الواقِعَة
El-Uakia
Rreth Sures
-
56:1بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
-
56:2اِذَا وَقَعَتِ الۡوَاقِعَۃُ ۙ﴿۲﴾Kur do të ndodhë Ngjarja!
-
56:3لَیۡسَ لِوَقۡعَتِہَا کَاذِبَۃٌ ۘ﴿۳﴾Asnjë (shpirt) nuk mund ta përgënjeshtrojë atë.
-
56:4خَافِضَۃٌ رَّافِعَۃٌ ۙ﴿۴﴾(Disa) do t’i ulë, (disa) do t’i lartësojë.
-
56:5اِذَا رُجَّتِ الۡاَرۡضُ رَجًّا ۙ﴿۵﴾Kur toka do të tronditet fort.
-
56:6وَّ بُسَّتِ الۡجِبَالُ بَسًّا ۙ﴿۶﴾Dhe malet do të thërrmohen tërësisht.
-
56:7فَکَانَتۡ ہَبَآءً مُّنۡۢبَثًّا ۙ﴿۷﴾Dhe ato do të bëhen si grimca të shpërndara.
-
56:8وَّ کُنۡتُمۡ اَزۡوَاجًا ثَلٰثَۃً ؕ﴿۸﴾Ndërkohë, ju do të jeni në tri grupe.
-
56:9فَاَصۡحٰبُ الۡمَیۡمَنَۃِ ۬ۙ مَاۤ اَصۡحٰبُ الۡمَیۡمَنَۃِ ؕ﴿۹﴾Njerëzit e së djathtës; ç’janë ata të së djathtës?!
-
56:10وَ اَصۡحٰبُ الۡمَشۡـَٔمَۃِ ۬ۙ مَاۤ اَصۡحٰبُ الۡمَشۡـَٔمَۃِ ؕ﴿۱۰﴾Njerëzit e së majtës; ç’janë ata të së majtës?!
-
56:11وَ السّٰبِقُوۡنَ السّٰبِقُوۡنَ ﴿ۚۙ۱۱﴾Dhe parakaluesit do t’i parakalojnë (të gjithë).
-
56:12اُولٰٓئِکَ الۡمُقَرَّبُوۡنَ ﴿ۚ۱۲﴾Këta do të jenë të afruarit.
-
56:13فِیۡ جَنّٰتِ النَّعِیۡمِ ﴿۱۳﴾Në xhenete plot bekime.
-
56:14ثُلَّۃٌ مِّنَ الۡاَوَّلِیۡنَ ﴿ۙ۱۴﴾Do të jenë me shumicë në të parët.
-
56:15وَ قَلِیۡلٌ مِّنَ الۡاٰخِرِیۡنَ ﴿ؕ۱۵﴾Dhe pakicë në të mëvonshmit.
-
56:16عَلٰی سُرُرٍ مَّوۡضُوۡنَۃٍ ﴿ۙ۱۶﴾Do të jenë nëpër frone të stolisura.
-
56:17مُّتَّکِـِٕیۡنَ عَلَیۡہَا مُتَقٰبِلِیۡنَ ﴿۱۷﴾Të mbështetur mbi to, përballë njëri-tjetrit.
-
56:18یَطُوۡفُ عَلَیۡہِمۡ وِلۡدَانٌ مُّخَلَّدُوۡنَ ﴿ۙ۱۸﴾Djem të përjetshëm do të sillen rreth tyre (për t’iu shërbyer).Shpjegime
-
56:19بِاَکۡوَابٍ وَّ اَبَارِیۡقَ ۬ۙ وَ کَاۡسٍ مِّنۡ مَّعِیۡنٍ ﴿ۙ۱۹﴾Me tase, shtamba e gota të mbushura me pije të kulluar.
-
56:20لَّا یُصَدَّعُوۡنَ عَنۡہَا وَ لَا یُنۡزِفُوۡنَ ﴿ۙ۲۰﴾Prej të cilës, ata as nuk do të kenë marramendje, e as nuk do të flasin përçart.Shpjegime
-
56:21وَ فَاکِہَۃٍ مِّمَّا یَتَخَیَّرُوۡنَ ﴿ۙ۲۱﴾(Djemtë në shërbim të tyre) me fruta, nga ato që ata dëshirojnë.
-
56:22وَ لَحۡمِ طَیۡرٍ مِّمَّا یَشۡتَہُوۡنَ ﴿ؕ۲۲﴾Dhe me mish zogjsh, që ata pëlqejnë.
-
56:23وَ حُوۡرٌ عِیۡنٌ ﴿ۙ۲۳﴾Dhe hyri symëdha.
-
56:24کَاَمۡثَالِ اللُّؤۡلُوَٴ الۡمَکۡنُوۡنِ ﴿ۚ۲۴﴾Porsi perla të mbuluara.
-
56:25جَزَآءًۢ بِمَا کَانُوۡا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۲۵﴾Si shpërblim i asaj që ata bënin.
-
56:26لَا یَسۡمَعُوۡنَ فِیۡہَا لَغۡوًا وَّ لَا تَاۡثِیۡمًا ﴿ۙ۲۶﴾Nuk do të dëgjojnë atje as kotësi e as mëkat.
-
56:27اِلَّا قِیۡلًا سَلٰمًا سَلٰمًا ﴿۲۷﴾Por vetëm thënie: “Paqe!” “Paqe!”Shpjegime
-
56:28وَ اَصۡحٰبُ الۡیَمِیۡنِ ۬ۙ مَاۤ اَصۡحٰبُ الۡیَمِیۡنِ ﴿ؕ۲۸﴾Dhe njerëzit e së djathtës; ç’janë ata të së djathtës?
-
56:29فِیۡ سِدۡرٍ مَّخۡضُوۡدٍ ﴿ۙ۲۹﴾Mes hidesh pa gjemba
-
56:30وَّ طَلۡحٍ مَّنۡضُوۡدٍ ﴿ۙ۳۰﴾dhe bananesh palë-palë.
-
56:31وَّ ظِلٍّ مَّمۡدُوۡدٍ ﴿ۙ۳۱﴾Dhe (mes) hijesh të zgjatura.
-
56:32وَّ مَآءٍ مَّسۡکُوۡبٍ ﴿ۙ۳۲﴾Dhe (mes) ujëvarash
-
56:33وَّ فَاکِہَۃٍ کَثِیۡرَۃٍ ﴿ۙ۳۳﴾dhe frutash me bollëk.
-
56:34لَّا مَقۡطُوۡعَۃٍ وَّ لَا مَمۡنُوۡعَۃٍ ﴿ۙ۳۴﴾Që as nuk do të sosen, dhe as nuk do të jenë të ndaluara.
-
56:35وَّ فُرُشٍ مَّرۡفُوۡعَۃٍ ﴿ؕ۳۵﴾Dhe (mes) fronesh të ngritura.
-
56:36اِنَّاۤ اَنۡشَاۡنٰہُنَّ اِنۡشَآءً ﴿ۙ۳۶﴾Pa dyshim, bashkëshortet e tyre, Ne i kemi krijuar bukur.
-
56:37فَجَعَلۡنٰہُنَّ اَبۡکَارًا ﴿ۙ۳۷﴾I krijuam virgjëresha.
-
56:38عُرُبًا اَتۡرَابًا ﴿ۙ۳۸﴾Magjepsëse e moshatare.
-
56:39لِّاَصۡحٰبِ الۡیَمِیۡنِ ﴿ؕ٪۳۹﴾Për njerëzit e së djathtës.
-
56:40ثُلَّۃٌ مِّنَ الۡاَوَّلِیۡنَ ﴿ۙ۴۰﴾Do të jenë me shumicë nga të parët.
-
56:41وَ ثُلَّۃٌ مِّنَ الۡاٰخِرِیۡنَ ﴿ؕ۴۱﴾Me shumicë (edhe) nga të mëvonshmit.Shpjegime
-
56:42وَ اَصۡحٰبُ الشِّمَالِ ۬ۙ مَاۤ اَصۡحٰبُ الشِّمَالِ ﴿ؕ۴۲﴾Dhe njerëzit e së majtës; ç’janë ata të së majtës?
-
56:43فِیۡ سَمُوۡمٍ وَّ حَمِیۡمٍ ﴿ۙ۴۳﴾Do të jenë në erëra të nxehta dhe ujë të valuar.
-
56:44وَّ ظِلٍّ مِّنۡ یَّحۡمُوۡمٍ ﴿ۙ۴۴﴾Në hije prej tymi
-
56:45لَّا بَارِدٍ وَّ لَا کَرِیۡمٍ ﴿۴۵﴾As të freskët, e as qetësuese.
-
56:46اِنَّہُمۡ کَانُوۡا قَبۡلَ ذٰلِکَ مُتۡرَفِیۡنَ ﴿ۚۖ۴۶﴾Ata deri më parë ishin të kamur.
-
56:47وَ کَانُوۡا یُصِرُّوۡنَ عَلَی الۡحِنۡثِ الۡعَظِیۡمِ ﴿ۚ۴۷﴾Dhe insistonin për mëkatet e mëdha.
-
56:48وَ کَانُوۡا یَقُوۡلُوۡنَ ۬ۙ اَئِذَا مِتۡنَا وَ کُنَّا تُرَابًا وَّ عِظَامًا ءَاِنَّا لَمَبۡعُوۡثُوۡنَ ﴿ۙ۴۸﴾Dhe thoshin: “Kur do të vdesim e do të bëhemi pluhur dhe eshtra, a do të ngrihemi prapë?!
-
56:49اَوَ اٰبَآؤُنَا الۡاَوَّلُوۡنَ ﴿۴۹﴾Vallë, edhe etërit tanë të parë?!”
-
56:50قُلۡ اِنَّ الۡاَوَّلِیۡنَ وَ الۡاٰخِرِیۡنَ ﴿ۙ۵۰﴾Thuaj: “Pa dyshim, edhe të parët, edhe të mëvonshmit,
-
56:51لَمَجۡمُوۡعُوۡنَ ۬ۙ اِلٰی مِیۡقَاتِ یَوۡمٍ مَّعۡلُوۡمٍ ﴿۵۱﴾kanë për t’u mbledhur për një kohë (e) ditë të caktuar.
-
56:52ثُمَّ اِنَّکُمۡ اَیُّہَا الضَّآلُّوۡنَ الۡمُکَذِّبُوۡنَ ﴿ۙ۵۲﴾Pastaj, o ju të devijuar mohues!
-
56:53لَاٰکِلُوۡنَ مِنۡ شَجَرٍ مِّنۡ زَقُّوۡمٍ ﴿ۙ۵۳﴾Do të hani prej pemës së zekkumit.Shpjegime
-
56:54فَمَالِـُٔوۡنَ مِنۡہَا الۡبُطُوۡنَ ﴿ۚ۵۴﴾Me të do ta mbushni barkun.
-
56:55فَشٰرِبُوۡنَ عَلَیۡہِ مِنَ الۡحَمِیۡمِ ﴿ۚ۵۵﴾Pastaj do të pini ujë të valuar.
-
56:56فَشٰرِبُوۡنَ شُرۡبَ الۡہِیۡمِ ﴿ؕ۵۶﴾Dhe do të pini si deve tepër të etshme.”
-
56:57ہٰذَا نُزُلُہُمۡ یَوۡمَ الدِّیۡنِ ﴿ؕ۵۷﴾Kjo do të jetë “mikpritje” për ta Ditën e Gjykimit.
-
56:58نَحۡنُ خَلَقۡنٰکُمۡ فَلَوۡ لَا تُصَدِّقُوۡنَ ﴿۵۸﴾Ne ju kemi krijuar, e pse nuk vërtetoni?
-
56:59اَفَرَءَیۡتُمۡ مَّا تُمۡنُوۡنَ ﴿ؕ۵۹﴾A keni menduar për spermën që hidhni (në mitër)?
-
56:60ءَاَنۡتُمۡ تَخۡلُقُوۡنَہٗۤ اَمۡ نَحۡنُ الۡخٰلِقُوۡنَ ﴿۶۰﴾A jeni ju që e keni krijuar atë, apo jemi Ne Krijuesit?!
-
56:61نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَیۡنَکُمُ الۡمَوۡتَ وَ مَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوۡقِیۡنَ ﴿ۙ۶۱﴾Ne e caktuam vdekjen mes jush, dhe ju nuk mund të Na mundni dot.
-
56:62عَلٰۤی اَنۡ نُّبَدِّلَ اَمۡثَالَکُمۡ وَ نُنۡشِئَکُمۡ فِیۡ مَا لَا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۶۲﴾Që t’ju ndryshojmë formën dhe t’ju ngremë në atë mënyrë që ju nuk e dini.
-
56:63وَ لَقَدۡ عَلِمۡتُمُ النَّشۡاَۃَ الۡاُوۡلٰی فَلَوۡ لَا تَذَکَّرُوۡنَ ﴿۶۳﴾Ju, sigurisht, e keni ditur krijimin e parë. Atëherë pse nuk merrni mësim?!
-
56:64اَفَرَءَیۡتُمۡ مَّا تَحۡرُثُوۡنَ ﴿ؕ۶۴﴾A keni menduar për atë që mbillni?!
-
56:65ءَاَنۡتُمۡ تَزۡرَعُوۡنَہٗۤ اَمۡ نَحۡنُ الزّٰرِعُوۡنَ ﴿۶۵﴾A jeni ju që e rrisni, apo jemi Ne Rritësit?!
-
56:66لَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنٰہُ حُطَامًا فَظَلۡتُمۡ تَفَکَّہُوۡنَ ﴿۶۶﴾Po të donim, do ta kishim bërë pluhur, dhe ju do të mbeteshit duke thënë:
-
56:67اِنَّا لَمُغۡرَمُوۡنَ ﴿ۙ۶۷﴾“Kemi falimentuar!
-
56:68بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُوۡمُوۡنَ ﴿۶۸﴾Madje, kemi ngelur pa gjë fare!”
-
56:69اَفَرَءَیۡتُمُ الۡمَآءَ الَّذِیۡ تَشۡرَبُوۡنَ ﴿ؕ۶۹﴾A keni menduar për ujin që pini?!
-
56:70ءَاَنۡتُمۡ اَنۡزَلۡتُمُوۡہُ مِنَ الۡمُزۡنِ اَمۡ نَحۡنُ الۡمُنۡزِلُوۡنَ ﴿۷۰﴾A jeni ju që e zbrisni nga retë, apo jemi Ne Zbritësit?!
-
56:71لَوۡ نَشَآءُ جَعَلۡنٰہُ اُجَاجًا فَلَوۡ لَا تَشۡکُرُوۡنَ ﴿۷۱﴾Po të donim, do ta kishim bërë të njelmët. Pra, pse nuk falënderoni?!
-
56:72اَفَرَءَیۡتُمُ النَّارَ الَّتِیۡ تُوۡرُوۡنَ ﴿ؕ۷۲﴾A keni menduar për zjarrin që ndizni?!
-
56:73ءَاَنۡتُمۡ اَنۡشَاۡتُمۡ شَجَرَتَہَاۤ اَمۡ نَحۡنُ الۡمُنۡشِـُٔوۡنَ ﴿۷۳﴾A jeni ju që bëni pemën e tij, apo jemi Ne Bërësit?!Shpjegime
-
56:74نَحۡنُ جَعَلۡنٰہَا تَذۡکِرَۃً وَّ مَتَاعًا لِّلۡمُقۡوِیۡنَ ﴿ۚ۷۴﴾Ne e kemi bërë atë për mësim dhe për dobi të udhëtarëve.
-
56:75فَسَبِّحۡ بِاسۡمِ رَبِّکَ الۡعَظِیۡمِ ﴿٪ؓ۷۵﴾Andaj, përkujto emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
-
56:76فَلَاۤ اُقۡسِمُ بِمَوٰقِعِ النُّجُوۡمِ ﴿ۙ۷۶﴾Betohem për vendshfaqjet e yjeve!
-
56:77وَ اِنَّہٗ لَقَسَمٌ لَّوۡ تَعۡلَمُوۡنَ عَظِیۡمٌ ﴿ۙ۷۷﴾Dhe ky është një betim shumë i madh, nëse e dini.
-
56:78اِنَّہٗ لَقُرۡاٰنٌ کَرِیۡمٌ ﴿ۙ۷۸﴾Sigurisht, ky Kuran është i nderuar;
-
56:79فِیۡ کِتٰبٍ مَّکۡنُوۡنٍ ﴿ۙ۷۹﴾(i ruajtur) në një Libër të fshehtë.
-
56:80لَّا یَمَسُّہٗۤ اِلَّا الۡمُطَہَّرُوۡنَ ﴿ؕ۸۰﴾Asnjë nuk e prek dot, përveç të pastërve.Shpjegime
-
56:81تَنۡزِیۡلٌ مِّنۡ رَّبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۸۱﴾Zbritja (e tij) është prej Zotit të botëve.
-
56:82اَفَبِہٰذَا الۡحَدِیۡثِ اَنۡتُمۡ مُّدۡہِنُوۡنَ ﴿ۙ۸۲﴾A po bëheni hipokritë ndaj këtij ligjërimi?!
-
56:83وَ تَجۡعَلُوۡنَ رِزۡقَکُمۡ اَنَّکُمۡ تُکَذِّبُوۡنَ ﴿۸۳﴾Dhe po fitoni bukën tuaj sepse po mohoni?!
-
56:84فَلَوۡ لَاۤ اِذَا بَلَغَتِ الۡحُلۡقُوۡمَ ﴿ۙ۸۴﴾Por (atij që është afër vdekjes) kur (shpirti) i vjen te fyti për të dalë;
-
56:85وَ اَنۡتُمۡ حِیۡنَئِذٍ تَنۡظُرُوۡنَ ﴿ۙ۸۵﴾dhe ju vetëm e shikoni.
-
56:86وَ نَحۡنُ اَقۡرَبُ اِلَیۡہِ مِنۡکُمۡ وَ لٰکِنۡ لَّا تُبۡصِرُوۡنَ ﴿۸۶﴾Kurse Ne jemi më afër tij sesa ju, por ju nuk shihni qartë.
-
56:87فَلَوۡ لَاۤ اِنۡ کُنۡتُمۡ غَیۡرَ مَدِیۡنِیۡنَ ﴿ۙ۸۷﴾Atëherë nëse ju nuk jeni nga ata që japin llogari,
-
56:88تَرۡجِعُوۡنَہَاۤ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۸۸﴾përse nuk e rikthyet atë (shpirtin e vdekur), nëse jeni të vërtetë?!
-
56:89فَاَمَّاۤ اِنۡ کَانَ مِنَ الۡمُقَرَّبِیۡنَ ﴿ۙ۸۹﴾E tani, nëse (i vdekuri) është nga të afruarit (me Zotin),
-
56:90فَرَوۡحٌ وَّ رَیۡحَانٌ ۬ۙ وَّ جَنَّتُ نَعِیۡمٍ ﴿۹۰﴾ka rehati dhe aromë (për të) dhe xhenet plot bekime.
-
56:91وَ اَمَّاۤ اِنۡ کَانَ مِنۡ اَصۡحٰبِ الۡیَمِیۡنِ ﴿ۙ۹۱﴾E nëse është nga njerëzit e së djathtës,
-
56:92فَسَلٰمٌ لَّکَ مِنۡ اَصۡحٰبِ الۡیَمِیۡنِ ﴿ؕ۹۲﴾atëherë (i thuhet): “Paqe për ty, o ti që je nga njerëzit e së djathtës!”
-
56:93وَ اَمَّاۤ اِنۡ کَانَ مِنَ الۡمُکَذِّبِیۡنَ الضَّآلِّیۡنَ ﴿ۙ۹۳﴾Dhe nëse është prej mohuesve të devijuar,
-
56:94فَنُزُلٌ مِّنۡ حَمِیۡمٍ ﴿ۙ۹۴﴾atëherë, zbarkimi (i tij) është në ujë të valuar
-
56:95وَّ تَصۡلِیَۃُ جَحِیۡمٍ ﴿۹۵﴾dhe pjekja në xhehenem.
-
56:96اِنَّ ہٰذَا لَہُوَ حَقُّ الۡیَقِیۡنِ ﴿ۚ۹۶﴾Kjo pikërisht është e vërteta e sigurt.
-
56:97فَسَبِّحۡ بِاسۡمِ رَبِّکَ الۡعَظِیۡمِ ﴿٪۹۷﴾Andaj, përkujto emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
0:00
/
0:00