- وَ لَا تُفۡسِدُوۡا فِی الۡاَرۡضِ بَعۡدَ اِصۡلَاحِہَا وَ ادۡعُوۡہُ خَوۡفًا وَّ طَمَعًا ؕ اِنَّ رَحۡمَتَ اللّٰہِ قَرِیۡبٌ مِّنَ الۡمُحۡسِنِیۡنَ ﴿۵۷﴾7 : 57 Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj dhe lutjuni Atij me frikë dhe shpresë. Sigurisht, mëshira e Allahut është afër mirëbërësve.Shpjegime
Fjala muhsin (mirëbërës) do të thotë ai që përpiqet maksimalisht për të bërë vepra të mira në mënyrë të përsosur. Në një hadith të famshëm Profeti Muhammed s.a.v.s. tha se muhsin është ai që bën të mira në atë mënyrë sikur e sheh Zotin, ose të paktën është i vetëdijshëm se Zoti po e sheh atë (Buhari, nr. 50).