3 : 145 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ مَا مُحَمَّدٌ اِلَّا رَسُوۡلٌ ۚ قَدۡ خَلَتۡ مِنۡ قَبۡلِہِ الرُّسُلُ ؕ اَفَا۠ئِنۡ مَّاتَ اَوۡ قُتِلَ انۡقَلَبۡتُمۡ عَلٰۤی اَعۡقَابِکُمۡ ؕ وَ مَنۡ یَّنۡقَلِبۡ عَلٰی عَقِبَیۡہِ فَلَنۡ یَّضُرَّ اللّٰہَ شَیۡئًا ؕ وَ سَیَجۡزِی اللّٰہُ الشّٰکِرِیۡنَ ﴿۱۴۵﴾
    3 : 145 Dhe Muhammedi është vetëm një i Dërguar. Të Dërguarit para tij kanë kaluar. Pra, nëse ai vdes ose vritet, a do t’u ktheheni gjurmëve tuaja?! Dhe ai që u kthehet gjurmëve të veta, aspak nuk e dëmton dot Allahun. Allahu me siguri do t’i shpërblejë mirënjohësit.
    Shpjegime

    Ky ajet pohon kategorikisht edhe vdekjen e Hazret Isait a.s., siç tha se Muhammedi nuk ishte më shumë se një i Dërguar i Allahut dhe të gjithë të Dërguarit para tij kanë vdekur. Në arabisht, fjala arabe khala d.m.th. kaloi në një kontekst si ky, nuk ka kuptimin e kalimit në rrugë, por e ka kuptimin e vdekjes, pra, kaloi në botën tjetër. Prandaj, nëse Hazret Isai a.s. ishte i Dërguar i Zotit, patjetër që ka vdekur. Konsensusi i parë i sahabëve të Profetit Muhammed s.a.v.s. gjithashtu ishte për vdekjen e të gjithë Profetëve të mëparshëm. Ditën kur ndërroi jetë Profeti s.a.v.s., shumë sahabë, nga pikëllimi i thellë, e humbën kontrollin. Hazret Omeri r.a. thoshte – Kushdo që thotë se i Dërguari i Allahut ka vdekur, unë do t’ia pres kokën! Vetëm kur erdhi Hazret Ebu Bekri r.a., i qetësoi sahabët duke lexuar pikërisht këtë ajet të Kuranit, për të provuar se si të gjithë profetët, edhe i Dërguari i Allahut ka ndërruar jetë (Buhari, nr. 4452). Atëherë edhe Omeri r.a., edhe sahabët e tjerë u bindën. Asnjë sahab atë ditë nuk e kundërshtoi Ebu Bekrin r.a. duke thënë – Jo, e ke gabim; Isai a.s. është i gjallë akoma!, – edhe pse ai ishte Profeti më i fundit para Profetit Muhammed s.a.v.s.. Lexoni edhe 5:76.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp