Surja Edh-Dharijat - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الذّاریَات

Edh-Dharijat

Rreth Sures
  • 51:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 51:2
    وَالذّٰرِیٰتِ ذَرۡوًا ۙ﴿۲﴾
    Betohem për shpërndarëset (e farave)!
  • 51:3
    فَالۡحٰمِلٰتِ وِقۡرًا ۙ﴿۳﴾
    Dhe për mbartëset e peshave!
  • 51:4
    فَالۡجٰرِیٰتِ یُسۡرًا ۙ﴿۴﴾
    Dhe për lëvizëset e rrjedhshme!
  • 51:5
    فَالۡمُقَسِّمٰتِ اَمۡرًا ۙ﴿۵﴾
    Dhe për ndarëset e urdhrave!
    Shpjegime
  • 51:6
    اِنَّمَا تُوۡعَدُوۡنَ لَصَادِقٌ ۙ﴿۶﴾
    Ajo që ju premtohet, është plotësisht e vërtetë.
  • 51:7
    وَّ اِنَّ الدِّیۡنَ لَوَاقِعٌ ؕ﴿۷﴾
    Dhe Dita e Gjykimit patjetër do të ndodhë.
  • 51:8
    وَ السَّمَآءِ ذَاتِ الۡحُبُکِ ۙ﴿۸﴾
    Dhe betohem për qiellin me plot rrugë!
  • 51:9
    اِنَّکُمۡ لَفِیۡ قَوۡلٍ مُّخۡتَلِفٍ ۙ﴿۹﴾
    Ju gjendeni në një fjalë kontradiktore,
  • 51:10
    یُّؤۡفَکُ عَنۡہُ مَنۡ اُفِکَ ﴿ؕ۱۰﴾
    Për shkak të së cilës, shmanget (nga e vërteta) ai që (është i destinuar të) shmanget.
  • 51:11
    قُتِلَ الۡخَرّٰصُوۡنَ ﴿ۙ۱۱﴾
    U shkatërrofshin hamendësuesit!
  • 51:12
    الَّذِیۡنَ ہُمۡ فِیۡ غَمۡرَۃٍ سَاہُوۡنَ ﴿ۙ۱۲﴾
    Të cilët po vërtiten në shkujdesje.
  • 51:13
    یَسۡـَٔلُوۡنَ اَیَّانَ یَوۡمُ الدِّیۡنِ ﴿ؕ۱۳﴾
    Pyesin: “Kur do të ndodhë Dita e Gjykimit?”
  • 51:14
    یَوۡمَ ہُمۡ عَلَی النَّارِ یُفۡتَنُوۡنَ ﴿۱۴﴾
    Ditën kur ata do të piqen në zjarr.
  • 51:15
    ذُوۡقُوۡا فِتۡنَتَکُمۡ ؕ ہٰذَا الَّذِیۡ کُنۡتُمۡ بِہٖ تَسۡتَعۡجِلُوۡنَ ﴿۱۵﴾
    “Shijoni ngatërresën tuaj! Kjo është ajo që e kërkonit me nxitim!”
  • 51:16
    اِنَّ الۡمُتَّقِیۡنَ فِیۡ جَنّٰتٍ وَّ عُیُوۡنٍ ﴿ۙ۱۶﴾
    Sigurisht, të druajturit (ndaj Zotit) do të jenë në kopshte e burime.
  • 51:17
    اٰخِذِیۡنَ مَاۤ اٰتٰہُمۡ رَبُّہُمۡ ؕ اِنَّہُمۡ کَانُوۡا قَبۡلَ ذٰلِکَ مُحۡسِنِیۡنَ ﴿ؕ۱۷﴾
    Do të marrin atë që Zoti i tyre do t’ua japë. Pa dyshim, këta deri më parë kanë qenë mirëbërës.
  • 51:18
    کَانُوۡا قَلِیۡلًا مِّنَ الَّیۡلِ مَا یَہۡجَعُوۡنَ ﴿۱۸﴾
    Pak flinin natën.
  • 51:19
    وَ بِالۡاَسۡحَارِ ہُمۡ یَسۡتَغۡفِرُوۡنَ ﴿۱۹﴾
    Edhe gjatë agimeve i kërkonin falje Zotit.
  • 51:20
    وَ فِیۡۤ اَمۡوَالِہِمۡ حَقٌّ لِّلسَّآئِلِ وَ الۡمَحۡرُوۡمِ ﴿۲۰﴾
    Në pasuritë e tyre kishte pjesë edhe lypësi, edhe ata (nevojtarë) që nuk lypnin.
  • 51:21
    وَ فِی الۡاَرۡضِ اٰیٰتٌ لِّلۡمُوۡقِنِیۡنَ ﴿ۙ۲۱﴾
    Edhe në tokë ka shenja për ata që besojnë.
  • 51:22
    وَ فِیۡۤ اَنۡفُسِکُمۡ ؕ اَفَلَا تُبۡصِرُوۡنَ ﴿۲۲﴾
    Edhe në veten tuaj. A nuk shikoni?!
  • 51:23
    وَ فِی السَّمَآءِ رِزۡقُکُمۡ وَ مَا تُوۡعَدُوۡنَ ﴿۲۳﴾
    Dhe në qiell është ushqimi juaj, si dhe ajo që ju premtohet.
  • 51:24
    فَوَ رَبِّ السَّمَآءِ وَ الۡاَرۡضِ اِنَّہٗ لَحَقٌّ مِّثۡلَ مَاۤ اَنَّکُمۡ تَنۡطِقُوۡنَ ﴿٪۲۴﴾
    Betohem për Zotin e qiellit dhe të tokës! Kjo pa dyshim është e vërtetë, siç është të folurit tuaj (me njëri-tjetrin).
  • 51:25
    ہَلۡ اَتٰٮکَ حَدِیۡثُ ضَیۡفِ اِبۡرٰہِیۡمَ الۡمُکۡرَمِیۡنَ ﴿ۘ۲۵﴾
    A ju ka ardhur lajmi i mysafirëve të nderuar të Ibrahimit?
  • 51:26
    اِذۡ دَخَلُوۡا عَلَیۡہِ فَقَالُوۡا سَلٰمًا ؕ قَالَ سَلٰمٌ ۚ قَوۡمٌ مُّنۡکَرُوۡنَ ﴿ۚ۲۶﴾
    Kur ata hynë te ai dhe thanë selam. (Edhe) ai u tha selam, (dhe me vete tha) “njerëz të panjohur (më duken)”.
  • 51:27
    فَرَاغَ اِلٰۤی اَہۡلِہٖ فَجَآءَ بِعِجۡلٍ سَمِیۡنٍ ﴿ۙ۲۷﴾
    Shkoi nxitimthi te familja e tij dhe solli një viç të majmë (të pjekur).
  • 51:28
    فَقَرَّبَہٗۤ اِلَیۡہِمۡ قَالَ اَلَا تَاۡکُلُوۡنَ ﴿۫۲۸﴾
    Ua afroi (dhe i) pyeti: “A nuk do ta hani?!”
  • 51:29
    فَاَوۡجَسَ مِنۡہُمۡ خِیۡفَۃً ؕ قَالُوۡا لَا تَخَفۡ ؕ وَ بَشَّرُوۡہُ بِغُلٰمٍ عَلِیۡمٍ ﴿۲۹﴾
    Atëherë ndjeu frikë prej tyre. Ata thanë: “Mos ki frikë!” Dhe i dhanë lajmin e mirë të një djali të dijshëm.
  • 51:30
    فَاَقۡبَلَتِ امۡرَاَتُہٗ فِیۡ صَرَّۃٍ فَصَکَّتۡ وَجۡہَہَا وَ قَالَتۡ عَجُوۡزٌ عَقِیۡمٌ ﴿۳۰﴾
    Atëherë gruaja e tij doli përpara duke bërtitur, përplasi fytyrën me duart dhe tha: “Jam e plakur, shterpë!”
  • 51:31
    قَالُوۡا کَذٰلِکِ ۙ قَالَ رَبُّکِ ؕ اِنَّہٗ ہُوَ الۡحَکِیۡمُ الۡعَلِیۡمُ ﴿۳۱﴾
    Kështu është, thanë ata, Zoti yt tha: “Pikërisht Ai është i Urti, i Gjithëdijshmi”.
  • 51:32
    قَالَ فَمَا خَطۡبُکُمۡ اَیُّہَا الۡمُرۡسَلُوۡنَ ﴿۳۲﴾
    (Ibrahimi) tha: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?”
  • 51:33
    قَالُوۡۤا اِنَّاۤ اُرۡسِلۡنَاۤ اِلٰی قَوۡمٍ مُّجۡرِمِیۡنَ ﴿ۙ۳۳﴾
    Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull keqbërës.
  • 51:34
    لِنُرۡسِلَ عَلَیۡہِمۡ حِجَارَۃً مِّنۡ طِیۡنٍ ﴿ۙ۳۴﴾
    Që t’u hedhim atyre gurë prej dheu;
  • 51:35
    مُّسَوَّمَۃً عِنۡدَ رَبِّکَ لِلۡمُسۡرِفِیۡنَ ﴿۳۵﴾
    (gurë që) te Zoti yt janë të shënjuar për tejkaluesit e kufijve.”
  • 51:36
    فَاَخۡرَجۡنَا مَنۡ کَانَ فِیۡہَا مِنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿ۚ۳۶﴾
    Atëherë Ne nxorëm prej atje të gjithë ata që ishin besimtarë.
  • 51:37
    فَمَا وَجَدۡنَا فِیۡہَا غَیۡرَ بَیۡتٍ مِّنَ الۡمُسۡلِمِیۡنَ ﴿ۚ۳۷﴾
    Gjetëm vetëm një shtëpi me të nënshtruar.
    Shpjegime
  • 51:38
    وَ تَرَکۡنَا فِیۡہَاۤ اٰیَۃً لِّلَّذِیۡنَ یَخَافُوۡنَ الۡعَذَابَ الۡاَلِیۡمَ ﴿ؕ۳۸﴾
    Lamë atje një shenjë për ata që i frikësohen ndëshkimit të dhimbshëm.
  • 51:39
    وَ فِیۡ مُوۡسٰۤی اِذۡ اَرۡسَلۡنٰہُ اِلٰی فِرۡعَوۡنَ بِسُلۡطٰنٍ مُّبِیۡنٍ ﴿۳۹﴾
    Edhe në (ngjarjen e) Musait (ka një shenjë), kur e dërguam te Faraoni me argument të qartë.
  • 51:40
    فَتَوَلّٰی بِرُکۡنِہٖ وَ قَالَ سٰحِرٌ اَوۡ مَجۡنُوۡنٌ ﴿۴۰﴾
    (Faraoni) e ktheu shpinën, së bashku me parinë e tij, dhe tha: “Është magjistar ose i çmendur!”
  • 51:41
    فَاَخَذۡنٰہُ وَ جُنُوۡدَہٗ فَنَبَذۡنٰہُمۡ فِی الۡیَمِّ وَ ہُوَ مُلِیۡمٌ ﴿ؕ۴۱﴾
    Atëherë e kapëm atë dhe ushtritë e tij, i flakëm në det, dhe ai (vetë) ishte fajtor.
  • 51:42
    وَ فِیۡ عَادٍ اِذۡ اَرۡسَلۡنَا عَلَیۡہِمُ الرِّیۡحَ الۡعَقِیۡمَ ﴿ۚ۴۲﴾
    Edhe në Ad (ka një shenjë), kur u dërguam atyre erën shkretuese.
  • 51:43
    مَا تَذَرُ مِنۡ شَیۡءٍ اَتَتۡ عَلَیۡہِ اِلَّا جَعَلَتۡہُ کَالرَّمِیۡمِ ﴿ؕ۴۳﴾
    Mbi çfarëdo që kalonte ajo, e rrënonte duke e kthyer si të kalbur.
  • 51:44
    وَ فِیۡ ثَمُوۡدَ اِذۡ قِیۡلَ لَہُمۡ تَمَتَّعُوۡا حَتّٰی حِیۡنٍ ﴿۴۴﴾
    Edhe në Themud (ka një shenjë), kur atyre u ishte thënë: “Përfitoni deri në një kohë”.
  • 51:45
    فَعَتَوۡا عَنۡ اَمۡرِ رَبِّہِمۡ فَاَخَذَتۡہُمُ الصّٰعِقَۃُ وَ ہُمۡ یَنۡظُرُوۡنَ ﴿۴۵﴾
    Dhe ata u rebeluan ndaj urdhrit të Zotit të tyre, atëherë i zuri vetëtima dhe ata (e) shikonin të shastisur.
  • 51:46
    فَمَا اسۡتَطَاعُوۡا مِنۡ قِیَامٍ وَّ مَا کَانُوۡا مُنۡتَصِرِیۡنَ ﴿ۙ۴۶﴾
    Më nuk kishin fuqi as të ngriheshin, e as të hakmerreshin.
  • 51:47
    وَ قَوۡمَ نُوۡحٍ مِّنۡ قَبۡلُ ؕ اِنَّہُمۡ کَانُوۡا قَوۡمًا فٰسِقِیۡنَ ﴿٪۴۷﴾
    (Dhe) më parë, edhe në popullin e Nuhut (ka një shenjë). Ata ishin popull i pabindur.
  • 51:48
    وَ السَّمَآءَ بَنَیۡنٰہَا بِاَیۡٮدٍ وَّ اِنَّا لَمُوۡسِعُوۡنَ ﴿۴۸﴾
    Qiellin Ne e bëmë me fuqi të veçanta dhe, Ne jemi Zgjeruesit (e tij).
    Shpjegime
  • 51:49
    وَ الۡاَرۡضَ فَرَشۡنٰہَا فَنِعۡمَ الۡمٰہِدُوۡنَ ﴿۴۹﴾
    Dhe tokën e hapëm, dhe sa Shtrues të mirë Jemi!
  • 51:50
    وَ مِنۡ کُلِّ شَیۡءٍ خَلَقۡنَا زَوۡجَیۡنِ لَعَلَّکُمۡ تَذَکَّرُوۡنَ ﴿۵۰﴾
    Dhe nga çdo gjë krijuam çifte, që të reflektoni.
  • 51:51
    فَفِرُّوۡۤا اِلَی اللّٰہِ ؕ اِنِّیۡ لَکُمۡ مِّنۡہُ نَذِیۡرٌ مُّبِیۡنٌ ﴿ۚ۵۱﴾
    “Andaj, vraponi drejt Allahut; sigurisht, unë prej Tij jam për ju një alarmues i qartë.
  • 51:52
    وَ لَا تَجۡعَلُوۡا مَعَ اللّٰہِ اِلٰـہًا اٰخَرَ ؕ اِنِّیۡ لَکُمۡ مِّنۡہُ نَذِیۡرٌ مُّبِیۡنٌ ﴿ۚ۵۲﴾
    Dhe mos i bëni të adhurueshëm tjetër Allahut; unë jam vërtet prej Tij, një alarmues i qartë për ju.”
  • 51:53
    کَذٰلِکَ مَاۤ اَتَی الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِہِمۡ مِّنۡ رَّسُوۡلٍ اِلَّا قَالُوۡا سَاحِرٌ اَوۡ مَجۡنُوۡنٌ ﴿ۚ۵۳﴾
    Kështu, edhe ata që ishin më parë, sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar, thanë: “Është magjistar ose i çmendur!”
  • 51:54
    اَتَوَاصَوۡا بِہٖ ۚ بَلۡ ہُمۡ قَوۡمٌ طَاغُوۡنَ ﴿ۚ۵۴﴾
    A për këtë e këshillojnë njëri-tjetrin?! Në të vërtetë, janë një popull rebel.
  • 51:55
    فَتَوَلَّ عَنۡہُمۡ فَمَاۤ اَنۡتَ بِمَلُوۡمٍ ﴿٭۫۵۵﴾
    Andaj, shmangu nga ata, e ti nuk do të kesh faj.
  • 51:56
    وَّ ذَکِّرۡ فَاِنَّ الذِّکۡرٰی تَنۡفَعُ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۵۶﴾
    Dhe këshillo, sepse këshilla patjetër u bën dobi besimtarëve.
  • 51:57
    وَ مَا خَلَقۡتُ الۡجِنَّ وَ الۡاِنۡسَ اِلَّا لِیَعۡبُدُوۡنِ ﴿۵۷﴾
    Unë i kam krijuar xhindët dhe njerëzit vetëm të Më adhurojnë.
    Shpjegime
  • 51:58
    مَاۤ اُرِیۡدُ مِنۡہُمۡ مِّنۡ رِّزۡقٍ وَّ مَاۤ اُرِیۡدُ اَنۡ یُّطۡعِمُوۡنِ ﴿۵۸﴾
    Nuk u kërkoj atyre ndonjë furnizim, e as nuk u kërkoj të Më ushqejnë.
  • 51:59
    اِنَّ اللّٰہَ ہُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الۡقُوَّۃِ الۡمَتِیۡنُ ﴿۵۹﴾
    Në të vërtetë Allahu është Furnizuesi, i Fuqishmi (dhe) i Forti.
  • 51:60
    فَاِنَّ لِلَّذِیۡنَ ظَلَمُوۡا ذَنُوۡبًا مِّثۡلَ ذَنُوۡبِ اَصۡحٰبِہِمۡ فَلَا یَسۡتَعۡجِلُوۡنِ ﴿۶۰﴾
    Pa dyshim, ata që bënë të këqija, do të kenë të njëjtën pjesë, sikur pjesa e shokëve të tyre, prandaj, mos Më kërkoni (atë) me nxitim.
  • 51:61
    فَوَیۡلٌ لِّلَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا مِنۡ یَّوۡمِہِمُ الَّذِیۡ یُوۡعَدُوۡنَ ﴿٪۶۱﴾
    Pra, u mjerofshin ata që mohuan në ditën e tyre që u është premtuar.
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via