Surja El-Kijamah - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

القِیَامَة

El-Kijamah

Rreth Sures
  • 75:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 75:2
    لَاۤ اُقۡسِمُ بِیَوۡمِ الۡقِیٰمَۃِ ۙ﴿۲﴾
    Betohem për Ditën e Kiametit!
  • 75:3
    وَ لَاۤ اُقۡسِمُ بِالنَّفۡسِ اللَّوَّامَۃِ ؕ﴿۳﴾
    Dhe betohem për shpirtin që qorton fort!
    Shpjegime
  • 75:4
    اَیَحۡسَبُ الۡاِنۡسَانُ اَلَّنۡ نَّجۡمَعَ عِظَامَہٗ ؕ﴿۴﴾
    A mendon njeriu se Ne nuk do t’ia mbledhim eshtrat?!
  • 75:5
    بَلٰی قٰدِرِیۡنَ عَلٰۤی اَنۡ نُّسَوِّیَ بَنَانَہٗ ﴿۵﴾
    Përkundrazi! Jemi të Plotfuqishëm që t’ia rregullojmë (edhe) majat e gishtave.
  • 75:6
    بَلۡ یُرِیۡدُ الۡاِنۡسَانُ لِیَفۡجُرَ اَمَامَہٗ ۚ﴿۶﴾
    Por njeriu dëshiron të mëkatojë (edhe) në të ardhmen e tij.
  • 75:7
    یَسۡـَٔلُ اَیَّانَ یَوۡمُ الۡقِیٰمَۃِ ؕ﴿۷﴾
    Ai pyet: “Kur do të bëhet Dita e Kiametit?”
  • 75:8
    فَاِذَا بَرِقَ الۡبَصَرُ ۙ﴿۸﴾
    Atëherë, kur të verbohet shikimi;
  • 75:9
    وَ خَسَفَ الۡقَمَرُ ۙ﴿۹﴾
    kur të eklipsohet hëna;
  • 75:10
    وَ جُمِعَ الشَّمۡسُ وَ الۡقَمَرُ ۙ﴿۱۰﴾
    dhe kur të bashkohen dielli e hëna.
  • 75:11
    یَقُوۡلُ الۡاِنۡسَانُ یَوۡمَئِذٍ اَیۡنَ الۡمَفَرُّ ﴿ۚ۱۱﴾
    Atë ditë njeriu do të thotë: “Ku të iki për shpëtim!”
  • 75:12
    کَلَّا لَا وَزَرَ ﴿ؕ۱۲﴾
    Jo, dëgjoni! Nuk ka vendshpëtim!
  • 75:13
    اِلٰی رَبِّکَ یَوۡمَئِذِ ۣ الۡمُسۡتَقَرُّ ﴿ؕ۱۳﴾
    Atë ditë veç te Zoti yt do të jetë vend qetësie.
  • 75:14
    یُنَبَّؤُا الۡاِنۡسَانُ یَوۡمَئِذٍۭ بِمَا قَدَّمَ وَ اَخَّرَ ﴿ؕ۱۴﴾
    Njeriu do të njoftohet atë ditë për çfarë ka dërguar përpara dhe çfarë ka lënë pas.
  • 75:15
    بَلِ الۡاِنۡسَانُ عَلٰی نَفۡسِہٖ بَصِیۡرَۃٌ ﴿ۙ۱۵﴾
    E vërteta është që njeriu është shumë i vetëdijshëm për veten e tij,
  • 75:16
    وَّ لَوۡ اَلۡقٰی مَعَاذِیۡرَہٗ ﴿ؕ۱۶﴾
    sado justifikime të japë.
  • 75:17
    لَا تُحَرِّکۡ بِہٖ لِسَانَکَ لِتَعۡجَلَ بِہٖ ﴿ؕ۱۷﴾
    Mos lëviz gjuhën tënde gjatë (leximit të) tij (pra, të Kuranit) për ta mbajtur atë përmendsh me nxitim.
    Shpjegime
  • 75:18
    اِنَّ عَلَیۡنَا جَمۡعَہٗ وَ قُرۡاٰنَہٗ ﴿ۚۖ۱۸﴾
    Sigurisht, është përgjegjësia Jonë edhe mbledhja e tij, edhe leximi i tij.
    Shpjegime
  • 75:19
    فَاِذَا قَرَاۡنٰہُ فَاتَّبِعۡ قُرۡاٰنَہٗ ﴿ۚ۱۹﴾
    Ndaj, kur Ne ta lexojmë, ti ndiqe leximin e tij.
  • 75:20
    ثُمَّ اِنَّ عَلَیۡنَا بَیَانَہٗ ﴿ؕ۲۰﴾
    Më pas po mbi Ne është edhe ligjërimi tij.
    Shpjegime
  • 75:21
    کَلَّا بَلۡ تُحِبُّوۡنَ الۡعَاجِلَۃَ ﴿ۙ۲۱﴾
    Dëgjoni! Ju e dashuroni botën,
    Shpjegime
  • 75:22
    وَ تَذَرُوۡنَ الۡاٰخِرَۃَ ﴿ؕ۲۲﴾
    dhe e lini ahiretin.
  • 75:23
    وُجُوۡہٌ یَّوۡمَئِذٍ نَّاضِرَۃٌ ﴿ۙ۲۳﴾
    Atë ditë disa fytyra do të jenë të freskëta,
  • 75:24
    اِلٰی رَبِّہَا نَاظِرَۃٌ ﴿ۚ۲۴﴾
    duke pasur shikimin te Zoti i tyre.
  • 75:25
    وَ وُجُوۡہٌ یَّوۡمَئِذٍۭ بَاسِرَۃٌ ﴿ۙ۲۵﴾
    Dhe atë ditë disa fytyra do të jenë të zymta.
  • 75:26
    تَظُنُّ اَنۡ یُّفۡعَلَ بِہَا فَاقِرَۃٌ ﴿ؕ۲۶﴾
    Ata do të dinë se do t’u këputet kurrizi.
  • 75:27
    کَلَّاۤ اِذَا بَلَغَتِ التَّرَاقِیَ ﴿ۙ۲۷﴾
    Dëgjoni! Kur shpirti do të vijë deri në fyt.
  • 75:28
    وَ قِیۡلَ مَنۡ ٜ رَاقٍ ﴿ۙ۲۸﴾
    Dhe do të thuhet: “A ka ndokush që shëron me të fryrë?”
  • 75:29
    وَّ ظَنَّ اَنَّہُ الۡفِرَاقُ ﴿ۙ۲۹﴾
    Dhe (njeriu) do të besojë se erdhi ndarja.
  • 75:30
    وَ الۡتَفَّتِ السَّاقُ بِالسَّاقِ ﴿ۙ۳۰﴾
    Dhe kur do ta mbulojë pulpa pulpën.
  • 75:31
    اِلٰی رَبِّکَ یَوۡمَئِذِ ۣالۡمَسَاقُ ﴿ؕ٪۳۱﴾
    Atë ditë drejt Zotit tënd do të jetë shtytja.
  • 75:32
    فَلَا صَدَّقَ وَ لَا صَلّٰی ﴿ۙ۳۲﴾
    Pra, ai as nuk pranoi të vërtetën, e as nuk u fal,
  • 75:33
    وَ لٰکِنۡ کَذَّبَ وَ تَوَلّٰی ﴿ۙ۳۳﴾
    përkundrazi, mohoi dhe ia ktheu shpinën.
  • 75:34
    ثُمَّ ذَہَبَ اِلٰۤی اَہۡلِہٖ یَتَمَطّٰی ﴿ؕ۳۴﴾
    Më pas shkoi i mburrur te familja.
  • 75:35
    اَوۡلٰی لَکَ فَاَوۡلٰی ﴿ۙ۳۵﴾
    Mjerë për ty, mjerë!
  • 75:36
    ثُمَّ اَوۡلٰی لَکَ فَاَوۡلٰی ﴿ؕ۳۶﴾
    Sërish, mjerë për ty, mjerë!
  • 75:37
    اَیَحۡسَبُ الۡاِنۡسَانُ اَنۡ یُّتۡرَکَ سُدًی ﴿ؕ۳۷﴾
    A mendon njeriu se do të lihet i lirë?!
  • 75:38
    اَلَمۡ یَکُ نُطۡفَۃً مِّنۡ مَّنِیٍّ یُّمۡنٰی ﴿ۙ۳۸﴾
    A nuk ishte ai thjesht një pikë sperme që u hodh?!
  • 75:39
    ثُمَّ کَانَ عَلَقَۃً فَخَلَقَ فَسَوّٰی ﴿ۙ۳۹﴾
    Më pas u bë ngjizje gjaku, e atëherë (Zoti) e krijoi dhe e përsosi.
  • 75:40
    فَجَعَلَ مِنۡہُ الزَّوۡجَیۡنِ الذَّکَرَ وَ الۡاُنۡثٰی ﴿ؕ۴۰﴾
    Më pas prej tij bëri çiftin, mashkullin dhe femrën.
  • 75:41
    اَلَیۡسَ ذٰلِکَ بِقٰدِرٍ عَلٰۤی اَنۡ یُّحۡیِۦَ الۡمَوۡتٰی ﴿٪۴۱﴾
    Po Ai, a nuk është i Plotfuqishëm të ringjallë të vdekurit?!
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via