- اِنَّمَا الصَّدَقٰتُ لِلۡفُقَرَآءِ وَ الۡمَسٰکِیۡنِ وَ الۡعٰمِلِیۡنَ عَلَیۡہَا وَ الۡمُؤَلَّفَۃِ قُلُوۡبُہُمۡ وَ فِی الرِّقَابِ وَ الۡغٰرِمِیۡنَ وَ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ وَ ابۡنِ السَّبِیۡلِ ؕ فَرِیۡضَۃً مِّنَ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌ حَکِیۡمٌ ﴿۶۰﴾9 : 60 Në të vërtetë, lëmoshat janë për të varfrit, nevojtarët, për ata që punojnë për to, për të fituar zemrat, për lirimin e të robëruarve, për të rënduarit me borxhe, (për shpenzime) në rrugën e Allahut dhe për udhëtarët. Është detyrim prej Allahut. Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.Shpjegime
“Lëmoshat” (arab. sadakāt) në këtë ajet nënkuptojnë “lëmoshat” e detyrueshme, pra zekatin. Ajeti tregon qëllimet dhe njerëzit për të cilët duhet të shpenzohet zekati.