Surja El-Kamer - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

القَمَر

El-Kamer

Rreth Sures
  • 54:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 54:2
    اِقۡتَرَبَتِ السَّاعَۃُ وَ انۡشَقَّ الۡقَمَرُ ﴿۲﴾
    U afrua Ora dhe u ça hëna.
    Shpjegime
  • 54:3
    وَ اِنۡ یَّرَوۡا اٰیَۃً یُّعۡرِضُوۡا وَ یَقُوۡلُوۡا سِحۡرٌ مُّسۡتَمِرٌّ ﴿۳﴾
    E kur shohin ndonjë shenjë, ata shmangen dhe thonë: “Magji e përsëritur!”.
  • 54:4
    وَ کَذَّبُوۡا وَ اتَّبَعُوۡۤا اَہۡوَآءَہُمۡ وَ کُلُّ اَمۡرٍ مُّسۡتَقِرٌّ ﴿۴﴾
    Mohuan, ndoqën dëshirat vetjake (dhe u nxituan); por çdo çështje ka radhën (e vet).
  • 54:5
    وَ لَقَدۡ جَآءَہُمۡ مِّنَ الۡاَنۡۢبَآءِ مَا فِیۡہِ مُزۡدَجَرٌ ۙ﴿۵﴾
    Atyre u kishin ardhur disa lajme që kishin qortim,
  • 54:6
    حِکۡمَۃٌۢ بَالِغَۃٌ فَمَا تُغۡنِ النُّذُرُ ۙ﴿۶﴾
    (dhe) urtësi të përsosur, prapëseprapë alarmimet nuk sollën dobi.
  • 54:7
    فَتَوَلَّ عَنۡہُمۡ ۘ یَوۡمَ یَدۡعُ الدَّاعِ اِلٰی شَیۡءٍ نُّکُرٍ ۙ﴿۷﴾
    Andaj, shmangu nga ata. (Ata do të shohin) ditën kur thirrësi do t’i thërrasë për një gjë tepër të padëshirueshme.
  • 54:8
    خُشَّعًا اَبۡصَارُہُمۡ یَخۡرُجُوۡنَ مِنَ الۡاَجۡدَاثِ کَاَنَّہُمۡ جَرَادٌ مُّنۡتَشِرٌ ۙ﴿۸﴾
    Sytë e tyre do të jenë të përulur nga turpi; ata do të dalin nga varret, sikur të jenë karkaleca të shpërndarë.
  • 54:9
    مُّہۡطِعِیۡنَ اِلَی الدَّاعِ ؕ یَقُوۡلُ الۡکٰفِرُوۡنَ ہٰذَا یَوۡمٌ عَسِرٌ ﴿۹﴾
    Do të vrapojnë drejt thirrësit. Mohuesit do të thonë: “Kjo ditë qenka shumë e vështirë!”
  • 54:10
    کَذَّبَتۡ قَبۡلَہُمۡ قَوۡمُ نُوۡحٍ فَکَذَّبُوۡا عَبۡدَنَا وَ قَالُوۡا مَجۡنُوۡنٌ وَّ ازۡدُجِرَ ﴿۱۰﴾
    Para tyre mohoi edhe populli i Nuhut. Ata e quajtën gënjeshtar robin Tonë dhe thanë: “I çmendur dhe i padëshiruar!”.
  • 54:11
    فَدَعَا رَبَّہٗۤ اَنِّیۡ مَغۡلُوۡبٌ فَانۡتَصِرۡ ﴿۱۱﴾
    Ai iu lut Zotit të tij: “Unë vërtet jam i pushtuar, më ndihmo!”
  • 54:12
    فَفَتَحۡنَاۤ اَبۡوَابَ السَّمَآءِ بِمَآءٍ مُّنۡہَمِرٍ ﴿۫ۖ۱۲﴾
    Atëherë Ne çelëm portat e qiellit që lëshonin ujë pandërprerë.
  • 54:13
    وَّ فَجَّرۡنَا الۡاَرۡضَ عُیُوۡنًا فَالۡتَقَی الۡمَآءُ عَلٰۤی اَمۡرٍ قَدۡ قُدِرَ ﴿ۚ۱۳﴾
    Hapëm edhe tokën me burime, dhe uji arriti deri në një pikë që ishte e paracaktuar.
  • 54:14
    وَ حَمَلۡنٰہُ عَلٰی ذَاتِ اَلۡوَاحٍ وَّ دُسُرٍ ﴿ۙ۱۴﴾
    (Nuhun) e mbartëm në një (anije) prej dërrasash e gozhdësh.
  • 54:15
    تَجۡرِیۡ بِاَعۡیُنِنَا ۚ جَزَآءً لِّمَنۡ کَانَ کُفِرَ ﴿۱۵﴾
    Ajo lundronte para Syve Tanë, si shpërblim i asaj që u mohua (nga mohuesit).
  • 54:16
    وَ لَقَدۡ تَّرَکۡنٰہَاۤ اٰیَۃً فَہَلۡ مِنۡ مُّدَّکِرٍ ﴿۱۶﴾
    Ne e lamë (anijen) si një shenjë, andaj, a ka ndonjë që merr mësim?
    Shpjegime
  • 54:17
    فَکَیۡفَ کَانَ عَذَابِیۡ وَ نُذُرِ ﴿۱۷﴾
    Atëherë si ishte ndëshkimi dhe alarmimi Im?!
  • 54:18
    وَ لَقَدۡ یَسَّرۡنَا الۡقُرۡاٰنَ لِلذِّکۡرِ فَہَلۡ مِنۡ مُّدَّکِرٍ ﴿۱۸﴾
    Dhe, sigurisht, Ne e bëmë të lehtë Kuranin për mësim, andaj, a ka ndonjë që merr mësim?
  • 54:19
    کَذَّبَتۡ عَادٌ فَکَیۡفَ کَانَ عَذَابِیۡ وَ نُذُرِ ﴿۱۹﴾
    Mohoi edhe (populli) ad. Atëherë si ishte ndëshkimi dhe alarmimi Im?!
  • 54:20
    اِنَّاۤ اَرۡسَلۡنَا عَلَیۡہِمۡ رِیۡحًا صَرۡصَرًا فِیۡ یَوۡمِ نَحۡسٍ مُّسۡتَمِرٍّ ﴿ۙ۲۰﴾
    Njëmend, Ne dërguam kundër tyre një erë të fuqishme në një ditë të kobshme të pafund.
  • 54:21
    تَنۡزِعُ النَّاسَ ۙ کَاَنَّہُمۡ اَعۡجَازُ نَخۡلٍ مُّنۡقَعِرٍ ﴿۲۱﴾
    Ajo po i rrëmbente njerëzit, sikur të ishin trungje të shkulura hurmash.
  • 54:22
    فَکَیۡفَ کَانَ عَذَابِیۡ وَ نُذُرِ ﴿۲۲﴾
    Atëherë si ishte ndëshkimi dhe alarmimi Im?!
  • 54:23
    وَ لَقَدۡ یَسَّرۡنَا الۡقُرۡاٰنَ لِلذِّکۡرِ فَہَلۡ مِنۡ مُّدَّکِرٍ ﴿٪۲۳﴾
    Dhe, sigurisht, Ne e bëmë të lehtë Kuranin për mësim, andaj, a ka ndonjë që merr mësim?
  • 54:24
    کَذَّبَتۡ ثَمُوۡدُ بِالنُّذُرِ ﴿۲۴﴾
    (Edhe) themudët i quajtën gënjeshtarë alarmuesit.
    Shpjegime
  • 54:25
    فَقَالُوۡۤا اَبَشَرًا مِّنَّا وَاحِدًا نَّتَّبِعُہٗۤ ۙ اِنَّاۤ اِذًا لَّفِیۡ ضَلٰلٍ وَّ سُعُرٍ ﴿۲۵﴾
    Thanë: “A të ndjekim një njeri prej nesh?! Atëherë do të jemi në devijim e marrëzi!
  • 54:26
    ءَاُلۡقِیَ الذِّکۡرُ عَلَیۡہِ مِنۡۢ بَیۡنِنَا بَلۡ ہُوَ کَذَّابٌ اَشِرٌ ﴿۲۶﴾
    Mes nesh vetëm atij i paska zbritur mësimi?! Por ai është gënjeshtar i madh (dhe) mburracak.”
  • 54:27
    سَیَعۡلَمُوۡنَ غَدًا مَّنِ الۡکَذَّابُ الۡاَشِرُ ﴿۲۷﴾
    “Nesër do ta mësojnë ata se kush është gënjeshtar i madh (dhe) mburracak!
  • 54:28
    اِنَّا مُرۡسِلُوا النَّاقَۃِ فِتۡنَۃً لَّہُمۡ فَارۡتَقِبۡہُمۡ وَ اصۡطَبِرۡ ﴿۫۲۸﴾
    Ne do t’u dërgojmë devenë si sprovë, andaj, (o Salih), vëzhgoji dhe duro!
  • 54:29
    وَ نَبِّئۡہُمۡ اَنَّ الۡمَآءَ قِسۡمَۃٌۢ بَیۡنَہُمۡ ۚ کُلُّ شِرۡبٍ مُّحۡتَضَرٌ ﴿۲۹﴾
    Dhe njoftoji që uji është ndarë (sipas orarit) mes tyre. Të jetë i pranishëm për të pirë vetëm ai që ka radhën.”
  • 54:30
    فَنَادَوۡا صَاحِبَہُمۡ فَتَعَاطٰی فَعَقَرَ ﴿۳۰﴾
    Atëherë ata e thirrën shokun e tyre, e kapën (devenë) ia prenë këmbët (dhe e therën).
  • 54:31
    فَکَیۡفَ کَانَ عَذَابِیۡ وَ نُذُرِ ﴿۳۱﴾
    Atëherë si ishte ndëshkimi dhe alarmimi Im?!
  • 54:32
    اِنَّاۤ اَرۡسَلۡنَا عَلَیۡہِمۡ صَیۡحَۃً وَّاحِدَۃً فَکَانُوۡا کَہَشِیۡمِ الۡمُحۡتَظِرِ ﴿۳۲﴾
    Njëmend, Ne dërguam mbi ta vetëm një krismë, dhe ata u bënë si byk sane.
    Shpjegime
  • 54:33
    وَ لَقَدۡ یَسَّرۡنَا الۡقُرۡاٰنَ لِلذِّکۡرِ فَہَلۡ مِنۡ مُّدَّکِرٍ ﴿۳۳﴾
    Dhe, sigurisht, Ne e bëmë të lehtë Kuranin për mësim, andaj, a ka ndonjë që merr mësim?
  • 54:34
    کَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوۡطٍۭ بِالنُّذُرِ ﴿۳۴﴾
    (Edhe) populli i Lutit i quajtën gënjeshtarë alarmuesit.
  • 54:35
    اِنَّاۤ اَرۡسَلۡنَا عَلَیۡہِمۡ حَاصِبًا اِلَّاۤ اٰلَ لُوۡطٍ ؕ نَجَّیۡنٰہُمۡ بِسَحَرٍ ﴿ۙ۳۵﴾
    Njëmend, Ne dërguam mbi ta shi gurësh, por jo (mbi) familjen e Lutit; ata i shpëtuam që në agim;
  • 54:36
    نِّعۡمَۃً مِّنۡ عِنۡدِنَا ؕ کَذٰلِکَ نَجۡزِیۡ مَنۡ شَکَرَ ﴿۳۶﴾
    si bekim prej Nesh. Ne kështu e shpërblejmë atë që falënderon.
  • 54:37
    وَ لَقَدۡ اَنۡذَرَہُمۡ بَطۡشَتَنَا فَتَمَارَوۡا بِالنُّذُرِ ﴿۳۷﴾
    Edhe ai i kishte alarmuar nga kapja Jonë, prapëseprapë ata mbetën në mëdyshje rreth alarmimeve.
    Shpjegime
  • 54:38
    وَ لَقَدۡ رَاوَدُوۡہُ عَنۡ ضَیۡفِہٖ فَطَمَسۡنَاۤ اَعۡیُنَہُمۡ فَذُوۡقُوۡا عَذَابِیۡ وَ نُذُرِ ﴿۳۸﴾
    Tentuan ta ngatërronin atë në lidhje me mysafirët e tij, atëherë Ne ua morëm dritën e syve. “Shijoni ndëshkimin Tim dhe alarmimet e Mia!”
  • 54:39
    وَ لَقَدۡ صَبَّحَہُمۡ بُکۡرَۃً عَذَابٌ مُّسۡتَقِرٌّ ﴿ۚ۳۹﴾
    Që herët në mëngjes, i zuri një ndëshkim që nuk mbaronte.
  • 54:40
    فَذُوۡقُوۡا عَذَابِیۡ وَ نُذُرِ ﴿۴۰﴾
    Atëherë shijoni ndëshkimin Tim dhe alarmimet e Mia!
  • 54:41
    وَ لَقَدۡ یَسَّرۡنَا الۡقُرۡاٰنَ لِلذِّکۡرِ فَہَلۡ مِنۡ مُّدَّکِرٍ ﴿٪۴۱﴾
    Dhe, sigurisht, Ne e bëmë të lehtë Kuranin për mësim, andaj, a ka ndonjë që merr mësim?
  • 54:42
    وَ لَقَدۡ جَآءَ اٰلَ فِرۡعَوۡنَ النُّذُرُ ﴿ۚ۴۲﴾
    Edhe familjes së Faraonit i erdhën alarmuesit.
  • 54:43
    کَذَّبُوۡا بِاٰیٰتِنَا کُلِّہَا فَاَخَذۡنٰہُمۡ اَخۡذَ عَزِیۡزٍ مُّقۡتَدِرٍ ﴿۴۳﴾
    Ata i quajtën gënjeshtra shenjat Tona që të gjitha. Atëherë Ne i kapëm siç kap një Mbizotërues, i Plotfuqishëm.
  • 54:44
    اَکُفَّارُکُمۡ خَیۡرٌ مِّنۡ اُولٰٓئِکُمۡ اَمۡ لَکُمۡ بَرَآءَۃٌ فِی الزُّبُرِ ﴿ۚ۴۴﴾
    Po mohuesit tuaj, a janë më të mirë se këta, apo keni ndonjë garanci në Skripte?!
  • 54:45
    اَمۡ یَقُوۡلُوۡنَ نَحۡنُ جَمِیۡعٌ مُّنۡتَصِرٌ ﴿۴۵﴾
    A thonë: “Jemi një grup i bashkuar që hakmerret”?!
  • 54:46
    سَیُہۡزَمُ الۡجَمۡعُ وَ یُوَلُّوۡنَ الدُّبُرَ ﴿۴۶﴾
    Sigurisht, shumica do të shpartallohet dhe do të arratiset!
    Shpjegime
  • 54:47
    بَلِ السَّاعَۃُ مَوۡعِدُہُمۡ وَ السَّاعَۃُ اَدۡہٰی وَ اَمَرُّ ﴿۴۷﴾
    Madje, atyre u është premtuar Ora (e ndryshimit), dhe Ora do të jetë shumë e rëndë dhe shumë e hidhur.
  • 54:48
    اِنَّ الۡمُجۡرِمِیۡنَ فِیۡ ضَلٰلٍ وَّ سُعُرٍ ﴿ۘ۴۸﴾
    Pa dyshim, fajtorët do të jenë në devijim e marrëzi.
  • 54:49
    یَوۡمَ یُسۡحَبُوۡنَ فِی النَّارِ عَلٰی وُجُوۡہِہِمۡ ؕ ذُوۡقُوۡا مَسَّ سَقَرَ ﴿۴۹﴾
    Ditën kur ata do të zvarriten për fytyrash në zjarr. “Shijoni përjetimin e xhehenemit!”
  • 54:50
    اِنَّا کُلَّ شَیۡءٍ خَلَقۡنٰہُ بِقَدَرٍ ﴿۵۰﴾
    Sigurisht, Ne kemi krijuar çdo gjë me masë.
  • 54:51
    وَ مَاۤ اَمۡرُنَاۤ اِلَّا وَاحِدَۃٌ کَلَمۡحٍۭ بِالۡبَصَرِ ﴿۵۱﴾
    Dhe urdhri Ynë (vjen) përnjëherë, sa çel e mbyll sytë.
  • 54:52
    وَ لَقَدۡ اَہۡلَکۡنَاۤ اَشۡیَاعَکُمۡ فَہَلۡ مِنۡ مُّدَّکِرٍ ﴿۵۲﴾
    Dhe, sigurisht, Ne i shkatërruam të ngjashmit tuaj (edhe më parë), pra, a ka ndonjë që merr mësim?
  • 54:53
    وَ کُلُّ شَیۡءٍ فَعَلُوۡہُ فِی الزُّبُرِ ﴿۵۳﴾
    Dhe çdo gjë që bëjnë ata, është përmendur në Skripte.
  • 54:54
    وَ کُلُّ صَغِیۡرٍ وَّ کَبِیۡرٍ مُّسۡتَطَرٌ ﴿۵۴﴾
    Dhe çdo gjë e vogël dhe e madhe, është e shënuar.
  • 54:55
    اِنَّ الۡمُتَّقِیۡنَ فِیۡ جَنّٰتٍ وَّ نَہَرٍ ﴿ۙ۵۵﴾
    Të druajturit (ndaj Zotit), pa dyshim, do të jenë në kopshte e begati.
  • 54:56
    فِیۡ مَقۡعَدِ صِدۡقٍ عِنۡدَ مَلِیۡکٍ مُّقۡتَدِرٍ ﴿٪۵۶﴾
    Në ulësen e vërtetësisë, pranë Mbretit të Plotfuqishëm.
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via