Surja El-Infitar - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الانفِطار

El-Infitar

Rreth Sures
  • 82:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 82:2
    اِذَا السَّمَآءُ انۡفَطَرَتۡ ۙ﴿۲﴾
    Kur qielli të çahet.
  • 82:3
    وَ اِذَا الۡکَوَاکِبُ انۡتَثَرَتۡ ۙ﴿۳﴾
    Dhe kur yjet të bien.
  • 82:4
    وَ اِذَا الۡبِحَارُ فُجِّرَتۡ ﴿ۙ۴﴾
    Dhe kur detet të çahen.
  • 82:5
    وَ اِذَا الۡقُبُوۡرُ بُعۡثِرَتۡ ۙ﴿۵﴾
    Dhe kur varret të zhvarrosen.
  • 82:6
    عَلِمَتۡ نَفۡسٌ مَّا قَدَّمَتۡ وَ اَخَّرَتۡ ؕ﴿۶﴾
    Çdo shpirt do të mësojë se çfarë ka çuar përpara dhe çfarë ka lënë pas.
  • 82:7
    یٰۤاَیُّہَا الۡاِنۡسَانُ مَا غَرَّکَ بِرَبِّکَ الۡکَرِیۡمِ ۙ﴿۷﴾
    O njeri! Çfarë të mashtroi ty në lidhje me Zotin tënd të Nderuar?
    Shpjegime
  • 82:8
    الَّذِیۡ خَلَقَکَ فَسَوّٰٮکَ فَعَدَلَکَ ۙ﴿۸﴾
    I cili të krijoi, të drejtoi dhe të përsosi;
  • 82:9
    فِیۡۤ اَیِّ صُوۡرَۃٍ مَّا شَآءَ رَکَّبَکَ ؕ﴿۹﴾
    në çfarëdo formë që deshi, të formoi.
  • 82:10
    کَلَّا بَلۡ تُکَذِّبُوۡنَ بِالدِّیۡنِ ۙ﴿۱۰﴾
    Kujdes! E vërteta është se Gjykimin ju e quajtët gënjeshtër.
  • 82:11
    وَ اِنَّ عَلَیۡکُمۡ لَحٰفِظِیۡنَ ﴿ۙ۱۱﴾
    Kurse mbi ju qëndrojnë mbikëqyrës,
  • 82:12
    کِرَامًا کَاتِبِیۡنَ ﴿ۙ۱۲﴾
    shkrues të nderuar;
  • 82:13
    یَعۡلَمُوۡنَ مَا تَفۡعَلُوۡنَ ﴿۱۳﴾
    ata dinë gjithçka që bëni.
  • 82:14
    اِنَّ الۡاَبۡرَارَ لَفِیۡ نَعِیۡمٍ ﴿ۚ۱۴﴾
    Sigurisht, mirëbërësit do të jenë në begati.
  • 82:15
    وَ اِنَّ الۡفُجَّارَ لَفِیۡ جَحِیۡمٍ ﴿ۚۖ۱۵﴾
    Dhe, sigurisht, të ligjtë do të jenë në xhehenem.
  • 82:16
    یَّصۡلَوۡنَہَا یَوۡمَ الدِّیۡنِ ﴿۱۶﴾
    Në të do të hidhen Ditën e Gjykimit.
  • 82:17
    وَ مَا ہُمۡ عَنۡہَا بِغَآئِبِیۡنَ ﴿ؕ۱۷﴾
    Ata kurrsesi nuk mund të mungojnë dot në të.
  • 82:18
    وَ مَاۤ اَدۡرٰٮکَ مَا یَوۡمُ الدِّیۡنِ ﴿ۙ۱۸﴾
    E si mund ta dish ti se ç’është Dita e Gjykimit?
  • 82:19
    ثُمَّ مَاۤ اَدۡرٰٮکَ مَا یَوۡمُ الدِّیۡنِ ﴿ؕ۱۹﴾
    Sërish, si mund ta dish ti se ç’është Dita e Gjykimit?
  • 82:20
    یَوۡمَ لَا تَمۡلِکُ نَفۡسٌ لِّنَفۡسٍ شَیۡئًا ؕ وَ الۡاَمۡرُ یَوۡمَئِذٍ لِّلّٰہِ ﴿٪۲۰﴾
    Ditën kur asnjë shpirt nuk do të ketë aspak fuqi për shpirtin tjetër, dhe vendimi atë ditë do të jetë i Allahut.
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via