الجُمُعَة
El-Xhumu’a
Rreth Sures
-
62:1بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
-
62:2یُسَبِّحُ لِلّٰہِ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ الۡمَلِکِ الۡقُدُّوۡسِ الۡعَزِیۡزِ الۡحَکِیۡمِ ﴿۲﴾Allahun e lartëson gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë; Sunduesin, të Shenjtin, Mbizotëruesin, të Urtin.
-
62:3ہُوَ الَّذِیۡ بَعَثَ فِی الۡاُمِّیّٖنَ رَسُوۡلًا مِّنۡہُمۡ یَتۡلُوۡا عَلَیۡہِمۡ اٰیٰتِہٖ وَ یُزَکِّیۡہِمۡ وَ یُعَلِّمُہُمُ الۡکِتٰبَ وَ الۡحِکۡمَۃَ ٭ وَ اِنۡ کَانُوۡا مِنۡ قَبۡلُ لَفِیۡ ضَلٰلٍ مُّبِیۡنٍ ۙ﴿۳﴾Është Ai që dërgoi tek analfabetët një të Dërguar prej tyre; ai u reciton ajetet e Tij, i pastron dhe u mëson Librin dhe urtësinë, ndonëse ata deri më parë ishin në devijim të qartë;Shpjegime
-
62:4وَّ اٰخَرِیۡنَ مِنۡہُمۡ لَمَّا یَلۡحَقُوۡا بِہِمۡ ؕ وَ ہُوَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ﴿۴﴾(Ai e dërgoi atë) edhe te të mëvonshmit prej tyre, të cilët ende nuk u janë bashkuar. Dhe Ai është Mbizotëruesi, i Urti.Shpjegime
-
62:5ذٰلِکَ فَضۡلُ اللّٰہِ یُؤۡتِیۡہِ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ ذُو الۡفَضۡلِ الۡعَظِیۡمِ ﴿۵﴾Ky është bekimi i Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë. Dhe Allahu zotëron bekimin madhështor.Shpjegime
-
62:6مَثَلُ الَّذِیۡنَ حُمِّلُوا التَّوۡرٰٮۃَ ثُمَّ لَمۡ یَحۡمِلُوۡہَا کَمَثَلِ الۡحِمَارِ یَحۡمِلُ اَسۡفَارًا ؕ بِئۡسَ مَثَلُ الۡقَوۡمِ الَّذِیۡنَ کَذَّبُوۡا بِاٰیٰتِ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یَہۡدِی الۡقَوۡمَ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۶﴾Shembulli i atyre që u ngarkuan me Teuratin e më pas nuk e mbartën atë, është si shembulli i gomarit që bart libra. Sa i keq është shembulli i atij populli, të cilët i quajtën gënjeshtra ajetet e Allahut! Dhe Allahu nuk e udhëzon popullin keqbërës.
-
62:7قُلۡ یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ ہَادُوۡۤا اِنۡ زَعَمۡتُمۡ اَنَّکُمۡ اَوۡلِیَآءُ لِلّٰہِ مِنۡ دُوۡنِ النَّاسِ فَتَمَنَّوُا الۡمَوۡتَ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۷﴾Thuaj: O ju që u bëtë judenj (hebrenj)! Nëse pretendoni që nga të gjithë njerëzit vetëm ju jeni miqtë e Allahut, atëherë kërkojeni vdekjen, në qoftë se jeni të vërtetë!Shpjegime
-
62:8وَ لَا یَتَمَنَّوۡنَہٗۤ اَبَدًۢا بِمَا قَدَّمَتۡ اَیۡدِیۡہِمۡ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌۢ بِالظّٰلِمِیۡنَ ﴿۸﴾Ata kurrsesi nuk do ta kërkojnë vdekjen për shkak të asaj që duart e tyre kanë çuar përpara. Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm për keqbërësit.
-
62:9قُلۡ اِنَّ الۡمَوۡتَ الَّذِیۡ تَفِرُّوۡنَ مِنۡہُ فَاِنَّہٗ مُلٰقِیۡکُمۡ ثُمَّ تُرَدُّوۡنَ اِلٰی عٰلِمِ الۡغَیۡبِ وَ الشَّہَادَۃِ فَیُنَبِّئُکُمۡ بِمَا کُنۡتُمۡ تَعۡمَلُوۡنَ ٪﴿۹﴾Thuaj: Vdekja së cilës ju po i ikni, përnjëmend do t’ju zërë, më pas do të ktheheni tek i Dijshmi i së padukshmes dhe i së dukshmes, atëherë Ai do t’ju tregojë për atë që bënit.
-
62:10یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِذَا نُوۡدِیَ لِلصَّلٰوۃِ مِنۡ یَّوۡمِ الۡجُمُعَۃِ فَاسۡعَوۡا اِلٰی ذِکۡرِ اللّٰہِ وَ ذَرُوا الۡبَیۡعَ ؕ ذٰلِکُمۡ خَیۡرٌ لَّکُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۰﴾O ju që besuat! Kur ju bëhet thirrje për namaz në ditën e premte, nxitohuni për tek përkujtimi i Allahut dhe lëreni tregtinë. Kjo është më e mirë për ju, në qoftë se e dini.
-
62:11فَاِذَا قُضِیَتِ الصَّلٰوۃُ فَانۡتَشِرُوۡا فِی الۡاَرۡضِ وَ ابۡتَغُوۡا مِنۡ فَضۡلِ اللّٰہِ وَ اذۡکُرُوا اللّٰہَ کَثِیۡرًا لَّعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ ﴿۱۱﴾E kur të përfundojë namazi, shpërndahuni në tokë, kërkoni bekimet e Allahut dhe përkujtoni shumë Allahun, që të keni sukses.
-
62:12وَ اِذَا رَاَوۡا تِجَارَۃً اَوۡ لَہۡوَاۨ انۡفَضُّوۡۤا اِلَیۡہَا وَ تَرَکُوۡکَ قَآئِمًا ؕ قُلۡ مَا عِنۡدَ اللّٰہِ خَیۡرٌ مِّنَ اللَّہۡوِ وَ مِنَ التِّجَارَۃِ ؕ وَ اللّٰہُ خَیۡرُ الرّٰزِقِیۡنَ ﴿٪۱۲﴾Dhe kur ata shohin ndonjë tregti a dëfrim, vrapojnë drejt tij, duke të lënë ty në këmbë. Thuaj: Ajo që është tek Allahu është më e mirë se dëfrimi e tregtia. Dhe Allahu është Dhënësi më i mirë.
0:00
/
0:00