- اِنۡ تَتُوۡبَاۤ اِلَی اللّٰہِ فَقَدۡ صَغَتۡ قُلُوۡبُکُمَا ۚ وَ اِنۡ تَظٰہَرَا عَلَیۡہِ فَاِنَّ اللّٰہَ ہُوَ مَوۡلٰٮہُ وَ جِبۡرِیۡلُ وَ صَالِحُ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ۚ وَ الۡمَلٰٓئِکَۃُ بَعۡدَ ذٰلِکَ ظَہِیۡرٌ ﴿۵﴾66 : 5 Nëse ju të dyja pendoheni tek Allahu, (është mirë për ju, sepse) zemrat tuaja ishin anuar (nga gabimi); dhe nëse bashkëpunoni kundër tij (pra, kundër Profetit), atëherë Allahu është Miku i tij, dhe po kështu edhe Xhibraili dhe çdo i sinqertë nga besimtarët. Gjithashtu edhe engjëjt janë ndihmës të tij.Shpjegime
Allahu i Madhërishëm në këtë ajet flet për dy nga bashkëshortet e Profetit s.a.v.s., por pa ua përmendur emrat. Njërës prej tyre Profeti s.a.v.s. i kishte treguar diçka sekrete që ajo të mos i tregonte tjetërkujt. Për sa kohë që Allahu i Madhërishëm e mbuloi veprimin e kësaj ngjarjeje, nuk i takon robit të hamendësojë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur.