الطُّور
Et-Tur
Rreth Sures
-
52:1بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
-
52:2وَ الطُّوۡرِ ۙ﴿۲﴾Betohem për Turin!Shpjegime
-
52:3وَ کِتٰبٍ مَّسۡطُوۡرٍ ۙ﴿۳﴾Dhe për Librin e shkruar,
-
52:4فِیۡ رَقٍّ مَّنۡشُوۡرٍ ۙ﴿۴﴾në lëkura të hapura!
-
52:5وَّ الۡبَیۡتِ الۡمَعۡمُوۡرِ ۙ﴿۵﴾Dhe për Shtëpinë e populluar!Shpjegime
-
52:6وَ السَّقۡفِ الۡمَرۡفُوۡعِ ۙ﴿۶﴾Dhe për çatinë e ngritur!Shpjegime
-
52:7وَ الۡبَحۡرِ الۡمَسۡجُوۡرِ ۙ﴿۷﴾Dhe për detin e dallgëzuar!Shpjegime
-
52:8اِنَّ عَذَابَ رَبِّکَ لَوَاقِعٌ ۙ﴿۸﴾Pa dyshim, ndëshkimi i Zotit tënd do të bjerë.
-
52:9مَّا لَہٗ مِنۡ دَافِعٍ ۙ﴿۹﴾Kush që e largon nuk ka.
-
52:10یَّوۡمَ تَمُوۡرُ السَّمَآءُ مَوۡرًا ۙ﴿۱۰﴾Ditën kur qielli do të tronditet fort.
-
52:11وَّ تَسِیۡرُ الۡجِبَالُ سَیۡرًا ﴿ؕ۱۱﴾Dhe malet do të lëvizin me shpejtësi.
-
52:12فَوَیۡلٌ یَّوۡمَئِذٍ لِّلۡمُکَذِّبِیۡنَ ﴿ۙ۱۲﴾U mjerofshin atë ditë mohuesit!
-
52:13الَّذِیۡنَ ہُمۡ فِیۡ خَوۡضٍ یَّلۡعَبُوۡنَ ﴿ۘ۱۳﴾Të cilët rrinë duke argëtuar në kotësi.
-
52:14یَوۡمَ یُدَعُّوۡنَ اِلٰی نَارِ جَہَنَّمَ دَعًّا ﴿ؕ۱۴﴾Ditën kur ata do të shtyhen fort drejt zjarrit të xhehenemit.
-
52:15ہٰذِہِ النَّارُ الَّتِیۡ کُنۡتُمۡ بِہَا تُکَذِّبُوۡنَ ﴿۱۵﴾“Ky është zjarri që ju e mohonit!”
-
52:16اَفَسِحۡرٌ ہٰذَاۤ اَمۡ اَنۡتُمۡ لَا تُبۡصِرُوۡنَ ﴿ۚ۱۶﴾Pra, magji qenka kjo apo ju nuk shihni qartë?!
-
52:17اِصۡلَوۡہَا فَاصۡبِرُوۡۤا اَوۡ لَا تَصۡبِرُوۡا ۚ سَوَآءٌ عَلَیۡکُمۡ ؕ اِنَّمَا تُجۡزَوۡنَ مَا کُنۡتُمۡ تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۷﴾Hyni në të! Në daç të duroni ose të mos duroni; njësoj është për ju. Ju jeni “shpërblyer” vetëm për ato që keni bërë.”
-
52:18اِنَّ الۡمُتَّقِیۡنَ فِیۡ جَنّٰتٍ وَّ نَعِیۡمٍ ﴿ۙ۱۸﴾Pa dyshim, të druajturit (ndaj Zotit) do të jenë në xhenete e në bekime.
-
52:19فٰکِہِیۡنَ بِمَاۤ اٰتٰہُمۡ رَبُّہُمۡ ۚ وَ وَقٰہُمۡ رَبُّہُمۡ عَذَابَ الۡجَحِیۡمِ ﴿۱۹﴾Të gëzuar për atë që Zoti i tyre do t’ua dhurojë, dhe Zoti i tyre do t’i shpëtojë ata nga ndëshkimi i xhehenemit.
-
52:20کُلُوۡا وَ اشۡرَبُوۡا ہَنِیۡٓـًٔۢا بِمَا کُنۡتُمۡ تَعۡمَلُوۡنَ ﴿ۙ۲۰﴾“Hani e pini hareshëm për shkak të asaj që keni bërë.”
-
52:21مُتَّکِئِیۡنَ عَلٰی سُرُرٍ مَّصۡفُوۡفَۃٍ ۚ وَ زَوَّجۡنٰہُمۡ بِحُوۡرٍ عِیۡنٍ ﴿۲۱﴾Do të jenë të mbështetur nëpër frone të rreshtuara, dhe do t’u japim si bashkëshorte hyri symëdha.
-
52:22وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ اتَّبَعَتۡہُمۡ ذُرِّیَّتُہُمۡ بِاِیۡمَانٍ اَلۡحَقۡنَا بِہِمۡ ذُرِّیَّتَہُمۡ وَ مَاۤ اَلَتۡنٰہُمۡ مِّنۡ عَمَلِہِمۡ مِّنۡ شَیۡءٍ ؕ کُلُّ امۡرِیًٴۢ بِمَا کَسَبَ رَہِیۡنٌ ﴿۲۲﴾Dhe ata që besuan dhe, edhe fëmijët e tyre i ndoqën në besim, Ne do t’i bashkojmë me fëmijët e tyre, ndërkohë që nuk do t’ua pakësojmë veprat aspak. Çdo njeri është peng i asaj që ka punuar.
-
52:23وَ اَمۡدَدۡنٰہُمۡ بِفَاکِہَۃٍ وَّ لَحۡمٍ مِّمَّا یَشۡتَہُوۡنَ ﴿۲۳﴾Ne do t’i ndihmojmë ata (dhe do t’u japim) një frutë e një mish (të atillë) që ata do ta pëlqejnë.
-
52:24یَتَنَازَعُوۡنَ فِیۡہَا کَاۡسًا لَّا لَغۡوٌ فِیۡہَا وَ لَا تَاۡثِیۡمٌ ﴿۲۴﴾Atje do t’i “rrëmbejnë” kupa njëri-tjetrit, (mirëpo) atje nuk do të ketë as kotësi, as mëkat.
-
52:25وَ یَطُوۡفُ عَلَیۡہِمۡ غِلۡمَانٌ لَّہُمۡ کَاَنَّہُمۡ لُؤۡلُؤٌ مَّکۡنُوۡنٌ ﴿۲۵﴾Djemtë e rinj të tyre, që do të jenë porsi perla të mbuluara, do të sillen rreth tyre.Shpjegime
-
52:26وَ اَقۡبَلَ بَعۡضُہُمۡ عَلٰی بَعۡضٍ یَّتَسَآءَلُوۡنَ ﴿۲۶﴾Do të dalin përpara njëri-tjetrit dhe do të pyesin për njëri-tjetrin.
-
52:27قَالُوۡۤا اِنَّا کُنَّا قَبۡلُ فِیۡۤ اَہۡلِنَا مُشۡفِقِیۡنَ ﴿۲۷﴾Do të thonë: “Pa dyshim, përpara kësaj kemi qenë të trembur në familjet tona.
-
52:28فَمَنَّ اللّٰہُ عَلَیۡنَا وَ وَقٰٮنَا عَذَابَ السَّمُوۡمِ ﴿۲۸﴾Allahu na bëri mirësi dhe na shpëtoi nga ndëshkimi përcëllues.
-
52:29اِنَّا کُنَّا مِنۡ قَبۡلُ نَدۡعُوۡہُ ؕ اِنَّہٗ ہُوَ الۡبَرُّ الرَّحِیۡمُ ﴿٪۲۹﴾Sigurisht, ne edhe më parë Atij i luteshim (dhe) pikërisht, Ai është Mirëbërësi, Mëshirëbërësi.”
-
52:30فَذَکِّرۡ فَمَاۤ اَنۡتَ بِنِعۡمَتِ رَبِّکَ بِکَاہِنٍ وَّ لَا مَجۡنُوۡنٍ ﴿ؕ۳۰﴾Andaj, këshillo! Falë bekimit të Zotit tënd, ti nuk je as fallxhor e as i çmendur.
-
52:31اَمۡ یَقُوۡلُوۡنَ شَاعِرٌ نَّتَرَبَّصُ بِہٖ رَیۡبَ الۡمَنُوۡنِ ﴿۳۱﴾A thonë: “(Ky) është poet për të cilin presim fatkeqësitë e kohës”?!
-
52:32قُلۡ تَرَبَّصُوۡا فَاِنِّیۡ مَعَکُمۡ مِّنَ الۡمُتَرَبِّصِیۡنَ ﴿ؕ۳۲﴾Thuaj: “Prisni, se edhe unë po pres bashkë me ju!”
-
52:33اَمۡ تَاۡمُرُہُمۡ اَحۡلَامُہُمۡ بِہٰذَاۤ اَمۡ ہُمۡ قَوۡمٌ طَاغُوۡنَ ﴿ۚ۳۳﴾I urdhëruaka mendja e tyre për këto, apo janë një popull rebel?!
-
52:34اَمۡ یَقُوۡلُوۡنَ تَقَوَّلَہٗ ۚ بَلۡ لَّا یُؤۡمِنُوۡنَ ﴿ۚ۳۴﴾A thonë: “E ka sajuar ai vetë”? Jo, në të vërtetë, ata nuk besojnë.
-
52:35فَلۡیَاۡتُوۡا بِحَدِیۡثٍ مِّثۡلِہٖۤ اِنۡ کَانُوۡا صٰدِقِیۡنَ ﴿ؕ۳۵﴾Atëherë le të sjellin një vepër të ngjashme si kjo, në qoftë se thonë të vërtetën.
-
52:36اَمۡ خُلِقُوۡا مِنۡ غَیۡرِ شَیۡءٍ اَمۡ ہُمُ الۡخٰلِقُوۡنَ ﴿ؕ۳۶﴾A u krijuan (vetvetiu) pa asgjë, apo janë ata krijuesit?!
-
52:37اَمۡ خَلَقُوا السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضَ ۚ بَلۡ لَّا یُوۡقِنُوۡنَ ﴿ؕ۳۷﴾A krijuan ata qiejt e tokën?! Jo, në të vërtetë, ata nuk binden.
-
52:38اَمۡ عِنۡدَہُمۡ خَزَآئِنُ رَبِّکَ اَمۡ ہُمُ الۡمُصَۜیۡطِرُوۡنَ ﴿ؕ۳۸﴾A zotërojnë thesaret e Zotit tënd, apo janë rojtarë (mbi to)?!
-
52:39اَمۡ لَہُمۡ سُلَّمٌ یَّسۡتَمِعُوۡنَ فِیۡہِ ۚ فَلۡیَاۡتِ مُسۡتَمِعُہُمۡ بِسُلۡطٰنٍ مُّبِیۡنٍ ﴿ؕ۳۹﴾A kanë ndonjë shkallë, (duke hipur) në të cilën dëgjojnë fjalët?! Atëherë dëgjuesi i tyre duhet të sjellë ndonjë argument të qartë.
-
52:40اَمۡ لَہُ الۡبَنٰتُ وَ لَکُمُ الۡبَنُوۡنَ ﴿ؕ۴۰﴾A për Të qenkan bijat, kurse për ta djemtë?!
-
52:41اَمۡ تَسۡـَٔلُہُمۡ اَجۡرًا فَہُمۡ مِّنۡ مَّغۡرَمٍ مُّثۡقَلُوۡنَ ﴿ؕ۴۱﴾A u ke kërkuar ndonjë shpërblim, që ata të jenë të rënduar nga barra?!
-
52:42اَمۡ عِنۡدَہُمُ الۡغَیۡبُ فَہُمۡ یَکۡتُبُوۡنَ ﴿ؕ۴۲﴾A zotëruakan të padukshmen, që po e shkruajnë?!
-
52:43اَمۡ یُرِیۡدُوۡنَ کَیۡدًا ؕ فَالَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا ہُمُ الۡمَکِیۡدُوۡنَ ﴿ؕ۴۳﴾Apo duan të bëjnë kurth?! Atëherë (ta dinë), ata që mohuan, kundër tyre do të bëhet kurthi.
-
52:44اَمۡ لَہُمۡ اِلٰہٌ غَیۡرُ اللّٰہِ ؕ سُبۡحٰنَ اللّٰہِ عَمَّا یُشۡرِکُوۡنَ ﴿۴۴﴾A kanë të adhurueshëm tjetër përveç Allahut?! I Pastër është Allahu nga gjithçka që ata bëjnë ortak me Të.
-
52:45وَ اِنۡ یَّرَوۡا کِسۡفًا مِّنَ السَّمَآءِ سَاقِطًا یَّقُوۡلُوۡا سَحَابٌ مَّرۡکُوۡمٌ ﴿۴۵﴾E nëse shohin ndonjë copë prej qiellit duke rënë, do të thonë: “Qenkan re të dendura!”
-
52:46فَذَرۡہُمۡ حَتّٰی یُلٰقُوۡا یَوۡمَہُمُ الَّذِیۡ فِیۡہِ یُصۡعَقُوۡنَ ﴿ۙ۴۶﴾Andaj, lëri ata, derisa ta shohin ditën e tyre, në të cilën do t’u bjerë vetëtima.
-
52:47یَوۡمَ لَا یُغۡنِیۡ عَنۡہُمۡ کَیۡدُہُمۡ شَیۡئًا وَّ لَا ہُمۡ یُنۡصَرُوۡنَ ﴿ؕ۴۷﴾Ditën kur kurthi i tyre nuk do t’i shpëtojë dot aspak dhe as nuk do të ndihmohen.
-
52:48وَ اِنَّ لِلَّذِیۡنَ ظَلَمُوۡا عَذَابًا دُوۡنَ ذٰلِکَ وَ لٰکِنَّ اَکۡثَرَہُمۡ لَا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۴۸﴾Dhe, sigurisht, për ata që bënë të këqija, do të ketë ndëshkim shtesë përveç kësaj, por shumica e tyre nuk dinë.
-
52:49وَ اصۡبِرۡ لِحُکۡمِ رَبِّکَ فَاِنَّکَ بِاَعۡیُنِنَا وَ سَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّکَ حِیۡنَ تَقُوۡمُ ﴿ۙ۴۹﴾Duro për urdhrin e Zotit tënd, se ti je para Syve Tanë, dhe përkujto Zotin tënd me lavdërimin e Tij kur ngrihesh;
-
52:50وَ مِنَ الَّیۡلِ فَسَبِّحۡہُ وَ اِدۡبَارَ النُّجُوۡمِ ﴿٪۵۰﴾edhe gjatë natës përkujtoje Atë, edhe pasi yjet perëndojnë.
0:00
/
0:00