Adhurimi i Allahut | Pjesë nga Jeta e Muhammedit a.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Adhurimi i Allahut

Profeti Muhammed s.a. tani i kishte kaluar të tridhjetat. Dashuria ndaj Zotit në zemrën e tij i shtohej vrullshëm, aq sa e detyroi të largohej nga ligësitë, mëkatet dhe çoroditjet e shoqërisë mekase dhe të futej në një shpellë të vogël, që gjendej dy apo tri milje larg qytetit, midis shkëmbinjve, për të adhuruar Zotin e Lartësuar. Hatixhja r.a. i përgatiste ushqim për disa ditë, të cilin ai e merrte me vete, dhe ditë e natë kalonte duke adhuruar Zotin e Lartësuar nën ata dy-tre gurë të shpellës Hira.

Shpallja e parë Kuranore

Profeti s.a. kishte mbushur moshën dyzet vjeç, kur një ditë po në atë shpellë përjetoi një vizion (keshf), në të cilin ai pa një njeri, që iu drejtua duke thënë: “Lexo!”. “Nuk di të lexoj”, iu përgjigj Profeti Muhammed s.a. Ai e përsëriti për herë të dytë, për herë të tretë dhe më në fund e bëri t’i përsëriste këto vargje:

shpella
shpallja
shpella
shpallja
shpallja

Këto ishin pikërisht ajetet e para të Kuranit që përmes shpalljes i zbritën Profetit Muhammed s.a. Kuptimi i tyre është:

o Muhammed, lexoji gjithë botës mesazhin hyjnor në emrin e Zotit tënd që të krijoi ty dhe gjithë krijesat. Është Ai Zot që krijoi njeriun në atë mënyrë që zemra e tij mban farën e dashurisë ndaj Tij dhe ndaj krijesave të Tij. O Muhammed, lexoji gjithë botës që Zoti yt, i Cili është më i Nderuari, është me ty. Ai që krijoi penën për t’ia mësuar dijen njeriut dhe që ka vendosur t’ia mësojë gjërat që ai nuk i di. 

Kur Profetit Muhammed s.a. iu zbritën këto ajete, ai u frikësua nga barra e rëndë me të cilën po ngarkohej prej Zotit të Lartësuar. Dikush tjetër po të kishte këtë rast, edhe mund të marrosej nga krenaria që Zoti i Plotfuqishëm i paska besuar një punë kaq të rëndësishme. Profeti Muhammed s.a. dinte të kryente punë, por nuk dinte të krenohej me të. Pas kësaj shpalljeje, i shqetësuar dhe i frikësuar, ai shkoi te Hatixhja r.a. Kur ajo e pyeti se çfarë i kishte ndodhur, Profeti Muhammed s.a. ia rrëfeu gjithçka dhe tha: “Si mund ta mbajë këtë barrë një njeri kaq i dobët si unë?” Hatixhja r.a. iu përgjigj:

Pasha Zotin jo! Këtë mesazh Ai nuk ta ka dërguar që të ngelesh i dështuar dhe që Ai të të lërë ty. Si është mundur që Ai të sillet me ty në këtë mënyrë?! Ti je ai që i bën mirësi farefisit, u ngre barrën të vetmuarve dhe të papërkrahurve, ti ripërtërin ato virtyte që ishin zhdukur nga ky vend, ti mirëpret mikun dhe ndihmon të tjerët në kauzat e tyre të drejta. Vallë, a mund ta sprovojë Zoti edhe një njeri të tillë?!

(marrë nga libri “Jeta e Muhammedit s.a.s.” nga Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmed r.a. f. 32,33)

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp