Surja Ed-Dukhan - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الدّخان

Ed-Dukhan

Rreth Sures
  • 44:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 44:2
    حٰمٓ ﴿ۚۛ۲﴾
    Ha.Mim. (I Lavdishëm, i Nderuar.)
  • 44:3
    وَ الۡکِتٰبِ الۡمُبِیۡنِ ۙ﴿ۛ۳﴾
    Betohem për Librin e qartë!
  • 44:4
    اِنَّاۤ اَنۡزَلۡنٰہُ فِیۡ لَیۡلَۃٍ مُّبٰرَکَۃٍ اِنَّا کُنَّا مُنۡذِرِیۡنَ ﴿۴﴾
    Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Pa dyshim, Ne paralajmërojmë.
  • 44:5
    فِیۡہَا یُفۡرَقُ کُلُّ اَمۡرٍ حَکِیۡمٍ ۙ﴿۵﴾
    Në këtë (natë) caktohet çdo çështje urtiplote;
  • 44:6
    اَمۡرًا مِّنۡ عِنۡدِنَا ؕ اِنَّا کُنَّا مُرۡسِلِیۡنَ ۚ﴿۶﴾
    si dekret nga ana Jonë. Pa dyshim, Ne dërgojmë (të Dërguarit);
  • 44:7
    رَحۡمَۃً مِّنۡ رَّبِّکَ ؕ اِنَّہٗ ہُوَ السَّمِیۡعُ الۡعَلِیۡمُ ۙ﴿۷﴾
    si mëshirë prej Zotit tënd; sigurisht, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi;
  • 44:8
    رَبِّ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ وَ مَا بَیۡنَہُمَا ۘ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّوۡقِنِیۡنَ ﴿۸﴾
    (si mëshirë prej) Zotit të qiejve, të tokës dhe të asaj që gjendet mes tyre, nëse doni të besoni.
  • 44:9
    لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا ہُوَ یُحۡیٖ وَ یُمِیۡتُ ؕ رَبُّکُمۡ وَ رَبُّ اٰبَآئِکُمُ الۡاَوَّلِیۡنَ ﴿۹﴾
    Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje; Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të parë.
  • 44:10
    بَلۡ ہُمۡ فِیۡ شَکٍّ یَّلۡعَبُوۡنَ ﴿۱۰﴾
    Por ata janë në (gjendje) dyshimi (dhe) po luajnë.
  • 44:11
    فَارۡتَقِبۡ یَوۡمَ تَاۡتِی السَّمَآءُ بِدُخَانٍ مُّبِیۡنٍ ﴿ۙ۱۱﴾
    Andaj, prit ditën kur qielli do të sjellë një tym të qartë.
  • 44:12
    یَّغۡشَی النَّاسَ ؕ ہٰذَا عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۱۲﴾
    Që do të mbulojë njerëzit. Ky është një ndëshkim i dhimbshëm.
    Shpjegime
  • 44:13
    رَبَّنَا اکۡشِفۡ عَنَّا الۡعَذَابَ اِنَّا مُؤۡمِنُوۡنَ ﴿۱۳﴾
    “O Zoti ynë! Largo prej nesh ndëshkimin! Ne sigurisht do të besojmë!”
  • 44:14
    اَنّٰی لَہُمُ الذِّکۡرٰی وَ قَدۡ جَآءَہُمۡ رَسُوۡلٌ مُّبِیۡنٌ ﴿ۙ۱۴﴾
    Por tani ç’dobi do t’u sjellë këshilla, përderisa atyre u kishte ardhur një i Dërguar i qartë!
  • 44:15
    ثُمَّ تَوَلَّوۡا عَنۡہُ وَ قَالُوۡا مُعَلَّمٌ مَّجۡنُوۡنٌ ﴿ۘ۱۵﴾
    Prapëseprapë ata e shpërfillën atë dhe thanë: “është i mësuar (prej dikujt, madje) i çmendur”.
  • 44:16
    اِنَّا کَاشِفُوا الۡعَذَابِ قَلِیۡلًا اِنَّکُمۡ عَآئِدُوۡنَ ﴿ۘ۱۶﴾
    Sigurisht, Ne do ta largojmë ndëshkimin për pak kohë, (por) ju do të përsëritni (të njëjtën gjë).
  • 44:17
    یَوۡمَ نَبۡطِشُ الۡبَطۡشَۃَ الۡکُبۡرٰی ۚ اِنَّا مُنۡتَقِمُوۡنَ ﴿۱۷﴾
    Ditën kur Ne do t’ju zëmë fuqishëm! Sigurisht, Ne do të hakmerremi.
  • 44:18
    وَ لَقَدۡ فَتَنَّا قَبۡلَہُمۡ قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَ وَ جَآءَہُمۡ رَسُوۡلٌ کَرِیۡمٌ ﴿ۙ۱۸﴾
    Ne kemi sprovuar para tyre edhe popullin e Faraonit, kur atyre u erdhi një i Dërguar i nderuar.
  • 44:19
    اَنۡ اَدُّوۡۤا اِلَیَّ عِبَادَ اللّٰہِ ؕ اِنِّیۡ لَکُمۡ رَسُوۡلٌ اَمِیۡنٌ ﴿ۙ۱۹﴾
    që (u tha:) “Mi dorëzoni robërit e Allahut; unë jam i Dërguar i qartë për ju!
  • 44:20
    وَّ اَنۡ لَّا تَعۡلُوۡا عَلَی اللّٰہِ ۚ اِنِّیۡۤ اٰتِیۡکُمۡ بِسُلۡطٰنٍ مُّبِیۡنٍ ﴿ۚ۲۰﴾
    Dhe mos u rebeloni kundër Allahut; unë do t’ju sjell një argument të qartë.
  • 44:21
    وَ اِنِّیۡ عُذۡتُ بِرَبِّیۡ وَ رَبِّکُمۡ اَنۡ تَرۡجُمُوۡنِ ﴿۫۲۱﴾
    Dhe unë mbrohem me Zotin tim dhe Zotin tuaj që të mos më gurëzoni.
  • 44:22
    وَ اِنۡ لَّمۡ تُؤۡمِنُوۡا لِیۡ فَاعۡتَزِلُوۡنِ ﴿۲۲﴾
    Nëse nuk do të më besoni, më lini mënjanë.”
  • 44:23
    فَدَعَا رَبَّہٗۤ اَنَّ ہٰۤؤُلَآءِ قَوۡمٌ مُّجۡرِمُوۡنَ ﴿ؓ۲۳﴾
    Atëherë ai iu lut Zotit të tij: “Këta janë popull fajtor”.
  • 44:24
    فَاَسۡرِ بِعِبَادِیۡ لَیۡلًا اِنَّکُمۡ مُّتَّبَعُوۡنَ ﴿ۙ۲۴﴾
    “Nisu me robërit e Mi gjatë natës. Sigurisht, do të ndiqeni.
  • 44:25
    وَ اتۡرُکِ الۡبَحۡرَ رَہۡوًا ؕ اِنَّہُمۡ جُنۡدٌ مُّغۡرَقُوۡنَ ﴿۲۵﴾
    Lëre detin të qetë. Ata janë një ushtri që do të fundosen.”
  • 44:26
    کَمۡ تَرَکُوۡا مِنۡ جَنّٰتٍ وَّ عُیُوۡنٍ ﴿ۙ۲۶﴾
    Sa kopshte e burime ata kanë lënë pas!
  • 44:27
    وَّ زُرُوۡعٍ وَّ مَقَامٍ کَرِیۡمٍ ﴿ۙ۲۷﴾
    Dhe ara e vende madhështore!
  • 44:28
    وَّ نَعۡمَۃٍ کَانُوۡا فِیۡہَا فٰکِہِیۡنَ ﴿ۙ۲۸﴾
    Dhe begati në të cilat ata kënaqeshin!
  • 44:29
    کَذٰلِکَ ۟ وَ اَوۡرَثۡنٰہَا قَوۡمًا اٰخَرِیۡنَ ﴿۲۹﴾
    Kështu ndodhi. Dhe këto ia trashëguam një populli tjetër.
  • 44:30
    فَمَا بَکَتۡ عَلَیۡہِمُ السَّمَآءُ وَ الۡاَرۡضُ وَ مَا کَانُوۡا مُنۡظَرِیۡنَ ﴿٪۳۰﴾
    Dhe nuk qau as qielli e as toka mbi ta, dhe atyre as nuk u është dhënë afat.
  • 44:31
    وَ لَقَدۡ نَجَّیۡنَا بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ مِنَ الۡعَذَابِ الۡمُہِیۡنِ ﴿ۙ۳۱﴾
    Ne i shpëtuam bijtë e Izraelit nga ndëshkimi poshtërues;
  • 44:32
    مِنۡ فِرۡعَوۡنَ ؕ اِنَّہٗ کَانَ عَالِیًا مِّنَ الۡمُسۡرِفِیۡنَ ﴿۳۲﴾
    nga Faraoni. Ai ishte mizor dhe ishte nga ata që e tejkalojnë masën.
  • 44:33
    وَ لَقَدِ اخۡتَرۡنٰہُمۡ عَلٰی عِلۡمٍ عَلَی الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ۚ۳۳﴾
    Ne i zgjodhëm ata në (të gjitha) botët për shkak të një dijeje.
  • 44:34
    وَ اٰتَیۡنٰہُمۡ مِّنَ الۡاٰیٰتِ مَا فِیۡہِ بَلٰٓـؤٌا مُّبِیۡنٌ ﴿۳۴﴾
    Dhe u dhamë disa shenja që kishin sprova të qarta.
  • 44:35
    اِنَّ ہٰۤؤُلَآءِ لَیَقُوۡلُوۡنَ ﴿ۙ۳۵﴾
    Pa dyshim, këta (pra, mekasit) thonë:
  • 44:36
    اِنۡ ہِیَ اِلَّا مَوۡتَتُنَا الۡاُوۡلٰی وَ مَا نَحۡنُ بِمُنۡشَرِیۡنَ ﴿۳۶﴾
    “Nuk ka vdekje tjetër përveç kësaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të ringjallemi.
  • 44:37
    فَاۡتُوۡا بِاٰبَآئِنَاۤ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۳۷﴾
    Na sillni, pra, baballarët tanë, nëse jeni të vërtetë!”
  • 44:38
    اَہُمۡ خَیۡرٌ اَمۡ قَوۡمُ تُبَّعٍ ۙ وَّ الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِہِمۡ ؕ اَہۡلَکۡنٰہُمۡ ۫ اِنَّہُمۡ کَانُوۡا مُجۡرِمِیۡنَ ﴿۳۸﴾
    A këta janë më të mirë apo populli i Tubbas dhe ata që ishin para tyre?! Ne i shkatërruam. Sigurisht, ata ishin fajtorë.
    Shpjegime
  • 44:39
    وَ مَا خَلَقۡنَا السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضَ وَ مَا بَیۡنَہُمَا لٰعِبِیۡنَ ﴿۳۹﴾
    Dhe Ne nuk i krijuam qiejt, tokën si dhe gjithçka që është mes tyre thjesht duke lozur.
    Shpjegime
  • 44:40
    مَا خَلَقۡنٰہُمَاۤ اِلَّا بِالۡحَقِّ وَ لٰکِنَّ اَکۡثَرَہُمۡ لَا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۴۰﴾
    Nuk i kemi krijuar përveçse me të vërtetën, por shumica e njerëzve nuk dinë.
  • 44:41
    اِنَّ یَوۡمَ الۡفَصۡلِ مِیۡقَاتُہُمۡ اَجۡمَعِیۡنَ ﴿ۙ۴۱﴾
    Pa dyshim, Dita e Gjykimit është koha e caktuar për ata që të gjithë.
  • 44:42
    یَوۡمَ لَا یُغۡنِیۡ مَوۡلًی عَنۡ مَّوۡلًی شَیۡئًا وَّ لَا ہُمۡ یُنۡصَرُوۡنَ ﴿ۙ۴۲﴾
    Ditën kur asnjë shok nuk do t’i vlejë shokut tjetër aspak dhe ata as nuk do të ndihmohen.
  • 44:43
    اِلَّا مَنۡ رَّحِمَ اللّٰہُ ؕ اِنَّہٗ ہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿٪۴۳﴾
    Përveç atij që e mëshiron Allahu. Sigurisht, Ai është i Plotfuqishmi, Mëshirëbërësi.
  • 44:44
    اِنَّ شَجَرَتَ الزَّقُّوۡمِ ﴿ۙ۴۴﴾
    Njëmend, pema e zekkumit
  • 44:45
    طَعَامُ الۡاَثِیۡمِ ﴿ۖۛۚ۴۵﴾
    është ushqimi i mëkatarit.
    Shpjegime
  • 44:46
    کَالۡمُہۡلِ ۚۛ یَغۡلِیۡ فِی الۡبُطُوۡنِ ﴿ۙ۴۶﴾
    Është sikur bakri i shkrirë; do të vlojë në bark,
  • 44:47
    کَغَلۡیِ الۡحَمِیۡمِ ﴿۴۷﴾
    sikur vlon uji i nxehtë.
  • 44:48
    خُذُوۡہُ فَاعۡتِلُوۡہُ اِلٰی سَوَآءِ الۡجَحِیۡمِ ﴿٭ۖ۴۸﴾
    “Kapeni këtë dhe tërhiqeni zvarrë deri në mesin e xhehenemit!
  • 44:49
    ثُمَّ صُبُّوۡا فَوۡقَ رَاۡسِہٖ مِنۡ عَذَابِ الۡحَمِیۡمِ ﴿ؕ۴۹﴾
    Më pas hidhini në kokë ndëshkimin prej uji të nxehtë!”
  • 44:50
    ذُقۡ ۚۙ اِنَّکَ اَنۡتَ الۡعَزِیۡزُ الۡکَرِیۡمُ ﴿۵۰﴾
    “Shijoje! Ti përnjëmend ishe ‘i plotfuqishëm, i nderuar!’”
  • 44:51
    اِنَّ ہٰذَا مَا کُنۡتُمۡ بِہٖ تَمۡتَرُوۡنَ ﴿۵۱﴾
    Pikërisht kjo është ajo për të cilën ishit në mëdyshje.
  • 44:52
    اِنَّ الۡمُتَّقِیۡنَ فِیۡ مَقَامٍ اَمِیۡنٍ ﴿ۙ۵۲﴾
    Sigurisht, të druajturit (ndaj Zotit) do të jenë në një vend të sigurt.
  • 44:53
    فِیۡ جَنّٰتٍ وَّ عُیُوۡنٍ ﴿ۚۙ۵۳﴾
    Në kopshte e burime.
  • 44:54
    یَّلۡبَسُوۡنَ مِنۡ سُنۡدُسٍ وَّ اِسۡتَبۡرَقٍ مُّتَقٰبِلِیۡنَ ﴿ۚۙ۵۴﴾
    Të veshur me mëndafsh e kadife do të ulen përballë njëri-tjetrit.
  • 44:55
    کَذٰلِکَ ۟ وَ زَوَّجۡنٰہُمۡ بِحُوۡرٍ عِیۡنٍ ﴿ؕ۵۵﴾
    Kështu do të ndodhë. Do t’u japim bashkëshorte hyri symëdha.
    Shpjegime
  • 44:56
    یَدۡعُوۡنَ فِیۡہَا بِکُلِّ فَاکِہَۃٍ اٰمِنِیۡنَ ﴿ۙ۵۶﴾
    Atje ata do të kërkojnë çdolloj frute duke (jetuar) në paqe.
  • 44:57
    لَا یَذُوۡقُوۡنَ فِیۡہَا الۡمَوۡتَ اِلَّا الۡمَوۡتَۃَ الۡاُوۡلٰی ۚ وَ وَقٰہُمۡ عَذَابَ الۡجَحِیۡمِ ﴿ۙ۵۷﴾
    Nuk do të shijojnë vdekjen në të, përveç vdekjes së parë, dhe Ai do t’i shpëtojë ata nga ndëshkimi i xhehenemit;
    Shpjegime
  • 44:58
    فَضۡلًا مِّنۡ رَّبِّکَ ؕ ذٰلِکَ ہُوَ الۡفَوۡزُ الۡعَظِیۡمُ ﴿۵۸﴾
    si bekim prej Zotit tënd. Ky pikërisht është suksesi madhështor!
  • 44:59
    فَاِنَّمَا یَسَّرۡنٰہُ بِلِسَانِکَ لَعَلَّہُمۡ یَتَذَکَّرُوۡنَ ﴿۵۹﴾
    Pa dyshim, Ne e kemi bërë të lehtë këtë (Kuran) në gjuhën tënde, që ata të kuptojnë këshillën.
  • 44:60
    فَارۡتَقِبۡ اِنَّہُمۡ مُّرۡتَقِبُوۡنَ ﴿٪۶۰﴾
    Prandaj, prit ti; sigurisht, edhe ata janë duke pritur.
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via