- وَ اَمَّا بِنِعۡمَۃِ رَبِّکَ فَحَدِّثۡ ﴿٪۱۲﴾93 : 12 Dhe bekimin e Zotit tënd, përmende!Shpjegime
Ka plot hadithe që tregojnë se bekimet dhe mirësitë tokësore që Allahu i Madhërishëm ia jepte Profetit s.a.v.s., Profeti s.a.v.s. nuk i fshihte nga njerëzit, përkundrazi, i shpërndante bujarisht në mesin e tyre. Kurse pozitat shpirtërore që Allahu i dhuroi atij, po të mos shoqëroheshin me urdhrin e Allahut për t’ua zbuluar ato, ai do t’i mbante vetëm te vetja e tij. Përmendja e bekimeve tokësore ishte e nevojshme, në mënyrë që nevojtarët të viheshin në dijeni dhe të shkonin tek ai. Mirësjellja e Profetit me ta nuk ishte ndonjë gjest i huaj, por ishte si ai kujdes që bën prindi ndaj fëmijëve të tij, dhe që në këmbim, nuk kërkon asnjë falënderim.