Surja Ez-Zilzal - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الزّلزَلة

Ez-Zilzal

Rreth Sures
  • 99:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 99:2
    اِذَا زُلۡزِلَتِ الۡاَرۡضُ زِلۡزَالَہَا ۙ﴿۲﴾
    Kur toka të tronditet fort me tronditjen e saj;
  • 99:3
    وَ اَخۡرَجَتِ الۡاَرۡضُ اَثۡقَالَہَا ۙ﴿۳﴾
    dhe toka të nxjerrë përjashta barrët e saj;
  • 99:4
    وَ قَالَ الۡاِنۡسَانُ مَا لَہَا ۚ﴿۴﴾
    dhe njeriu të pohojë: “Ç’i ndodhi asaj?!”;
  • 99:5
    یَوۡمَئِذٍ تُحَدِّثُ اَخۡبَارَہَا ۙ﴿۵﴾
    ditën kur ajo do të rrëfejë lajmet e saj;
  • 99:6
    بِاَنَّ رَبَّکَ اَوۡحٰی لَہَا ؕ﴿۶﴾
    sepse Zoti yt do t’ia ketë shpallur asaj;
  • 99:7
    یَوۡمَئِذٍ یَّصۡدُرُ النَّاسُ اَشۡتَاتًا ۬ۙ لِّیُرَوۡا اَعۡمَالَہُمۡ ؕ﴿۷﴾
    atë ditë njerëzit do të dalin në grupe të shastisura, që atyre t’u tregohen veprat e tyre.
  • 99:8
    فَمَنۡ یَّعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّۃٍ خَیۡرًا یَّرَہٗ ؕ﴿۸﴾
    Atëherë, kushdo që bën një të mirë, qoftë sa një grimcë, do ta shohë atë;
  • 99:9
    وَ مَنۡ یَّعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّۃٍ شَرًّا یَّرَہٗ ٪﴿۹﴾
    dhe kushdo që bën një të keqe, qoftë sa një grimcë, do ta shohë atë.
    Shpjegime
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via