Nëse ka Zot, pse ka vuajtje në botë? | Mëshira e Zotit a ekziston? Pse vuajnë njerëzit e pafajshëm?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Nëse ka Zot, pse ka vuajtje në botë? | Mëshira e Zotit a ekziston? Pse vuajnë njerëzit e pafajshëm?

Teolog, gjuhëtar dhe përkthyes

Kur diskutojmë rreth argumenteve për ekzistencën e Zotit, një nga pyetjet kryesore që ngrihet është pikërisht kjo – Nëse Zoti është i Mëshirshëm, pse bota ka kaq shumë vuajtje? Pse kaq shumë njerëz të pafajshëm jetojnë në mjerim? Pse një pjesë e madhe e botës po vdes urie? Pse zullumqarët kanë pushtet t’u nëpërkëmbin të drejtat të pafajshmëve dhe t’ua marrin edhe jetën atyre? Pse vijnë katastrofat natyrore që shkaktojnë qindra e mijëra viktima të pafajshme? Po kështu, pse ka njerëz që linden me aftësi të kufizuara? Pse ka kaq shumë sëmundje? Pra, pse e gjithë kjo traumë? Dhe një mori pyetjesh të tilla ngrihen për ta vënë në pikëpyetje jo vetëm mëshirën e Zotit, por edhe vetë ekzistencën e Tij. Në këtë video, do t’i përgjigjem pikërisht kësaj dileme.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp