Surja Ed-Dehr - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الدھر

Ed-Dehr

Rreth Sures
  • 76:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 76:2
    ہَلۡ اَتٰی عَلَی الۡاِنۡسَانِ حِیۡنٌ مِّنَ الدَّہۡرِ لَمۡ یَکُنۡ شَیۡئًا مَّذۡکُوۡرًا ﴿۲﴾
    A nuk kaloi njeriu një periudhë të kohës, kur ai nuk ishte diçka për t’u përmendur?!
    Shpjegime
  • 76:3
    اِنَّا خَلَقۡنَا الۡاِنۡسَانَ مِنۡ نُّطۡفَۃٍ اَمۡشَاجٍ ٭ۖ نَّبۡتَلِیۡہِ فَجَعَلۡنٰہُ سَمِیۡعًۢا بَصِیۡرًا ﴿۳﴾
    Sigurisht, Ne e krijuam njeriun prej sperme të përbërë, (që) Ne ta sprovojmë atë. Ndaj e bëmë dëgjues (dhe) shikues.
  • 76:4
    اِنَّا ہَدَیۡنٰہُ السَّبِیۡلَ اِمَّا شَاکِرًا وَّ اِمَّا کَفُوۡرًا ﴿۴﴾
    Ne e drejtuam në udhë; le të jetë mirënjohës ose mosmirënjohës.
  • 76:5
    اِنَّاۤ اَعۡتَدۡنَا لِلۡکٰفِرِیۡنَ سَلٰسِلَا۠ وَ اَغۡلٰلًا وَّ سَعِیۡرًا ﴿۵﴾
    Për mosmirënjohësit Ne kemi përgatitur një sërë zinxhirësh e prangash dhe zjarr flakërues.
    Shpjegime
  • 76:6
    اِنَّ الۡاَبۡرَارَ یَشۡرَبُوۡنَ مِنۡ کَاۡسٍ کَانَ مِزَاجُہَا کَافُوۡرًا ۚ﴿۶﴾
    Mirëbërësit do të pinë nga një kupë, që do të jetë e përzier me kamfur.
  • 76:7
    عَیۡنًا یَّشۡرَبُ بِہَا عِبَادُ اللّٰہِ یُفَجِّرُوۡنَہَا تَفۡجِیۡرًا ﴿۷﴾
    Një burim, prej të cilit do të pinë robërit e Allahut dhe të cilin ata do ta zgjerojnë duke e hapur.
  • 76:8
    یُوۡفُوۡنَ بِالنَّذۡرِ وَ یَخَافُوۡنَ یَوۡمًا کَانَ شَرُّہٗ مُسۡتَطِیۡرًا ﴿۸﴾
    Ata e plotësojnë zotimin dhe frikësohen nga dita, e keqja e së cilës do të përhapet gjerësisht.
  • 76:9
    وَ یُطۡعِمُوۡنَ الطَّعَامَ عَلٰی حُبِّہٖ مِسۡکِیۡنًا وَّ یَتِیۡمًا وَّ اَسِیۡرًا ﴿۹﴾
    Ata u japin ushqimin, pavarësisht nga dëshira ndaj tij, nevojtarëve, jetimëve dhe të burgosurve.
  • 76:10
    اِنَّمَا نُطۡعِمُکُمۡ لِوَجۡہِ اللّٰہِ لَا نُرِیۡدُ مِنۡکُمۡ جَزَآءً وَّ لَا شُکُوۡرًا ﴿۱۰﴾
    “Ne ju ushqejmë vetëm për pëlqimin e Allahut; nuk kërkojmë prej jush as shpërblim e as falënderim.
  • 76:11
    اِنَّا نَخَافُ مِنۡ رَّبِّنَا یَوۡمًا عَبُوۡسًا قَمۡطَرِیۡرًا ﴿۱۱﴾
    Njëmend, ne frikësohemi nga një ditë e rëndë dhe e kobshme (që do të vijë) prej Zotit tonë.”
  • 76:12
    فَوَقٰہُمُ اللّٰہُ شَرَّ ذٰلِکَ الۡیَوۡمِ وَ لَقّٰہُمۡ نَضۡرَۃً وَّ سُرُوۡرًا ﴿ۚ۱۲﴾
    Andaj, Allahu i shpëtoi nga e keqja e asaj dite, dhe u dha freski e kënaqësi.
  • 76:13
    وَ جَزٰٮہُمۡ بِمَا صَبَرُوۡا جَنَّۃً وَّ حَرِیۡرًا ﴿ۙ۱۳﴾
    Dhe për shkak se duruan, i shpërbleu me një xhenet dhe një mëndafsh.
  • 76:14
    مُّتَّکِـِٕیۡنَ فِیۡہَا عَلَی الۡاَرَآئِکِ ۚ لَا یَرَوۡنَ فِیۡہَا شَمۡسًا وَّ لَا زَمۡہَرِیۡرًا ﴿ۚ۱۴﴾
    Në të ata do të jenë mbështetur nëpër frone të zbukuruara; nuk do të shohin në të as vapë, e as acar.
  • 76:15
    وَ دَانِیَۃً عَلَیۡہِمۡ ظِلٰلُہَا وَ ذُلِّلَتۡ قُطُوۡفُہَا تَذۡلِیۡلًا ﴿۱۵﴾
    Ai (xhenet) do t’i përhijojë ata, edhe frutat e tij do të jenë të varura deri poshtë.
  • 76:16
    وَ یُطَافُ عَلَیۡہِمۡ بِاٰنِیَۃٍ مِّنۡ فِضَّۃٍ وَّ اَکۡوَابٍ کَانَتۡ قَؔوَارِیۡرَا۠ ﴿ۙ۱۶﴾
    Do t’u shërbehet vazhdimisht me enë prej argjendi dhe kupa prej qelqi;
  • 76:17
    قَؔ‍وَارِیۡرَا۠ مِنۡ فِضَّۃٍ قَدَّرُوۡہَا تَقۡدِیۡرًا ﴿۱۷﴾
    prej një qelqi të argjendtë, të cilat (engjëjt) do t’i përgatisin me mjeshtëri.
  • 76:18
    وَ یُسۡقَوۡنَ فِیۡہَا کَاۡسًا کَانَ مِزَاجُہَا زَنۡجَبِیۡلًا ﴿ۚ۱۸﴾
    Aty do të pinë nga një kupë, që do të jetë e përzier me xhenxhefil.
    Shpjegime
  • 76:19
    عَیۡنًا فِیۡہَا تُسَمّٰی سَلۡسَبِیۡلًا ﴿۱۹﴾
    Në të do të ketë një burim, që quhet Selsebil.
  • 76:20
    وَ یَطُوۡفُ عَلَیۡہِمۡ وِلۡدَانٌ مُّخَلَّدُوۡنَ ۚ اِذَا رَاَیۡتَہُمۡ حَسِبۡتَہُمۡ لُؤۡلُؤًا مَّنۡثُوۡرًا ﴿۲۰﴾
    Bij të përjetshëm do të sillen rreth tyre. Kur do t’i shohësh ata, do të mendosh se janë perla të shpërndara.
    Shpjegime
  • 76:21
    وَ اِذَا رَاَیۡتَ ثَمَّ رَاَیۡتَ نَعِیۡمًا وَّ مُلۡکًا کَبِیۡرًا ﴿۲۱﴾
    Dhe kur të vështrosh, atje do të shohësh begati e sundim shumë të madh.
  • 76:22
    عٰلِیَہُمۡ ثِیَابُ سُنۡدُسٍ خُضۡرٌ وَّ اِسۡتَبۡرَقٌ ۫ وَّ حُلُّوۡۤا اَسَاوِرَ مِنۡ فِضَّۃٍ ۚ وَ سَقٰہُمۡ رَبُّہُمۡ شَرَابًا طَہُوۡرًا ﴿۲۲﴾
    Ata do të jenë me veshje mëndafshi të hollë ngjyrë të gjelbër, si dhe mëndafshi të trashë, dhe të stolisur me byzylykë argjendi. Dhe Zoti i tyre do t’u japë për të pirë një pije të pastër.
  • 76:23
    اِنَّ ہٰذَا کَانَ لَکُمۡ جَزَآءً وَّ کَانَ سَعۡیُکُمۡ مَّشۡکُوۡرًا ﴿٪۲۳﴾
    Sigurisht, kjo do të jetë për ju si shpërblim, dhe përpjekja juaj do të ketë mirënjohje.
  • 76:24
    اِنَّا نَحۡنُ نَزَّلۡنَا عَلَیۡکَ الۡقُرۡاٰنَ تَنۡزِیۡلًا ﴿ۚ۲۴﴾
    Pa dyshim, Ne e kemi zbritur mbi ty Kuranin gradualisht.
  • 76:25
    فَاصۡبِرۡ لِحُکۡمِ رَبِّکَ وَ لَا تُطِعۡ مِنۡہُمۡ اٰثِمًا اَوۡ کَفُوۡرًا ﴿ۚ۲۵﴾
    Andaj, duro për (të zbatuar) urdhrin e Zotit tënd dhe mos ndiq asnjë mëkatar a mosmirënjohës të tyre.
  • 76:26
    وَ اذۡکُرِ اسۡمَ رَبِّکَ بُکۡرَۃً وَّ اَصِیۡلًا ﴿ۖۚ۲۶﴾
    Përkujto emrin e Zotit tënd në mëngjes e në mbrëmje.
  • 76:27
    وَ مِنَ الَّیۡلِ فَاسۡجُدۡ لَہٗ وَ سَبِّحۡہُ لَیۡلًا طَوِیۡلًا ﴿۲۷﴾
    Dhe në një pjesë të natës bëji sexhde Atij, dhe lartësoje Atë natën gjatë.
  • 76:28
    اِنَّ ہٰۤؤُلَآءِ یُحِبُّوۡنَ الۡعَاجِلَۃَ وَ یَذَرُوۡنَ وَرَآءَہُمۡ یَوۡمًا ثَقِیۡلًا ﴿۲۸﴾
    Pa dyshim, këta e dashurojnë botën dhe anashkalojnë një ditë shumë të rëndë që kanë përpara.
    Shpjegime
  • 76:29
    نَحۡنُ خَلَقۡنٰہُمۡ وَ شَدَدۡنَاۤ اَسۡرَہُمۡ ۚ وَ اِذَا شِئۡنَا بَدَّلۡنَاۤ اَمۡثَالَہُمۡ تَبۡدِیۡلًا ﴿۲۹﴾
    Ne i kemi krijuar ata dhe ua kemi forcuar strukturën, dhe kur të duam, do t’ua ndryshojmë formën tërësisht.
  • 76:30
    اِنَّ ہٰذِہٖ تَذۡکِرَۃٌ ۚ فَمَنۡ شَآءَ اتَّخَذَ اِلٰی رَبِّہٖ سَبِیۡلًا ﴿۳۰﴾
    Sigurisht, kjo është një këshillë. Andaj, kush të dojë, le të marrë udhë drejt Zotit të tij.
  • 76:31
    وَ مَا تَشَآءُوۡنَ اِلَّاۤ اَنۡ یَّشَآءَ اللّٰہُ ؕ اِنَّ اللّٰہَ کَانَ عَلِیۡمًا حَکِیۡمًا ﴿٭ۖ۳۱﴾
    Dhe ju nuk mund të doni (që diçka të bëhet), përveçse nëse e do Allahu. Sigurisht, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
  • 76:32
    یُّدۡخِلُ مَنۡ یَّشَآءُ فِیۡ رَحۡمَتِہٖ ؕ وَ الظّٰلِمِیۡنَ اَعَدَّ لَہُمۡ عَذَابًا اَلِیۡمًا ﴿٪۳۲﴾
    Ai merr kë të dojë në mëshirën e Tij, kurse për keqbërësit, Ai ka përgatitur ndëshkim të dhimbshëm.
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via