اللھب
El-Leheb
Surja El-Leheb është zbritur në periudhën e hershme mekase dhe, bashkë me bismil-lahin, ka gjashtë ajete.
Ebu Lehebi ishte njëri nga xhaxhallarët e Profetit Muhammed s.a.v.s.. Ai përhapte kudo vetëm zjarrin e urrejtjes kundër Profetit s.a.v.s. dhe, edhe gruaja e tij e ndihmonte në këtë përpjekje. Zoti i Madhërishëm tha – Atij do t’i priten të dyja duart. Kjo profeci nuk ishte vetëm për Ebu Lehebin. Edhe në të ardhmen, të gjithë ata që do të përhapin shkëndija lufte kundër Islamit, qofshin me dorën e tyre të majtë, qofshin me të djathtën, nuk do të korrin asgjë tjetër përveç poshtërimit. Kurse popujt vartës të tyre, të cilët, porsi gruaja e Ebu Lehebit, do t’i ndihmojnë duke grumbulluar lëndë djegëse për ta ndezur zjarrin kundër Islamit, nuk do të kenë asnjë fat përveç varjes në litar.
-
111:1بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
-
111:2تَبَّتۡ یَدَاۤ اَبِیۡ لَہَبٍ وَّ تَبَّ ؕ﴿۲﴾Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u shkatërroftë (edhe) ai!
-
111:3مَاۤ اَغۡنٰی عَنۡہُ مَالُہٗ وَ مَا کَسَبَ ؕ﴿۳﴾Nuk e ndihmoi dot aspak as pasuria e tij, e as ajo që ai ka fituar.
-
111:4سَیَصۡلٰی نَارًا ذَاتَ لَہَبٍ ۚ﴿ۖ۴﴾Ai do të hidhet pashmangshmërisht në një zjarr të flakëruar.
-
111:5وَّ امۡرَاَتُہٗ ؕ حَمَّالَۃَ الۡحَطَبِ ۚ﴿۵﴾Edhe gruaja e tij, si mbartëse e lëndës djegëse,
-
111:6فِیۡ جِیۡدِہَا حَبۡلٌ مِّنۡ مَّسَدٍ ٪﴿۶﴾do të ketë në qafën e saj një litar me fije të përdredhura palme.