Surja Et-Tekvir - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

التّکویر

Et-Tekvir

Rreth Sures
  • 81:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 81:2
    اِذَا الشَّمۡسُ کُوِّرَتۡ ۪ۙ﴿۲﴾
    Kur dielli të mbulohet.
    Shpjegime
  • 81:3
    وَ اِذَا النُّجُوۡمُ انۡکَدَرَتۡ ۪ۙ﴿۳﴾
    Dhe kur yjet të zbehen.
    Shpjegime
  • 81:4
    وَ اِذَا الۡجِبَالُ سُیِّرَتۡ ۪ۙ﴿۴﴾
    Dhe kur malet të lëvizin.
    Shpjegime
  • 81:5
    وَ اِذَا الۡعِشَارُ عُطِّلَتۡ ۪ۙ﴿۵﴾
    Dhe kur devetë me barrë dhjetëmuajshe të braktisen.
    Shpjegime
  • 81:6
    وَ اِذَا الۡوُحُوۡشُ حُشِرَتۡ ۪ۙ﴿۶﴾
    Dhe kur egërsirat të grumbullohen.
    Shpjegime
  • 81:7
    وَ اِذَا الۡبِحَارُ سُجِّرَتۡ ۪ۙ﴿۷﴾
    Dhe kur detet të derdhen fort njëri mbi tjetrin.
    Shpjegime
  • 81:8
    وَ اِذَا النُّفُوۡسُ زُوِّجَتۡ ۪ۙ﴿۸﴾
    Dhe kur njerëzit të bashkohen.
    Shpjegime
  • 81:9
    وَ اِذَا الۡمَوۡءٗدَۃُ سُئِلَتۡ ۪ۙ﴿۹﴾
    Dhe kur (foshnja femër) e varrosur për së gjalli të pyetet,
  • 81:10
    بِاَیِّ ذَنۡۢبٍ قُتِلَتۡ ۚ﴿۱۰﴾
    (se) për çfarë faji u vra ajo.
    Shpjegime
  • 81:11
    وَ اِذَا الصُّحُفُ نُشِرَتۡ ﴿۪ۙ۱۱﴾
    Dhe kur skriptet të përhapen.
    Shpjegime
  • 81:12
    وَ اِذَا السَّمَآءُ کُشِطَتۡ ﴿۪ۙ۱۲﴾
    Dhe kur qielli të zhvishet.
    Shpjegime
  • 81:13
    وَ اِذَا الۡجَحِیۡمُ سُعِّرَتۡ ﴿۪ۙ۱۳﴾
    Dhe kur xhehenemi të flakërojë.
    Shpjegime
  • 81:14
    وَ اِذَا الۡجَنَّۃُ اُزۡلِفَتۡ ﴿۪ۙ۱۴﴾
    Dhe kur xheneti të afrohet.
    Shpjegime
  • 81:15
    عَلِمَتۡ نَفۡسٌ مَّاۤ اَحۡضَرَتۡ ﴿ؕ۱۵﴾
    Njeriu do ta dijë se çfarë ka gatitur ai.
  • 81:16
    فَلَاۤ اُقۡسِمُ بِالۡخُنَّسِ ﴿ۙ۱۶﴾
    Dëgjoni! Betohem për ato që tërhiqen pasi të kenë përparuar fshehtas,
  • 81:17
    الۡجَوَارِ الۡکُنَّسِ ﴿ۙ۱۷﴾
    (pra) për anijet që struken (në bazën e tyre)!
  • 81:18
    وَ الَّیۡلِ اِذَا عَسۡعَسَ ﴿ۙ۱۸﴾
    Dhe (betohem) për natën kur ajo mbaron!
  • 81:19
    وَ الصُّبۡحِ اِذَا تَنَفَّسَ ﴿ۙ۱۹﴾
    Dhe për mëngjesin kur ai merr frymë!
    Shpjegime
  • 81:20
    اِنَّہٗ لَقَوۡلُ رَسُوۡلٍ کَرِیۡمٍ ﴿ۙ۲۰﴾
    Pa dyshim, kjo është fjalë e një të Dërguari të nderuar;
  • 81:21
    ذِیۡ قُوَّۃٍ عِنۡدَ ذِی الۡعَرۡشِ مَکِیۡنٍ ﴿ۙ۲۱﴾
    të fuqishëm (e) me pozitë të lartë pranë Zotëruesit të Arshit;
  • 81:22
    مُّطَاعٍ ثَمَّ اَمِیۡنٍ ﴿ؕ۲۲﴾
    të bindur (dhe) të besueshëm atje (pra, pranë Zotëruesit të Arshit).
  • 81:23
    وَ مَا صَاحِبُکُمۡ بِمَجۡنُوۡنٍ ﴿ۚ۲۳﴾
    Shoku juaj nuk është i çmendur,
  • 81:24
    وَ لَقَدۡ رَاٰہُ بِالۡاُفُقِ الۡمُبِیۡنِ ﴿ۚ۲۴﴾
    ai e pa atë në horizontin e qartë.
    Shpjegime
  • 81:25
    وَ مَا ہُوَ عَلَی الۡغَیۡبِ بِضَنِیۡنٍ ﴿ۚ۲۵﴾
    Dhe ai nuk është koprrac për (të treguar) të padukshmen.
  • 81:26
    وَ مَا ہُوَ بِقَوۡلِ شَیۡطٰنٍ رَّجِیۡمٍ ﴿ۙ۲۶﴾
    Dhe as ai (pra, Kurani) nuk është fjalë e ndonjë djalli të mallkuar.
  • 81:27
    فَاَیۡنَ تَذۡہَبُوۡنَ ﴿ؕ۲۷﴾
    Atëherë ku po largoheni ju?!
  • 81:28
    اِنۡ ہُوَ اِلَّا ذِکۡرٌ لِّلۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ۙ۲۸﴾
    Ai është vetëm një këshillë për (të gjitha) botët;
  • 81:29
    لِمَنۡ شَآءَ مِنۡکُمۡ اَنۡ یَّسۡتَقِیۡمَ ﴿ؕ۲۹﴾
    për cilindo prej jush që dëshiron të jetë i qëndrueshëm.
  • 81:30
    وَ مَا تَشَآءُوۡنَ اِلَّاۤ اَنۡ یَّشَآءَ اللّٰہُ رَبُّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿٪۳۰﴾
    Dhe ju nuk mund të dëshironi dot, përveçse nëse dëshiron Allahu, Zoti i botëve.
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via