Gjatë kësaj periudhe, në Mekë u shënua një tjetër ngjarje e rëndësishme, që e tronditi qytetin. Omeri, që më vonë do të bëhej Kalifi i Dytë i Islamit, vazhdonte të ishte një ndër armiqtë më të egër dhe më të përbetuar të Islamit. Një ditë, ai ndjeu se sa shumë përpjekje ishin bërë për ta