69 : 48 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَمَا مِنۡکُمۡ مِّنۡ اَحَدٍ عَنۡہُ حٰجِزِیۡنَ ﴿۴۸﴾
    69 : 48 dhe askush prej jush nuk mund të (Na) pengonte dot kundër tij.
    Shpjegime

    Ajetet 45 – 48 hedhin poshtë mendimin se profeti i rremë mund të shpëtojë nga ndëshkimi i Zotit përmes ndonjë ndihme tokësore. Në të vërtetë, profetët e rremë gjithmonë kanë mbrapa ndonjë fuqi të kësaj bote, por megjithatë, ata dhe ndihmësit e tyre shkatërrohen. Andaj, kjo është një provë shumë e madhe e vërtetësisë së Profetit Muhammed s.a.v.s., sepse pas deklaratës së tij, e gjithë Arabia i kishte dalë kundër. Kurse ky ajet e shpjegon me kaq hollësi që sikur Profeti Muhammed s.a.v.s. të kishte trilluar qoftë një fjalë në emër të Zotit (ma’adhallah), dhe sikur Arabia të mos i kishte dalë kundër, madje ta kishte mbështetur atë, ata nuk mund ta kishin mbrojtur dot atë nga ndëshkimi i Allahut. [Kjo temë përmendet edhe në 17:74-76; 20:62; 6:22; 40:29.]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp