العَادیَات
El-Adijat
Rreth Sures
-
100:1بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
-
100:2وَ الۡعٰدِیٰتِ ضَبۡحًا ۙ﴿۲﴾Betohem për kuajt që vrapojnë me shpejtësi duke dihatur!
-
100:3فَالۡمُوۡرِیٰتِ قَدۡحًا ۙ﴿۳﴾Dhe për nxjerrësit e shkëndijave nga fërkimi!
-
100:4فَالۡمُغِیۡرٰتِ صُبۡحًا ۙ﴿۴﴾Dhe për sulmuesit në mëngjes!
-
100:5فَاَثَرۡنَ بِہٖ نَقۡعًا ۙ﴿۵﴾E përmes atij (sulmi) ata ngrenë një re pluhuri.
-
100:6فَوَسَطۡنَ بِہٖ جَمۡعًا ۙ﴿۶﴾Përmes së cilës ata hidhen brenda një grupi (të armikut).
-
100:7اِنَّ الۡاِنۡسَانَ لِرَبِّہٖ لَکَنُوۡدٌ ۚ﴿۷﴾Pa dyshim, njeriu është shumë mosmirënjohës ndaj Zotit të tij.
-
100:8وَ اِنَّہٗ عَلٰی ذٰلِکَ لَشَہِیۡدٌ ۚ﴿۸﴾Dhe, pa dyshim, ai vetë është dëshmitar për këtë.
-
100:9وَ اِنَّہٗ لِحُبِّ الۡخَیۡرِ لَشَدِیۡدٌ ؕ﴿۹﴾Dhe, pa dyshim, ai është fort i dashuruar me pasurinë.
-
100:10اَفَلَا یَعۡلَمُ اِذَا بُعۡثِرَ مَا فِی الۡقُبُوۡرِ ۙ﴿۱۰﴾A nuk e di ai se kur do të nxirret ajo që është në varre?!
-
100:11وَ حُصِّلَ مَا فِی الصُّدُوۡرِ ﴿ۙ۱۱﴾dhe do të arrihet ajo që është në kraharorë?!
-
100:12اِنَّ رَبَّہُمۡ بِہِمۡ یَوۡمَئِذٍ لَّخَبِیۡرٌ ٪﴿۱۲﴾Pa dyshim, atë ditë Zoti i tyre do të jetë i Gjithinformuar për ta.
0:00
/
0:00