij profeti, përftojnë këto mrekulli. Prandaj, me anë të shqyrtimit dhe hulumtimit mund të arrijmë në shkallën më të lartë të bindjes. Pra, madhështia e këtij Profeti të përsosur dhe të shenjtë është aq mahnitëse saqë profetizmi i tij do t’u manifestojë shenja të freskëta kërkimtarëve të së vërtetës. Edhe ne me bekimin e këtyre shenjave të vijueshme, mund t’i arrijmë shkallët e larta shpirtërore, aq sikur e shohim edhe Zotin me sytë tanë. Pra në këtë mënyrë, feja e vërtetë dhe profeti i vërtetë mund të jenë ata, të cilët në çdo kohë japin frutat e vërtetësisë së tyre. Ky nuk është zakoni i njerëzve të mençur, të besojnë verbërisht në histori të së kaluarës, të cilat mund të kenë mijëra sajesa dhe fantazi. Në këtë mënyrë qindra njerëz janë ngritur në lartësinë e Zotit dhe mijëra persona të vdekur edhe sot besohen sikur kanë fuqi për të bërë mrekulli. Por, vetëm ai mund të jetë i vërtetë në këtë lëmi, burimi i mrekullive të të cilit të jetë i pashtershëm dhe i këtillë është Prijësi ynë Profeti i dashur Muhammedisas Zoti i Madhërishëm në çdo kohë ka dërguar persona që shpërfaq shenjat e këtij Profeti fisnik e madhor, ndërsa në këtë periudhë Ai më ka dërguar mua me titullin Mesih i Premtuar. Shikoni, qielli po shfaq shenja të qarta, dhe po manifestohen mrekulli të llojllojshme. Çdo njeri, qoftë i krishterë, hebre apo arije që kërkon të vërtetën, mund të bëhet dëshmitar i këtyre mrekullive, nëse pranon të qëndrojë pranë nesh. Këto janë bekimet e të Dërguarit tonësas.[11]

Mesihu i Premtuaras në numrin e parë të revistës “Erbe’īn”, të botuar në 1900 shkruan:

“Unë ju them sinqerisht se në këtë botë ka jetuar vetëm një njeri i përsosur, përmbushja e profecive, pranimi i lutjeve dhe shfaqja e mrekullive të ndryshme prej tij është një fakt i qartë, i cili me anë të ndjekësve të tij të sinqertë, i ngjan një lumi të rrëmbyeshëm. Përveç Islamit, cila është ajo fe dhe ku gjendet ajo që gëzon këto cilësi dhe këtë forcë, dhe cilët janë ata njerëz dhe ku jetojnë ata, që mund të ballafaqohen me bekimet dhe shenjat e Islamit”.[12]

Pastaj te libri “Varka e Nuhut” i botuar në 1902, ai shkruan:

“Për njerëzimin, nuk ekziston asnjë libër mbi sipërfaqen e tokës përveç Kuranit dhe bota nuk ka asnjë profet e ndërmjetës përveç Muhammed el-Mustafait savs. Prandaj, mundohuni të ushqeni një dashuri të sinqertë për këtë Profet të mrekullueshëm e madhështor dhe mos i jepni askujt epërsi mbi të me qëllim që të konsideroheni të shpëtuar në qiell. Mbajeni mend se shpëtimi nuk është diçka që vjen pas vdekjes. Por shpëtimi i vërtetë është ai që lëshon shkëlqimin e tij po në këtë botë. Kush është i shpëtuar? Ai që është i bindur se Zoti është i Vërtetë, dhe Muhammedi sas është ndërmjetës midis Atij dhe krijesës. Nuk ka asnjë profet nën kupën e qiellit që i baraspeshohet atij, dhe nuk ka asnjë libër si Kuran, madje Zoti nuk deshi për askënd të gëzonte përjetësi, por ky Profet fisnik është i gjallë për gjithmonë”.[13]

Mesihu i Premtuaras në librin “Nesim Da’uet” shkruan:

“Shpirti im dhe çdo grimcë e qenies sime bie në sexhde për atë Zot të Plotfuqishëm, të Vërtetë dhe të përsosur, me lejen e të cilit u krijua çdo shpirt, çdo farë krijesash bashkë me fuqitë e tyre, çdo qenie ekziston fal ekzistencës së Tij, dhe asgjë nuk qëndron përtej njohurisë së Tij, apo fuqisë së Tij. U bëfshin qindra mijëra selavate dhe përshëndetje, mëshira dhe bekime mbi atë Profet Fisnik nëpërmjet të cilit, ne e gjetëm Zotin e Gjallë, i cili jep dëshmi për qenien e Tij duke komunikuar me ne, dhe me anë të shenjave të jashtëzakonshme na tregon fytyrën e ndritshme të atributeve të Tij të përhershme dhe të përsosura. Pra, ne gjetëm atë Profet, të cilin na e tregoi vetë Zoti, dhe zbuluam atë Zot, i Cili me anë të fuqisë së Tij të plotë ka krijuar çdo gjë. Fuqia e Tij ka një madhështi të papërshkrueshme, pa të cilën nuk mund të krijohej asnjë send, dhe asgjë nuk mund të ekzistonte pa pasur mbështetjen e Tij. Ai, Zoti ynë posedon bekime të pashtershme, fuqi të pallogaritshme, bukuri të papërshkrueshme dhe mirësi të paimagjinueshme, dhe nuk ka Zot tjetër përveç atij”.[14]

Pra, ai që na njohu me një Zot të tillë, nuk ishte askush tjetër përveç Muhammedit sas Pastaj në shkrimin e tij, i titulluar “Lekçar Sijalkot” i cili u botua në 1903, ai skruan:

“Të gjitha devijimet që u shfaqën në këto besime, të cilat nuk vlejnë as për t’u përmendur, dhe të cilat i kundërvihen pastërtisë njerëzore, të gjitha këto janë shenja që lypin nevojën e Islamit. Çdo njeri i arsyeshëm duhet të pranojë se para ardhjes së Islamit, të gjitha fetë ishin korruptuar plotësisht dhe kishin humbur aspektin shpirtëror. Pra, Profeti ynë sas ishte një reformator i madh për përhapjen e së vërtetës, i cili rivendosi sinqeritetin e zhdukur. Asnjëri nga vargu i profetëve, nuk mund të barazohet me të Dërguarin e Allahut sas në këtë aspekt. Ai e gjeti botën të zhytur në një terr, ndërsa ardhja e tij e shndërroi këtë errësirë në dritë. Para se të ndahej nga jeta, populli i tij kishte flakur petkun e idhujtarisë dhe kishte përvetësuar konceptin e njëshmërisë së Zotit. Madje, jo vetëm kaq, ata fituan shkallët e larta shpirtërore, dhe realizuan ato vepra të çmueshme të sinqeritetit, besnikërisë dhe bindjes, shembulli i të cilave nuk mund të gjendet në asnjë vend tjetër të botës. Një sukses të tillë dhe fitore aq të thellë, nuk e arriti asnjë profet tjetër përveç të Dërguarit të Allahutsas.

Ky është një argument i madh në mbështetje të profetizmit të Muhammedit sas, se ai erdhi në një periudhë kur bota ishte fundosur në një errësirë totale, dhe vetvetiu kërkonte ardhjen e një reformatori të madh, e pastaj ai ndërroi jetë në një kohë kur miliona njerëz duke hequr dorë nga idhujtaria, iu bindën teuhidit dhe ndoqën rrugën e drejtë. Me të vërtetë, kjo reformë rrënjësore ishte posaçërisht merita e të Dërguarit të Allahut sas, i cili ia mësoi një populli barbar, me tipare shtazore etikën njerëzore apo thënë ndryshe ai i shndërroi kafshët e egra në njerëz, e mandej nga njerëz i bëri njerëz të edukuar, dhe pastaj nga njerëz të edukuar i bëri njerëz të Zotit, dhe u dha frymën shpirtërore e i lidhi ata me Zotin e vërtetë. Ata u flijuan në rrugën e Zotit si bagëti, u shkelën e nëpërkëmbën si milingona, por kurrë nuk lanë t’u dobësohej besimi, madje me daljen e çdo vështirësie, ata veç hodhën hapa përpara. Pra, padyshim i Dërguari i Allahut sas ishte Ademi i dytë për sa i përket vendosjes së spiritualitetit, madje ai ishte Ademi i vërtetë, përmes të cilit madje fal të cilit cilësitë njerëzore arritën përsosmërinë e tyre, dhe të gjitha forcat e së mirës u angazhuan në veprimtarinë e tyre dhe asnjë aspekt i natyrës njerëzore nuk mbeti i privuar. Pra, profetizmi arriti shkallën më të lartë në qenien e të Dërguarit të Allahut sas jo vetëm për shkak të ndikimit të asaj kohe, por edhe sepse të gjitha cilësitë dhe vetitë e profetizmit arritën pikën më të lartë në qenien e Profetit sas, si dhe duke qenë pasqyrimi më i përsosur i atributeve hyjnore, ligji që solli ai mbartte njësoj vetitë e madhështisë dhe hijeshisë. Po ashtu edhe dy emrat e tij Muhammed dhe Ahmed sas kanë pikërisht këtë qëllim, dhe pejgamberllëku i tij është i përgjithshëm dhe qysh prej fillimit është për mbarë botën dhe nuk mban asnjë grimcë kufizimi apo koprracie”.[15]

Mesihu i Premtuar as shkruan në librin “Brahine Ahmedia” vëll. V, i cili u botua në 1905:

“Mijëra e mijëra falënderime Zotit të Madhërishëm i Cili na dhuroi një fe të tillë, që është një mjet i tillë i njohjes dhe druajtjes së Zotit, shembulli i së cilës nuk mund të gjendet në asnjë kohë. Po kështu mijëra e mijëra selavate atij Profeti Fisnik sas nëpërmjet të cilit, ne hyjmë në këtë besim të pastër dhe mijëra e mijëra paqe sehabëve të këtij Profeti të dashur sas të cilët ujitën këtë kopsht me gjakun e tyre”.[16]

Mesihu i Premtuar as po në këtë libër shkruan:

“Nuhuas kishte po atë mirësi, ndaj Zoti e mbështeti aq fuqimisht saqë shkatërroi të gjithë kundërshtarët e tij me anë të ndëshkimit me ujë (përmbytje). Pastaj edhe Musai gjithashtu erdhi me të njëjtën bukuri shpirtërore, i cili hoqi vuajtje nga Faraoni për disa ditë, por në fund, e shkatërroi atë. Pas gjithë atyre, erdhi Prijësi i profetëve, Muhammed Mustafai paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me një bukuri madhështore , e cila mund të përshkruhet me një ajet kuranor se

ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ ﴿﴾ فَكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ أَوْ أَدْنَىٰ﴿﴾

Pastaj ai Profet iu afrua Zotit, dhe mandej iu afrua krijesës dhe në këtë mënyrë përmbushi të dyja të drejtat. Të drejtat e Allahut dhe të drejtat e krijesës. Ai shfaqi të dyja bukuritë shpirtërore dhe u bë si fill i fortë midis dy harqeve, d.m.th. qenia e tij i ngjante asaj vije qendrore që gjendet midis dy harqeve. Njerëzit e lig dhe të verbër (shpirtërisht) nuk arritën ta shikonin këtë bukuri. Ashtu sikur Allahu thotë:

یَنْظُرُوْنَ اِلَیْکَ وَھُمْ لَا یُبْصِرُوْنَ

d.m.th. ata shohin ndaj teje, por nuk dallojnë asgjë (Kurani Famëlartë 7:199). Përfundimisht, të gjithë të verbrit u shkatërruan”.[17]

Në “Hakīkatul Uehi” librin e tij të botuar në 1907, Mesihu i Premtuaras shkruan:

“Unë gjithmonë e shikoj i mahnitur këtë Profet arab, emri i të cilit është Muhammed (mijëra e mijëra selavate e selame qofshin mbi të). Sa i lartë është statusi i tij! Nuk mund të arrihet skaji i pozitës së tij të lartë dhe nuk është në aftësinë njerëzore që të perceptojë fuqinë e ndikimit të tij shpirtëror. Mjerisht, bota nuk arriti të njihte pozitën e tij ashtu siç i duhej. Ai është trimi që rivendosi teuhidin e Allahut (njëjësinë e Tij) në botë, që prej kohësh ishte zhdukur. Ai iu përkushtua Zotit me dashurinë më të skajshme ndërsa shpirti i tij u shkri pas njerëzimit nga dhembshuria. Prandaj, Allahu, që dinte mirë të fshehtën e zemrës së tij, i dha epërsi mbi të gjithë profetët, të parët dhe të mëpastajshmit dhe ia përmbushi të gjitha dëshirat e tij në këtë jetë. Vetëm ai është burimi i çdo mirësie, ndërsa, personi që pretendon për ndonjë epërsi që ka, por nuk pohon mirësinë e Profetitsas, ai nuk është njeri por është pjellë e djallit, sepse çelësi i çdo epërsie dhe thesari i çdo urtësie i janë dhënë atij. Ai që nuk i afrohet pragut të tij është i humbur përjetësisht. Çfarë jemi ne dhe ç’është rëndësia jonë? Do të jemi mosmirënjohës ndaj këtij bekimi nëse nuk pohojmë se njëjësinë e vërtetë e kemi gjetur përmes këtij profeti. Njohjen e Zotit të Gjallë e fituam nëpërmjet këtij Profeti të Përsosur dhe dritës së tij. Nderi i madh i komunikimit me Zotin tonë, përmes të cilit ne e shikojmë fytyrën e Tij, na u dha përmes këtij Profeti Madhështor. Rrezet e këtij dielli të hidajetit (udhës) bien mbi mua si dritë dhe ne do të mbetemi të ndriçuar për aq sa qëndrojmë përpara saj”.[18]

Pastaj, ai shkruan po në këtë libër:

“Qëllimi im nga i gjithë ky shpjegim është se Allahu i Lartësuar e ka kushtëzuar edhe dashurinë e tij me njeriun me kriterin që t’i nënshtrohet të Dërguarit të Tij sas Unë kam gjithashtu përvojën personale se nënshtrimi i të Dërguarit të Allahut sas me sinqeritet dhe besnikëria ndaj tij, e bën njeriun të dashurin e Zotit. Kjo ndodh në këtë mënyrë që Zoti i ngjall njeriut një brengë për dashurinë hyjnore. Njeriu i tillë dalëngadalë ftohet nga të gjitha sendet materiale dhe i përkulet Zotit. Dëshira dhe besnikëria e tij, tashmë i mbeten vetëm Zotit. Në këtë shkallë dashuria e Zotit i shfaqet në mënyrë të posaçme, dhe duke e përsosur me të gjitha elementet e dashurisë dhe përmallimit, e tërheq atë drejt vetes me një ndjenjë të fuqishme. Atëherë ai mbizotëron dëshirat e tij vetjake dhe në këtë pikë, praktika e jashtëzakonshme e Zotit të Lartësuar shfaqet si shenjë në mbështetje dhe përkrahje të tij, por këtë e gëzojnë vetëm ata që e duan të Dërguarin e Allahut sas”.[19]

Pastaj, ai shkruan në Hakikatul Uehi:

“Unë kam fituar, jo nga aftësia ime, por nga mëshira e Zotit, pjesë nga kjo dhunti e plotë që u ishte dhënë të dërguarve, profetëve dhe robërve të zgjedhur të Zotit. Unë nuk kisha mundësi ta fitoja këtë dhunti, nëse nuk do të kisha ndjekur gjurmët e prijësit dhe të dashurit tim, krenarinë e të gjithë profetëve, dhe më të mirin e krijesës, Muhammed Mustafain sel-lallahu alejhi ue-sel-lem. Gjithçka që kam arritur, është falë nënshtrimit ndaj tij. Unë e di me dije të plotë e të vërtetë, se askush nuk mund të arrijë Zotin apo të gëzojë pjesë nga njohja e Tij e përsosur, derisa nuk e ndjek këtë Profet sas Dua të tregoj edhe se cila është ajo dukuri që ngjallet në shpirt më së pari, nëse njeriu i nënshtrohet plotësisht të Dërguarit të Allahut sas Të dini, se ajo është zemra e çiltër, pra dashuria e kësaj dynjaje vetvetiu del prej saj, dhe ajo kërkon një kënaqësi të pashtershme dhe të përhershme. Pastaj, për shkak të zemrës së çiltër, ai fiton një dashuri të përsosur e të çiltër me Zotin e Lartësuar. Njeriu gëzon të gjitha këto bekime si trashëgimi pas nënshtrimit ndaj të Dërguarit të Allahutsas. Allahu vetë ka deklaruar:

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّـهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّـهُ   (Kurani Famëlartë 3:32)

d.m.th. Thuaj: nëse ju e doni Zotin, atëherë binduni ndaj meje, dhe kështu edhe Zoti do t’ju dojë”.[20]

Mesihu i Premtuar as shkruan në librin e tij “Çashmai M’arifet” në vitin 1908:

“Kanë kaluar miliona njerëz në këtë botë me ndërgjegje të pastër dhe natyrë të çiltër dhe sigurisht do të jenë edhe në të ardhmen, por ne e kemi gjetur më të mirin, më të shkëlqyerin dhe më madhështorin prej tyre pikërisht këtë rob të Zotit që quhet Muhammedsas.

إِنَّ اللَّـهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ ۚ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا ﴿﴾  (Kurani Famëlartë 33:57)

Duke mënjanuar përmendjen e atyre figurave, të cilët Kurani Famëlartë nuk i ka trajtuar me hollësi, dua të shpreh mendimin tim vetëm për ata profetë, si Hazret Musai as, Hazret Daudi as, Hazret Isai as dhe të dërguar të tjerë, emrat e të cilëve gjenden në Kuran, se betohem në emër të Zotit se po të mos kishte ardhur i Dërguari i Allahut sas në këtë botë, dhe po të mos zbriste Kurani Famëlartë, dhe këto bekime të mos i kishim parë me sytë tanë, çështja e vërtetësisë së profetëve të mëparshëm do të mbetej e dyshimtë për ne. Kjo sepse nuk mund të nxjerrim fakte nga tregime, madje ka të ngjarë që ato tregime të mos jenë të vërteta. Mundet se të gjitha mrekullitë që u atribuohen atyre profetëve, të jenë vetëm ekzagjerime, derisa nuk kemi asnjë provë për ta vërtetuar këtë. Madje, as qenia e Zotit nuk shfaqet e qartë në libra të lashtë dhe sigurisht nuk mund të kuptojmë se Zoti mund të komunikojë me njeriun. Ndërsa me ardhjen e të Dërguarit të Allahut sas, të gjitha këto tregime morën vulën e vërtetimit. Tani, jo vetëm si fjalë por si një përjetim, kemi kuptuar se çfarë do të thotë shpallja e Zotit, si shfaqen shenjat e Tij dhe si pranohen lutjet. Ne i fituam këto bekime duke ndjekur gjurmët e të Dërguarit të Allahutsas. Ne gjithashtu dëshmuam ato që popujt e tjerë paraqesin si tregime. Pra, ne kemi kapur dorën e atij Profeti sas i cili është tregues ndaj Zotit. Dikush ka thurur një varg të bukur (në Urdu):

محمد عربی بادشاہ  ہر دوسرا کرے ہے روح قدس جس کے در کی دربانی
اسے خدا تو نہیں کہہ سکوں پہ کہتا ہوں کہ اس کی مرتبہ دانی میں ہے خدا دانی

Muhammed Arabi është mbreti i të dy botëve dhe shpirti i shenjtë bën rojë te pragu i tij. Atë nuk mund ta quaj zot, por mund të them se me njohjen e madhështisë së tij përftohet njohja e Zotit.

Si t’i shprehim mirënjohje Zotit, i Cili na mundësoi ndjekjen e atij Profeti, që shërben si diell për shpirtrat fisnikë, ashtu sikur kemi diellin për trupat tonë. Ai u shfaq kur pushtonte errësira gjithkund, dhe me anë të dritës së tij, ndriçoi gjithë botën. Ai as nuk u lodh e as nuk u kapit derisa nuk e çliroi gjithë arabinë nga shirku. Ai është vet argument për vërtetësinë e tij, sepse drita e tij është e pranishme në çdo kohë, bindja e nënshtrimi ndaj tij e dëlirëson njeriun ashtu sikur uji i pastër i lumit heq njollat e rrobës. A ka njeri, që të ketë ardhur tek unë me sinqeritet, dhe mos të ketë dëshmuar këtë shkëlqim, të ketë trokitur në këtë derë dhe atij t’i mos jetë çelur ajo. Por, mjerisht shumëkush nga njerëzit duan jetën e ndyrë dhe nuk duan që të hyjë shkëlqim brenda tyre”.[21]

Pastaj, ai po në këtë libër “Çashmai M’arifet” shkruan:

“Tani duhet të mendojmë se këtë nder, këtë madhështi, këtë popullaritet, këtë shkëlqim, mijëra shenja qiellore, dhe mijëra bekime hyjnore, a mund t’i gëzojë ato edhe ndonjë gënjeshtar? Ne jemi krenarë se po ecim pas atij Profeti as, i cili është i bekuar nga Zoti. Ndonëse ai nuk është zot, por nëpërmjet tij kemi dëshmuar Zotin e vërtetë. Besimi që na ka lënë ai, është pasqyra e atributeve të Zotit. Po të mos ishte Islami, do të ishte e pamundur të kuptonim se çfarë është pejgamberllëku? A janë të mundshme mrekullitë dhe a janë brenda ligjeve të Zotit? Vetëm mirësia e pashtershme e këtij Profeti ka zgjidhur këtë mesele dhe falë tij, ne nuk jemi si ata popuj që tregojnë vetëm tregime të së kaluarës, përkundrazi drita e Zotit dhe mbështetja e tij fuqishme qiellore na shoqëron gjithkund. Ne nuk jemi të aftë as edhe për të përmbushur siç duhet falenderimin, sepse Ai Zot i cili është i fshehur për të tjerët, dhe ajo forcë e padukshme që gjendet mbrapa shtresave të fshehtësisë, po ai Zot është manifestuar për ne nëpërmjet këtij Profeti Fisnik sas”.[22]

Pra, dijetarët e ashtuquajtur muslimanë ankohen se përse Allahu i Madhërishëm e bekoi Mesihun e Premtuar as me komunikim falë nënshtrimit dhe besnikërisë së tij ndaj të Dërguarit të Allahut sas Përse Allahu iu drejtua atij dhe ia dhuroi afërsinë e Tij. Nëse bekimet e të Dërguarit të Allahut sas janë ndërprerë, atëherë për këtë përgjegjësi nuk mban as Mesihu i Premtuar as e as xhemati i tij, por këta të ashtuquajturit dijetarë. Si mund të pranojmë se meazallah, fuqitë dhe atributet e Allahut të Lartësuar qenkan kufizuar? Nëse duhet t’i vëmë fajin dikujt, atëherë janë kësisoj njerëzish, ndërsa ashtu siç ka thënë edhe Mesihu i Premtuar as, fuqitë e Allahut nuk mund të shfuqizohen dhe janë në veprim edhe sot.

Mesihu i Premtuar as duke përshkruar statusin dhe gradën e lartë të Profetit sas dhe për vazhdimësinë e bekimeve të tij, shkruan:

Kur Profeti ynë fisnik sel-lallahu alejhi ue sellem erdhi në këtë botë, bota përjetoi një revolucion madhështor, dhe vetëm brenda një afati të shkurtër kohor, gadishulli arab që nuk dinte asgjë përveç idhujtarisë, u mbush me teuhid si një oqean i madh. Përpos kësaj, është e mahnitshme se të gjitha mrekullitë dhe shenjat që Zoti i Lartësuar i dhuroi Prijësit dhe padronit tonë, të Dërguarit të Allahutsas, nuk ishin të kufizuara vetëm për kohën e tyre, por do të vijojnë të shfaqen deri në kiamet. Në kohë të vjetra, profetët nuk quheshin ndjekësit e profetëve të mëparshëm, edhe pse ata punonin në mbështetje të fesë së profetëve të mëparshëm duke e konsideruar të vërtetë. Por, kjo krenari e veçantë i takon vetëm të Dërguarit të Allahut sas se ai është vula e profetëve. Pra, në njërën anë të gjitha bekimet e profetëve përfundojnë me ardhjen e tij, apo shfaqen në mënyrën më të përsosur në qenien e tij. Së dyti, nuk ka asnjë profet pas tij që mund të sjellë ndonjë ligj të ri, apo vjen jashtë umetit të tij. Pra, çdokush që tashmë gëzon komunikimin me Zot, e gëzon këtë fal mirësisë dhe ndërmjetësimit të të Dërguarit të Allahut sas, dhe ai quhet pasues dhe ndjekës i tij dhe jo profet i pavarur. Popullariteti dhe pranueshmëria e tij nga njerëzit janë në nivele aq të mëdha saqë vetëm sot të paktën dyqind milion muslimanë nga të gjitha shtresat i janë nënshtruar Muhammedit sas Qëkur Zoti e solli në këtë botë, perandorët dhe mbretërit e mëdhenj që kanë nënshtruar territore të mëdha të botës, qëndrojnë si shërbëtorë të thjeshtë te këmbët e tij. Edhe tani, mbretërit muslimanë e konsiderojnë veten si shërbëtorë të ulët në shërbim të të Dërguarit të Allahut sas, dhe vetëm me përmendjen e emrit të tij, zbresin nga fronet e tyre”. [23]

Pra, ky është statusi i lavdishëm i të Dërguarit të Allahut sas që kuptoi Mesihu i Premtuar as, dhe ua tregoi të tjerëve, dhe këtë njohje ia dha edhe xhematit të tij. Këtu bie edhe ajo akuzë që ngrihet kundër tij gjoja ata që nuk e kanë pranuar, ai nuk i ka quajtur muslimanë.

Po të mos ishim ndjekës të Mesihut të Premtuar as, nuk mund të kishim njohur kurrë lartësinë, hijeshinë dhe statusin madhështor të të Dërguarit të Allahut sas Kundërshtarët thonë se në fillim Mesihu i Premtuar as kishte tjetër qëndrim, të cilin ai e ndryshoi më vonë, dhe meazallah synoi të përmbushte interesa personale. Këto shkrime që ju kam recituar, nisen nga viti 1880 deri në 1908 vitin në të cilin ai ndërroi jetë. Në të gjitha shkrime nuk ka asnjë grimcë mospërputhjeje. Në çdo vend, ai e shtjellon më bukur dhe më shkëlqyeshëm statusin e të Dërguarit të Allahut sas Nëse ai e ka quajtur veten si profet, ai gjithashtu ka dëshmuar se është i nënshtruar dhe plotësisht i bindur ndaj tij sas

Allahu e shpëtoftë umetin musliman nga kthetrat e këtyre interesaxhinjëve dhe u mundësoftë të pranojnë shërbëtorin e të Dërguarit të Allahut sas Kjo është e vetmja mënyrë dhe e vetmja rrugë që mund të rivendosë nderin e umetit musliman. Allahu na mundësoftë edhe ne që të lexojmë dhe kuptojmë fjalët e Mesihut të Premtuar as dhe na mësoftë rrugën e afërsisë së Tij duke iu nënshtruar drejt Muhammedit sas


Fjalimi i së xhumasë nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar (Allahu e ndihmoftë fuqimisht) i mbajtur më 18 dhjetor 2015 në xhaminë “Bejtul Futuh” Londër

[1] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Rruhani Khezain vëll. I, Brahini Ahmedia vëll. IV, f. 557, fusnotë nr. 3, 2009, Londër

[2] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Rruhani Khezain vëll. I, Brahini Ahmedia vëll. IV, f. 594, fusnotë nr. 3, 2009, Londër

[3] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Surma’e Çashme Arije, Rruhani Khezain, vëll. II, f. 71, fusnotë, 2009, Londër

[4] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Todih Meram, Rruhani Khezain vëll. III, f. 64, 2009, Londër

[5] Kurani Famëlartë 4:59

[6] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Aina Kamalati Islam, Rruhani Khezajn, vëll. V, f. 160-162, 2009. Londër

[7] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Nurul Hak, Rruhani Khezain, vëll. VIII, f. 2, 2009, Londër

[8] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Etmamul Huxh-xhah, Rruhani Khezain vëll. VIII, f. 308, 2009, Londër

[9] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Arja Darm, Rruhani Khezain vëll. X, f. 84, 2009, Londër

[10] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Siraxhi Munir, Rruhani Khezain vëll. XII, f. 82, 2009, Londër

[11] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Kitabul Berijje, Rruhani Khezain, vëll. XIII, f. 154-157 fusnotë, 2009, Londër

[12] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Erbe’īn numër 1, Rruhani Khezain vëll. XVII, f. 346, 2009, Londër

[13] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Keshti Nuh, Rruhani Khezain, vëll. XIX, f. 13-14, 2009, Londër

[14] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Nesim Da’uet, Rruhani Khezain vëll. XIX, f. 363, 2009, Londër

[15] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Lekçar Sijalkot, Rruhani Khezain vëll. XX, f. 206-207, 2009, Londër

[16] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Brahine Ahmedia vëll. V, Rruhani Khezain vëll. XXI, f. 25, 2009, Londër

[17] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Shtojcë e libritBrahini Ahmedia” vëll. V, Rruhani Khezain, vëll. XXI, f. 220-221, 2009, Londër

[18] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Hakīkatul Uehi, Rruhani Khezain vëll. XXII, f. 118-119, 2009, Londër

[19] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Hakikatul Uehi, Rruhani Khezain vëll. XXII, f. 67-68, 2009, Londër

[20] Hazret Mirza Ghulam AHmedia.s., Hakikatul Uehi, Rruhani Khezain vëll. XXII, f. 64-65

[21] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Çashmai M’arifet, Rruhani Khezain vëll. 23, f. 301-303, 2009, Londër

[22] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Çashmai M’arifet, Rruhani Khezain vëll. 23, f. 381, 2009, Londër

[23] Hazret Mirza Ghulam Ahmedia.s., Çashmai M’arifet, Rruhani Khezain vëll. XXIII, f. 380-381, 2009, Londër

Send this to a friend