Surja Er-Rahman - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الرَّحمٰن

Er-Rahman

Rreth Sures
  • 55:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 55:2
    اَلرَّحۡمٰنُ ۙ﴿۲﴾
    I Gjithëmëshirshmi
  • 55:3
    عَلَّمَ الۡقُرۡاٰنَ ؕ﴿۳﴾
    (i) mësoi Kuranin;
  • 55:4
    خَلَقَ الۡاِنۡسَانَ ۙ﴿۴﴾
    Krijoi njeriun;
  • 55:5
    عَلَّمَہُ الۡبَیَانَ ﴿۵﴾
    Ia mësoi të shprehurit.
  • 55:6
    اَلشَّمۡسُ وَ الۡقَمَرُ بِحُسۡبَانٍ ﴿۪۶﴾
    Dielli e Hëna (u vunë në shërbim) sipas një llogaritjeje.
    Shpjegime
  • 55:7
    وَّ النَّجۡمُ وَ الشَّجَرُ یَسۡجُدٰنِ ﴿۷﴾
    Edhe yjet, edhe pemët po bëjnë sexhde.
    Shpjegime
  • 55:8
    وَ السَّمَآءَ رَفَعَہَا وَ وَضَعَ الۡمِیۡزَانَ ۙ﴿۸﴾
    Edhe qiellin Ai e ngriti, dhe vendosi peshoren.
    Shpjegime
  • 55:9
    اَلَّا تَطۡغَوۡا فِی الۡمِیۡزَانِ ﴿۹﴾
    Që ju të mos e tejkaloni peshoren;
  • 55:10
    وَ اَقِیۡمُوا الۡوَزۡنَ بِالۡقِسۡطِ وَ لَا تُخۡسِرُوا الۡمِیۡزَانَ ﴿۱۰﴾
    të vendosni balancën me drejtësi, dhe të mos pakësoni në peshore.
  • 55:11
    وَ الۡاَرۡضَ وَضَعَہَا لِلۡاَنَامِ ﴿ۙ۱۱﴾
    Edhe tokën Ai e rregulloi për krijesat.
  • 55:12
    فِیۡہَا فَاکِہَۃٌ ۪ۙ وَّ النَّخۡلُ ذَاتُ الۡاَکۡمَامِ ﴿ۖ۱۲﴾
    Në të ka fruta, si dhe hurma të mbështjella;
  • 55:13
    وَ الۡحَبُّ ذُو الۡعَصۡفِ وَ الرَّیۡحَانُ ﴿ۚ۱۳﴾
    drithëra me hime, dhe bimë me aromë.
  • 55:14
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۱۴﴾
    Pra, ju të dy, (o xhindë dhe njerëz), cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
    Shpjegime
  • 55:15
    خَلَقَ الۡاِنۡسَانَ مِنۡ صَلۡصَالٍ کَالۡفَخَّارِ ﴿ۙ۱۵﴾
    Ai krijoi njeriun prej një balte të thatë kumbuese porsi poçe.
  • 55:16
    وَ خَلَقَ الۡجَآنَّ مِنۡ مَّارِجٍ مِّنۡ نَّارٍ ﴿ۚ۱۶﴾
    Dhe xhindin e krijoi prej flake zjarri.
  • 55:17
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۱۷﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
    Shpjegime
  • 55:18
    رَبُّ الۡمَشۡرِقَیۡنِ وَ رَبُّ الۡمَغۡرِبَیۡنِ ﴿ۚ۱۸﴾
    Zoti i dy Lindjeve dhe Zoti i dy Perëndimeve.
    Shpjegime
  • 55:19
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۱۹﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:20
    مَرَجَ الۡبَحۡرَیۡنِ یَلۡتَقِیٰنِ ﴿ۙ۲۰﴾
    Ai lëshoi dy dete të takohen.
  • 55:21
    بَیۡنَہُمَا بَرۡزَخٌ لَّا یَبۡغِیٰنِ ﴿ۚ۲۱﴾
    Mes tyre ka një pengesë, të cilën ato nuk e kapërcejnë dot (përkohësisht).
  • 55:22
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۲۲﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:23
    یَخۡرُجُ مِنۡہُمَا اللُّؤۡلُؤُ وَ الۡمَرۡجَانُ ﴿ۚ۲۳﴾
    Prej të dyjave dalin perla e korale.
    Shpjegime
  • 55:24
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۲۴﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:25
    وَ لَہُ الۡجَوَارِ الۡمُنۡشَئٰتُ فِی الۡبَحۡرِ کَالۡاَعۡلَامِ ﴿ۚ۲۵﴾
    (Prej krijimit) të Atij janë edhe anijet, porsi male, të ngritura në det.
  • 55:26
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿٪۲۶﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:27
    کُلُّ مَنۡ عَلَیۡہَا فَانٍ ﴿ۚۖ۲۷﴾
    Çdo gjë që është mbi të, është e vdekshme,
  • 55:28
    وَّ یَبۡقٰی وَجۡہُ رَبِّکَ ذُو الۡجَلٰلِ وَ الۡاِکۡرَامِ ﴿ۚ۲۸﴾
    dhe do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, (që është) Zotëruesi i Madhështisë dhe i Nderit.
    Shpjegime
  • 55:29
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۲۹﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:30
    یَسۡـَٔلُہٗ مَنۡ فِی السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ کُلَّ یَوۡمٍ ہُوَ فِیۡ شَاۡنٍ ﴿ۚ۳۰﴾
    Atij i kërkon çdokush që është në qiej e tokë. Në çdo kohë Ai (manifestohet) në gjendje të re.
    Shpjegime
  • 55:31
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۳۱﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:32
    سَنَفۡرُغُ لَکُمۡ اَیُّہَ الثَّقَلٰنِ ﴿ۚ۳۲﴾
    Ne së shpejti do të merremi me ju, o ju dy (fuqi) peshërënda!
    Shpjegime
  • 55:33
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۳۳﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:34
    یٰمَعۡشَرَ الۡجِنِّ وَ الۡاِنۡسِ اِنِ اسۡتَطَعۡتُمۡ اَنۡ تَنۡفُذُوۡا مِنۡ اَقۡطَارِ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ فَانۡفُذُوۡا ؕ لَا تَنۡفُذُوۡنَ اِلَّا بِسُلۡطٰنٍ ﴿ۚ۳۴﴾
    O grupi i xhindëve dhe i njerëzve! Nëse keni fuqi të dilni nga kufijtë e qiejve e të tokës, atëherë dilni! Nuk do të dilni dot, përveçse me anë të argumentit mbizotërues.
    Shpjegime
  • 55:35
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۳۵﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:36
    یُرۡسَلُ عَلَیۡکُمَا شُوَاظٌ مِّنۡ نَّارٍ ۬ۙ وَّ نُحَاسٌ فَلَا تَنۡتَصِرٰنِ ﴿ۚ۳۶﴾
    Do të hidhen mbi ju flaka zjarri dhe një tym, kurse ju nuk do të hakmerreni dot.
    Shpjegime
  • 55:37
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۳۷﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:38
    فَاِذَا انۡشَقَّتِ السَّمَآءُ فَکَانَتۡ وَرۡدَۃً کَالدِّہَانِ ﴿ۚ۳۸﴾
    Pra, kur të çahet qielli, ai do të skuqet porsi lëkurë e kuqe.
    Shpjegime
  • 55:39
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۳۹﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:40
    فَیَوۡمَئِذٍ لَّا یُسۡـَٔلُ عَنۡ ذَنۡۢبِہٖۤ اِنۡسٌ وَّ لَا جَآنٌّ ﴿ۚ۴۰﴾
    Atë ditë nuk do të pyetet për mëkatin e tij as njeriu e as xhindi.
    Shpjegime
  • 55:41
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۴۱﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:42
    یُعۡرَفُ الۡمُجۡرِمُوۡنَ بِسِیۡمٰہُمۡ فَیُؤۡخَذُ بِالنَّوَاصِیۡ وَ الۡاَقۡدَامِ ﴿ۚ۴۲﴾
    Fajtorët do të njihen me shenjat e tyre, dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh.
  • 55:43
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۴۳﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:44
    ہٰذِہٖ جَہَنَّمُ الَّتِیۡ یُکَذِّبُ بِہَا الۡمُجۡرِمُوۡنَ ﴿ۘ۴۴﴾
    Ky është xhehenemi që fajtorët e quanin gënjeshtër.
  • 55:45
    یَطُوۡفُوۡنَ بَیۡنَہَا وَ بَیۡنَ حَمِیۡمٍ اٰنٍ ﴿ۚ۴۵﴾
    Ata do të sillen mes tij dhe mes një uji tepër të valuar.
  • 55:46
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿٪۴۶﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:47
    وَ لِمَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّہٖ جَنَّتٰنِ ﴿ۚ۴۷﴾
    Dhe për atë që frikësohet nga pozita e Zotit të tij, do të ketë dy xhenete.
    Shpjegime
  • 55:48
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿ۙ۴۸﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:49
    ذَوَاتَاۤ اَفۡنَانٍ ﴿ۚ۴۹﴾
    Që të dyja me degë të shumta.
  • 55:50
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۵۰﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:51
    فِیۡہِمَا عَیۡنٰنِ تَجۡرِیٰنِ ﴿ۚ۵۱﴾
    Në të dyja, rrjedhin dy burime.
  • 55:52
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۵۲﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:53
    فِیۡہِمَا مِنۡ کُلِّ فَاکِہَۃٍ زَوۡجٰنِ ﴿ۚ۵۳﴾
    Në to ka çdolloj frute në çifte.
  • 55:54
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۵۴﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:55
    مُتَّکِـِٕیۡنَ عَلٰی فُرُشٍۭ بَطَآئِنُہَا مِنۡ اِسۡتَبۡرَقٍ ؕ وَ جَنَا الۡجَنَّتَیۡنِ دَانٍ ﴿ۚ۵۵﴾
    (Banorët e xhenetit) do të jenë të mbështetur në shtrojë, mbulesa e të cilave do të jetë prej mëndafshi të trashë. Frutat e pjekura të të dyja xheneteve do të varen deri poshtë nga pesha.
  • 55:56
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۵۶﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:57
    فِیۡہِنَّ قٰصِرٰتُ الطَّرۡفِ ۙ لَمۡ یَطۡمِثۡہُنَّ اِنۡسٌ قَبۡلَہُمۡ وَ لَا جَآنٌّ ﴿ۚ۵۷﴾
    Në to do të ketë virgjëresha me sy të përulur; nuk do t’i ketë prekur përpara tyre as ndonjë njeri, e as xhind.
  • 55:58
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿ۚ۵۸﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:59
    کَاَنَّہُنَّ الۡیَاقُوۡتُ وَ الۡمَرۡجَانُ ﴿ۚ۵۹﴾
    Ato do të jenë porsi rubinë dhe korale.
  • 55:60
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۶۰﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:61
    ہَلۡ جَزَآءُ الۡاِحۡسَانِ اِلَّا الۡاِحۡسَانُ ﴿ۚ۶۱﴾
    Shpërblimi i mirësisë a mund të jetë gjë tjetër përveç mirësisë?!
  • 55:62
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۶۲﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:63
    وَ مِنۡ دُوۡنِہِمَا جَنَّتٰنِ ﴿ۚ۶۳﴾
    Përveç këtyre të dyjave, ka edhe dy xhenete të tjera.
  • 55:64
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿ۙ۶۴﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:65
    مُدۡہَآ مَّتٰنِ ﴿ۚ۶۵﴾
    Që të dyja me gjelbërim të thellë.
  • 55:66
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿ۚ۶۶﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:67
    فِیۡہِمَا عَیۡنٰنِ نَضَّاخَتٰنِ ﴿ۚ۶۷﴾
    Në to ka dy burime që gurgullojnë.
  • 55:68
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۶۸﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:69
    فِیۡہِمَا فَاکِہَۃٌ وَّ نَخۡلٌ وَّ رُمَّانٌ ﴿ۚ۶۹﴾
    Në to ka fruta, hurma e shegë.
  • 55:70
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿ۚ۷۰﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:71
    فِیۡہِنَّ خَیۡرٰتٌ حِسَانٌ ﴿ۚ۷۱﴾
    Në to ka virgjëresha të bukura shumë të virtytshme.
  • 55:72
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿ۚ۷۲﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:73
    حُوۡرٌ مَّقۡصُوۡرٰتٌ فِی الۡخِیَامِ ﴿ۚ۷۳﴾
    Hyri symëdha që qëndrojnë nëpër çadra.
  • 55:74
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿ۚ۷۴﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:75
    لَمۡ یَطۡمِثۡہُنَّ اِنۡسٌ قَبۡلَہُمۡ وَ لَا جَآنٌّ ﴿ۚ۷۵﴾
    Nuk do t’i ketë prekur përpara tyre (pra, përpara banorëve të xhenetit) as ndonjë njeri, e as xhind.
  • 55:76
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿ۚ۷۶﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:77
    مُتَّکِـِٕیۡنَ عَلٰی رَفۡرَفٍ خُضۡرٍ وَّ عَبۡقَرِیٍّ حِسَانٍ ﴿ۚ۷۷﴾
    Do të jenë në mbështetëse të gjelbra dhe qilima të bukur.
  • 55:78
    فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۷۸﴾
    E cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
  • 55:79
    تَبٰرَکَ اسۡمُ رَبِّکَ ذِی الۡجَلٰلِ وَ الۡاِکۡرَامِ ﴿٪۷۹﴾
    Zotëruesi i bekimeve është emri i Zotit tënd, Zotëruesi i Madhështisë dhe i Nderit.
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via