Surja El-Mearixh - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

المعَارج

El-Mearixh

Rreth Sures
  • 70:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 70:2
    سَاَلَ سَآئِلٌۢ بِعَذَابٍ وَّاقِعٍ ۙ﴿۲﴾
    Një pyetës pyeti për ndëshkimin që do të bjerë.
  • 70:3
    لِّلۡکٰفِرِیۡنَ لَیۡسَ لَہٗ دَافِعٌ ۙ﴿۳﴾
    Asgjë nuk mund ta largojë atë nga mohuesit.
  • 70:4
    مِّنَ اللّٰہِ ذِی الۡمَعَارِجِ ؕ﴿۴﴾
    (Ai është) prej Allahut, Zotëruesit të lartësive.
  • 70:5
    تَعۡرُجُ الۡمَلٰٓئِکَۃُ وَ الرُّوۡحُ اِلَیۡہِ فِیۡ یَوۡمٍ کَانَ مِقۡدَارُہٗ خَمۡسِیۡنَ اَلۡفَ سَنَۃٍ ۚ﴿۵﴾
    Engjëjt dhe Shpirti ngjiten drejt Tij në një ditë, e cila është e barabartë me pesëdhjetë mijë vjet.
    Shpjegime
  • 70:6
    فَاصۡبِرۡ صَبۡرًا جَمِیۡلًا ﴿۶﴾
    Andaj duro, me durim të denjë!
  • 70:7
    اِنَّہُمۡ یَرَوۡنَہٗ بَعِیۡدًا ۙ﴿۷﴾
    Ata e shohin të largët,
  • 70:8
    وَّ نَرٰٮہُ قَرِیۡبًا ؕ﴿۸﴾
    por Ne e shohim të afërt.
  • 70:9
    یَوۡمَ تَکُوۡنُ السَّمَآءُ کَالۡمُہۡلِ ۙ﴿۹﴾
    Ditën kur qielli do të bëhet porsi bakër i shkrirë;
  • 70:10
    وَ تَکُوۡنُ الۡجِبَالُ کَالۡعِہۡنِ ۙ﴿۱۰﴾
    malet do të bëhen si lesh i shprishur;
  • 70:11
    وَ لَا یَسۡـَٔلُ حَمِیۡمٌ حَمِیۡمًا ﴿ۚۖ۱۱﴾
    dhe asnjë shok nuk do të pyesë për ndonjë shok (të tij).
  • 70:12
    یُّبَصَّرُوۡنَہُمۡ ؕ یَوَدُّ الۡمُجۡرِمُ لَوۡ یَفۡتَدِیۡ مِنۡ عَذَابِ یَوۡمِئِذٍۭ بِبَنِیۡہِ ﴿ۙ۱۲﴾
    (Edhe pse) ata do të vendosen në sy të njëri-tjetrit. Fajtori do të dëshirojë që sikur të jepte si shpagim për të shpëtuar nga ndëshkimi i asaj dite djemtë e tij,
  • 70:13
    وَ صَاحِبَتِہٖ وَ اَخِیۡہِ ﴿ۙ۱۳﴾
    gruan e tij, vëllain e tij
  • 70:14
    وَ فَصِیۡلَتِہِ الَّتِیۡ تُــٔۡوِیۡہِ ﴿ۙ۱۴﴾
    dhe, (edhe) fisin e tij që e strehonte,
  • 70:15
    وَ مَنۡ فِی الۡاَرۡضِ جَمِیۡعًا ۙ ثُمَّ یُنۡجِیۡہِ ﴿ۙ۱۵﴾
    dhe çdokënd që është në tokë, vetëm të shpëtonte prej atij (ndëshkimi).
  • 70:16
    کَلَّا ؕ اِنَّہَا لَظٰی ﴿ۙ۱۶﴾
    Por jo! Sigurisht, ai është flaka e zjarrit,
  • 70:17
    نَزَّاعَۃً لِّلشَّوٰی ﴿ۚۖ۱۷﴾
    që e shkul lëkurën,
  • 70:18
    تَدۡعُوۡا مَنۡ اَدۡبَرَ وَ تَوَلّٰی ﴿ۙ۱۸﴾
    thërret çdokënd që e ktheu shpinën dhe u shmang,
  • 70:19
    وَ جَمَعَ فَاَوۡعٰی ﴿۱۹﴾
    dhe (që) grumbulloi (pasurinë), dhe (e) magazinoi.
  • 70:20
    اِنَّ الۡاِنۡسَانَ خُلِقَ ہَلُوۡعًا ﴿ۙ۲۰﴾
    Pa dyshim, njeriu është krijuar shumë lakmitar.
  • 70:21
    اِذَا مَسَّہُ الشَّرُّ جَزُوۡعًا ﴿ۙ۲۱﴾
    Kur e prek e keqja, vajton shumë,
  • 70:22
    وَّ اِذَا مَسَّہُ الۡخَیۡرُ مَنُوۡعًا ﴿ۙ۲۲﴾
    dhe kur e prek e mira, bëhet tepër koprrac.
  • 70:23
    اِلَّا الۡمُصَلِّیۡنَ ﴿ۙ۲۳﴾
    Por jo ata që falin namazin,
  • 70:24
    الَّذِیۡنَ ہُمۡ عَلٰی صَلَاتِہِمۡ دَآئِمُوۡنَ ﴿۪ۙ۲۴﴾
    që i kryejnë me vazhdimësi namazet e tyre,
  • 70:25
    وَ الَّذِیۡنَ فِیۡۤ اَمۡوَالِہِمۡ حَقٌّ مَّعۡلُوۡمٌ ﴿۪ۙ۲۵﴾
    të cilët në pasuritë e tyre ka pjesë
  • 70:26
    لِّلسَّآئِلِ وَ الۡمَحۡرُوۡمِ ﴿۪ۙ۲۶﴾
    edhe lypësi, edhe ata (nevojtarë) që nuk lypin,
  • 70:27
    وَ الَّذِیۡنَ یُصَدِّقُوۡنَ بِیَوۡمِ الدِّیۡنِ ﴿۪ۙ۲۷﴾
    dhe të cilët vërtetojnë Ditën e Gjykimit,
  • 70:28
    وَ الَّذِیۡنَ ہُمۡ مِّنۡ عَذَابِ رَبِّہِمۡ مُّشۡفِقُوۡنَ ﴿ۚ۲۸﴾
    dhe që frikësohen nga ndëshkimi i Zotit të tyre.
  • 70:29
    اِنَّ عَذَابَ رَبِّہِمۡ غَیۡرُ مَاۡمُوۡنٍ ﴿۲۹﴾
    Sigurisht, ndëshkimi i Zotit të tyre është i pashmangshëm.
  • 70:30
    وَ الَّذِیۡنَ ہُمۡ لِفُرُوۡجِہِمۡ حٰفِظُوۡنَ ﴿ۙ۳۰﴾
    Dhe ata që ruajnë organet e tyre intime,
  • 70:31
    اِلَّا عَلٰۤی اَزۡوَاجِہِمۡ اَوۡ مَا مَلَکَتۡ اَیۡمَانُہُمۡ فَاِنَّہُمۡ غَیۡرُ مَلُوۡمِیۡنَ ﴿ۚ۳۱﴾
    përveçse me bashkëshortet e tyre dhe me ato që i kanë në zotërim; sigurisht, ata nuk do të qortohen;
  • 70:32
    فَمَنِ ابۡتَغٰی وَرَآءَ ذٰلِکَ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡعٰدُوۡنَ ﴿ۚ۳۲﴾
    por ata që kërkojnë përtej kësaj, pa dyshim, janë shkelës.
  • 70:33
    وَ الَّذِیۡنَ ہُمۡ لِاَمٰنٰتِہِمۡ وَ عَہۡدِہِمۡ رٰعُوۡنَ ﴿۪ۙ۳۳﴾
    Dhe ata që i ruajnë amanetet dhe zotimet e tyre,
  • 70:34
    وَ الَّذِیۡنَ ہُمۡ بِشَہٰدٰتِہِمۡ قَآئِمُوۡنَ ﴿۪ۙ۳۴﴾
    dhe që qëndrojnë pas dëshmive të tyre,
  • 70:35
    وَ الَّذِیۡنَ ہُمۡ عَلٰی صَلَاتِہِمۡ یُحَافِظُوۡنَ ﴿ؕ۳۵﴾
    dhe që u rrinë roje namazeve të tyre,
  • 70:36
    اُولٰٓئِکَ فِیۡ جَنّٰتٍ مُّکۡرَمُوۡنَ ﴿ؕ٪۳۶﴾
    pikërisht këta do të nderohen në xhenete.
  • 70:37
    فَمَالِ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا قِبَلَکَ مُہۡطِعِیۡنَ ﴿ۙ۳۷﴾
    Çfarë u ndodhi atyre që mohuan, që te ti vijnë me vrap,
  • 70:38
    عَنِ الۡیَمِیۡنِ وَ عَنِ الشِّمَالِ عِزِیۡنَ ﴿۳۸﴾
    tufa-tufa nga e djathta e nga e majta!
  • 70:39
    اَیَطۡمَعُ کُلُّ امۡرِیًٴ مِّنۡہُمۡ اَنۡ یُّدۡخَلَ جَنَّۃَ نَعِیۡمٍ ﴿ۙ۳۹﴾
    Secili prej tyre a lakmon të hyjë në xhenete plot bekime?!
  • 70:40
    کَلَّا ؕ اِنَّا خَلَقۡنٰہُمۡ مِّمَّا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۴۰﴾
    Kurrsesi! Ne i krijuam prej asaj gjëje që ata e dinë.
  • 70:41
    فَلَاۤ اُقۡسِمُ بِرَبِّ الۡمَشٰرِقِ وَ الۡمَغٰرِبِ اِنَّا لَقٰدِرُوۡنَ ﴿ۙ۴۱﴾
    Betohem në Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve! Ne, pa dyshim, jemi të Plotfuqishëm,
  • 70:42
    عَلٰۤی اَنۡ نُّبَدِّلَ خَیۡرًا مِّنۡہُمۡ ۙ وَ مَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوۡقِیۡنَ ﴿۴۲﴾
    që t’i zëvendësojmë ata me (njerëz) më të mirë, dhe askush nuk mund të Na parakalojë dot.
    Shpjegime
  • 70:43
    فَذَرۡہُمۡ یَخُوۡضُوۡا وَ یَلۡعَبُوۡا حَتّٰی یُلٰقُوۡا یَوۡمَہُمُ الَّذِیۡ یُوۡعَدُوۡنَ ﴿ۙ۴۳﴾
    Andaj, lëri të merren me kotësi e lojëra, gjersa ta shohin ditën e tyre që u është premtuar.
  • 70:44
    یَوۡمَ یَخۡرُجُوۡنَ مِنَ الۡاَجۡدَاثِ سِرَاعًا کَاَنَّہُمۡ اِلٰی نُصُبٍ یُّوۡفِضُوۡنَ ﴿ۙ۴۴﴾
    Ditën kur ata do të dalin me shpejtësi nga varret, sikur nxitohen drejt një altari.
  • 70:45
    خَاشِعَۃً اَبۡصَارُہُمۡ تَرۡہَقُہُمۡ ذِلَّۃٌ ؕ ذٰلِکَ الۡیَوۡمُ الَّذِیۡ کَانُوۡا یُوۡعَدُوۡنَ ﴿٪۴۵﴾
    Ndërkohë shikimet do t’i kenë të përulura dhe ata do të jenë të pushtuar nga poshtërimi. Kjo është dita që u premtohej.
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via