Surja Esh-Shuara - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الشُّعَرَاء

Esh-Shuara

Rreth Sures
  • 26:1
    بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • 26:2
    طٰسٓمّٓ ﴿۲﴾
    Ta.Sin.Mim. (i Pastër, Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.)
    Shpjegime
  • 26:3
    تِلۡکَ اٰیٰتُ الۡکِتٰبِ الۡمُبِیۡنِ ﴿۳﴾
    Këto janë ajete të Librit të qartë.
  • 26:4
    لَعَلَّکَ بَاخِعٌ نَّفۡسَکَ اَلَّا یَکُوۡنُوۡا مُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۴﴾
    A do të vrasësh veten se pse ata nuk po bëhen besimtarë?!
    Shpjegime
  • 26:5
    اِنۡ نَّشَاۡ نُنَزِّلۡ عَلَیۡہِمۡ مِّنَ السَّمَآءِ اٰیَۃً فَظَلَّتۡ اَعۡنَاقُہُمۡ لَہَا خٰضِعِیۡنَ ﴿۵﴾
    Nëse duam, do të zbresim mbi ta ndonjë shenjë prej qiellit, para së cilës atyre do t’u ulen kokat.
  • 26:6
    وَ مَا یَاۡتِیۡہِمۡ مِّنۡ ذِکۡرٍ مِّنَ الرَّحۡمٰنِ مُحۡدَثٍ اِلَّا کَانُوۡا عَنۡہُ مُعۡرِضِیۡنَ ﴿۶﴾
    Sa herë që u vjen ndonjë këshillë e re prej të Gjithëmëshirshmit, ata vetëm se e shpërfillin atë.
  • 26:7
    فَقَدۡ کَذَّبُوۡا فَسَیَاۡتِیۡہِمۡ اَنۡۢبٰٓؤُا مَا کَانُوۡا بِہٖ یَسۡتَہۡزِءُوۡنَ ﴿۷﴾
    Pra, ata quajtën gënjeshtër (çdo shenjë të re), andaj, do t’u vijnë patjetër lajmet, të cilat ata i përqeshnin.
  • 26:8
    اَوَ لَمۡ یَرَوۡا اِلَی الۡاَرۡضِ کَمۡ اَنۡۢبَتۡنَا فِیۡہَا مِنۡ کُلِّ زَوۡجٍ کَرِیۡمٍ ﴿۸﴾
    A nuk shohin te toka se sa shumë çifte të këndshme (bimësh) kemi nxjerrë në të?!
  • 26:9
    اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕوَ مَا کَانَ اَکۡثَرُ ہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۹﴾
    Sigurisht, në të ka shenjë, por shumica prej tyre nuk besojnë.
  • 26:10
    وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿٪۱۰﴾
    Dhe pa dyshim, pikërisht Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
  • 26:11
    وَ اِذۡ نَادٰی رَبُّکَ مُوۡسٰۤی اَنِ ائۡتِ الۡقَوۡمَ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿ۙ۱۱﴾
    Kur Zoti yt thirri Musain: “Shko te populli keqbërës,
  • 26:12
    قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَ ؕ اَلَا یَتَّقُوۡنَ ﴿۱۲﴾
    te populli i Faraonit (dhe pyeti), a nuk druhen?”
  • 26:13
    قَالَ رَبِّ اِنِّیۡۤ اَخَافُ اَنۡ یُّکَذِّبُوۡنِ ﴿ؕ۱۳﴾
    Ai tha: “O Zoti im! Njëmend, unë kam frikë se do të më quajnë gënjeshtar.
  • 26:14
    وَ یَضِیۡقُ صَدۡرِیۡ وَ لَا یَنۡطَلِقُ لِسَانِیۡ فَاَرۡسِلۡ اِلٰی ہٰرُوۡنَ ﴿۱۴﴾
    Më shtrëngohet gjoksi dhe nuk më flet as gjuha, prandaj, dërgoji (zbulesën) Harunit
  • 26:15
    وَ لَہُمۡ عَلَیَّ ذَنۡۢبٌ فَاَخَافُ اَنۡ یَّقۡتُلُوۡنِ ﴿ۚ۱۵﴾
    Veç kësaj, atyre u kam dhe një faj, ndaj, frikësohem se do të më vrasin.”
  • 26:16
    قَالَ کَلَّا ۚ فَاذۡہَبَا بِاٰیٰتِنَاۤ اِنَّا مَعَکُمۡ مُّسۡتَمِعُوۡنَ ﴿۱۶﴾
    (Zoti) tha: Kurrsesi. Ju të dy shkoni me shenjat Tona! Sigurisht, Ne për ju jemi shumë Dëgjues.
  • 26:17
    فَاۡتِیَا فِرۡعَوۡنَ فَقُوۡلَاۤ اِنَّا رَسُوۡلُ رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ۙ۱۷﴾
    Pra, shkoni te Faraoni dhe thuajini: “Ne jemi të dërguar të Zotit të botëve,
  • 26:18
    اَنۡ اَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ﴿ؕ۱۸﴾
    (dhe) se lësho me ne bijtë e Izraelit.”
  • 26:19
    قَالَ اَلَمۡ نُرَبِّکَ فِیۡنَا وَلِیۡدًا وَّ لَبِثۡتَ فِیۡنَا مِنۡ عُمُرِکَ سِنِیۡنَ ﴿ۙ۱۹﴾
    (Faraoni) tha: “A nuk të kemi rritur pranë nesh që në vegjëli dhe ti kalove shumë vite të jetës sate mes nesh?!
  • 26:20
    وَ فَعَلۡتَ فَعۡلَتَکَ الَّتِیۡ فَعَلۡتَ وَ اَنۡتَ مِنَ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲۰﴾
    Bëre dhe një veprim që bëre (vetëm) ti. Je prej mosmirënjohësve.”
  • 26:21
    قَالَ فَعَلۡتُہَاۤ اِذًا وَّ اَنَا مِنَ الضَّآلِّیۡنَ ﴿ؕ۲۱﴾
    (Musai) tha: “E kam bërë atë atëherë kur isha prej të devijuarve.
  • 26:22
    فَفَرَرۡتُ مِنۡکُمۡ لَمَّا خِفۡتُکُمۡ فَوَہَبَ لِیۡ رَبِّیۡ حُکۡمًا وَّ جَعَلَنِیۡ مِنَ الۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۲۲﴾
    Pastaj u largova kur pata frikë prej jush, atëherë Zoti im më dhuroi urtësinë dhe më bëri prej të Dërguarve.
  • 26:23
    وَ تِلۡکَ نِعۡمَۃٌ تَمُنُّہَا عَلَیَّ اَنۡ عَبَّدۡتَّ بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ﴿ؕ۲۳﴾
    (A) kjo qenka mirësia që ma bëre, që i robërove bijtë e Izraelit?!”
  • 26:24
    قَالَ فِرۡعَوۡنُ وَ مَا رَبُّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ؕ۲۴﴾
    Faraoni tha: “E çfarë qenka Zoti i botëve?”
  • 26:25
    قَالَ رَبُّ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ وَ مَا بَیۡنَہُمَا ؕ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّوۡقِنِیۡنَ ﴿۲۵﴾
    (Musai) tha: “Zoti i qiejve, i tokës dhe i asaj që gjendet mes të dyjave, nëse doni të besoni.”
  • 26:26
    قَالَ لِمَنۡ حَوۡلَہٗۤ اَلَا تَسۡتَمِعُوۡنَ ﴿۲۶﴾
    (Faraoni) u tha atyre që e rrethonin: “A po dëgjoni?!”
  • 26:27
    قَالَ رَبُّکُمۡ وَ رَبُّ اٰبَآئِکُمُ الۡاَوَّلِیۡنَ ﴿۲۷﴾
    (Musai) tha: “Ai është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të parë.”
  • 26:28
    قَالَ اِنَّ رَسُوۡلَکُمُ الَّذِیۡۤ اُرۡسِلَ اِلَیۡکُمۡ لَمَجۡنُوۡنٌ ﴿۲۸﴾
    (Faraoni) tha: “Ky i Dërguar që ju është dërguar juve, me siguri qenka i çmendur!”
    Shpjegime
  • 26:29
    قَالَ رَبُّ الۡمَشۡرِقِ وَ الۡمَغۡرِبِ وَ مَا بَیۡنَہُمَا ؕ اِنۡ کُنۡتُمۡ تَعۡقِلُوۡنَ ﴿۲۹﴾
    (Musai) tha: “Ai është Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe i asaj që gjendet mes të dyjave, nëse doni të kuptoni.”
  • 26:30
    قَالَ لَئِنِ اتَّخَذۡتَ اِلٰـہًا غَیۡرِیۡ لَاَجۡعَلَنَّکَ مِنَ الۡمَسۡجُوۡنِیۡنَ ﴿۳۰﴾
    (Faraoni) tha: “Nëse zgjedh ndonjë Zot tjetër përveç meje, unë patjetër do të të burgos.”
  • 26:31
    قَالَ اَوَ لَوۡ جِئۡتُکَ بِشَیۡءٍ مُّبِیۡنٍ ﴿ۚ۳۱﴾
    Ai tha: “Edhe nëse unë të të sjell diçka shumë të qartë?”
  • 26:32
    قَالَ فَاۡتِ بِہٖۤ اِنۡ کُنۡتَ مِنَ الصّٰدِقِیۡنَ ﴿۳۲﴾
    Ai tha: “Sille pra, nëse thua të vërtetën!”
  • 26:33
    فَاَلۡقٰی عَصَاہُ فَاِذَا ہِیَ ثُعۡبَانٌ مُّبِیۡنٌ ﴿ۚۖ۳۳﴾
    Atëherë (Musai) hodhi shkopin e vet, i cili sakaq u bë gjarpër i dukshëm.
  • 26:34
    وَّ نَزَعَ یَدَہٗ فَاِذَا ہِیَ بَیۡضَآءُ لِلنّٰظِرِیۡنَ ﴿٪۳۴﴾
    Më pas, nxori dorën e tij, dhe ajo papritmas u bë e bardhë për shikuesit.
  • 26:35
    قَالَ لِلۡمَلَاِ حَوۡلَہٗۤ اِنَّ ہٰذَا لَسٰحِرٌ عَلِیۡمٌ ﴿ۙ۳۵﴾
    (Faraoni) i tha parisë që e rrethonin: “Me siguri ky qenka një mjeshtër magjistar!
  • 26:36
    یُّرِیۡدُ اَنۡ یُّخۡرِجَکُمۡ مِّنۡ اَرۡضِکُمۡ بِسِحۡرِہٖ ٭ۖ فَمَا ذَا تَاۡمُرُوۡنَ ﴿۳۶﴾
    Dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj me magjinë e tij. Atëherë, çfarë më këshilloni?”
  • 26:37
    قَالُوۡۤا اَرۡجِہۡ وَ اَخَاہُ وَ ابۡعَثۡ فِی الۡمَدَآئِنِ حٰشِرِیۡنَ ﴿ۙ۳۷﴾
    Ata thanë: “Jepu kohë këtij dhe vëllait të tij dhe dërgo grumbulluesit nëpër qytete.
  • 26:38
    یَاۡتُوۡکَ بِکُلِّ سَحَّارٍ عَلِیۡمٍ ﴿۳۸﴾
    Ata do të të sjellin çdo mjeshtër magjistar të fortë.”
  • 26:39
    فَجُمِعَ السَّحَرَۃُ لِمِیۡقَاتِ یَوۡمٍ مَّعۡلُوۡمٍ ﴿ۙ۳۹﴾
    Atëherë u mblodhën magjistarët në kohën (dhe) ditën e caktuar. 
  • 26:40
    وَّ قِیۡلَ لِلنَّاسِ ہَلۡ اَنۡتُمۡ مُّجۡتَمِعُوۡنَ ﴿ۙ۴۰﴾
    U thanë edhe njerëzve: “A do të mblidheni ju?
  • 26:41
    لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ السَّحَرَۃَ اِنۡ کَانُوۡا ہُمُ الۡغٰلِبِیۡنَ ﴿۴۱﴾
    Që t’i ndjekim magjistarët, nëse do të triumfojnë.”
  • 26:42
    فَلَمَّا جَآءَ السَّحَرَۃُ قَالُوۡا لِفِرۡعَوۡنَ اَئِنَّ لَنَا لَاَجۡرًا اِنۡ کُنَّا نَحۡنُ الۡغٰلِبِیۡنَ ﴿۴۲﴾
    Magjistarët kur erdhën, i thanë Faraonit: “A do të kemi ndonjë shpërblim, nëse do të fitojmë ne?”
  • 26:43
    قَالَ نَعَمۡ وَ اِنَّکُمۡ اِذًا لَّمِنَ الۡمُقَرَّبِیۡنَ ﴿۴۳﴾
    Ai tha: “Po, dhe në këtë rast, patjetër do të bëheni (miq) të afërm.”
  • 26:44
    قَالَ لَہُمۡ مُّوۡسٰۤی اَلۡقُوۡا مَاۤ اَنۡتُمۡ مُّلۡقُوۡنَ ﴿۴۴﴾
    Musai u tha (magjistarëve): “Hidhni atë që keni për të hedhur.”
  • 26:45
    فَاَلۡقَوۡا حِبَالَہُمۡ وَ عِصِیَّہُمۡ وَ قَالُوۡا بِعِزَّۃِ فِرۡعَوۡنَ اِنَّا لَنَحۡنُ الۡغٰلِبُوۡنَ ﴿۴۵﴾
    Atëherë ata hodhën (në tokë) litarët dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Për nderin e Faraonit! Do të jemi ne fitues!”
  • 26:46
    فَاَلۡقٰی مُوۡسٰی عَصَاہُ فَاِذَا ہِیَ تَلۡقَفُ مَا یَاۡفِکُوۡنَ ﴿ۚۖ۴۶﴾
    Dhe Musai hodhi shkopin e tij, dhe papritmas, ai filloi të gllabëronte gjithçka që ata kishin sajuar.
  • 26:47
    فَاُلۡقِیَ السَّحَرَۃُ سٰجِدِیۡنَ ﴿ۙ۴۷﴾
    Atëherë magjistarët ranë në sexhde.
  • 26:48
    قَالُوۡۤا اٰمَنَّا بِرَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ۙ۴۸﴾
    Thanë: “Besuam në Zotin e botëve,
  • 26:49
    رَبِّ مُوۡسٰی وَ ہٰرُوۡنَ ﴿۴۹﴾
    (në) Zotin e Musait dhe të Harunit.”
  • 26:50
    قَالَ اٰمَنۡتُمۡ لَہٗ قَبۡلَ اَنۡ اٰذَنَ لَکُمۡ ۚ اِنَّہٗ لَکَبِیۡرُکُمُ الَّذِیۡ عَلَّمَکُمُ السِّحۡرَ ۚ فَلَسَوۡفَ تَعۡلَمُوۡنَ ۬ؕ لَاُقَطِّعَنَّ اَیۡدِیَکُمۡ وَ اَرۡجُلَکُمۡ مِّنۡ خِلَافٍ وَّ لَاُوصَلِّبَنَّکُمۡ اَجۡمَعِیۡنَ ﴿ۚ۵۰﴾
    (Faraoni) tha: “A besuat në të pa ju dhënë leje unë?! Me siguri ky është i madhi juaj që ju ka mësuar magjinë. Së shpejti do të mësoni (ndëshkimin)! Unë përnjëmend do t’ju pres duart dhe këmbët të anëve të ndryshme dhe do t’ju kryqëzoj ju të gjithë.”
  • 26:51
    قَالُوۡا لَا ضَیۡرَ ۫ اِنَّاۤ اِلٰی رَبِّنَا مُنۡقَلِبُوۡنَ ﴿ۚ۵۱﴾
    Ata thanë: “Nuk kemi frikë. Ne, sigurisht, te Zoti ynë do të kthehemi.
  • 26:52
    اِنَّا نَطۡمَعُ اَنۡ یَّغۡفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطٰیٰنَاۤ اَنۡ کُنَّاۤ اَوَّلَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿ؕ٪۵۲﴾
    Ne shpresojmë që Zoti ynë të na i fal gabimet, pasi jemi bërë besimtarët e parë.”
  • 26:53
    وَ اَوۡحَیۡنَاۤ اِلٰی مُوۡسٰۤی اَنۡ اَسۡرِ بِعِبَادِیۡۤ اِنَّکُمۡ مُّتَّبَعُوۡنَ ﴿۵۳﴾
    Dhe i shpallëm Musait: Nisu gjatë natës me robërit e Mi. Sigurisht, do të ndiqeni.
  • 26:54
    فَاَرۡسَلَ فِرۡعَوۡنُ فِی الۡمَدَآئِنِ حٰشِرِیۡنَ ﴿ۚ۵۴﴾
    Dhe Faraoni dërgoi grumbulluesit nëpër qytete,
  • 26:55
    اِنَّ ہٰۤؤُلَآءِ لَشِرۡ ذِمَۃٌ قَلِیۡلُوۡنَ ﴿ۙ۵۵﴾
    (me njoftimin se) “Këta janë një pakicë e vogël,
  • 26:56
    وَ اِنَّہُمۡ لَنَا لَغَآئِظُوۡنَ ﴿ۙ۵۶﴾
    dhe prapëseprapë na zemërojnë.
  • 26:57
    وَ اِنَّا لَجَمِیۡعٌ حٰذِرُوۡنَ ﴿ؕ۵۷﴾
    Dhe ne të gjithë patjetër do të jemi vigjilentë.”
  • 26:58
    فَاَخۡرَجۡنٰہُمۡ مِّنۡ جَنّٰتٍ وَّ عُیُوۡنٍ ﴿ۙ۵۸﴾
    Atëherë Ne i nxorëm ata prej kopshteve dhe burimeve,
  • 26:59
    وَّ کُنُوۡزٍ وَّ مَقَامٍ کَرِیۡمٍ ﴿ۙ۵۹﴾
    edhe (prej) thesareve dhe pozitave të nderuara.
  • 26:60
    کَذٰلِکَ ؕ وَ اَوۡرَثۡنٰہَا بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ﴿ؕ۶۰﴾
    Kështu (ndodhi). Dhe Ne i bëmë bijtë e Izraelit që ta trashëgojnë atë (tokë).
  • 26:61
    فَاَتۡبَعُوۡہُمۡ مُّشۡرِقِیۡنَ ﴿۶۱﴾
    Ata i ndoqën ndaj të gdhirë.
  • 26:62
    فَلَمَّا تَرَآءَ الۡجَمۡعٰنِ قَالَ اَصۡحٰبُ مُوۡسٰۤی اِنَّا لَمُدۡرَکُوۡنَ ﴿ۚ۶۲﴾
    Dhe kur të dyja grupet e panë njëra-tjetrën, shokët e Musait thanë: “Na zunë, përnjëmend!”
  • 26:63
    قَالَ کَلَّا ۚ اِنَّ مَعِیَ رَبِّیۡ سَیَہۡدِیۡنِ ﴿۶۳﴾
    (Musai) tha: “Kurrsesi! E kam Zotin tim me mua. Ai patjetër do të më përudhë.”
  • 26:64
    فَاَوۡحَیۡنَاۤ اِلٰی مُوۡسٰۤی اَنِ اضۡرِبۡ بِّعَصَاکَ الۡبَحۡرَ ؕ فَانۡفَلَقَ فَکَانَ کُلُّ فِرۡقٍ کَالطَّوۡدِ الۡعَظِیۡمِ ﴿ۚ۶۴﴾
    Atëherë i shpallëm Musait: “Bjeri detit me shkopin tënd”, e (deti) u ça, ashtu sikur çdo pjesë të ishte ndonjë kodër e madhe!
  • 26:65
    وَ اَزۡلَفۡنَا ثَمَّ الۡاٰخَرِیۡنَ ﴿ۚ۶۵﴾
    Në atë vend i afruam të tjerët (pra, ushtrinë).
  • 26:66
    وَ اَنۡجَیۡنَا مُوۡسٰی وَ مَنۡ مَّعَہٗۤ اَجۡمَعِیۡنَ ﴿ۚ۶۶﴾
    E shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
  • 26:67
    ثُمَّ اَغۡرَقۡنَا الۡاٰخَرِیۡنَ ﴿ؕ۶۷﴾
    Më pas, të tjerët i fundosëm.
    Shpjegime
  • 26:68
    اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۶۸﴾
    Njëmend, në këtë ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk u bënë besimtarë.
  • 26:69
    وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿٪۶۹﴾
    Dhe sigurisht, Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
  • 26:70
    وَ اتۡلُ عَلَیۡہِمۡ نَبَاَ اِبۡرٰہِیۡمَ ﴿ۘ۷۰﴾
    Lexoju atyre edhe lajmin e Ibrahimit.
  • 26:71
    اِذۡ قَالَ لِاَبِیۡہِ وَ قَوۡمِہٖ مَا تَعۡبُدُوۡنَ ﴿۷۱﴾
    Kur ai i tha babait dhe popullit të tij: “Çfarë adhuroni ju?”
  • 26:72
    قَالُوۡا نَعۡبُدُ اَصۡنَامًا فَنَظَلُّ لَہَا عٰکِفِیۡنَ ﴿۷۲﴾
    Ata thanë: “Adhurojmë idhuj dhe rrimë ulur përpara tyre.”
  • 26:73
    قَالَ ہَلۡ یَسۡمَعُوۡنَکُمۡ اِذۡ تَدۡعُوۡنَ ﴿ۙ۷۳﴾
    Ai tha: “A ju dëgjojnë ata kur u luteni?
  • 26:74
    اَوۡ یَنۡفَعُوۡنَکُمۡ اَوۡ یَضُرُّوۡنَ ﴿۷۴﴾
    A ju bëjnë dobi (dhe) a ju dëmtojnë?”
  • 26:75
    قَالُوۡا بَلۡ وَجَدۡنَاۤ اٰبَآءَنَا کَذٰلِکَ یَفۡعَلُوۡنَ ﴿۷۵﴾
    Ata thanë: “Jo, por ne pamë baballarët tanë që kështu bënin.”
  • 26:76
    قَالَ اَفَرَءَیۡتُمۡ مَّا کُنۡتُمۡ تَعۡبُدُوۡنَ ﴿ۙ۷۶﴾
    Ai tha: “A keni menduar se çfarë keni adhuruar,
  • 26:77
    اَنۡتُمۡ وَ اٰبَآؤُکُمُ الۡاَقۡدَمُوۡنَ ﴿۫ۖ۷۷﴾
    ju dhe baballarët tuaj të parë?”
  • 26:78
    فَاِنَّہُمۡ عَدُوٌّ لِّیۡۤ اِلَّا رَبَّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ۙ۷۸﴾
    Njëmend, ata i kam armiq, por jo Zotin e botëve.
  • 26:79
    الَّذِیۡ خَلَقَنِیۡ فَہُوَ یَہۡدِیۡنِ ﴿ۙ۷۹﴾
    Ai që më krijoi, e pikërisht Ai më udhëzon;
  • 26:80
    وَ الَّذِیۡ ہُوَ یُطۡعِمُنِیۡ وَ یَسۡقِیۡنِ ﴿ۙ۸۰﴾
    Ai që më ushqen dhe më jep për të pirë;
  • 26:81
    وَ اِذَا مَرِضۡتُ فَہُوَ یَشۡفِیۡنِ ﴿۪ۙ۸۱﴾
    Dhe kur sëmurem, pikërisht Ai më shëron;
  • 26:82
    وَ الَّذِیۡ یُمِیۡتُنِیۡ ثُمَّ یُحۡیِیۡنِ ﴿ۙ۸۲﴾
    Ai që më jep vdekje dhe më pas do të më ringjallë.
  • 26:83
    وَ الَّذِیۡۤ اَطۡمَعُ اَنۡ یَّغۡفِرَ لِیۡ خَطِیۡٓئَتِیۡ یَوۡمَ الدِّیۡنِ ﴿ؕ۸۳﴾
    Ai prej të cilit shpresoj se do të më falë gjynahet Ditën e Gjykimit.
  • 26:84
    رَبِّ ہَبۡ لِیۡ حُکۡمًا وَّ اَلۡحِقۡنِیۡ بِالصّٰلِحِیۡنَ ﴿ۙ۸۴﴾
    O Zoti im! Më dhuro urtësinë dhe më bashko me të dëlirët!
  • 26:85
    وَ اجۡعَلۡ لِّیۡ لِسَانَ صِدۡقٍ فِی الۡاٰخِرِیۡنَ ﴿ۙ۸۵﴾
    Te të mëvonshmit më bëj gjuhë të së vërtetës!
  • 26:86
    وَ اجۡعَلۡنِیۡ مِنۡ وَّرَثَۃِ جَنَّۃِ النَّعِیۡمِ ﴿ۙ۸۶﴾
    Më bëj ndër trashëgimtarët e xhenetit bekimplotë!
  • 26:87
    وَ اغۡفِرۡ لِاَبِیۡۤ اِنَّہٗ کَانَ مِنَ الضَّآلِّیۡنَ ﴿ۙ۸۷﴾
    Fal babanë tim, se ai me siguri është ndër të devijuarit!
  • 26:88
    وَ لَا تُخۡزِنِیۡ یَوۡمَ یُبۡعَثُوۡنَ ﴿ۙ۸۸﴾
    Dhe mos më poshtëro ditën kur do të ringjallen (të gjithë)!
  • 26:89
    یَوۡمَ لَا یَنۡفَعُ مَالٌ وَّ لَا بَنُوۡنَ ﴿ۙ۸۹﴾
    Ditën kur nuk do të sjellin dot dobi as pasuria e as djemtë.
  • 26:90
    اِلَّا مَنۡ اَتَی اللّٰہَ بِقَلۡبٍ سَلِیۡمٍ ﴿ؕ۹۰﴾
    Por (do të përfitojë) vetëm ai që vjen tek Allahu me zemër të dëlirë.
  • 26:91
    وَ اُزۡلِفَتِ الۡجَنَّۃُ لِلۡمُتَّقِیۡنَ ﴿ۙ۹۱﴾
    Dhe kur xheneti do t’u afrohet të druajturve (ndaj Zotit).
  • 26:92
    وَ بُرِّزَتِ الۡجَحِیۡمُ لِلۡغٰوِیۡنَ ﴿ۙ۹۲﴾
    Kurse xhehenemi do t’u sillet përballë të devijuarve.
  • 26:93
    وَ قِیۡلَ لَہُمۡ اَیۡنَمَا کُنۡتُمۡ تَعۡبُدُوۡنَ ﴿ۙ۹۳﴾
    Dhe do t’u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit,
  • 26:94
    مِنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ ؕ ہَلۡ یَنۡصُرُوۡنَکُمۡ اَوۡ یَنۡتَصِرُوۡنَ ﴿ؕ۹۴﴾
    përveç Allahut? A mund t’ju ndihmojnë, ose, a mund të hakmerren?!”
  • 26:95
    فَکُبۡکِبُوۡا فِیۡہَا ہُمۡ وَ الۡغَاوٗنَ ﴿ۙ۹۵﴾
    Atëherë do të rrëzohen në të për fytyrash ata dhe rebelët,
  • 26:96
    وَ جُنُوۡدُ اِبۡلِیۡسَ اَجۡمَعُوۡنَ ﴿ؕ۹۶﴾
    si dhe krejt ushtritë e djallit.
  • 26:97
    قَالُوۡا وَ ہُمۡ فِیۡہَا یَخۡتَصِمُوۡنَ ﴿ۙ۹۷﴾
    Ndërsa grinden me njëri-tjetrin atje, ata do të thonë:
  • 26:98
    تَاللّٰہِ اِنۡ کُنَّا لَفِیۡ ضَلٰلٍ مُّبِیۡنٍ ﴿ۙ۹۸﴾
    “Për Allahun! Kemi qenë përnjëmend në devijim të qartë,
  • 26:99
    اِذۡ نُسَوِّیۡکُمۡ بِرَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۹۹﴾
    kur ju barazonim me Zotin e botëve!
  • 26:100
    وَ مَاۤ اَضَلَّنَاۤ اِلَّا الۡمُجۡرِمُوۡنَ ﴿۱۰۰﴾
    Dhe ne nuk na kanë devijuar askush, përveçse fajtorët.
  • 26:101
    فَمَا لَنَا مِنۡ شَافِعِیۡنَ ﴿۱۰۱﴾ۙ
    Dhe (tani) nuk kemi më asnjë ndërmjetësues.
  • 26:102
    وَ لَا صَدِیۡقٍ حَمِیۡمٍ ﴿۱۰۲﴾
    E as shok të ngushtë.
  • 26:103
    فَلَوۡ اَنَّ لَنَا کَرَّۃً فَنَکُوۡنَ مِنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۰۳﴾
    Eh, sikur të kishim një kthim (mbrapa), do të bëheshim besimtarë.”
  • 26:104
    اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۰۴﴾
    Njëmend, në këtë ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk u bënë besimtarë.
  • 26:105
    وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۰۵﴾٪
    Dhe sigurisht, Zoti yt është Triumfuesi, Mëshirëbërësi.
  • 26:106
    کَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوۡحِ ۣالۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۱۰۶﴾ۚۖ
    Populli i Nuhut i quajti gënjeshtarë të dërguarit.
    Shpjegime
  • 26:107
    اِذۡ قَالَ لَہُمۡ اَخُوۡہُمۡ نُوۡحٌ اَلَا تَتَّقُوۡنَ ﴿۱۰۷﴾ۚ
    Kur atyre u tha vëllai i tyre, Nuhu: “A nuk druheni?!
  • 26:108
    اِنِّیۡ لَکُمۡ رَسُوۡلٌ اَمِیۡنٌ ﴿۱۰۸﴾ۙ
    Unë për ju jam i Dërguar i besueshëm.
  • 26:109
    فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۰۹﴾ۚ
    Andaj, kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!
  • 26:110
    وَ مَاۤ اَسۡـَٔلُکُمۡ عَلَیۡہِ مِنۡ اَجۡرٍ ۚ اِنۡ اَجۡرِیَ اِلَّا عَلٰی رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۱۰﴾ۚ
    Nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.
  • 26:111
    فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۱۱﴾ؕ
    Prandaj, kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!”
  • 26:112
    قَالُوۡۤا اَنُؤۡمِنُ لَکَ وَ اتَّبَعَکَ الۡاَرۡذَلُوۡنَ ﴿۱۱۲﴾ؕ
    Ata thanë: “A të besojmë ty, ndërkohë që ty të ndoqën të ulëtit?!”
  • 26:113
    قَالَ وَ مَا عِلۡمِیۡ بِمَا کَانُوۡا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۱۳﴾ۚ
    Ai tha: “E çfarë di unë se çfarë bënin ata?
  • 26:114
    اِنۡ حِسَابُہُمۡ اِلَّا عَلٰی رَبِّیۡ لَوۡ تَشۡعُرُوۡنَ ﴿۱۱۴﴾ۚ
    Llogaria e tyre i takon vetëm Zotit tim. Sikur të kuptonit!
  • 26:115
    وَ مَاۤ اَنَا بِطَارِدِ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۱۵﴾ۚ
    Unë nuk mund t’i përzë besimtarët.
  • 26:116
    اِنۡ اَنَا اِلَّا نَذِیۡرٌ مُّبِیۡنٌ ﴿۱۱۶﴾ؕ
    Jam vetëm një alarmues i qartë.”
  • 26:117
    قَالُوۡا لَئِنۡ لَّمۡ تَنۡتَہِ یٰنُوۡحُ لَتَکُوۡنَنَّ مِنَ الۡمَرۡجُوۡمِیۡنَ ﴿۱۱۷﴾ؕ
    Ata thanë: “Po nuk u tërhoqe, o Nuh, me siguri do të jesh nga ata që gurëzohen.”
  • 26:118
    قَالَ رَبِّ اِنَّ قَوۡمِیۡ کَذَّبُوۡنِ ﴿۱۱۸﴾ۚۖ
    Ai tha: “O Zoti im! Populli im më quajti gënjeshtar!
  • 26:119
    فَافۡتَحۡ بَیۡنِیۡ وَ بَیۡنَہُمۡ فَتۡحًا وَّ نَجِّنِیۡ وَ مَنۡ مَّعِیَ مِنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۱۹﴾
    Prandaj, bëj gjykim të qartë midis meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!”
  • 26:120
    فَاَنۡجَیۡنٰہُ وَ مَنۡ مَّعَہٗ فِی الۡفُلۡکِ الۡمَشۡحُوۡنِ ﴿۱۲۰﴾ۚ
    Atëherë, Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anijen e mbushur.
  • 26:121
    ثُمَّ اَغۡرَقۡنَا بَعۡدُ الۡبٰقِیۡنَ ﴿۱۲۱﴾ؕ
    Më pas, të tjerët që mbetën, i fundosëm.
  • 26:122
    اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۲۲﴾
    Njëmend, në këtë ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk u bënë besimtarë.
  • 26:123
    وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۲۳﴾٪
    Dhe sigurisht, Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
  • 26:124
    کَذَّبَتۡ عَادُ ۣ الۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۱۲۴﴾ۚۖ
    (Edhe) adët i quajtën gënjeshtarë të dërguarit.
  • 26:125
    اِذۡ قَالَ لَہُمۡ اَخُوۡہُمۡ ہُوۡدٌ اَلَا تَتَّقُوۡنَ ﴿۱۲۵﴾ۚ
    Kur vëllai i tyre, Hudi, u tha: “A nuk druheni?
  • 26:126
    اِنِّیۡ لَکُمۡ رَسُوۡلٌ اَمِیۡنٌ ﴿۱۲۶﴾ۙ
    Unë për ju jam i Dërguar i besueshëm.
  • 26:127
    فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۲۷﴾ۚ
    Andaj, kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!
  • 26:128
    وَ مَاۤ اَسۡـَٔلُکُمۡ عَلَیۡہِ مِنۡ اَجۡرٍ ۚ اِنۡ اَجۡرِیَ اِلَّا عَلٰی رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۲۸﴾ؕ
    Nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.
  • 26:129
    اَتَبۡنُوۡنَ بِکُلِّ رِیۡعٍ اٰیَۃً تَعۡبَثُوۡنَ ﴿۱۲۹﴾
    A ngrini kot më kot përmendore (të madhështisë suaj) në çdo lartësi,
  • 26:130
    وَ تَتَّخِذُوۡنَ مَصَانِعَ لَعَلَّکُمۡ تَخۡلُدُوۡنَ ﴿۱۳۰﴾ۚ
    dhe ndërtoni pallate që të rroni përjetësisht;
  • 26:131
    وَ اِذَا بَطَشۡتُمۡ بَطَشۡتُمۡ جَبَّارِیۡنَ ﴿۱۳۱﴾ۚ
    dhe kur shtrëngoni (dikë, e) shtrëngoni dhunshëm?!
  • 26:132
    فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۳۲﴾ۚ
    Kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!
  • 26:133
    وَ اتَّقُوا الَّذِیۡۤ اَمَدَّکُمۡ بِمَا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۳۳﴾ۚ
    Kijeni drojë ndaj Atij që ju ndihmoi përmes asaj që dini.
  • 26:134
    اَمَدَّکُمۡ بِاَنۡعَامٍ وَّ بَنِیۡنَ ﴿۱۳۴﴾ۚۙ
    Ju ndihmoi me anë të bagëtive e fëmijëve;
  • 26:135
    وَ جَنّٰتٍ وَّ عُیُوۡنٍ ﴿۱۳۵﴾ۚ
    me anë të kopshteve e burimeve.
  • 26:136
    اِنِّیۡۤ اَخَافُ عَلَیۡکُمۡ عَذَابَ یَوۡمٍ عَظِیۡمٍ ﴿۱۳۶﴾ؕ
    Unë frikësohem për ju nga ndëshkimi i një dite të rëndë.”
  • 26:137
    قَالُوۡا سَوَآءٌ عَلَیۡنَاۤ اَوَ عَظۡتَ اَمۡ لَمۡ تَکُنۡ مِّنَ الۡوٰعِظِیۡنَ ﴿۱۳۷﴾ۙ
    Ata thanë: “Njëlloj është për ne, në daç na këshillon, në daç nuk na këshillon.
  • 26:138
    اِنۡ ہٰذَاۤ اِلَّا خُلُقُ الۡاَوَّلِیۡنَ ﴿۱۳۸﴾ۙ
    Këto janë vetëm zakonet e të parëve (që na mëson ti)
  • 26:139
    وَ مَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِیۡنَ ﴿۱۳۹﴾ۚ
    dhe ne nuk do të ndëshkohemi.”
  • 26:140
    فَکَذَّبُوۡہُ فَاَہۡلَکۡنٰہُمۡ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۴۰﴾
    Pra, ata e cilësuan gënjeshtar, atëherë Ne i shkatërruam. Njëmend, në këtë ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk u bënë besimtarë.
  • 26:141
    وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۴۱﴾٪
    Dhe sigurisht, Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
  • 26:142
    کَذَّبَتۡ ثَمُوۡدُ الۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۱۴۲﴾ۚۖ
    (Edhe) themudët i quajtën gënjeshtarë të dërguarit.
  • 26:143
    اِذۡ قَالَ لَہُمۡ اَخُوۡہُمۡ صٰلِحٌ اَلَا تَتَّقُوۡنَ ﴿۱۴۳﴾ۚ
    Kur vëllai i tyre, Salihu, u tha: “A nuk druheni?
  • 26:144
    اِنِّیۡ لَکُمۡ رَسُوۡلٌ اَمِیۡنٌ ﴿۱۴۴﴾ۙ
    Unë për ju jam i Dërguar i besueshëm.
  • 26:145
    فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۴۵﴾ۚ
    Andaj, kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!
  • 26:146
    وَ مَاۤ اَسۡـَٔلُکُمۡ عَلَیۡہِ مِنۡ اَجۡرٍ ۚ اِنۡ اَجۡرِیَ اِلَّا عَلٰی رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۴۶﴾ؕ
    Nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.
  • 26:147
    اَتُتۡرَکُوۡنَ فِیۡ مَا ہٰہُنَاۤ اٰمِنِیۡنَ ﴿۱۴۷﴾ۙ
    A do të liheni këtu kështu të lirë, vallë,
  • 26:148
    فِیۡ جَنّٰتٍ وَّ عُیُوۡنٍ ﴿۱۴۸﴾ۙ
    nëpër kopshte, e (nëpër) burime;
  • 26:149
    وَّ زُرُوۡعٍ وَّ نَخۡلٍ طَلۡعُہَا ہَضِیۡمٌ ﴿۱۴۹﴾ۚ
    nëpër ara, e (nëpër) hurma me plot kalaveshë?!
  • 26:150
    وَ تَنۡحِتُوۡنَ مِنَ الۡجِبَالِ بُیُوۡتًا فٰرِہِیۡنَ ﴿۱۵۰﴾ۚ
    Ju ndërtoni shtëpitë në male me mjeshtëri.
  • 26:151
    فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۵۱﴾ۚ
    Kijeni drojën ndaj Allahut dhe mua më ndiqni.
  • 26:152
    وَ لَا تُطِیۡعُوۡۤا اَمۡرَ الۡمُسۡرِفِیۡنَ ﴿۱۵۲﴾ۙ
    Mos ndiqni urdhrat e atyre që i kanë shkelur kufijtë,
  • 26:153
    الَّذِیۡنَ یُفۡسِدُوۡنَ فِی الۡاَرۡضِ وَ لَا یُصۡلِحُوۡنَ ﴿۱۵۳﴾
    të cilët bëjnë çrregullim në tokë dhe nuk janë përmirësues.”
  • 26:154
    قَالُوۡۤا اِنَّمَاۤ اَنۡتَ مِنَ الۡمُسَحَّرِیۡنَ ﴿۱۵۴﴾ۚ
    Ata thanë: “Ty me gjithë mend të kanë bërë magji.
  • 26:155
    مَاۤ اَنۡتَ اِلَّا بَشَرٌ مِّثۡلُنَا ۚۖ فَاۡتِ بِاٰیَۃٍ اِنۡ کُنۡتَ مِنَ الصّٰدِقِیۡنَ ﴿۱۵۵﴾
    Nuk je asgjë, përveçse një njeri sikur ne. Sill ndonjë shenjë, në qoftë se je i vërtetë.”
  • 26:156
    قَالَ ہٰذِہٖ نَاقَۃٌ لَّہَا شِرۡبٌ وَّ لَکُمۡ شِرۡبُ یَوۡمٍ مَّعۡلُوۡمٍ ﴿۱۵۶﴾ۚ
    (Salihu) tha: “Kjo është deveja, së cilës i caktohet një kohë për të pirë ujë, edhe ju do të keni një ditë të caktuar për të pirë.
  • 26:157
    وَ لَا تَمَسُّوۡہَا بِسُوۡٓءٍ فَیَاۡخُذَکُمۡ عَذَابُ یَوۡمٍ عَظِیۡمٍ ﴿۱۵۷﴾
    Mos e prekni me të keqe, se ndryshe do t’ju zërë ndëshkimi i një dite të rëndë.”
  • 26:158
    فَعَقَرُوۡہَا فَاَصۡبَحُوۡا نٰدِمِیۡنَ ﴿۱۵۸﴾ۙ
    Ata ia prenë këmbët (dhe e therën). Më pas mbetën të penduar.
  • 26:159
    فَاَخَذَہُمُ الۡعَذَابُ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۵۹﴾
    Pra, i zuri ndëshkimi. Sigurisht, në të ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk besonin.
  • 26:160
    وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۶۰﴾٪
    Dhe sigurisht, Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
  • 26:161
    کَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوۡطِ ۣالۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۱۶۱﴾ۚۖ
    (Edhe) populli i Lutit i quajti gënjeshtarë të dërguarit.
  • 26:162
    اِذۡ قَالَ لَہُمۡ اَخُوۡہُمۡ لُوۡطٌ اَلَا تَتَّقُوۡنَ ﴿۱۶۲﴾ۚ
    Kur vëllai i tyre, Luti, u tha: “A nuk druheni?
  • 26:163
    اِنِّیۡ لَکُمۡ رَسُوۡلٌ اَمِیۡنٌ ﴿۱۶۳﴾ۙ
    Unë për ju jam i Dërguar i besueshëm.
  • 26:164
    فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۶۴﴾ۚ
    Andaj, kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!
  • 26:165
    وَ مَاۤ اَسۡـَٔلُکُمۡ عَلَیۡہِ مِنۡ اَجۡرٍ ۚ اِنۡ اَجۡرِیَ اِلَّا عَلٰی رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۶۵﴾ؕ
    Nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.
  • 26:166
    اَتَاۡتُوۡنَ الذُّکۡرَانَ مِنَ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۶۶﴾ۙ
    A shkoni me meshkujt në krejt botën,
  • 26:167
    وَ تَذَرُوۡنَ مَا خَلَقَ لَکُمۡ رَبُّکُمۡ مِّنۡ اَزۡوَاجِکُمۡ ؕ بَلۡ اَنۡتُمۡ قَوۡمٌ عٰدُوۡنَ ﴿۱۶۷﴾
    dhe i lini ato që Zoti juaj ka krijuar për ju si bashkëshortet tuaja?! Në të vërtetë, jeni popull i dalë nga kufijtë.”
  • 26:168
    قَالُوۡا لَئِنۡ لَّمۡ تَنۡتَہِ یٰلُوۡطُ لَتَکُوۡنَنَّ مِنَ الۡمُخۡرَجِیۡنَ ﴿۱۶۸﴾
    Ata thanë: “Po nuk u tërhoqe, o Lut, ty patjetër do të të përzëmë (nga vendi)!”
  • 26:169
    قَالَ اِنِّیۡ لِعَمَلِکُمۡ مِّنَ الۡقَالِیۡنَ ﴿۱۶۹﴾ؕ
    (Luti) tha: “Sigurisht, jam shumë i distancuar nga veprimet tuaja.
  • 26:170
    رَبِّ نَجِّنِیۡ وَ اَہۡلِیۡ مِمَّا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۷۰﴾
    O Zoti im! Më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që ata bëjnë!”
  • 26:171
    فَنَجَّیۡنٰہُ وَ اَہۡلَہٗۤ اَجۡمَعِیۡنَ ﴿۱۷۱﴾ۙ
    Atëherë, Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë nga familja e tij;
  • 26:172
    اِلَّا عَجُوۡزًا فِی الۡغٰبِرِیۡنَ ﴿۱۷۲﴾ۚ
    me përjashtim të një plake, (që mbeti) mes të mbeturve.
  • 26:173
    ثُمَّ دَمَّرۡنَا الۡاٰخَرِیۡنَ ﴿۱۷۳﴾ۚ
    Më pas, gjithë të tjerët i shkatërruam.
  • 26:174
    وَ اَمۡطَرۡنَا عَلَیۡہِمۡ مَّطَرًا ۚ فَسَآءَ مَطَرُ الۡمُنۡذَرِیۡنَ ﴿۱۷۴﴾
    Lëshuam një shi mbi ta. Eh sa i keq ishte shiu për të paralajmëruarit!
  • 26:175
    اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۷۵﴾
    Sigurisht, në të ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk besonin.
  • 26:176
    وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۷۶﴾٪
    Dhe sigurisht, Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
  • 26:177
    کَذَّبَ اَصۡحٰبُ لۡـَٔـیۡکَۃِ الۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۱۷۷﴾ۚۖ
    (Edhe) banorët e pyjeve i quajtën gënjeshtarë të dërguarit.
    Shpjegime
  • 26:178
    اِذۡ قَالَ لَہُمۡ شُعَیۡبٌ اَلَا تَتَّقُوۡنَ ﴿۱۷۸﴾ۚ
    Kur Shuajbi u tha atyre: “A nuk druheni?
  • 26:179
    اِنِّیۡ لَکُمۡ رَسُوۡلٌ اَمِیۡنٌ ﴿۱۷۹﴾ۙ
    Unë për ju jam i Dërguar i besueshëm.
  • 26:180
    فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۸۰﴾ۚ
    Andaj, kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!
  • 26:181
    وَ مَاۤ اَسۡـَٔلُکُمۡ عَلَیۡہِ مِنۡ اَجۡرٍ ۚ اِنۡ اَجۡرِیَ اِلَّا عَلٰی رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۸۱﴾ؕ
    Nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.
  • 26:182
    اَوۡفُوا الۡکَیۡلَ وَ لَا تَکُوۡنُوۡا مِنَ الۡمُخۡسِرِیۡنَ ﴿۱۸۲﴾ۚ
    Jepni të plotë masën dhe mos u bëni nga ata që e pakësojnë.
  • 26:183
    وَ زِنُوۡا بِالۡقِسۡطَاسِ الۡمُسۡتَقِیۡمِ ﴿۱۸۳﴾ۚ
    Dhe peshoni me peshore të drejtë.
  • 26:184
    وَ لَا تَبۡخَسُوا النَّاسَ اَشۡیَآءَہُمۡ وَ لَا تَعۡثَوۡا فِی الۡاَرۡضِ مُفۡسِدِیۡنَ ﴿۱۸۴﴾ۚ
    Mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre dhe mos bridhni në tokë duke bërë çrregullime.
  • 26:185
    وَ اتَّقُوا الَّذِیۡ خَلَقَکُمۡ وَ الۡجِبِلَّۃَ الۡاَوَّلِیۡنَ ﴿۱۸۵﴾ؕ
    Kini druajtjen ndaj Atij që ju krijoi ju dhe brezat e mëparshëm.”
  • 26:186
    قَالُوۡۤا اِنَّمَاۤ اَنۡتَ مِنَ الۡمُسَحَّرِیۡنَ ﴿۱۸۶﴾ۙ
    Ata thanë: “Ty me gjithë mend të kanë bërë magji.
  • 26:187
    وَ مَاۤ اَنۡتَ اِلَّا بَشَرٌ مِّثۡلُنَا وَ اِنۡ نَّظُنُّکَ لَمِنَ الۡکٰذِبِیۡنَ ﴿۱۸۷﴾ۚ
    Nuk je asgjë, përveçse një njeri sikur ne dhe ne besojmë se vërtet je gënjeshtar.
  • 26:188
    فَاَسۡقِطۡ عَلَیۡنَا کِسَفًا مِّنَ السَّمَآءِ اِنۡ کُنۡتَ مِنَ الصّٰدِقِیۡنَ ﴿۱۸۸﴾ؕ
    Na lësho pra ca copa prej qiellit, nëse je i vërtetë.”
  • 26:189
    قَالَ رَبِّیۡۤ اَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۸۹﴾
    (Shuajbi) tha: “Zoti im e di më së miri se çfarë bëni ju.”
  • 26:190
    فَکَذَّبُوۡہُ فَاَخَذَہُمۡ عَذَابُ یَوۡمِ الظُّلَّۃِ ؕ اِنَّہٗ کَانَ عَذَابَ یَوۡمٍ عَظِیۡمٍ ﴿۱۹۰﴾
    Pra, ata e quajtën gënjeshtar dhe i zuri ndëshkimi i një dite hijerëndë. Pa dyshim, ai qe ndëshkim i një dite të rëndë.
  • 26:191
    اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۹۱﴾
    Sigurisht, në të ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk besonin.
  • 26:192
    وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۹۲﴾٪
    Dhe sigurisht, Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
  • 26:193
    وَ اِنَّہٗ لَتَنۡزِیۡلُ رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۹۳﴾ؕ
    Pa dyshim, ky (Libër) është zbritur prej Zotit të botëve.
  • 26:194
    نَزَلَ بِہِ الرُّوۡحُ الۡاَمِیۡنُ ﴿۱۹۴﴾ۙ
    Të cilin e solli Shpirti i besueshëm
  • 26:195
    عَلٰی قَلۡبِکَ لِتَکُوۡنَ مِنَ الۡمُنۡذِرِیۡنَ ﴿۱۹۵﴾
    Mbi zemrën tënde, që ti të jesh alarmues.
    Shpjegime
  • 26:196
    بِلِسَانٍ عَرَبِیٍّ مُّبِیۡنٍ ﴿۱۹۶﴾ؕ
    Në gjuhën arabe të qartë.
  • 26:197
    وَ اِنَّہٗ لَفِیۡ زُبُرِ الۡاَوَّلِیۡنَ ﴿۱۹۷﴾
    Dhe sigurisht, ky (përmendet) edhe në skriptet e para.
  • 26:198
    اَوَ لَمۡ یَکُنۡ لَّہُمۡ اٰیَۃً اَنۡ یَّعۡلَمَہٗ عُلَمٰٓؤُا بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ﴿۱۹۸﴾ؕ
    A nuk është një shenjë për ta që dijetarët e bijve të Izraelit e dinë këtë?!
  • 26:199
    وَ لَوۡ نَزَّلۡنٰہُ عَلٰی بَعۡضِ الۡاَعۡجَمِیۡنَ ﴿۱۹۹﴾ۙ
    Po sikur ta zbrisnim atë mbi ndonjë nga jo-arabët (pra, mbi dikë që nuk është elokuent),
  • 26:200
    فَقَرَاَہٗ عَلَیۡہِمۡ مَّا کَانُوۡا بِہٖ مُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۲۰۰﴾ؕ
    Dhe ai t’ua kishte lexuar, ata kurrë nuk do ta besonin.
  • 26:201
    کَذٰلِکَ سَلَکۡنٰہُ فِیۡ قُلُوۡبِ الۡمُجۡرِمِیۡنَ ﴿۲۰۱﴾ؕ
    Ne kështu e kemi ngulitur (mosbesimin) në zemrat e keqbërësve.
  • 26:202
    لَا یُؤۡمِنُوۡنَ بِہٖ حَتّٰی یَرَوُا الۡعَذَابَ الۡاَلِیۡمَ ﴿۲۰۲﴾ۙ
    Ata nuk do ta besojnë atë, derisa nuk shohin ndëshkimin e dhimbshëm.
  • 26:203
    فَیَاۡتِیَہُمۡ بَغۡتَۃً وَّ ہُمۡ لَا یَشۡعُرُوۡنَ ﴿۲۰۳﴾ۙ
    Në atë mënyrë që ajo t’u vijë befas dhe ata të jenë të pavëmendshëm.
  • 26:204
    فَیَقُوۡلُوۡا ہَلۡ نَحۡنُ مُنۡظَرُوۡنَ ﴿۲۰۴﴾ؕ
    Atëherë do të thonë: “A do të na jepet (akoma) afat?”
  • 26:205
    اَفَبِعَذَابِنَا یَسۡتَعۡجِلُوۡنَ ﴿۲۰۵﴾
    Si? A e kërkonin këta me nxitim ndëshkimin Tonë?!
  • 26:206
    اَفَرَءَیۡتَ اِنۡ مَّتَّعۡنٰہُمۡ سِنِیۡنَ ﴿۲۰۶﴾ۙ
    A ke menduar, nëse Ne i lëmë të përfitojnë edhe disa vjet;
  • 26:207
    ثُمَّ جَآءَہُمۡ مَّا کَانُوۡا یُوۡعَدُوۡنَ ﴿۲۰۷﴾ۙ
    pastaj t’u vijë ajo që u ishte paralajmëruar?
  • 26:208
    مَاۤ اَغۡنٰی عَنۡہُمۡ مَّا کَانُوۡا یُمَتَّعُوۡنَ ﴿۲۰۸﴾ؕ
    Fitimet e tyre që u vinin nuk do t’u vlejnë dot.
  • 26:209
    وَ مَاۤ اَہۡلَکۡنَا مِنۡ قَرۡیَۃٍ اِلَّا لَہَا مُنۡذِرُوۡنَ ﴿۲۰۹﴾٭ۖۛ
    Ne nuk shkatërruam asnjë vendbanim, përveçse (deri atëherë) atij i kishin ardhur alarmuesit.
  • 26:210
    ذِکۡرٰی ۟ۛ وَ مَا کُنَّا ظٰلِمِیۡنَ ﴿۲۱۰﴾
    (Kjo është) kujtesë! Ne nuk kemi qenë kurrë dhunues.
  • 26:211
    وَ مَا تَنَزَّلَتۡ بِہِ الشَّیٰطِیۡنُ ﴿۲۱۱﴾
    Me këtë (Kuran) nuk kanë zbritur djajtë.
  • 26:212
    وَ مَا یَنۡۢبَغِیۡ لَہُمۡ وَ مَا یَسۡتَطِیۡعُوۡنَ ﴿۲۱۲﴾ؕ
    Dhe ata as nuk guxojnë dhe as nuk kanë mundësi.
  • 26:213
    اِنَّہُمۡ عَنِ السَّمۡعِ لَمَعۡزُوۡلُوۡنَ ﴿۲۱۳﴾ؕ
    Njëmend, ata janë përzënë nga dëgjimi (i shpalljes së Zotit).
  • 26:214
    فَلَا تَدۡعُ مَعَ اللّٰہِ اِلٰـہًا اٰخَرَ فَتَکُوۡنَ مِنَ الۡمُعَذَّبِیۡنَ ﴿۲۱۴﴾ۚ
    Prandaj, mos iu lut ndonjë të adhurueshmi tjetër bashkë me Allahun, sepse do të bëhesh prej atyre që do të ndëshkohen.
  • 26:215
    وَ اَنۡذِرۡ عَشِیۡرَتَکَ الۡاَقۡرَبِیۡنَ ﴿۲۱۵﴾ۙ
    Dhe paralajmëro të afërmit nga fisi yt.
  • 26:216
    وَ اخۡفِضۡ جَنَاحَکَ لِمَنِ اتَّبَعَکَ مِنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۲۱۶﴾ۚ
    Ul krahun tënd për ata që të ndjekin nga besimtarët.
  • 26:217
    فَاِنۡ عَصَوۡکَ فَقُلۡ اِنِّیۡ بَرِیۡٓءٌ مِّمَّا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۲۱۷﴾ۚ
    E nëse të kundërvihen, thuaj: Unë jam i distancuar nga ajo që bëni.
  • 26:218
    وَ تَوَکَّلۡ عَلَی الۡعَزِیۡزِ الرَّحِیۡمِ ﴿۲۱۸﴾ۙ
    Mbështetu te Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
  • 26:219
    الَّذِیۡ یَرٰٮکَ حِیۡنَ تَقُوۡمُ ﴿۲۱۹﴾ۙ
    Ai që të sheh kur ngrihesh;
  • 26:220
    وَ تَقَلُّبَکَ فِی السّٰجِدِیۡنَ ﴿۲۲۰﴾
    dhe përpëlitjen tënde bashkë me ata që bëjnë sexhde.
  • 26:221
    اِنَّہٗ ہُوَ السَّمِیۡعُ الۡعَلِیۡمُ ﴿۲۲۱﴾
    Pa dyshim, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
  • 26:222
    ہَلۡ اُنَبِّئُکُمۡ عَلٰی مَنۡ تَنَزَّلُ الشَّیٰطِیۡنُ ﴿۲۲۲﴾ؕ
    A t’ju tregoj për atë, të cilit shpesh i zbresin djajtë?
  • 26:223
    تَنَزَّلُ عَلٰی کُلِّ اَفَّاکٍ اَثِیۡمٍ ﴿۲۲۳﴾ۙ
    Ata zbresin mbi çdo shpifës (dhe) mëkatar të madh.
  • 26:224
    یُّلۡقُوۡنَ السَّمۡعَ وَ اَکۡثَرُہُمۡ کٰذِبُوۡنَ ﴿۲۲۴﴾ؕ
    Këta e mbajnë veshin (te djajtë) dhe shumica e tyre janë gënjeshtarë.
  • 26:225
    وَ الشُّعَرَآءُ یَتَّبِعُہُمُ الۡغَاوٗنَ ﴿۲۲۵﴾ؕ
    Dhe për sa u përket poetëve, të devijuarit i ndjekin ata.
  • 26:226
    اَلَمۡ تَرَ اَنَّہُمۡ فِیۡ کُلِّ وَادٍ یَّہِیۡمُوۡنَ ﴿۲۲۶﴾ۙ
    A nuk e pe që ata vërtiten në çdo luginë?
  • 26:227
    وَ اَنَّہُمۡ یَقُوۡلُوۡنَ مَا لَا یَفۡعَلُوۡنَ ﴿۲۲۷﴾ۙ
    Dhe thonë atë që vetë nuk e bëjnë.
  • 26:228
    اِلَّا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ وَ ذَکَرُوا اللّٰہَ کَثِیۡرًا وَّ انۡتَصَرُوۡا مِنۡۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُوۡا ؕ وَ سَیَعۡلَمُ الَّذِیۡنَ ظَلَمُوۡۤا اَیَّ مُنۡقَلَبٍ یَّنۡقَلِبُوۡنَ ﴿۲۲۸﴾٪
    Përveç atyre që besuan, bënë të mira, përkujtuan shumë Allahun dhe luftuan pasi ishin dhunuar. Dhe ata që dhunuan, së shpejti do të mësojnë në cilin vend do të kthehen.
0:00
/
0:00
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via