
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, me bomba atomike u goditën dy qytetet japoneze, Hiroshima (6 gusht 1945) dhe Nagasaki (9 gusht 1945), ku gjetën vdekjen e menjëhershme mbi 225 mijë civilë.
Një javë pas kësaj ngjarje tragjike, në hutben e së xhumasë, Kalifi i Dytë i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmedi r.a. tha:
“Kjo është një katastrofë e tillë, e cila, nga një perspektivë ushtarake, edhe mund të pranohet, por përsa u përket vlerave njerëzore, bombardimet e tilla mbi qytete, nuk mund të quhen legjitime. Përherë ka pasur luftëra dhe përherë janë vijuar armiqësi, por, çdoherë ka ekzistuar një kufi, i cili nuk mund të shkelej. A mund të thotë dikush që qyteti që u bombardua nuk ka pasur gra e fëmijë? Dhe kush mund të pohojë që gratë dhe fëmijë ishin përgjegjës të kësaj lufte? Madje, edhe gratë e reja të llogariteshin si përgjegjëse, fëmijët djem e vajza, nuk mund të konsideroheshin si përgjegjës të luftës. Në këtë rast, edhe pse zëri ynë nuk dëgjohet kemi detyrë fetare dhe morale që të ngrihemi para botës dhe të denoncojmë se gjakderdhje e tillë është e paligjshme, pavarësisht nëse qeverive u vjen mirë apo keq nga ky qëndrimi ynë”. [1]
[1] Gazeta “Al-Fazl”, 16 gusht 1945, fq. 1-2.