Surja Nuh - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

نُوح

Nuh

Rreth Sures
  • 71:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 71:2
    اِنَّاۤ اَرۡسَلۡنَا نُوۡحًا اِلٰی قَوۡمِہٖۤ اَنۡ اَنۡذِرۡ قَوۡمَکَ مِنۡ قَبۡلِ اَنۡ یَّاۡتِیَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۲﴾
    Pa dyshim, Ne dërguam Nuhun te populli i tij që: “Paralajmëroje popullin tënd përpara se atyre t’u vijë një ndëshkim i dhimbshëm!”
  • 71:3
    قَالَ یٰقَوۡمِ اِنِّیۡ لَکُمۡ نَذِیۡرٌ مُّبِیۡنٌ ۙ﴿۳﴾
    Ai tha: “O populli im, unë për ju jam një alarmues i qartë.
  • 71:4
    اَنِ اعۡبُدُوا اللّٰہَ وَ اتَّقُوۡہُ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ۙ﴿۴﴾
    Adhuroni Allahun, kini druajtje ndaj Tij dhe mua më ndiqni.
  • 71:5
    یَغۡفِرۡ لَکُمۡ مِّنۡ ذُنُوۡبِکُمۡ وَ یُؤَخِّرۡکُمۡ اِلٰۤی اَجَلٍ مُّسَمًّی ؕ اِنَّ اَجَلَ اللّٰہِ اِذَا جَآءَ لَا یُؤَخَّرُ ۘ لَوۡ کُنۡتُمۡ تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۵﴾
    Ai do t’ju falë mëkatet dhe do t’ju japë lëshim deri në një afat të caktuar. Sigurisht, caktimi i Allahut kur vjen, nuk shtyhet më. Sikur ta dinit!”
  • 71:6
    قَالَ رَبِّ اِنِّیۡ دَعَوۡتُ قَوۡمِیۡ لَیۡلًا وَّ نَہَارًا ۙ﴿۶﴾
    Tha: “O Zoti im! Unë e thirra popullin tim ditë e natë.
  • 71:7
    فَلَمۡ یَزِدۡہُمۡ دُعَآءِیۡۤ اِلَّا فِرَارًا ﴿۷﴾
    Por thirrja ime vetëm se i largoi ata edhe më shumë.
  • 71:8
    وَ اِنِّیۡ کُلَّمَا دَعَوۡتُہُمۡ لِتَغۡفِرَ لَہُمۡ جَعَلُوۡۤا اَصَابِعَہُمۡ فِیۡۤ اٰذَانِہِمۡ وَ اسۡتَغۡشَوۡا ثِیَابَہُمۡ وَ اَصَرُّوۡا وَ اسۡتَکۡبَرُوا اسۡتِکۡبَارًا ۚ﴿۸﴾
    Dhe çdoherë kur i kam thirrur që Ti t’i falje, ata i vunë gishtërinjtë në veshët e tyre, e mbuluan veten me petkat e tyre, u treguan kokëfortë dhe tepër mendjemëdhenj.
  • 71:9
    ثُمَّ اِنِّیۡ دَعَوۡتُہُمۡ جِہَارًا ۙ﴿۹﴾
    Pastaj i thirra edhe me zë të lartë,
  • 71:10
    ثُمَّ اِنِّیۡۤ اَعۡلَنۡتُ لَہُمۡ وَ اَسۡرَرۡتُ لَہُمۡ اِسۡرَارًا ۙ﴿۱۰﴾
    Më pas, i njoftova edhe haptas, u fola edhe fshehtas.
  • 71:11
    فَقُلۡتُ اسۡتَغۡفِرُوۡا رَبَّکُمۡ ؕ اِنَّہٗ کَانَ غَفَّارًا ﴿ۙ۱۱﴾
    Dhe u thashë: Kërkojini falje Zotit tuaj, sigurisht, Ai është shumë Falës;
  • 71:12
    یُّرۡسِلِ السَّمَآءَ عَلَیۡکُمۡ مِّدۡرَارًا ﴿ۙ۱۲﴾
    Ai do të dërgojë qiellin që do t’ju reshë,
  • 71:13
    وَّ یُمۡدِدۡکُمۡ بِاَمۡوَالٍ وَّ بَنِیۡنَ وَ یَجۡعَلۡ لَّکُمۡ جَنّٰتٍ وَّ یَجۡعَلۡ لَّکُمۡ اَنۡہٰرًا ﴿ؕ۱۳﴾
    do t’ju ndihmojë me pasuri e fëmijë, do të bëjë për ju pemishte dhe do të bëjë (edhe) lumenj.
  • 71:14
    مَا لَکُمۡ لَا تَرۡجُوۡنَ لِلّٰہِ وَقَارًا ﴿ۚ۱۴﴾
    Çfarë keni që nuk prisni urtësinë prej Allahut?
  • 71:15
    وَ قَدۡ خَلَقَکُمۡ اَطۡوَارًا ﴿۱۵﴾
    Kurse Ai ju krijoi në etapa.
  • 71:16
    اَلَمۡ تَرَوۡا کَیۡفَ خَلَقَ اللّٰہُ سَبۡعَ سَمٰوٰتٍ طِبَاقًا ﴿ۙ۱۶﴾
    A nuk e keni parë sesi Allahu krijoi shtatë qiej në shtresa?
  • 71:17
    وَّ جَعَلَ الۡقَمَرَ فِیۡہِنَّ نُوۡرًا وَّ جَعَلَ الشَّمۡسَ سِرَاجًا ﴿۱۷﴾
    Dhe bëri hënën dritë në to, dhe diellin e bëri llambë të shndritshme.
  • 71:18
    وَ اللّٰہُ اَنۡۢبَتَکُمۡ مِّنَ الۡاَرۡضِ نَبَاتًا ﴿ۙ۱۸﴾
    Dhe Allahu ju rriti prej tokës porsi bimët.
  • 71:19
    ثُمَّ یُعِیۡدُکُمۡ فِیۡہَا وَ یُخۡرِجُکُمۡ اِخۡرَاجًا ﴿۱۹﴾
    Pastaj do t’ju kthejë në të, dhe do t’ju nxjerrë në mënyrë të re.
    Shpjegime
  • 71:20
    وَ اللّٰہُ جَعَلَ لَکُمُ الۡاَرۡضَ بِسَاطًا ﴿ۙ۲۰﴾
    Dhe Allahu bëri për ju tokën si shtrat.
  • 71:21
    لِّتَسۡلُکُوۡا مِنۡہَا سُبُلًا فِجَاجًا ﴿٪۲۱﴾
    Që ju të ecni në rrugët e gjera të saj.”
  • 71:22
    قَالَ نُوۡحٌ رَّبِّ اِنَّہُمۡ عَصَوۡنِیۡ وَ اتَّبَعُوۡا مَنۡ لَّمۡ یَزِدۡہُ مَالُہٗ وَ وَلَدُہٗۤ اِلَّا خَسَارًا ﴿ۚ۲۲﴾
    Nuhu tha: “O Zoti im! Pa dyshim, ata më kundërshtuan mua, dhe ndoqën atë, i cili ua shtoi pasurinë dhe fëmijët vetëm për t’i çuar në humbje.
  • 71:23
    وَ مَکَرُوۡا مَکۡرًا کُبَّارًا ﴿ۚ۲۳﴾
    Ata bënë komplot të madh.
  • 71:24
    وَ قَالُوۡا لَا تَذَرُنَّ اٰلِہَتَکُمۡ وَ لَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَّ لَا سُوَاعًا ۬ۙ وَّ لَا یَغُوۡثَ وَ یَعُوۡقَ وَ نَسۡرًا ﴿ۚ۲۴﴾
    Dhe thanë: ‘Kurrë mos i lini të adhuruarit tuaj dhe kurrë mos braktisni as Veddain, as Suvain, as Jeguthin, as Jeukun e as Nesrain.’
  • 71:25
    وَ قَدۡ اَضَلُّوۡا کَثِیۡرًا ۬ۚ وَ لَا تَزِدِ الظّٰلِمِیۡنَ اِلَّا ضَلٰلًا ﴿۲۵﴾
    Dhe devijuan shumë të tjerë. (O Zot), keqbërësve shtojua vetëm humbjen!”
  • 71:26
    مِمَّا خَطِیۡٓــٰٔتِہِمۡ اُغۡرِقُوۡا فَاُدۡخِلُوۡا نَارًا ۬ۙ فَلَمۡ یَجِدُوۡا لَہُمۡ مِّنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ اَنۡصَارًا ﴿۲۶﴾
    Për shkak të mëkateve të tyre ata u fundosën, më pas hynë në zjarr. Pra, duke e lënë Allahun, nuk gjetën askënd tjetër si ndihmës.
  • 71:27
    وَ قَالَ نُوۡحٌ رَّبِّ لَا تَذَرۡ عَلَی الۡاَرۡضِ مِنَ الۡکٰفِرِیۡنَ دَیَّارًا ﴿۲۷﴾
    Dhe Nuhu tha: “O Zoti im! Mos lër të banojë në tokë asnjë nga mohuesit!
  • 71:28
    اِنَّکَ اِنۡ تَذَرۡہُمۡ یُضِلُّوۡا عِبَادَکَ وَ لَا یَلِدُوۡۤا اِلَّا فَاجِرًا کَفَّارًا ﴿۲۸﴾
    Po i le ata, ata patjetër do të devijojnë robërit e Tu dhe nuk do të lindin përveçse imoral (dhe) mohues.
    Shpjegime
  • 71:29
    رَبِّ اغۡفِرۡ لِیۡ وَ لِوَالِدَیَّ وَ لِمَنۡ دَخَلَ بَیۡتِیَ مُؤۡمِنًا وَّ لِلۡمُؤۡمِنِیۡنَ وَ الۡمُؤۡمِنٰتِ ؕ وَ لَا تَزِدِ الظّٰلِمِیۡنَ اِلَّا تَبَارًا ﴿٪۲۹﴾
    O Zoti im! Më fal mua dhe prindërit e mi dhe këdo që hyri në shtëpinë time si besimtar dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa, keqbërësve shtojua vetëm rrënimin!”
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via