Surja El-A’la - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الاٴعلی

El-A’la

Rreth Sures
  • 87:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 87:2
    سَبِّحِ اسۡمَ رَبِّکَ الۡاَعۡلَی ۙ﴿۲﴾
    Përmende shenjtërinë e emrit të Zotit tënd të Lartësuar,
  • 87:3
    الَّذِیۡ خَلَقَ فَسَوّٰی ۪ۙ﴿۳﴾
    që krijoi dhe rregulloi;
  • 87:4
    وَ الَّذِیۡ قَدَّرَ فَہَدٰی ۪ۙ﴿۴﴾
    që përcaktoi (elementët), më pas udhëzoi;
  • 87:5
    وَ الَّذِیۡۤ اَخۡرَجَ الۡمَرۡعٰی ۪ۙ﴿۵﴾
    dhe që nxori gjelbërimin për të mbrojtur jetën.
    Shpjegime
  • 87:6
    فَجَعَلَہٗ غُثَآءً اَحۡوٰی ؕ﴿۶﴾
    Më pas, (për mosmirënjohësit) atë e bëri byk të zi.
  • 87:7
    سَنُقۡرِئُکَ فَلَا تَنۡسٰۤی ۙ﴿۷﴾
    Ne do të të mësojmë ty (Kuranin), që ti nuk do ta harrosh.
  • 87:8
    اِلَّا مَا شَآءَ اللّٰہُ ؕ اِنَّہٗ یَعۡلَمُ الۡجَہۡرَ وَ مَا یَخۡفٰی ؕ﴿۸﴾
    Përveç asaj që do Allahu. Sigurisht, Ai e di të hapurën dhe të fshehtën.
    Shpjegime
  • 87:9
    وَ نُیَسِّرُکَ لِلۡیُسۡرٰی ۚ﴿ۖ۹﴾
    Dhe Ne do të të mundësojmë ty lehtësinë.
  • 87:10
    فَذَکِّرۡ اِنۡ نَّفَعَتِ الذِّکۡرٰی ؕ﴿۱۰﴾
    Andaj, këshillo! Këshilla patjetër sjell dobi.
  • 87:11
    سَیَذَّکَّرُ مَنۡ یَّخۡشٰی ﴿ۙ۱۱﴾
    Do ta pranojë këshillën ai që frikësohet.
  • 87:12
    وَ یَتَجَنَّبُہَا الۡاَشۡقَی ﴿ۙ۱۲﴾
    Dhe do ta shmangë atë fatligu i madh,
  • 87:13
    الَّذِیۡ یَصۡلَی النَّارَ الۡکُبۡرٰی ﴿ۚ۱۳﴾
    i cili do të hidhet në zjarrin më të madh.
  • 87:14
    ثُمَّ لَا یَمُوۡتُ فِیۡہَا وَ لَا یَحۡیٰی ﴿ؕ۱۴﴾
    Më pas, atje ai as nuk do të vdesë, e as nuk do të jetojë.
  • 87:15
    قَدۡ اَفۡلَحَ مَنۡ تَزَکّٰی ﴿ۙ۱۵﴾
    Pa dyshim, fitoi ai që u pastrua,
  • 87:16
    وَ ذَکَرَ اسۡمَ رَبِّہٖ فَصَلّٰی ﴿ؕ۱۶﴾
    përmendi emrin e Zotit të tij dhe u fal.
  • 87:17
    بَلۡ تُؤۡثِرُوۡنَ الۡحَیٰوۃَ الدُّنۡیَا ﴿۫ۖ۱۷﴾
    Por ju i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
  • 87:18
    وَ الۡاٰخِرَۃُ خَیۡرٌ وَّ اَبۡقٰی ﴿ؕ۱۸﴾
    kurse ahireti është më i miri dhe më i qëndrueshmi.
  • 87:19
    اِنَّ ہٰذَا لَفِی الصُّحُفِ الۡاُوۡلٰی ﴿ۙ۱۹﴾
    Kjo është edhe në skriptet e para.
  • 87:20
    صُحُفِ اِبۡرٰہِیۡمَ وَ مُوۡسٰی ﴿٪۲۰﴾
    Në skriptet e Ibrahimit dhe të Musait.
    Shpjegime
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via