المَاعون
El-Maun
Rreth Sures
-
107:1بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
-
107:2اَرَءَیۡتَ الَّذِیۡ یُکَذِّبُ بِالدِّیۡنِ ؕ﴿۲﴾A ke menduar për atë që mohon fenë?
-
107:3فَذٰلِکَ الَّذِیۡ یَدُعُّ الۡیَتِیۡمَ ۙ﴿۳﴾Pikërisht ai përzë jetimin;
-
107:4وَ لَا یَحُضُّ عَلٰی طَعَامِ الۡمِسۡکِیۡنِ ؕ﴿۴﴾dhe nuk nxit (të tjerët) për të ushqyer nevojtarin.
-
107:5فَوَیۡلٌ لِّلۡمُصَلِّیۡنَ ۙ﴿۵﴾Andaj, u mjerofshin namazfalësit,
-
107:6الَّذِیۡنَ ہُمۡ عَنۡ صَلَاتِہِمۡ سَاہُوۡنَ ۙ﴿۶﴾të cilët janë të shkujdesur ndaj namazeve të tyre;
-
107:7الَّذِیۡنَ ہُمۡ یُرَآءُوۡنَ ۙ﴿۷﴾të cilët vetëm shtiren;
-
107:8وَ یَمۡنَعُوۡنَ الۡمَاعُوۡنَ ٪﴿۸﴾dhe ndalojnë (edhe) nevojat më elementare.
0:00
/
0:00