- لَا یَرۡقُبُوۡنَ فِیۡ مُؤۡمِنٍ اِلًّا وَّ لَا ذِمَّۃً ؕ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُعۡتَدُوۡنَ ﴿۱۰﴾9 : 10 Nuk marrin në konsideratë për asnjë besimtar as marrëveshje e as përgjegjësi. Pikërisht këta e shkelin kufirin.Shpjegime
Ky dhe dy ajetet e mëparshme japin arsyet pse Zoti i urdhëroi muslimanët të luftonin kundër idhujtarëve të tillë (9:5). Arsyet janë: (1) Ata ishin të pabesë dhe shkelës të traktateve; ata deklaruan se ishin miq me muslimanët, por sapo gjetën mundësinë për t’i lënduar ata, e thyen fjalën dhe iu bënë armiq, pavarësisht se muslimanët u kishin besuar. (2) Ata madje shpërfillën edhe lidhjet farefisnore dhe vranë të afërmit e tyre vetëm sepse këta të fundit kishin përqafuar Islamin (9:8). (3) Qëllimi i tyre në luftë ishte që t’i pengonin njerëzit të përqafonin Islamin (9:9). (4) Ishin të parët që sulmuan muslimanët (9:13).