الفَجر
El-Fexhr
Rreth Sures
-
89:1بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
-
89:2وَ الۡفَجۡرِ ۙ﴿۲﴾Betohem për agimin!
-
89:3وَ لَیَالٍ عَشۡرٍ ۙ﴿۳﴾Dhe për dhjetë netët!
-
89:4وَّ الشَّفۡعِ وَ الۡوَتۡرِ ۙ﴿۴﴾Dhe për dyshen dhe për njëshin!
-
89:5وَ الَّیۡلِ اِذَا یَسۡرِ ۚ﴿۵﴾Dhe për natën kur kalon!
-
89:6ہَلۡ فِیۡ ذٰلِکَ قَسَمٌ لِّذِیۡ حِجۡرٍ ؕ﴿۶﴾Në këto, a ka betim për një që ka mend?!Shpjegime
-
89:7اَلَمۡ تَرَ کَیۡفَ فَعَلَ رَبُّکَ بِعَادٍ ۪ۙ﴿۷﴾A nuk e ke parë se çfarë bëri Zoti yt me adët?
-
89:8اِرَمَ ذَاتِ الۡعِمَادِ ۪ۙ﴿۸﴾(Pra,) me (fisin e tyre) Irem që zotëronin shtyllat.
-
89:9الَّتِیۡ لَمۡ یُخۡلَقۡ مِثۡلُہَا فِی الۡبِلَادِ ۪ۙ﴿۹﴾Të tilla si ato nuk u ndërtuan në vende (të tjera).
-
89:10وَ ثَمُوۡدَ الَّذِیۡنَ جَابُوا الصَّخۡرَ بِالۡوَادِ ۪ۙ﴿۱۰﴾Dhe (çfarë bëri) me themudët, që çanë shkëmbinj nëpër luginë?
-
89:11وَ فِرۡعَوۡنَ ذِی الۡاَوۡتَادِ ﴿۪ۙ۱۱﴾Dhe me Faraonin e gozhdëve?
-
89:12الَّذِیۡنَ طَغَوۡا فِی الۡبِلَادِ ﴿۪ۙ۱۲﴾Këta ishin rebeluar nëpër vende,
-
89:13فَاَکۡثَرُوۡا فِیۡہَا الۡفَسَادَ ﴿۪ۙ۱۳﴾dhe në to përhapën çrregullim të madh.
-
89:14فَصَبَّ عَلَیۡہِمۡ رَبُّکَ سَوۡطَ عَذَابٍ ﴿ۚۙ۱۴﴾Atëherë, u ra kamxhiku i ndëshkimit të Zotit tënd.
-
89:15اِنَّ رَبَّکَ لَبِالۡمِرۡصَادِ ﴿ؕ۱۵﴾Pa dyshim, Zoti yt rri në pritë.
-
89:16فَاَمَّا الۡاِنۡسَانُ اِذَا مَا ابۡتَلٰٮہُ رَبُّہٗ فَاَکۡرَمَہٗ وَ نَعَّمَہٗ ۬ۙ فَیَقُوۡلُ رَبِّیۡۤ اَکۡرَمَنِ ﴿ؕ۱۶﴾Njeriu është i tillë që kur Zoti i tij e vë në provë, duke e nderuar dhe duke e begatuar, ai thotë: “Zoti im më nderoi!”
-
89:17وَ اَمَّاۤ اِذَا مَا ابۡتَلٰٮہُ فَقَدَرَ عَلَیۡہِ رِزۡقَہٗ ۬ۙ فَیَقُوۡلُ رَبِّیۡۤ اَہَانَنِ ﴿ۚ۱۷﴾Dhe kur Ai e vë në provë duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: “Zoti im më poshtëroi!”
-
89:18کَلَّا بَلۡ لَّا تُکۡرِمُوۡنَ الۡیَتِیۡمَ ﴿ۙ۱۸﴾Por jo! Ju nuk nderoni jetimët.
-
89:19وَ لَا تَحٰٓضُّوۡنَ عَلٰی طَعَامِ الۡمِسۡکِیۡنِ ﴿ۙ۱۹﴾As nuk nxitni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfrit.
-
89:20وَ تَاۡکُلُوۡنَ التُّرَاثَ اَکۡلًا لَّمًّا ﴿ۙ۲۰﴾Trashëgiminë të gjithën e gllabëroni babëzisht.
-
89:21وَّ تُحِبُّوۡنَ الۡمَالَ حُبًّا جَمًّا ﴿ؕ۲۱﴾Pasurinë e doni marrëzisht.
-
89:22کَلَّاۤ اِذَا دُکَّتِ الۡاَرۡضُ دَکًّا دَکًّا ﴿ۙ۲۲﴾Dëgjoni! Kur toka të thërrmohet tërësisht!
-
89:23وَّ جَآءَ رَبُّکَ وَ الۡمَلَکُ صَفًّا صَفًّا ﴿ۚ۲۳﴾Do të vijë Zoti yt, gjithashtu engjëjt me rresht.
-
89:24وَ جِایۡٓءَ یَوۡمَئِذٍۭ بِجَہَنَّمَ ۬ۙ یَوۡمَئِذٍ یَّتَذَکَّرُ الۡاِنۡسَانُ وَ اَنّٰی لَہُ الذِّکۡرٰی ﴿ؕ۲۴﴾Atë ditë do ta sjellim xhehenemin. Atë ditë njeriu do të kërkojë këshillë, por ku ka më këshillë për të?!
-
89:25یَقُوۡلُ یٰلَیۡتَنِیۡ قَدَّمۡتُ لِحَیَاتِیۡ ﴿ۚ۲۵﴾Ai do të thotë: “Mjerë unë! Sikur të kisha çuar (diçka) përpara për jetën time!
-
89:26فَیَوۡمَئِذٍ لَّا یُعَذِّبُ عَذَابَہٗۤ اَحَدٌ ﴿ۙ۲۶﴾Atë ditë askush nuk do ta ndëshkojë atë, siç ndëshkon Ai,
-
89:27وَّ لَا یُوۡثِقُ وَ ثَاقَہٗۤ اَحَدٌ ﴿ؕ۲۷﴾dhe askush nuk do ta shtrëngojë atë, siç shtrëngon Ai.
-
89:28یٰۤاَیَّتُہَا النَّفۡسُ الۡمُطۡمَئِنَّۃُ ﴿٭ۖ۲۸﴾O shpirt i qetësuar!
-
89:29ارۡجِعِیۡۤ اِلٰی رَبِّکِ رَاضِیَۃً مَّرۡضِیَّۃً ﴿ۚ۲۹﴾Kthehu te Zoti yt, i kënaqur dhe duke gjetur kënaqësinë (e Tij)!
-
89:30فَادۡخُلِیۡ فِیۡ عِبٰدِیۡ ﴿ۙ۳۰﴾Hyr te robërit e Mi,
-
89:31وَ ادۡخُلِیۡ جَنَّتِیۡ ﴿٪۳۱﴾dhe hyr në xhenetin Tim!
0:00
/
0:00