العَلق
El-Alek
Rreth Sures
-
96:1بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
-
96:2اِقۡرَاۡ بِاسۡمِ رَبِّکَ الَّذِیۡ خَلَقَ ۚ﴿۲﴾Lexo me emrin e Zotit tënd që krijoi.
-
96:3خَلَقَ الۡاِنۡسَانَ مِنۡ عَلَقٍ ۚ﴿۳﴾E krijoi njeriun me një ngjizje gjaku.
-
96:4اِقۡرَاۡ وَ رَبُّکَ الۡاَکۡرَمُ ۙ﴿۴﴾Lexo! Zoti yt është më Bujari.
-
96:5الَّذِیۡ عَلَّمَ بِالۡقَلَمِ ۙ﴿۵﴾Ai që (i) mësoi (atij) me anë të penës.
-
96:6عَلَّمَ الۡاِنۡسَانَ مَا لَمۡ یَعۡلَمۡ ؕ﴿۶﴾I mësoi njeriut atë që ai nuk e dinte.
-
96:7کَلَّاۤ اِنَّ الۡاِنۡسَانَ لَیَطۡغٰۤی ۙ﴿۷﴾Dëgjoni! Njeriu patjetër rebelohet.
-
96:8اَنۡ رَّاٰہُ اسۡتَغۡنٰی ﴿ؕ۸﴾Sepse e kujton veten të pavarur.
-
96:9اِنَّ اِلٰی رَبِّکَ الرُّجۡعٰی ؕ﴿۹﴾Sigurisht, te Zoti yt është kthimi.
-
96:10اَرَءَیۡتَ الَّذِیۡ یَنۡہٰی ۙ﴿۱۰﴾A nuk e pe atë që ndalon
-
96:11عَبۡدًا اِذَا صَلّٰی ﴿ؕ۱۱﴾robin të falë namazin?!Shpjegime
-
96:12اَرَءَیۡتَ اِنۡ کَانَ عَلَی الۡہُدٰۤی ﴿ۙ۱۲﴾Çka mendon ti nëse ai (rob) është në udhë të drejtë?!
-
96:13اَوۡ اَمَرَ بِالتَّقۡوٰی ﴿ؕ۱۳﴾Ose nëse porosit për druajtjen (ndaj Zotit)?!
-
96:14اَرَءَیۡتَ اِنۡ کَذَّبَ وَ تَوَلّٰی ﴿ؕ۱۴﴾E çka mendon ti nëse ai (ndaluesi i faljes së namazit) mohon dhe e kthen shpinën?!
-
96:15اَلَمۡ یَعۡلَمۡ بِاَنَّ اللّٰہَ یَرٰی ﴿ؕ۱۵﴾A nuk e di ai që Allahu me të vërtetë sheh!
-
96:16کَلَّا لَئِنۡ لَّمۡ یَنۡتَہِ ۬ۙ لَنَسۡفَعًۢا بِالنَّاصِیَۃِ ﴿ۙ۱۶﴾Dëgjoni! Nëse ai nuk tërhiqet, do ta tërheqim Ne zvarrë për ballukesh,
-
96:17نَاصِیَۃٍ کَاذِبَۃٍ خَاطِئَۃٍ ﴿ۚ۱۷﴾të ballit gënjeshtar (e) mëkatar!
-
96:18فَلۡیَدۡعُ نَادِیَہٗ ﴿ۙ۱۸﴾Ai le të thërrasë shoqërinë e tij.
-
96:19سَنَدۡعُ الزَّبَانِیَۃَ ﴿ۙ۱۹﴾Ne do të thërrasim engjëjt e xhehenemit.
-
96:20کَلَّا ؕ لَا تُطِعۡہُ وَ اسۡجُدۡ وَ اقۡتَرِبۡ ﴿٪ٛ۲۰﴾Dëgjo! Ti mos e ndiq atë, bjer në sexhde dhe afrohu!
0:00
/
0:00